Katër kalorësit e rinj dhe revolucioni babalist

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bedri Islami

“Zoti, shkruan Viktor Hygo, i ka dhuruar njeriut dy gjëra: shpresën dhe paditurinë. Padituria është më e mira e të dyjave”.

Shumë nga ata që do të jenë sot në protestën e radhës të opozitës nuk e dinë mirë përse kanë ardhur: për të larguar nga detyra Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafa; për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, që pas pak javësh bën vitin kur arriti fitoren e saj të pazakontë; për të marrë pushtetin përmes zjarrit dhe hekurit, si është predikuar, apo, si ndodh rëndom, do të rrinë disa orë, disa ditë apo disa javë në një çadër dhe, më pas do të shkëmbehen rrugës me protestues të rinj.

Shumë prej tyre nuk do e dinë, edhe pasi të mbarojë protesta, se cilët i kanë thirrur në realitet; Berisha, që bën përpjekjet e paskajshme që përmes dhunës të mbulojë dhunën e tij të hershme; Basha, i cili nuk ka mbi vete vetëm një mëkat , por një shumësi mëkatesh; Kryemadhi, që, më mirë se kushdo tjetër e di këtë punën e përgjimeve, pasi e ka pasur në strukturat e larta të partisë së saj; Noka, që mund të bëjë shpejt e shpejt edhe një Pazar lokal apo më tej se lokal, dhe të mbulojë shumë të zeza; apo në fund të fundit e gjithë kjo është si vazhdim i një “revolucioni babalist”.

Njerëzit kanë të drejtë të protestojnë, jo vetëm ndaj qeverisë Rama, por ndaj kujtdo që mendojnë se ia vlen dhe për këtë askush nuk mundet t’i ndalojë. Kanë të drejtën e tyre të protestojnë për rritjen e taksave, për shëmbëlltyrën e prapshtë të administratës, që nuk ndreqet me ture ministrore, për shumë gjëra që kanë të bëjnë me jetën, por edhe me politikën qeverisëse.

Sot nuk do të jetë asnjëra nga këto. Sot, si kurrë më parë, është planifikuar të protestohet kundër hapjes së negociatave, për të krijuar një pamje tjetër të vendit të tyre, dhe data e zgjedhur për të nisur këtë mision shpresëhumbur nuk është gjetur rastësisht. Është e përllogaritur me kujdes dhe iu është lënë në dorë njerëzve besnikë të Bashës, të cilët, edhe nëse ndodh një thyerje e mëtejshme, do të heshtin, pasi janë thirrur për të heshtur. Janë nga ata njerëz që kanë dëshmuar se , “të palarat e shtëpisë nuk i nxjerrin në Pazar”.

Për të qenë në protestë duhen disa shkaqe dhe disa figura, të cilat duhen ndjekur, janë domosdoshmëri, por edhe frymëzuese. Pas kujt do të shkojnë njerëzit në ditën e sotme. Cilët do të jenë ata që do të tërheqin pas vetes disa mijëra njerëz, në atë që ende pa nisur, po e trumbetojnë si protesta më e madhe në histori? Kush do mbajë mbi vete “meritën” dhe përgjegjësinë e kësaj ngjarje” historike”, si është dëbimi në një kohë tjetër i bërjes së vendit të tyre pjesë e Bashkimit Europian?

Është vërtetë rasti “babale” shkaku i protestës? Vërtet nuk ka asgjë tjetër, veç kësaj? Të jenë revoltuar njerëzit kaq tepër nga një “përgjim” trafikantësh, sa që duan të hedhin në erë edhe një perspektivë që u ngushton hapësirat babalistëve të rinj? I theu meraku “lazaratasit” e politikës për një bisedë, as 5 minutëshe, që nuk dihet nëse është e vërtetë,  që e mbajtën me muaj në sirtarë dhe e shpallën tani, pikërisht në këto ditë? Është vërtet Babale simboli i protestës dhe si ndodh që një forcë politike, e cila nisi rrugën e saj me parullën “si gjithë Europa”, tani kthehet befas në një amalgamë që kërkon forcërisht të mbajë këtë vend jashtë një dere që sapo fillon të hapet pas 28 viteve bredhje nëpër shkretëtirën e politikës shqiptare?

Historia sapo ka nisur në një terren tjetër.

Në fakt, njerëzit do të shkojnë pas katër kalorësve të rinj, të asaj që tani po quhet “revolucioni babalist”, katër vetë, dy të njohur dhe dy anonimë deri para disa ditëve, figura e të cilëve, sado groteske mund të jetë, mund të sjellë pasoja të pallogaritshme politike, sociale dhe financiare. Mund të dërmojë edhe atë që është ndërtuar. Është një ditë, e cila nuk dihet se ku e ka fundin e saj dhe, paralajmërimet ogurzeza se,  “populli e di se çfarë do të bëjë”, nuk ndjellin mbarësi.

Kalorësit:

Basha – a do të besojnë njerëzit një njeri, i cili kurrë nuk ka besuar tek njerëzit?

Për Bashën, Shqipëria, shekulli ku jemi, shpirti i ri i pushtetarit apo i liderit, prirjet karakteristike të kohës dhe të epokës, janë një libër i mbyllur, që në fakt nuk është hapur kurrë.

Ai vrojton, pa i kuptuar gjërat. Ai i ndjek, pa i ditur se si rrjedhin ngjarjet, njerëzit, gjërat dhe idetë. Ai i përket asaj klase liderësh të porositur dhe të vendosur në politikë, fillimisht nga pamja e jashtme, tërheqja ndaj tij për hir të marramendjes klasike femërore, e megjithëse të paditur,  bëhen befas liderë, megjithëse deri para pak kohe kanë qenë emigrantë ose kanë shërbyer në vende ku është nëpërkëmbyer vlera sublime e njeriut, qëndresa.

Ai është poshtë asgjëje dhe jashtë gjithçkaje. Më shumë të bën përshtypje në një foto duke pirë cigare, sepse është vetvetja, se sa duke u fryrë në tribuna ose duke kërcënuar me larje hesapesh. Po ta shikosh me vëmendje gjithë rrugëtimin e tij, ai ka më shumë pamjen e një pacienti të hedhur gabimisht në një sallë, se sa të një lideri.

Është provuar kudo dhe gjithëherë, me këmbënguljen për ta bërë dikush. Sa herë që është provuar, aq herë ka dështuar, duke lënë pas vetes humnera ngjarjesh, por duke grumbulluar pasuri.

I ardhur në politikë nga shkolla serbe e mendimit dhe me përkrahjen e figurave të lidhura me forcat pranë politikës së lartë, sidomos të shërbimit sekret serb, si Fazlliçi, ai nuk arriti të krijojë profilin e tij dhe kështu e kaloi forcën politike përmes humbjeve të pandodhura më herët, të cilat, edhe sot e kësaj dite, i quan fitore.

Njeriu që të gënjen edhe kur e pyett pët orën, (Topalli), më shumë se sa liderin e rreptë, të kujton zakonet e lehta të princeshave të mbetura lëneshë. Nuk mund ta mendoj ndryshe, veçse si një kujtim i Holandës.

Ai, në pak kohë, ka marrë mbi vete, si pak kush, buzëqeshjen e pakuptimtë si një personazh i Dikensit, Uriah Hipp; megollamaninë serbe bashkë me egon e pushtetit, dinakërinë greke të kohëve të tjera dhe ftohtësinë holandeze.

Natyrë melankolike, shpesh pre e anktheve, ai kalon në një gjendje ekstaze mistike, kur e mendon veten në majë të pushtetit dhe poshtë tij, si një veqilharxh modern, të kunatin.

Ky njeri ka bërë thirrje për të përmbysur qeverinë dhe për të ndërtuar republikën e re.

Kush nuk e mban mend: një vit e një muaj më parë, pikërisht këtë republikë ai e ndërroi sa hap e mbyll sytë me një grusht ministrash dhe drejtorë, ku mund të ishin edhe përmbledhjet fituese.

Të gjithë kauzën e çadrës e ndërroi me dëmshpërblimin e paimagjinueshëm të pallatit të vjehrrit të tij.

Deri këtu mban kauza e tij.

Të lumtur do të jenë ende ata njerëz që i besojnë. Në fakt, edhe ata, kanë kohën e tyre të zhgënjimit.

Kryemadhi- pas tetë viteve pushtet dhe pranë një njeriu që e njeh politikën më mirë se sa kushdo tjetër, duhet të kishte mësuar se rangu i ri dhe mbajtja e fillit, tërhiq e mos këput, të nxjerr edhe në opozitë.

Si bashkërendëse e udhëtimit të politik të Ilir Metës, në të gjitha skajet, që nga heqja e imunitetit, ministër, zëvendëskryeministër, kryeministër e president, ajo, më mirë se gjithë të tjerët, me kohë, jo vetëm tani, duhet të dinte se, sa herë janë bërë përpjekje për një grusht shteti, qoftë grusht pallati, kuvendi apo me tanke, ata kanë patur dështimin e kohës.

Metamorfoza e habitshme , nga njeriu që mund të përmblidhte emocionet në shpërthimet e çuditëshme, edhe pse kanë ngjarë më parë në njerëzit e saj, kanë marrë një shkallëzim , i cili nuk të çon drejt besimit, por ndaj humbjes së tij.

Nëse njerëzit mendojnë se pushteti vjen pas një çizmeje të hedhur, do të thotë se nuk kanë kuptuar asgjë.

Rreth 90 për qind e demokratikasve nuk e duan koalicionin me të. Pra, e huaj edhe për vetë opozitën, çka nuk ndodhte me Metën.

Mbi 85 për qind e socialistëve janë gati të bëjnë hasha një koalicion të ri me lësëistët.

E mbetur në mërinë e pjesës më të madhe, ajo mendon gabimisht se duke përzënë mendjet dhe duke futur forcën, do të jetë më e afirmuar.

Në mos gjë tjetër, duhet të kishte mësuar nga themeluesi i LSI-së se goditjen e fundit e jep ai që pret më gjatë për çastin e duhur.

Cili është çasti i humbur për LSI-në? Askush tjetër, veç pushtetit.

Figurantët:

Babale – Është turp të mendohet se pushteti rrëzohet nga një trafikant apo një inskenim. I ardhur në skenën e politikës përmes frikës dhe mohimit, njeriu që mohon edhe vetveten, nuk ka pse pret një ofertë 200 mijë euroshe për të qenë dikush.

Çfarë ka marrë, ka marrë.

Të shkosh pas Babales, duke reklamuar njëkohësisht “revolucionon francez”, për të cilin edhe shefi i tij de jure nuk di asgjë më tej se kaq, dhe pastaj, të rendësh drejt babales, do të thotë të njësohesh me të.

Olldashi? Ndër gjithë të tjerët ishte më i gjeturi, por edhe njeriu që doli më shpejt nga laku. Bëri dy deklarata jashtënxjerëse: nuk e kam bërë unë përgjimin dhe këtë përgjim duhej ta verifikonte PD-ja, dhe, nuk e di nëse njeriu që ka qenë me babalen ishte Agron Xhafa.

I lau i pari duart.

Kjo është pamja e sotme: njerëz që vrapojnë pas revolucionit babalist , duke pasur në mendje jakobinët.(DITA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

7 komente në “Katër kalorësit e rinj dhe revolucioni babalist”

  1. Anarko-Sindikalisti says:

    Revolucioni ballist

  2. Revolucioni says:

    Revolucioni i leshit me lagaraq

  3. lora says:

    Pershendetje! tashme me Lulushin dhe Moniken qe sote po qendron ne hije jane bere bajate protestat dhe si lufta finale ndermjet politikes qe ndryshon fare pake ndermjet tyre. PROTESTES QE NUK KA EFEKTE, MEGJITHE QEVERISJEN E BASTARDUAR jane bere bajate sepse protesta per deklarimet e babalies nuk perfaqesojen asgje tjeter por nje kontrabandiste te lendeve narkotike.qE DUHET PROTESTUAR DUKE SHPALOSURE NE VIJIM EDHE PROGRAMET E KAUZAT BAZE DO TE ISHTE NJE GODITJE ME ARTILERI TE RENDE DHE PA KOMPROMISE; ME lULUSHIN QE NUK KA SPJEGUAR ASNJE DIMENSION TE rEPUBLIKES SE RE QE DO TE THOTE TE PROTESTOSH NE LLOGORE DHE PASTAJ DEL E MBAN FJALIME “NJERI QE QESHE” dhze del me shpate Monika qe do te luante filmin e “ZHANE darkes”.ksaj dyshe i bashkohet edhe ndonje Nard NOKA APO QEJF MBETURE NGA TEPSIA E AGAIT TE SURROIT RAMA; gezuar revolten e gjyshit qe ligjerone si bylbyl uji.mire u pafshim ne proterstat e radhes.

  4. 2025 BE says:

    Shpresa e Shqiptareve morri fund qysh nga takimi misterioz dhe sekret midis Bashes dhe Rames.
    Padituria nuk eshte justifikim ne kete kohe e shekull.
    Pra shpresa eshte akoma edhe me e rendesishme pasi ajo te shtyn ose te mban prapa nese do te diturohesh apo jo.

    Ne rastin e Shqiptareve jane te paditur shejtan, ose shejtan budallenj ndryshe, pasi shpresa nuk i ka munguar edhe pse jane ballafaquar me deshtim dhe zhgenjim tane jeten.

  5. Bushi says:

    Bravo.Shkrim brilant.Eshte e vertete,se, te mendosh per te mare pushtetin duke u mbeshtetetur te Babale,nje drogaxhi,burgaxhi llafezan,pijanec e servil,inetrersaxhi,do te thote qe pd-ke ka mbaruar.Por me e keqja eshte se, disa kuadro ne ze te pd-ke, e heqin vehten te mençem,por qenkan me budallenj se Babale.

  6. nuk kam faj une says:

    O te te futur qe ja ka bere Rama Lulezimit dhe Monikes! Po une nuk kam pare ne boten moderne qe edhe media edhe njerezit shajne opoziten. Kaq shume i paska helmuar ky Rama? I torturoi, me mire nje vdekje e menjehersheme se nje vdekje keshtu graduale dhe me shume korrozion. Po kur te pastrohen perfundiisht gjyqtaret dhe prokuroret e plepave! Atehere do shohime gallate. U tallen 27 vjet me ne, por ne do tallemi edhe kur te shkojne ne buze te varrit e nuk i leme te varrosen; do ti nxjerrim ti hane qente e dhelperat se dhe ato po i dizifekton Rama me aeroplan nga terbimi. Thua se mos ngjallen e terbohen? Nuk e besoj; vaksina ka bere pune.

  7. zoga e vodices says:

    AH re babale hodhe nje gur ne lum dhe e bere pd lesh eli te mencmit e pdse duke filluar nga lul sumkapuci flamuri pa shkop dhe ervina qe tere diten e mbane ne goje emrin e babales si njeriu me i rendesishem tani per tani i pdse nuk po e zbulojne dote formulen e drogaxhiut babale per tye rezuar qeverin rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *