Miqtë rusë nuk e lënë Bashën në baltë/ Sputnik i bën jehonë protestës së PD&LSI dhe nxin Shqipërinë

26 Maj 2018, 22:20Politika TEMA

Protesta e sotme e opozites e cila u zhvillua ne nje moment delikat kur Shqiperia pritet te hape negociatat me BE-ne ka marre vemendjen e plote te ‘miqve’ te Bashes dhe kundershtareve te BE-se, Rusia.

Media ruse Sputnik e cila ka nje audience te madhe, i ka bere jehone protestes se PD&LSI e cila u zhvillua sot ne Tirane.

Ne fakt, nuk eshte hera e pare qe mediat ruse nxijne Shqiperine duke publikuar lajme qe ngjajne si dy pika uje me deklaratat e Partise Demokratike. Mesa duket, lufta e PD&LSI kunder Shqiperise do vazhdoje me cdo mjet deri ne momemtin e fundit. Miqte ruse do jene gjithmone aty per ta ndihmuar opoziten tome, sic ka ndodhur edhe me lobimin miliona dollaresh gjate fushates per te destabilizuar vendin.

4 komente në “Miqtë rusë nuk e lënë Bashën në baltë/ Sputnik i bën jehonë protestës së PD&LSI dhe nxin Shqipërinë”

  1. drino says:

    Ti kemi falur Ruset o Saliluli se per ne dhe popullin te rroje SHBA se as BE ska cna duhet.

  2. shushica says:

    Ju te Sputnikut tani ,te Pravdes dikur keni qe ne 60 …n qe vetem villni vrer kunder shqiptareve .Duket qe keni vetem nje ideologji ,ate te pansllavizmit racist .Gjithmone kerkoni disa renegate antishqiotare qe bejne rremuje nja dy ore dhe e fryni sikur ka ndodhur ndonje gje e madhe .Keqdashja juaj duket ne ate qe shtremberoni realitetin ,edhe pse e dini shume mire qe ne manifestim ishin disa qindra militante te paguar qe jane kontigjent profesionist i PD .Ju ankoheni se media perendimore raporton per Rusine ne menyre te shtremberuar,nderkohe qe vete jeni te pabesueshem me fake news qe raporoni per manifestimin ne Tirane ,natyrisht nepermjet Beogradit .Cudi ,nuk jepni asnje lajm per disa dhjetra milione ruse qe i keni lene si cifuti ne shkretetire jashte Rusise dhe ju shqeteson Serbia per 80 …100 mije serbe qe jetojne ne Kosove .Dua tju kujtoj ,Era Istrefi qe kendon kengen e kampionatit boteror Rusia ..18 eshte shqiptare nga Kosova .

  3. Alban Dega says:

    From: Alban Dega como
    Date: April 5, 2018 at 1:18:44 AM EDT

    Mendime me gjuhen e fakteve

    LUFTA CIVILE” E PUTINIT DHE “MOSBINDJA CIVILE” E SALADINIT

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Flake per flake

    Vetem 12 ore pasi ” Sputniku ” i RIA-s, GRU-se dy bijave te ish- KGB-se sovjetike te Vladimir Putinit dha njoftimin kobezi per “fillimin e luftes civile ne Shqiperi” , kryekryetari de facto i PDSH- se, Sali Berisha, qehajai i tij Lulezim Basha, i akuzuar dhe nen hetim per lidhje te fshehta e afera korruptive me nje kompani ruse te Putinit dhe bashkeshortja e Presidentit te Republikes dhe kryetarja e partise se tij LSI “ Levizjes Socialiste per Interes”, sic e quajti me shume te drejte deputeti i PS-se Ulsi Manja ne News 24, shpallen si me komande e flake per flake fillimin e ” mosbindjes civile” ne Shqiperi.
    Me teper se nje sinkron kohor ngjason me nje sinkron politik midis opozites se hallakatur e laramane shqiptare dhe Kremlinit, i cili ka filluar nje ofensive te eger per shtimin e influences ruse ne rajonin e Ballkanit,
    ku Shqiperia dhe shqiptaret kane nje pozite kyce per rajonin e trazuar gjithnje nga Moska e Shen Peterburgu.
    E ndodhur perballe kritikave te vazhdueshme e ne rritje te aleateve tane strategjike SHBA-se dhe BE-se, kjo
    opozite po i drejton gjithnje jo vetem syte por edhe zemren drejt Beogradit dhe nenes se tij, Kremlinit .
    Per te rivendosur sundimin e saj e sidomos per ti shpetuar uraganit te Reformes ne Drejtesi e
    Vetingut dhe ligjit ajo eshte e gateshme te beje aleance edhe me djallin e “ Perandorine e Djallit “, per te shpetuar koken e rrezikuar nga kusaria dhe korrupsioni masiv, qe po i dalin cdo dite me shume petet ne syte jo vetem te shqiptareve, por edhe nderkombetareve.
    Behet fjale jo per nje rastesi, por per projekte e plane te reja ruse kunder shqiptareve si popull e si komb me orientim drejt Evropes Perendimore dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes si aleati yne kryesor
    strategjik dhe miku me i madh ne Bote.
    Nuk eshte hera e pare qe ndodhe nje dukuri e tille e nje politike e djallezore e Moskes kunder shqiptareve
    si populli dhe kunder Kosoves e Shqiperise si shtete te pavarura, me sy e zemer tek Washingtoni e Brukseli !

    Plani Brezhnjev dhe “ shpetimtari i dyfishte” Tito

    Qe Rusia, BRSS-ja, e perseri sot Rusia historikisht ka qene nje armik i betuar e shqiptareve nuk ka asnje dyshim por ka shume deshmi te pakundershtueshme duke filluar nga copetimi i saj e aneksimi i gati gjysmes se territorit dhe gjysmes se popullsise se saj dhe i sakatimit ne kater shtete.
    Rusia ka qene jo vetem aktori kryesor, por edhe regjizori i Golgotes shqiptare qysh para 150 vjetesh e
    deri sot, qe nga Traktati i Berlinit, Konferenca e Londres e deri me sot ne favor te bijeve te saj sllave serbo- malazias e maqedone.
    Keto synime aneksioniste i shprehu hapur edhe pa maska vete Nikita Hrushovi kur i deklaroi Enver Hoxhes gjate vizites se tij ne Pashaliman, ku ndodhej e vetmja baze ushtarako- detare sivjetike ne Mesdhe , duke deklaruar se “ prej ketu e kam mbare Mesdheun ne pellembe te dores nga Gjibraltari deri ne Detin e Kuq “ .
    Nese ka nje akt te madh atdhetar e shpetimtar per Shqiperine pas Pavaresise e LNC-se, ai eshte vendimi
    i liderit shqiptar Enver Hoxha per mbylljen e asaj baze dhe perzenien me bisht ne shale te flotes sovjetike
    nga territori i Shqiperise. Ky akt e shpetoi Shqiperine nga blick-krig rus per pushtimin e saj.
    Vetem 5- 6 vjet mbas ketij vendimi ishte pasardhesi i Hrushovit ne krye te BS dhe PK te tij, Leonida Brezhnjev qe i kerkoi ish-Presidentit te Jugosllavise Josif Broz Tito , qe ti hapte shteg kalimi Ushtrise se Kuqe qe nepermjet territorit te saj te sulmonte dhe pushtonte Shqiperine.
    Titoja jo vetem e kundershtoi prere kete projekt makaber antishqiptar, por edhe e njoftoi menjehere
    liderin shqiptar Enver Hoxha per kete rrezik.

    Dy zogj me nje gur !

    Natyrisht lideri jugosllav nuk e mori kete vendim nga dashuria e madhe qe kishte per Enver Hoxhen,
    por se pari kishte frike se Ushtria e Kuqe para se te futej ne Shqiperi mund ta pushtonte vete Jugosllavine dhe
    te vendoste hegjemonine serbe ne mbare vendin duke i Hewitt edhe karriken liderit historik jugosllav, Tito qe arriti ta mbaje bashke kete shtet te arnuar keq qe u zbraze si nje kocan misri pak vite pas vdekjes se tij.
    Me siguri politikani i mprehte kroato- jugosllav do te jete konsultuar dhe keshilluar edhe nga anglo-amerikanet qe te njoftonte qeverine shqiptare per planet ogurzeza sovjetike.
    Si dhelper plake qe ishte Josif Broz Tito goditi dy zogj me nje gur.
    Tito kreu nje akt miqesor ndaj Shqiperise por mbi te gjitha i dha nje goditje nokauti nacional- shovinizmit dhe klanit filorus serb, qe po komplotonte dhe rrezikonte vete sundimin e tij nepermjet Aleksander Rankovicit .
    Ai e shkarkoi Rankovicin dhe njekohesisht
    ndermori nje sere hapash per zgjerimin e te drejtave te shqiptareve nepermjet Autonomise se Kosoves duke vendosur Fadil Hoxhen ne poziten e trete te udheheqjes politike dhe shteterore te Jugosllavise.
    Jo vetem pse ai kishte zbuluar dhe e kishte informuar me kohe Titon per pergjuesit e Rankovicit ne zyrat, vilat e deri ne krevatin bashkeshortor te Titos.
    Jane te rralle lideret qe e kane perdorur taktiken anglosanksone “To kill two birds with one stone”, pra te vrasish dy zogj me nje gur si Churchili dhe Titoja, shpetimtar i dyfishte i Jugosllavise dhe Shqiperise nga nje rrezik i madh e serioz per momentin…
    Por ariu rus nuk do hiqte dore nga politika dhe veprimtaria antishqiptare e mbi dhe e nedheshme !

    Deri ne majat e kupoles komuniste te Tiranes

    Agjentura e vjeter ruse ne Shqiperi ka qene teper e fuqishme dhe aktive. Skalioni i pare i saj ka qene gjithnje ne veprim qysh me ardhjen e misionin te pare ushtarak sovjetik ne vend. Ai u perforcua me tej me rekrutimin e studenteve shqiptare ne BS nga femrat e bukura ruse, te pergatirua qe ne moshe shume te re ne shkollat me te mira e speciale te KGB-se.
    Prania e madhe e specialisteve sovjetike ne fabrikat, hekurudhat, ne ushtri, ne Sigurimin e Shtetit e kudo krijoi hapesira te reja dhe me te medha per kete veprimtari.
    Shume prej ish- studenteve ne BS u vendosen ne piste kyce te politikes, mbrojtjes, sigurise, ekonomise,shendetesise, aresimit, artit e kultures. Pothuajse e gjithe jeta e vendit u sovjetizua.
    Shume prej tyre arriten deri ne majat e qeverisjes dhe jetes politike shqiptare. Mehmet Shehu, minister i Brendshem dhe me vone kryeminister ishte shkolluar ne Akademine Frunze, pasuesi i tij Kadri Hazbiu, Ramiz Alia, Foto Cami, Sofokli Lazri, Agim Popa etj. ishin ne pozita kyce te qeverise dhe PPSH-se.
    Ramiz Alia do ti ngjiste nje nga nje shkallet e udheheqjes deri sa mberriti ne krye te PPSH-se dhe shtetit shqiptar. Foto Cami do te ishte krahu i djathte i tij ne krye te ideologjise bashke me kehsilltarin e tij Sofo Lazrin e Agim Popen, si drejtor i Drejtorise se Jashteme te KQ te PPSH-se.
    Fakti qe gjuha ruse mbeti gjuhe kryesore e huaj nga klasa e peste e 7- 8 vjecares deri ne Universitet edhe 25 vjet mbas prishjes se madhe tregon se fijet e Moskes ishin te thella ne cdo fushe te jetes shqiptare,
    Po ashtu per 30 vjet me radhe propaganda shqiptare perdorte te njejtat shabllone e standarte si TASS dhe “Pravda” ndaj SHBA-se dhe Bashkimit Evropian deshmon qarte per doren e KGB-se dhe GRU-se sovjetike ne politiken shqiptare…

    Nga keq ne keq e me keq

    Prishja e marredhenieve edhe me Kinen per aresye ideologjike kur duhet te forconim edhe me miqesine me te pas hapjes se saj drejt SHBA-se dhe Perendimit, pas fillimit te modernizimeve te saj, izolimi nga Perendimi, sektore keta qe i mbulonte pikerisht Ramiz Alia jane deshmi logjike e bindese te kapjes se tij me teper se shpirterore qe heret nga ruset… Ka edhe me !
    Hapja e Shqiperise dhe rivendosja e marredhenieve edhe me Rusine , krijuan kushte dhe hapesira te reja per lidhje te drejteperdrejta me agjenturen e vjeter, qe ishte mbajtur gjalle, nepermjet ambasadave te shteteve lindore si RDGJ, Polonia, Cekosllavakia, Hungaria e sidomos nga bija e perkedhelur e saj Serbia.
    Asaj i shtohen edhe rekrute te rinje e mjafte agresive,
    Forca e agjentures ruse ne Tirane u shfaq me permasat e saj te verteta nepermjet
    propagandes dhe organizimit djellezor te te gjitha skalioneve te vjetra e te reja gjate protestave kunder vendosjes dhe eliminimit te Armeve Kimike siriane ne Shqiperi, qe per pak coi ne permbysjen e qeverise Rama-Meta.
    Shkendijen e kesaj levizje e hodhi nje gazete province e humbur ruse . sikur SHBA do tu paguanrte nje shume qesharake prej vetem 1:3 milione dollare qeverise shqiptare per kete veprim, cka ishte nje genjeshter e mashtrim ala KGB. Nje Fake New tipik rus!
    Protesta e Shoqerise civile ala Sazan Guri para ambasades amerikane ne Tirane dhe
    para Kryeministrise ishte suksesi me i madh dhe deshmia se agjentura ruse i kishte ndezur te gjithe moltoret e saj te vjeter e te rinj ne Tirane,

    Ogur apo skenar i ri antishqiptar i Putinit !?

    Kjo veprimtari antishqiptare ka depertuar deri ne majat e opozites se shpartalluar nga korrupsioni , nga pandeshkueshmeria dhe paprkshemeria qe “Banda e Gangstereve ” dhe ” Mafia krejt jashte kontrollit e Sali berishes i krijoi vetvetes per 13 vjet sundim te tij, , Salikracise ala Luigji i 14-te ” Ligji jam une !”
    Pak dite pas “Cadres” berishiste te Lulezim Bashes ne qender te Tiranes Lulezim Basha njoftoi per ardhjen e “instruktoreve ukrinas” dhe shpalli “modelin Maqedon” si ruugen dhe qellimin e tij per permbysjen e qeverise te zgjedhur ne rruge demokratike e plebishitare Rama- Meta dhe “themelimin e Republikes se Re”
    Ky sihariq u dha vetem pak ore mbas takimit te fshehte te Bashes me ambasadorin
    rus dhe ndofta edhe me “instruktoret ukrainas: te Vladimir Putinit , RIA-s dhe GRU-se ruse.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne.
    Shpejtesia me te cilen Sali Berisha e Lulezim Basha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi,
    Flamur Noka e Edmond Spaho , krejt kupola e PD-se iu pergjigjen ” fillimit te luftes civile
    ne Shqiperi” te Sputnik Putinit me ” Mosbindjen civile” te tyre eshte nje deshmi domethenese e
    lidhjeve te tyre me Mosken.

    “Perandoria e Djallit” dhe Djalli i Vicidolit… !

    Nuk mund te pritet asgje tjeter nga nena e cdo fatkeqesie kombetare shqiptare ne
    historine tash e e 150 vjecare te Shqiperise..
    Nuk mund te pritet asgje me e mire nga kjo “Bande Gangsteresh”, fatkeqesia me e
    madhe e shqiptareve dhe Shqiperise ne hisotrine mbi 105 vjecare te shtetit te pavarur shqiptar!
    Per karrike e per pushtet, Sali Berisha vrau jo vetem Arbenin e Azemin por eshte gati
    te vrase edhe Shkelzenin e mijera shqiptare te tjere!
    Pse!? Sepse Sali Berisha duhet te kercenonte , bente shantazh e udheqhiqte PD-ne e opoziten e hallakatur shqiptare nga qelite e burgut!
    Jo sot ! Po sot e te pakten 20 vjet, qe me shtetrrethinmin e 97-es, qe me shterrenimin
    e urdherat e tij per te perdorur arme kimike e napalm kunder popullit te vet!?
    E sa a sa here te tjera me pas,
    Si Sali Berisha e Banda e Gangstereve te tij politike e familjare, mediatike e financiare… eshte babai i cdo fatkeqesie te shqiptareve ashtu sikurse edhe Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave, pabesive, padrejtesive, copetimit e sakatimit te trojeve shqiptare ne Ballkan.
    Si “Perandoria e Djallit” – Rusia edhe vete djalli i Vicidolit dhe mbare Shqiperise- Sali Berisha jane fatkeqesia e shqiptareve dhe shtetit te tyre!
    Ndaj vigjilence perballe Ariut rus dhe Djallit te Vicidolit !
    Syceltesi

  4. DRENICA E KUQE says:

    Kur nxihet Shqiperia dhe shqiptaret nuk kemi te bejme me miq, por me “MIQ” te medhenj!… Dhe e shihni vellezer e motra, ku e paska kryet “Sputnik” rus? Ne Beogradin “MIK” te Shqiperise e te shqiptareve e ka e do ta kete kryet! Besa te njejtes “miqesi” i takojne edhe Prishtina, Shkupi, Podgorica, Presheva, Tirana e “miq” te tjere per rreth si Sofja, Athina, Roma etj.
    Dhe ne krejt kete mes “miqesor” ne e kemi per detyre te dime ta mbrojme e ta bejme Shqiperine e shqiptareve! Kete detyre te shenjte e ka vetem Qeveria Shqiptare dhe Sovrani popull, pa salelula e salemuta… me te vetet “shqiptare” ne Prishtine, Shkup, Podgorice e gjetke…
    Kujdes! Shqiperine!…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje