Ndoj: Kam bërë një sezon të mirë, është një ëndërr të jem me Kombëtaren

26 Maj 2018, 14:47Sport TEMA

Pas Sindrit Gurit, në konferencën për shtyp ishte dhe mesfushori Emanuele Ndoj, që do të jetë në dispozicon për të dhënë maksimumin për këto dy takime.

Në konferencën për shtyp nga Zvicra, Emanuele Ndoj shprehet ka kaluar një sezon mjaft të mirë duke luajtur në të gjitha ndeshjet.

Ai shtoi se me Kombëtaren do jap gjithnjë më të mirë, ndërsa theksoi se humbja me Norvegjinë erdhi për shkak të minutave të pakta që kanë pasur lojtarët.

“Ky sezon ka qenë i mirë dhe kam luajtur të gjithë ndeshjet e kampionatit. Jam në gjëndje të mirë fizike dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm të jem akoma edhe më mirë.

Për merkaton nuk di ende asgjë, kam edhe dy vite kontratë me Breshian, më pas është klubi që do të vendosë.

Është një ëndërr të jem këtu me Kombëtaren, unë do të jap maksimumin kur të më thërras trajnerin, ai i di vetë zgjedhjet e tij.

Humbja me Norvegjinë ndoshta ka ardhur edhe për shkak të minutave të pakta që kishin futbollistët, por ne duhet të shohim përpara. Kemi bërë shumë ndeshje dhe jemi nga ngarkuar shumë fizikisht, por do të jap maksimumin”, deklaroi Emanuele Ndoj. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje