Një doracak për të kuptuar protestën e opozitës

26 Maj 2018, 23:25Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Nga tifozët më të zjarrtë dhe deri tek më indiferentët rreth zhvillimeve politike në Shqipëri, me siguri që pasi e kanë parë, janë rrekur ta kuptojnë atë që ndodhi këtë fundjavë me protestën e opozitës, duke dashur që nëpërmjet saj të shikojnë të ardhmen e afërt të zhvillimeve në vend. Pra, pasojat që ajo mund të sjellë për politikën, qeverisjen dhe jetën e gjithësecilit prej tyre. Pyetjet pothuajse janë të njëjta në këto raste dhe ato konvergojnë fillimisht tek kërshëria e statistikave:

A ishte një miting i suksesshëm, apo i dështuar? Pjesëmarrja ishte masive, apo jo? Ishin më shumë apo më pak se herën e kaluar, apo se çdo herë tjetër? Kishte apo nuk kishte dhunë? Kishte apo nuk kishte frymë? Entuziazëm, a kishte? Po surpriza? Frikë? Terror? Si mund ta ketë përjetuar të gjithën këtë Basha, Berisha e Monika? Po Meta? Po Edi Rama, si mund të jetë ndjerë? Pas kësaj, mazhoranca dhe opozita do të dalin më të fortë, apo më të dobët? E kështu me radhë.

Në kakofoninë e krijuar nga propoganda e opozitës dhe e mazhorancës bashkë me mediat rrotull tyre, çdokush që do të dëshironte të merte përgjigje sa më të sakta, do të ishte e udhës që të “pajisej” me një doracak të komunikimit publik, rreth zhvillimeve politike. Një libërth “rregullash” dhe “kodesh” që mund të përdoret gjerësisht e lehtësisht si udhëzues mësimor ose praktik, me anë të së cilës mund të sigurosh çelësin e një dere që të mundëson hyrjen në një hapësirë të re që të lejon të shohësh më qartë, përtej fasadës së propogandës.

Përsa i përket pjesëmarrjes masive ose jo në protestë, besoj se për këtë ka më pak dilema se për çdo gjë tjetër në këtë epokë ku jetojmë. Sepse këtë e ka zgjidhur teknologjia, mediat, celularët, kamerat televizve, aparatet fotografike e deri tek dronët. Sado që të mundohesh për ta zmadhuar apo zvogëluar realitetin, në epokën digjitale, këtë gjë do ta kesh gjithnjë e më të pamundur që tia arrish.

Pasi e ke parë realitetin me sytë e tu nga fotot, videot, transmetimet live në rrjetet sociale, në youtube, mediat online e deri tek mediat tradicionale me në krye televizionet, atëherë mund ta analizosh fare lehtësisht atë që ka ndodhur. Përshembul: Nëse pjesëmarrja është e ulët, tregon se kauza e asaj force apo kahu politik që e ka thirrur këtë protestë ka qenë e pabesueshme, e sforcuar, jo realiste, jo e sinqertë, jo parimore dhe e papërputhuar në praktikë, me atë që është propoganduar prej saj në teori.

Konkretisht protesta e 26 majit e thirrur nga opozita, për nga pjesëmarrja e asaj që u pa në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, mund të konsiderohet si një ndër më të dobëtat që PD dhe aleatët e saj kanë zhvilluar pas 2013. Për të mos i dhënë shumë kohë medias dhe opinionit publik për ta evidentuar masivisht këtë fakt të dukshëm edhe me sy të lire, organizatorët e protestës, dukej që ishin nën presion për ta mbyllur atë edhe më shpejt sesa ajo filloi. Fillimisht ishte thënë se protesta do zgjaste 3 ditë. Më pas deri pas finales së Champions Leagues. Në kërkesën drejtuar Policisë së Shtetit u shëna kohëzgjetja 4 orë, por si përfundim e gjitha u mbyll Brenda dy orëve.

Në rreth 100- 120 minutat e dinamikës së protestës, vetëm 10-20% të kësaj kohe e zuri dhënia e mesazheve politike dhe e shpjegimeve publike për arësyet e këtij tubimi nga ana e udhëheqësit të opozitës. Ndërsa pjesën tjetër të kohës, e zuri lëvizja në këmbë e liderëve nga nisja në godinën e SHQUP-it, marshimi drejt Kryeministrisë dhe më pas rikthimi në selinë e PD. Një rikthim nëpërmjet rrugës më të gjatë; mespërmes bulevardit, për tu kthyer tek pedonolja dhe pasi bënë ndalesën tek zyra e Fatmir Xhafajt në ministrinë e Brendshme, e përfunduan atje nga ku edhe e nisën.

Ishte hera e parë që në një protestë si kjo, mbahej vetëm një fjalim. Edhe ai ndër më të shkurtrit që ka mbajtur Lulzim Basha në tribunën e prostave kombëtare që zhvillohen në Tiranë, qëshkurse ai u zgjodh kryetar i PD. Menjëherë pas kësaj, ai i ftoi njerëzit që të marshonin bashkë me të në bulevard drejt “Kalit të Skënderbeut”, në mënyrë që masa të përzihej dhe të ishte gjatë gjithë kohës në dinamikë lëvizjesh kaotike, duke mos qëndruar në vend për një kohë të gjatë.

Nga ky lexim i thjeshtë “fotografik” e “sasior” i protestës, mund të shkosh tek “një kapitull” tjetër i dorcakut që të mëson të kuptosh pjesën cilësore, ose thelbin e saj. Ky hap të lejon që të zbërthesh “kodet” që çuan tek kjo situatë. Përgjigja pas kësaj bëhet edhe më e thjeshtë. Mjafton që të pyesësh: Çfarë kauze kishte opozita këtë radhë? Përgjigja është: Audiopërgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku pretendohet se ai drejtonte trafikun e drogës në Vlorë me mbulimin e qeverisë. Bukur deri këtu.

Pas kësaj, pyetjet që shtrohen janë: Kush ishte autori i përgjimit? Babalja. Çfarë tha ai? Nuk e kam bërë unë. Kush e kishte bërë? Një gazetar. Çfarë tha gazetari? Unë i dhashë mjetet, por nuk isha aty kur Babalja e bëri përgjimin. Dakord. Ky ishte edhe shkaku, pikënisja që formësoi ditë pas dite nëpërmjet betejash publike, politike dhe mediatike kauzën që çoi tek protesta e 26 majit nga ana e opozitës. Babalja pra është kryepersonazhi i gjithë kësaj historie. Gozhda e Nastradinit, ku opozita vari xhaketën për të zhvilluar mitingun e saj të radhës.

Pyetjet që lindin pas kësaj janë: Ku ishte sot heroi Babale? Askush nuk e pa në protestës. As në tribunë, as në shesh, as në media. A e përmendi Kryetari i PD në fjalimin e protestës, emrin e kryeheroit, kryepersonazhit, pronarit të “Gozhdës”, pra emrin e Babales? Jo. Po përgjimin e tij? Jo. E kështu, pa e kuptuar as vetë, ti ke mbërritur në fundin e doracakut dhe e kap veten duke pyetur i habitur: Jooooo…? E pseeeee?

Përgjigja e fundit është: Sepse… ashtu është një muhabet! Mirupafshim në mitingun e radhës.

4 komente në “Një doracak për të kuptuar protestën e opozitës”

  1. Holandezi Fluturues says:

    Te lutem Alfred!
    Shtoje ne doracakun tend sesi mund te behen shpejt e shpejt 1M$..

  2. kazani mediatik says:

    Çfare jane keto budallalleqe qe shkruani ? Nuk ka proteste te deshtuar, por degjues te deshtuar te saj. Nuk eshte e thene qe protesta te quhet e suksesshme vetem nga numri i pjesemarresve ne te, por nga shkaku per te cilin ajo kryhet. A mos valle fakti qe moren pjese pak njerez, sipas “teknologjise” qe analizon ti Fredi, do te thote se shkaku per te cilen ajo u zhvillua nuk qendron ? A mos valle te protestosh kunder korrupsionit me vetem 7-8 mije veta siç nxitojne te shkruajne disa pseudoanaliste qe protestat i ndjekin nga televizori dhe qe merak te vetem kane numrin e pjesemarresve, do te thote se korrupsioni nuk ekziston ne Shqiperi ? Fredi, je aq gazetar i vjeter sa t’i dish mire pergjigjet e ketyre pyetjeve dhe besoj se ke mbetur aq kurajoz sa te kam njohur dikur, qe t’i besosh ato dhe te mos fshihesh prapa gishtit.
    Ne Tunizi, renia e regjimit filloi nga nje protestues i vetem ; ne vitin 1996, kur trupat e Saliut rrihnin protestuesit ne sheshin “Skenderbej”, edhe pse jo aq te pakte sa i raportonte Mero Baze tek “Zeri i Amerikes”, prape nuk ishin aq te shumte sa te te benin krenar sot, ty dhe çdo socialist tjeter.
    Mos harro pergjigjen qe Spartaku i dha shokut te tij, kur ai e pyeti ne fund : “Çfare fituam qe u ngritem ?” “Vete fakti qe u ngritem, eshte fitore e madhe.”
    Ne fund te fundit, dje protestoi nje pjese e shqiptareve dhe politike e mire dhe e pergjegjshme eshte ajo qe e merr seriozisht mesazhin e çdo proteste edhe sikur protestuesit te jene shume me pak nga sa ishin sot ne shesh. Ndryshe do te thote te vrasesh protesten, si mjet demokratik, pra te vrasesh vete demokracine.

  3. PETRO says:

    o FAT KEQ ALBERT PO A E DIN TI KUSH ESHTE AI ATO QE MENDON SA I KA BERE SHPEJT I KA BERE ME DJERSE.O HUMBAMENO AI ESHTE DJALI I MYSLYM PEZES QE TE JEP UJE ME BISHT TE LUGES..

  4. Germicoku says:

    Pse deshtoi potsta e opozites:
    Se pari protesta deshtoi sepse populli po shikon perpiekjen e kesaj mazhorance dhe te vet Edi Rames ,pwr te arritur marrjen e negociatave. Poulli po shikon e degjon nje te vertet ,se me marrjen e negociatave ,jo se do ham me luge floriri, por do t’na shtohen me shume detyrat per tu futur ne Europ edhe menderisht ,ekonomikisht,sepse teritorisht na ka furur zoti e nuk na luan njeri.
    Se dyti. Kemi nje popozite ku ne krye te saj jane po ata persona qe populli i rrezoi me vote.
    se treti : A mund te besohet me Sali Berisha se i digjet shpirti per popullin ? Degjoni vetem fjalimet ne parlament, aty ku populli duhet te njihet me ligjet , cili ka qene vizioni i tij , pervec se fjaleve me te ndyra ? PO pse ky eshte lideri ? Po c’lidhje ka Saliou me te djathten ? Mos valle populli i ka harruar bemet e saliut ? Po cilit i mbush mendjen Saliu,vecse ca te ‘semureve ” tifozxhinjer, per drejtesi,per rregull , se policia na shkeli rregullat se u plagos njeri nuke shtytur hekurat kur vet Saliu vrau 4 qytetare e plagosi 100 e ca persona? Si mund te besoi populli luften kunder droges ,kur Saliu e kultivoi me vendim politike, pse jo me vendim qeverie ate sidomos Lazaratin? A me te vertet do Saliu drejtesi,kur vet nuk e perfill? Nuk zbaton rregullin me te thjeshte? PO pse nuk i di populi keto ? Nuk i di populli se c’pune bene i biri ,apo e bija? Ku jeton e si jeton? Nuk e njeh populli Lulzim Bashen ,koburen e Saliut ? A nuk e njeh p[opulli Moniken e Ilir Meteten,i cili edhe pse e lavderon Rama si presidenti me i mire ,populli i ka varur teneqen sepse vet Saliu e ka pagezuar Ilir Floriri ? PO nuk e peshon trurin e Monikes populli ? Dilni e merrni mendim e do te shikoni se c’flitet per lideret e opozites. PO pse budalla eshte populli,me perjashtim te mendjes se Dash Shehit ,qe quan budallenj kur bejne takime me ramen e te mencur ,kur bejne takime me Dashin,pa parti…. Ke ye nukmweroj : Ristanin ? Flamur Noken karagjozin ? Nard Ndoken nastradinin mekanik e minister shendetesie? Iahte ministri i Saliut ky,apo Jo ? Ke te degjosh : Vokshin, Sreazumirin , Selanjin e Allajbeun adolishentet ? Thoni per cilin te besojme se udheheq opoziten ? Hajdutet,kriminelet e djeshem ,u dashka te dalin perseri ne krye? Ore jemi ne terezi ,apo jo ? Si nderrohen qeverite me vote apo me pushke ? Ndaj populli i beri glasen e tha : 7×7 bejne 49 e jo 42. 500 meter katror te sheshi ,sikur t’i ngjitesh nuk i merr 10 demostrues ne nje meter katror.por po i bejme qefin l Lulit 500 x10 bejne 5000 ,o Lul e jo 500 mije si e cileson ti . Ja pra qe populli nuk beson . Per te paren here, sigurisht sipas mendimit tim, FFok Cupi ne nje artikull per [rotesten ka thene nje te vertet,pavarsishte se gabon .Qeverite nderrohen me vote,por eshte e vertete se LULI eshte adolishent ne mendime…….. Peza faleminderit per shkrimin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje