Historia e panjohur: Si u vra Luigj Gurakuqi nga vetë kushëriri i tij, për arsye… politike

27 Maj 2018, 09:30Dossier TEMA

Nga Roland Qafoku*

Delegat, firmëtar dhe shkruesi i teksti të proklamatës së Pavarësisë. I mjaftonin vetëm këto 3 “punë” që Luigj Gurakuqi bëri në jetë, për të thënë se atë të hënë të 2 marsit 1925 ishte vrarë një nga shqiptarët më të mëdhenj që ka nxjerrë kjo tokë.

Kur akrepi madh me të voglin ishin puthitur në 21.00, tre plumba të dalë nga revolveri i Baltjon Stambollës e lanë të vdekur në vend duke i ndërprerë jetën atij që jo vetëm i kishte dhënë Shqipërisë, por që mund t’i jepte akoma më shumë asaj.

Edhe sot në Bari të Italisë, në vendin ku u vra Luigj Gurakuqi ndodhet një pllakatë që shënon këtë krim të kryer nga një shqiptar pa asnjë vlerë ndaj një shqiptari tjetër që e ka shënuar emrin mes korifejve të kombit.

Sikur ta ndiente vrasjen Luigj Gurakuqi ka lënë pas një amanet me këshilla për jetën e që më shumë duken si për vete sesa për të tjerët.

E shkruar më 20 nëntor 1919 vargjet e saj janë monumentale:

Armët e mbushme mos me i dhanë, Me shokë t’uej kurrë mos me u xanë.

Kurr uj’t turbull mos me i ra,

Mos me dalun n’ba t’pa ba.

Vendin t’uej me e dashtë për ore.

Me ruejtë besë, mos me çartë ndore

T’huejnë me fjalë most a poshtoni.

Bukën para po t’i a shtroni

Në Shqipnië si asht ken zakoni

Me i besue, mos i besoni4

SKENA E VRASJES

Pak minuta se ora të shkonte 21.00 e 2 marsit 1925, Luigj Gurakuqi u kërkoi leje të largohej miqve të tij me të cilët ishte duke darkuar në hotel “Cavour” në Bari. Dan Hasani dhe Riza Dani me bashkëshorten e tij Makbule nuk u habitën shumë për largimin e beftë, teksa dëgjuan sqarimin se do shkonte në shtëpinë e mikut të tij, Sotirit, që sipas Gurakuqit i kishte premtuar të bijës t’i jepte dhuratë një kukull. Por teksa vuri këmbën në pragun e portës së hotelit, Baltjon Stambolla, djali i tezes së tij, i doli papritur përpara dhe pa i folur e qëlloi me revolver disa herë në trup duke i shkaktuar plagë të rënda.

Mbërritja e miqve me të cilët kishte darkuar ose edhe e personave të tjerë aty pranë e bëri të panevojshme ndihmën që donin të jepnin.

Luigj Gurakuqi ndërroi jetë vetëm disa minuta pas atentatit. Skenën e vrasjes e sjellë në kujtimet e veta Sejfi Vllamasi:

“Nuk qëndroi gjatë aty, nga ora 21.00 doli nga kafeneja, kur papritmas ndjeu krismat e një revolverI. Gjithçka ndodhi kaq shpejt e pakuptuar, sa ai as nuk pati kohë të thoshte asgjë.

Ra përmbys si një lis i këputur në mes, i mbytur në një pellg gjaku. Një nga tre plumbat e kishte përshkuar në zemër e porsa e hipën në karrocë që ta çonin në spital ajo zemër e madhe pushoi së rrahuri.”

SI U ORGANIZUA VRASJA

Që Baltjon Stambolla ishte nxitur dhe paguar për të vrarë Luigj Gurakuqin kundrejt shpërblimit këtë e vërteton një letër e tij, e dërguar nga burgu ku ndodhej. Gjysmë analfabet, me një shkrim plot gabime ortografike, pa pikë e pa presje dhe me mendim tejet konfuz deri në çoroditje, plot ankth dhe pa pikën e inteligjencës, Stambolla lë një provë të pakundërshtueshme se jo vetëm ai ishte autori, por se prapa kësaj vrasjeje të madhe qëndronin tre pushtetarë të mëdhenj: kryeministri Ahmet Zogu, kunati i tij Ceno bej Kryeziu, dhe konsulli i Shqipërisë në Bari, Çatin Saraçi.

“Kërkoj mbrojtje dërgoni të holla ndërmjetsoni për pshtim pranë Qeverisë Italjane.

Pyetni Çatin Saraçin ku asht…? “besa” ndihma!… Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari. Shkëlqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania). Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë) Çatin Saraçit Hotel de la Ville…”

ZOGU NË VRASJEN E GURAKUQIT

Me vrasjen e Luigj Gurakuqit, Ahmet Zogu tashmë kryeministër për herë të dytë, nuk kishte frikë më askënd. Vetëm 3 muaj pas triumfit të tij mbi Tiranë dhe dëbimit të qeverisë së Fan Nolit, më 24 dhjetor 1924, vrasja e Luigj Gurakuqit ishte eliminimi i një kundërshtari shumë herë më të rrezikshëm në planin politik, aq sa teksa mori vesh lajmin për varsjen e tij, gostiti disa miq të huaj dhe u thotë:

“Tash nuk drue ma kënd”

Por intrigat dhe dora e Ahmet Zogut dhe e miqve të tij mbështetet në prova të tjera.

Studiuesi Piro Tako ka zbuluar një dëshmi tejet interesante të dhëndrit të tij për median jugosllave.

A ka qenë nën efektet e alkoolit apo të një vetëkënaqësie deri në dehje, kjo nuk dihet, por Ceno bej Kryeziu e ka pranuar publikisht vrasjen e Gurakuqit dhe të dy politikanëve të tjerë shumë të njohur.

“Nuk do të kalonin vetëm disa muaj, kur ish-ministri i tij Ceno Bej Kryeziu, do t’i deklaronte me mburrje e me një cinizëm të jashtëzakonshem korrespondentit të gazettes jugosllave “Novosti”: Unë e kam xanë, dhe kam vra anmikun tuej Marko Raspopoviçin…

Unë kam vra Zia Dibrën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, – për paqen tuaj e tonën”.

Diplomati dhe njeriu i besuar i Ahmet Zogut, Çatin Saraçi, i vë vulën intrigës dhe implikimit të vetes së vet të komanduar nga Ahmet Zogu në komplotin e vrasjes së Luigj Gurakuqit.

Në kujtimet e lëna prej tij Saraçi konfirmon çdo dyshim se cilët ishin ideatorët dhe organizatorët e kësaj vrasjeje.

“Mbas këtij episodi tragjik ia dola t’i fitoja zemrën Zogut dhe të bëhesha njeriu i tij më i besuar… Sa i takon krimit të mësipërm ishte më se e natyrshme që emri im të përlyhej e të lidhej me atë të Zogut… U nisa për në Tiranë dhe kur mbërrita e gjeta Zogun dhe kunatin e tij, Ceno Kryeziun, shend e verë dhe krenarë për atë çfarë kishte ngjarë në Bari…”

Por ndërsa zyrat e politikës kishte dyshime për implikimin ose jot ë Ahmet Zogut, media shkruante hapur se ai ishte vrasësi, ndërsa Stambolla kishte tërhequr këmbëzën e pistoletës.

Gazeta “Liria Kombëtare” shkruante në faqe të parë:

“Të gjithë e dimë se Gurakuqin e vrau regjimi feudal i Shqipërisë. Gurakuqin, pra e vrau ay regjim që kryesohet sot prej Ahmet Zogut.”

ARMIQTË E GURAKUQIT

Me shumë miq por edhe me shumë armiq, Luigj Gurakuqi i kishte publikë kundërshtarët politikë që në gjuhën shqipe do të thoshte armiq për vdekje. Ahmet Zogu nuk ishte as i vetmi e as armiku kryesor i tij. Mjafton të sjellim se si e kanë komentuar dy personazhe të iluminuar të kohës vrasjen e Luigj Gurakuqit.

Nuk ka asnjë arsyetim cinizmi ekstrem i Faik Konicës që duket se e ka ngjyer në acid penën teksa për Gurakuqin dhe Ismail Qemalin shkroi:

“…Vdekja nuk i çliron këta aktorë politikë nga gjyqi i historisë”.

Në këtë linjë por me mendime më të rrumbullakosura është Eqrem bej Vlora që në kujtimet e tij shkruan:

“Po të ishte nevoja, qoftë edhe kundër pikëpamjeve të veta, ai do të bashkohej edhe me djallin, mjaft që të na kundërvihej neve.”

ARSYET E MËDHA TË VRASJES

Kryeminstri Ahmet Zogu i kishte kërkuar qeverisë italiane kthimin në Shqipëri të 10 emigrantëve më të rrezikshëm politikë. I dyti në listë, pas Fan Nolit, ishte Luigj Gurakuqi. E gjitha kjo në këmbim të plotësimit të kërkesave të Italisë, por duke përjashtuar kërkesën për koncesion për shfrytëzimine zonave me naftë dhe gaz.

Këtë të drejtë Zogu ia kishte dhënë kompanisë britanike “Anglo-Persian Oil Company”, kundrejt një ryshfeti të mirë.

Por homologu i Zogut, kryeministri Benito Musolini, reagoi ashpër duke e kërcënuar Zogun me një letër nëpërmjet së cilës i kujtonte se pikërisht me këta emigrantë ai do të nxiste rrëzimin e tij nga pushteti.

Kjo ishte një kambanë alarmi për Zogun, i cili vuri në jetë planin për eliminimin e këtij grupi emigrantësh. Si punë të parë emëroi bashkëpunëtorin e tij, Çatin Saraçi, si konsull në Bari.

Së dyti, nëpërmjet shërbimit sekret, infiltroi në radhët e emigrantëve Baltjon Stambollën, një personazh me shumë probleme kriminale dhe disa herë i burgosur dhe së treti u bë përzgjedhja e personit më të rrezikshëm që do eliminohej. Për Zogun frika më e madhe vinte vetëm nga një emër, Luigj Gurakuqi. Dhe ashtu ndodhi.

HETIMI DHE GJYKIMI

Ka një përplasje juridike në hetimin dhe gjykimin e vrasjes së Luigj Gurakuqit që të lë pafjalë sot, pas afro 100-vjetësh. Në pretencën e prokurorit pranë gjykatës së Apelit të Puglia-s

thuhet qartë se cili ishte autori dhe cili ishte motivi i krimit:

“Baltjon Stambolla e kishte përgatitur krimin për një kohë të gjatë, i shtyrë prej një motivi të përbuzshëm, krim të cilin e kishin vendosur të tjerët, për të zhdukur Luigj Gurakuqin, i cili konsiderohej Kampioni i Partisë Nacionaliste Shqiptare dhe si kërcënim i vazhdueshëm për partinë që sundon në Shqipëri; parti e cila në personin e Gurakuqit shikonte njeriun e aftë për të organizuar dhe për të kryer një revolucion të ri kundër Ahmet Zogut.”

Por procesi merr një kthesë të fortë pas një telegrami që ministri i Italisë në Tiranë, markezi Durrazzo, i dërgon Benito Musolinit, më 13 mars 1925, në të cilin e njofton se nga armiq me Ahmet Zogun po ktheheshin në miq.

“Gjykuar nga pikëpamja e interesit tonë politik, s’ka asnjë dyshim se pa penguar ecurinë e drejtësisë, duhet shmangur që procesi gjyqësor ndaj vrasësit të kthehet në një proces politik kundër regjimit shqiptar në fuqi dhe njerëzve që janë në krye, me të cilët jemi duke lidhur marrëveshje kaq të dobishme.”

Tirana zyrtare i ishte dorëzuar Italisë me disa marrëveshje ekonomike, saqë vihej në dyshim pavarësia ekonomike e Shqipërisë. Traktati i tregtisë dhe lundrimit, transporti detar i mallarve dhe udhëtarëve, shfrytëzimi për 60 vjet i bitumit në një sipërfaqe 50 mijë hektarësh, krijimi i Bankës Kombëtare Shqiptare me kapital italian kishin më shumë vlerë sesa dënimi i një vrasësi pa vlerë.

Në këto rrethana, procesi gjyqësor merr rrjedhë tjetër. Gjykata vendos që Baltjon Stambolla të lirohej me arsyetimin se Luigj Gurakuqi kishte pasur rrezikshmëri politike15, duke mbyllur me turp një proces gjyqësor, por edhe një histori po aq të turpshme krimi të realizuar në tokën italiane.

DEKLARATA TË BUJSHME PËR VRASJEN

Hasan Prishtina, ish-kryeministër, në ceremoninë e varrimit të Luigj Gurakuqit

“Lamtumirë o mik i madh, o ndera e kombit tonë. Fli i qetë Gurakuq se shpagën tënde do ta marrim dhe lulëzimin dhe përparimin e Shqipërisë do ta realizojmë.

Humbja e Gurakuqit është një humbje shumë e madhe, një humbje e paharrueshme jo vetëm për Shqipërinë e pavarshme, por edhe për ata shqiptarë që patën fatin e zi të mbesin jashtë kufinit të Shqipnisë së sotme dhe që sado tue vuejtë nën grushtin e të huajve, interesohen për fatin e saj sa edhe ata që janë nën hijen e flamurit kombëtar”.

Stavro Vinjau, deputet:

“Gurakuqi mund të quhet Plutarku i Shqipërisë, u dinte dhëmbë e dhëmballë të gjithë shqiptarëve që kishin luajtur ndonjë rol në lëvizjen kombëtare .”

10 fakte

Luigj Gurakuqi ishte shkruesi dhe një nga firmëtarët e Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, ministër i Arsimit dhe deputet

Në momentin kur u ekzekutua, Luigj Gurakuqi ndodhej në Bari të Italisë si emigrant politik, pas ardhjes në pushtet të Ahmet Zogut më 24 dhjetor 1924

Luigj Gurakuqi ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ismail Qemalit e Fan Nolit, si dhe një nga kundërshtarët më të ashpër të Ahmet Zogut

Luigj Gurakuqi njihej publikisht për pikëpamjet e tij pro Italisë

Ahmet Zogu i kishte kërkuar Italisë kthimin në Shqipëri të 10 emigrantëve politikë më të rrezikshëm që ndodheshin atje. I pari në listë ishte Fan Noli dhe i dyti Luigj Gurakuqi

Autori i vrasjes, Baltjon Stambolla, ishte djali i tezes së Luigj Gurakuqit

Në ceremoninë e varrimit të Luigj Gurakuqit, pranë arkivolit dhe më pas në varrin e tij ishin vendosur kurora të veçanta me emrat e këtyre personave: Kel Marubi, Bajram Curri, Ndre Mjeda, Hasan Prishtina, Mustafa Kruja, Lazar Fundo, Angjelin Suma, vëllezërit Kondi, Gjergj Gurakuqi, Dervish Mitrovica, Cin Shiroka dhe vëllezërit Dani

Në momentin kur gjykata vendosi lirimin e autorit Baltjon Stambolla, ai u ul në gjunjë dhe tha: Pas Shqipërisë në zemrën time do të ketë gjithnjë vend për Italinë

Më 17 korrik 1947 regjimi komunist i shtetëzoi të gjitha pronat e Luigj Gurakuqit në Shkodër

Në nëntor të vitit 1957, eshtrat e Luigj Gurakuqit u sollën nga Italia në Shqipëri dhe u varrosën në një ceremoni madhështore në varrezat e dëshmorëve në Shkodër.

10 mistere

Përse konsulli shqiptar në Bari, Çatin Saraçi, u largua në Shqipëri pikërisht ditën që do niste procesi gjyqësor ndaj Baltjon Stamobllës si i akuzuar për vrasjen e Luigj Gurakuqit?

Si ka mundësi që Çatin Saraçi, pikërisht njëri prej të dyshuarëve në vrasjen e Gurakuqit, befas emërohet në një detyrë tjetër nga shefat e tij në Tiranë?

Si ka mundësi që emërimi i beftë i Çatin Saraçit u bë edhe pas kërkesës që emigrantët shqiptarë në Bari u bënë autoriteteve italiane për arrestimin e tij si të dyshuar në krim?

Si ka mundësi që Baltjon Stambolla shkruan me dorën e tij një letër në të cilën i kërkon të holla si dëmshpërblim Ahmet Zogut, Çatin Saraçit dhe Ceno bej Kryeziut, dhe për asnjë prej këtyre treve nuk u krye ndonjë hetim?

Si ka mundësi që autori i vrasjes Baltjon Stambolla, edhe pse kishte prova të forta ndaj tij, dhe u cilësua autor, u lirua si i pafajshëm?

Përse Benito Musolini e rezuzoi Ahmet Zogun e nuk pranoi të kthente nga Italia në Shqipëri 10 emigrantët politikë shqiptarë që ndodheshin në Itali, mes të cilëve edhe Luigj Gurakuqin?

A ishte vrasja e Luigj Gurakuqit hakmarrja e parë e Ahmet Zogut pas kërcënimit të Benito Musolinit se me emigrantët shqiptarë që ndodheshin në Itali do ta rrëzonte atë nga pushteti?

Përse mori rrjedhë tjetër procesi gjyqësor pas letrës që ministri italian në Tiranë, Marchese Durrazo, i dërgoi kryeministrit Benito Musolini?

Si ka mundësi që trupi gjykues italian arsyetoi për Stambollën se kishte kryer një akt politik?

Përse Ministria e Brendshme refuzoi kërkesën e familjarëve që Luigj Gurakuqi të varrosej në Shkodër?

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2018”, përgatiti për botim TemA.

27 komente në “Historia e panjohur: Si u vra Luigj Gurakuqi nga vetë kushëriri i tij, për arsye… politike”

  1. dhe Esat Pashen e Vrau Dashnori goces esatit .

    Zogu vet ishte nji Pederast qe e pallonin italianet ne grupe ,ate gruan dhe motrat
    vila ne Durres sherbente per orgji me italianet
    salih byrrishen e ka lindur ngi Dhi ne shpell etj etj

    bote shkerdhatash lereni fantazine te dali nga ajo vryme

  2. Bureto says:

    Të gjitha vrasjet politike janë tejet të komplikuara, sepse ndërthurrin një mori interesash si brenda vendit që i referohen, ashtu dhe interesave të shteteve të tjera me interesa në këtë vend. Rasti E. Toptanit dhe i L.Gurakuqit, janë nga më tipikët në vitet ’20, edhe pse në kontekst janë të ndryshëm. I pari u vra nga A.Rustemi dhe ky u lirua nga gjykata franceze me argumenta politike, sepse për këto arsye A.Rustemi, u caktua ta bënte atë atentat nga paria politike shqiptare e kohës, në prag të Kongresit të Lushnjes, ndaj të cilëve Toptani shihej si rival i fuqishëm. Interesat e tjera mjaft të komplikuara të kohës (rivaliteti i anglezëve, italianëve dhe jugosllavëve, për dominim në Shqipëri) ishin prezente por jo lehtësisht të deshifrueshme. Në këtë rast Avniu u shpall ‘hero’, (kur kreu aktin nuk ishte askush në politikën e madhe, mbas aktit po). E kundërta ndodhi me rastin e dytë. Stambolla u lirua, nga drejtësia italiane, po për arsye politike, por ai nga historia u cilësua një alabak i përdorur, ndërsa Gurakuqi ‘hero’. Kjo është historia politike ku ndërthuren etja për pushtet e kombinuar me 1001 fije të padukshme të interesave të të huajve. Kështu ka qenë, është dhe kështu do të jetë. Lufta për pushtet, ka si instrument të vet politikën, e cila nga ana e vet është në simbiozë me krimin, duke e justifikuar këtë gjithmonë me interesat e popullit dhe Atdheut. Besoj se duke lexuar librin e Qafokut, del vetvetiu në këtë përfundim.

    1. katarakti says:

      Por pavaresisht nga te gjitha ka pasur njerez patriote qe e kane dashur vatanin dhe njerez te shitur qe ka menduar vetem per bythen e tyre. Nuk mund te vihet kurre ne nje rradhe Esad Pashe Toptani me Cerçiz Topullin apo Mihal Gramenon. Ka nga ata qe i dhuruan Italise kuroren e Skenderbeut dhe ka nga ata si Mujo Ulqinaku qe u vrane duke mbrojtur Atdheun.

    2. Moisi Golemi says:

      Te pjerdhsha trute ty e Qafokut bashke.

  3. h says:

    Kjo histori sherben per te treguar traditen dhe pasionin
    qe kane ne gjak shqiptaret per VRASJEN dhe PABESINE.
    Si sot, ashtu dje, dhe ne shekuj.

  4. Askushi says:

    ……dhe kjo rruge eleminimi ka vazhuar deri 3-4 vjet me pare. Nen gjurmet e AZ vazhdoj dhe Sali Berishovic. I orjentuar nga serbi.

  5. .......... says:

    MBAHENI zogun e kurves me bust ne mes te TIRANES , mbani kryetradhtarin kryehajdutin dhe kryekriminelin qe ka vrar te ter atdhetaret e kti vendi pas kohes se panvarsis , ate tradhtar dhe mut muti qe e pruri serbi ne fqi me ushtrin e vet ,tradhtaret mbajn tradhtarin ne bust , nuk i ven nja dy kile tritol tja qin kurven atij busti , mos i duket me vula , nuk e meriton ai kriminel dtradhtar e hajdut te ket bust ,na keni poshteruar si popull o rrugaçet e politikes ma sali serbin ne krye , mbahen tradhtaret ne krye te vendit , hajer mos befshi o popull pa byth dhe shtyll kurrizore .

    1. D O K L E A T I says:

      Te lumte penda !

  6. nord.al says:

    Shtepija e Luigj Gurakuqit, e “nje nga shqipetarve me te medhej qe ka nxjerre kjo toke”, eshte rrafshuar dhe ne vend te saj eshte ngritur nje shtepi tjeter. Kjo shtepi ishte monument kulture dhe mbrohej nga shteti, simbas pllakes se vendosur ne deren e saje, por shteti jo vetem qe nuk e mbrojti por urdheroi zhdukjen e saje. Dhe zbatuesit te kesaj vepre nuk i ka hyre ferre ne kembe as sot e kesaj dite, megjitse qe nga viti 2000 kane ndruar disa pushtete. Kjo tregon se te gjitha partite jane te interesuara te zhduket kjo figure e ndritur.PSE?

  7. Kaq says:

    Populli yne serb ia ka bere te gjitha te mirat zogut.Ne,kur te vime prap ne pushtet, do heqim Skenderbeun nga sheshi qendror i beogradit dhe do veme zogun.
    Ndersa sa u perket pakices shqiptare,ata le ti bien fyellit te demokratizimit.

  8. Bashkim Kopliku says:

    Sipas logjikës elementare, për “protestuesit e djeshëm që kërkonin dorëheqjen e ministrit Xhafa”, vetëm e vetëm se vëllai i tij ishte ffajtor, merrej a merret me drogë”, do të duhej që:

    Luigj Gurakuqi duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga…x y detyrë, nëse do të kishte shpëtuar i gjallë nga atentati. Kjo sipas “moralit të protestuesve”, sepse ai kishte një të afërm (si vëlla, djalij e tezes mo) fajtor, si vrasës. Bile shumë më fajtor se vëllai i Z. Xhafa.

    Mendoni: nuk është thjeshtë shaka!!!
    BashkimKopliku

    1. mik says:

      Me duket se je dejshem. Organizo mendimet .

    2. shkodrani says:

      O Bashkim!
      A je i marre, apo t’vrasin corapt?
      Mos fol kur nuk ke c’ka me thane….

  9. Moisi Golemi says:

    “Histori e panjohur” per ke, o Qafok? Kur flet dhe ti per histori, mos ngelte dhi ne mal.

  10. Batto says:

    Ti, o Rolandke, je nje gazetar pe lecke. Iu qepe gazetarise dhe e ndrite! Edhe ne nje shkrim qe ka vete interes kerkon te sperdridhesh. Deshmon personat qe darkonin dhe pershkrimin se si u godit si u perdrodh e ben Sejfi Vllamasi! Pra ishte aty! Efektoz behesh qe ne frazat e para: “Kur akrepi i madh me te voglin u puthiten ne oren 21.00…. ( A behen ndonjehere bashke agrepat ne oret e sakta vec 12-tes?) u vra ai qe i kishte dhene Shqiperise dhe mund t’i jepte akoma….” Amator t’u befte nena!

    1. Rear says:

      O Bato po Qafokut i kane rene trute ne qafe, ç’merresh me te!

  11. Te gjithe shqiptaret e Medhenj ,i kane vrare mender shqiptaret e vegjel !

  12. Star says:

    More gazetar leshi .A e ke lexuar ndonjehere Lahuten e Malesise te at Gjergj Fishtes. Keto vargje qe ke vendos aty jane te lahutes. Eshte momenti kur Maci pregatitet te largohet nga stanet se née Pune I kish dale ne Shkoder. Dhe para se te largohej ju len disa keshilla cobajve ne mal. Dhe ato keshilla jane ne gojen e Macit nga Fishta tek Lahuta. I lutem moderatorit qe ta botojne kete postim.

    1. joel shkodra says:

      Ke te drejte. Vargjet jane te Fishtes te “Lahuta e Malcis”, Kanga e Dymbedhete “Marash Uci”. (fq. 135-136). Ne kete shkrim vargjet nuk jane te plota e te sakta (ka gabime), por jane marre disa ketu e disa me poshte. Une po i sjell siç jane ne origjinal:
      Amanet un jam t’u lane
      Me ruejte gjan me kqyrun sta’n,
      Armet e mbushne mos me i dhane,
      Me shoke t’uej kurr mos m’u zane,
      Mos m’u zane as mos m’u ngà
      Pse n’dite t’ngushte kta u gjinden vllà
      Si me pushke, ashtu me uhà.

      T’huj’n me fjale mos ta poshtnoni;
      Buken para, por t’ia shtroni
      N’Shqyptari si a kene zakoni;
      Me i besue mos i besoni!
      Edhe n’mend kinje nji fjale:
      Zemers s’fryt me i lanun dale;
      Fjalet per paje kurr mos me i ndale
      Ujit turbull mos me i rà,
      Mos me dalun n’và t’pa và;
      Me iu ruejtun rrases s’lmueme,
      Me iu ruejtun shakes s’terbueme,
      Me iu ruejte, po, grues se lshueme;
      Vendin tuej m’e dashte perore,
      Me ruejte bese, mos me çarte ndore.

    2. joel shkodra says:

      Vergjet jane te Fishtes, por ka mundesi qe ne ndonje shkrim te vetin t’i kete perdore L. Gurakuqi. Por, nuk ma merr mendja qe te kete thene se jane vargjet e tija.

    3. joel shkodra says:

      Botojeni ju lutem edhe komentin tim me vargjet origjinale te Fishtes.

  13. Bushi says:

    Historia e vrasjes se Luigj Gurakuqit nga Ahmet Zogu,lidhet edhe sot me historine e zeze te Sali Berishes,i cili i ngrit Zogut bustin ne mes te Tiranes,si per ironi dhe karshillen per patriotet e medhenj shqipetar, Luigj Gurakuqi,Barjam Curri,Hasan Prishtina etj.Sali Berisha,do hyje ne histori,si njeriu me i zi,antishqipetar,perkrahes i krimineleve,tradhetr i atdheut,vrases e kriminel deri te thonjet e kembes.Ahmet Zogu,nuk e meriton ngritjen e bustit ne Tirane,se eshte tradhetari me i madhe i shqiperise.Por kete e beri Saliu,per inetrest e tija,i cili duke patur mundesine e qeverisjes me dore te hekurt,shfreu inatet e tija me kundershtaret,duke thene se une beje si me do qejfi.Burgu per Berishen eshte pak.

  14. Mentari says:

    Luigj Gurakuqibaq sa e kontriboj per Shqiperine po aq e demtoj.U lidh me disa kriminele qe ti bente grusht shteti Ahmet Zogut (Qershor 1924-dhjetor 1924 qe deshtoj me turp kur u rikthye perseri ne front ish kryeministri I dale nga votat popullore te vitit 1923.Gurakuqi dhe Sarkastiku Fan Noli te Papergjegjeshem per aktet e tyre rrugacerie qeverine e dale nga kongresi I Lushnjes e kthyen Parlamentin shqiptar ne nje Arene Bejtesh e Turpi kur me shum e kurre Shqiperia kishte nevoj per zhvillim por poshtersia me madhe e tyre ishte kur ne ikje e siper vodhen Arken e Shtetit Shqiptar,njeri jetonte ne Zvicer,Gjermani e Spanje ne hotele lluksoze dhe tjetri ne Bari te Italise me parate e Bankes shqiptare qe te dy parasite e Hajtude.Po te mos ishte Ahmet Zogu nga viti 1924-1939 shqiperia do te ishte mut fare as rruge,as shkolla dhe asnje fabrike ,ushtri etj.Gurakuqi dhe Noli Ekstrimiste e parasite kurse Zogu punetor,ekzekutiv,patriot etj.Nuk desha te degjoj Labet Skizofrene qe urrejne Zogun (Gegerine) Se per keta ishte Ilac I mire Pavioni 17 ne Vlore.

  15. Qytetari durrsak says:

    Z. Qafoku,
    ti ndryshe shkruan dhe ndryshe flet atje ne TV ?! Dridhe me pak, se je djale skraparlli “i mire”.

    Z. Roland,
    per ata shqiptare qe lexojne dhe kane kulture, Ahmet Zogu eshte figjure e njohur, eshte shume me i rrezikshem se Esat Pashe Toptani, ishte “i blere” kembe e koke nga serbet, Pashiqi. Mos harro kurre bemat e tij antishqiptare, ku hyn edhe vrasja e Luigj Gurakuqit, nje nga atdhetaret akoma te pashperblyer me nderin qe i takon. Nderkohe, qe antishqiptari tjeter i kohes sone dhe kryeagjenti i gjalle i serbeve ne Shqiperi, Sali Ram Berisha, shoqeruar nga agjenti tjeter i serbeve dhe ruseve, Lulushi, i te njejtes kategori, na kane lene “peshqesh” monumentin e Zogjit I tek kreu i Bulevardit kryesor te Tiranes. Ka me turp dhe poshtersi me te madhe ?! Ti si gazetar “i njohur”, perse nuk ben nje emision me teme “A duhet hequr busti i Ahmet Zogjollit I nga kreu bulevardit dhe te mos mendohet qe te vihet gjekundi ne toke te Shqiperise ?! Ke frike ?”

  16. Bushi says:

    Mos u çudisni o njerz,Se ka edhe injorant si ky MENTARI qe na e nxierka Gurakuqin armik,hajdut,dhe Amet Zogun te mire se pa ate shqiperia nuk do kishte rruge dhe shkolla.More kafshe,ku kishte rruge dhe shkolla ne kohen e Zogut? Po te kishte shkolla,nuk do ishte populli 95% analfabet,nuk dinet shkrim e kendim.Prandaj ka edhe njerez ne mese te njerzeve me mendje bythe,qe bejne politike personale pa pike kuptimi.

    1. Zani Burimi says:

      Te lumte, o Bushi!
      Nuk ke se çfare t’u thuash idioteve. Me nder me thane, keto lloj tipash si MENTARI ne vend te truve kane pleh, i marrte dreqi i marrte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje