De Volkskrant/ Kryeministri i Shqipërisë: Ndjekja e anëtarësimit në BE drejton reformat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sipas eurodeputetes Kati Piri dhe drejtuesit te PVDA-së Lodewijk Asscher, Shqipëria nuk është gati për tu anëtarësuar në BE.

Kjo është e saktë, thotë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Megjithatë, negociatat për anëtarësim janë një “shtysë që Shqipëria të punojë më fort dhe të ketë më shumë rezultate në reforma.’

Ja çfarë shkruan kryeministri Edi Rama, për De Volkskrant:

“Vendet e Ballkanit nuk janë gati për BE-në’, shkruan Lodewijk Asscher për De Volkskrant.

Më pas ai numëron një listë të gjatë problemesh për të mbështetur argumentin e tij. Kjo është e nevojshme.

Sepse ne jemi dakort me të: Shqipëria nuk është ende gati për BE-në.

Kjo mund të ndodhë vetëm pasi ne të kemi plotësuar 100% të kritereve strikte për anëtarësim.

Përfundimi i z. Asscher jo vetëm është i parakohshëm edhe nuk i qëndron thelbit. Anëtarësimi në BE nuk aspak është tema e ditës.

Në vizionin tonë për të ardhmen e Shqipërisë themi: rruga është shumë më e rëndësishmë se sa destinacioni. Ajo që ne duam në të vërtetë është çfarë do çdo shtet: paqe jetëgjatë, stabilitet dhe, mirëqënie për popullin tonë.

Rekomandimi i fundit i Komisionit Europian për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim në BE por një terapi e re dhe më e rëndë reformash dhe pune të përqëndruar te rezultatet.

Me negociatat për anëtarësim, Shqipëria do të ketë mjetet për të drejtuar procesin e reformave si duhet dhe Hollanda dhe Europa do të kenë kontroll më të fortë mbi këtë proces, si nga ana ligjore, ashtu edhe nga ana politike.

Ne jemi të bindur që ai proces i ashpër, i vështirë e i gjatë që paraprin një anëtarësim të mundshëm në BE është mënyra më e mirë për të arritur rezultatet e nevojshme, së pari për fëmijët tanë dhe më pas për të marrë dritën jeshile të anëtarësimit, një ditë në të ardhmen.

Duke punuar së bashku. Në Shqipëri. Në rajon.

Dhe me miqtë tanë në Europë. Për tu siguruar që mund të zbatojmë reformat e vështira që janë të nevojshme. Në fushat e qeverisjes, sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Thënë ndryshe: është pikërisht procesi i gjatë e i rreptë i anëtarësimit që mund të sjellë atë që z.Asscher kërkon të shohë.

Ne i kuptojmë shqetësimet e Shteteve Anëtare. Ne i kuptojmë dinamikat politike të brendshme dhe shqetësimet vendore.

Ne e pranojmë pozicionin “e rreptë dhe të drejtë” të Hollandës. Të mos gaboheni: ne e marrim procesin e anëtarësimit me seriozitet të plotë.

Qëllimi ynë është plotësimi 100%. Dhe jo vetëm sepse kjo kërkohet, por së pari sepse ne besojmë 100% përputhje i detyrohemi brezit të ardhshëm të shqiptarëve.

Gjithashtu i them z. Asscher dhe kolegëve të tij, në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë bërë punën më të vështirë dhe kanë sakrifikuar gjatë rrugës drejt së ardhmes, mos jini vetëm të rreptë, por jini edhe të drejtë.

Ne po zbatojmë tashmë reforma në një shkallë të paprecedentë për negociatat para-anëtarësuese.

Kjo vjen nga faktet dhe provat e punës së lodhshme. Refuzimi që të na jepet ne një recetë për terapinë e bisedimeve të anëtarësimit nuk është përmirësim për situatën e as nuk i bën gjërat më të drejta.

Sado ambiciozë jemi, nuk ia dalim dot vetëm. Le të jemi në këtë udhëtim sa më të bashkuar të mundemi.

Që t’i japim mundësinë më të mirë për sukses. Jo vetëm për të mirën e Shqipërisë, por edhe për të mirën e Europës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “De Volkskrant/ Kryeministri i Shqipërisë: Ndjekja e anëtarësimit në BE drejton reformat”

  1. Ahmet Balortaja says:

    Kush na i perkthen Kryeministrin me humorin e tij leksikor? dhe teper inteligjent per trunin e fshatarit qe perben 70% te popullsise ne Shqiperi.

    Po pse Rama ka frike ta thote ne shqip :

    ” Reformat e vonuara dhe aspak te sukseshme ne Shqiperi po vonojne dhe ngadalsojne anetarsimin ne BE? Pse ka frike , se nihet edhe per trim?

  2. Akil says:

    Po pra jepi ktij kelyshit komunist mundesine te mbaj pushtetin bashke me komunistat e tjere sali berishen fatos nanon meten e bashen qe kta te mbretorojne si babai i tyre enver kurva edhe 20 vjet te tjera se ai ndejti gati 24 vjet aq duan edhe kta te vijne fondet e bashkimit europian ti vjedhin kta me 20% e tyre kta pervec jon plerha e kusare duan te tallen edhe te mashtrojne evropen nuk kane asnje shans me mire populli shqiptar te bej durim edhe 1 vit a 2 vjet sa te bohet vetingu e kto pisa te gjitha krahet e polites te shkojne ku e kane vendin sepse nga 1945 edri 2018 komunistat e kelyshet e tyre po drejtojne akoma kete vend martir duhet patjeter te zhduken keta pisa edhe fara e tyre qe eshte mbjedh kudo me keq se hashashi qe nga partite edhe tv shtypin gjoja te lire te gjitha te blera te gjitha mashtrime ky vend po nuk ndryshoi edhe kto dy a tri vjet shkon perfundimisht ne afrike duhet pastruar keta plehra ka njerez ne europ shqiptar te mire te ritur ktu me jeten normale se aty ka rene kolera me fal qe e them drejtperdrejt por esht e vertet kam 24 vite ne gjermani sa here vij rradh por shikoj nje mentalitet te keq te gjith duan te pasurohen e jetojne duke vjedh e mashtruar por kjo nuk kalon me sidomos ne europ duhet te ngrihen ato njerez te mos i lejojne me kta plehra qe vec mashtrojne e tallen kta vec burgut skan asnje gje tjeter qe duhet ti jap populli shqiptar ti nnxjerr ligje kusha ka pas lidhje me komunizmin nuk duhet te meren me politik per 100 vjet gjersa ti zhduket fara e tyre sepse jane vertet fara e keqe amerika boni lufte te forte me kete fare dhe shpetoi boten evropa e di se shume vende te saj si alb 50 vite vuajten pa fund prandaj mos delni ne zgjidhje i bojkotoni ato le te shkojne vetem ato legenat e sahanlepirsit qe jane 5% e shikoni qe do zhduken do dalin njerez te mire te rrinj ne europ ka njerez sh te mire shqiptar qe mund te kontribojn per ate vend besomeni kjo eshte zgjidhja e vetme ju pershendes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *