Deputeti socialist: Reforma në drejtësi ka shkaktuar dallgë të mëdha, s’do kursejë askënd

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Reforma në drejtësi ishte kryefjala e turit të llogaridhënies në Shushicë të Elbasanit, jo vetëm si përgjigje ndaj shqetësimeve të qytetarëve, por si përgjigje e të gjitha zhurmave që po krijojnë ata që kanë frikë prej saj.

Por Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla tha se reforma në drejtësi  nuk do kursejë askënd, i kujtdo krahu politik qoftë ai:

“Kemi bërë reformën në drejtësi, por ne e dimë që  gjithë kjo dallgë ka trazu Saliun, ka trazu Saliun sepse ky Luli është kot.

Por ne kemi bërë një sistem drejtësie që do të ndëshkojë edhe tanët, jo  vetëm të tyret, por edhe ndonjërin nga tanët që e ka futur duart atje ku nuk duhet, ska për të shpëtuar.

Ne kur kemi ardhur këtu në 2017 cfarë ju thamë?

Ne kemi thënë që po bëjmë një sistem që si të shkojë Prenga si të shkoj Hasani ka për të marrë vendimin kush ka të drejtë, jo kush paguan më  shumë.”

Ndërsa për Ministren e Sipërmarrjes Sonila Qato  reforma në drejtësi është një nga arritjet më të

mëdha të kësaj qeverie dhe rezultatet e saj kanë filluar të jenë të dukshme tashmë edhe për qytetarët.

“Disa arritje të qeverisë  janë reforma në drejtësi përmes procesit të vettingut i cili po dëshmon se sa i kalbur ka qenë sistemi i drejtësisë.

Pa drejtësi ne nuk mund të vendosim dot asgjë. Kur përplasemi në dyert e gjykatës apo të drejtësisë të gjithë duhet të marrin shërbimin e drejtë. Ndërkohë hapja e negociatave për Bashkimin Evropian është një dëshmi që qeveria shqiptare është duke hecur në rrugë të mbarë. 

Tre janë prioritetet kryesore, nxitja e punësimit dhe brenda vitit të parë punësojmë rreth 25 mijë punonjës dhe brenda mandatit ti kalojmë 220 mijë punonjës, e dyta është nxitja e investimeve në cdo fushë”

Llogaridhënia në Shushicë të Elbasanit vuri përballë qytetarëve Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen, Kryetarin e Grupit Parlamentar, Taulant Balla, zv.ministra, pushtetarë vendorë e drejtorë të drmejtorive të përgjithshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
Tagged
        
        Loading...
        

2 komente në “Deputeti socialist: Reforma në drejtësi ka shkaktuar dallgë të mëdha, s’do kursejë askënd”

  1. says:

    Norvegjia, Zvicra, Rusia dhe Turqia s’lejojn që këlyshët e BE-së të përzihen në punët e tyre të brendsheme.

  2. Lumi says:

    Taulanti neneso, mos u mburr mos u levdo, ka dy vjet qe gje s’po shoh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *