Flasin dy profesorët e Erion Veliajt në Amerikë: Ishte student i shkëlqyer, më i miri që kemi pasur

29 Maj 2018, 17:51Sociale TEMA

Të ftuar për të mbajtur një leksion të hapur me studentë shqiptarë mbi Politikën e Jashtme të administratës amerikane, dy pedagogët e “Grand Valley State University” SHBA, John Constantelos dhe Polly J. Diven (universiteti ku ka përfunduar studimet edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj), dhanë edhe një intervistë të shkurtër për median.

Ata kujtojnë periudhën kur kryebashkiaku ka qenë student, flasin me krenari për arritjet e tij asokohe, por edhe për faktin se sot drejton kryeqytetin shqiptar. Të pyetur për Veliajn, pedagogët shprehen se ai shkëlqeu që në fillimet e tij si një student shumë i mirë dhe se i ka përfunduar me sukses studimet në SHBA.

Një vit më parë, kryebashkiaku Veliaj ishte i ftuar nderi në ceremoninë e diplomimit të 3 mijë studentëve të “Grand Valley State University”, ku u vlerësua me titullin “Doctor Honoris Causa”, për kontributin e tij në shërbimet publike. Titulli iu dorëzua nga vetë Presidenti i “Grand Valley State University”, i cili e vlerësoi Veliajn si shembullin e një historie suksesi mes studentëve që kanë mbaruar studimet në “Grand Valley State University”.

Intervista e plotë:

– Si ishte Erioni gjatë periudhës së studimeve? A ishte një student i mirë? Cila është përshtypja juaj, si ish pedagog i tij?

John Constantelos, Ph.D. Departmenti i Shkencave Politike: Disa njerëz do të dëshironin që unë të thoja se ka qenë një student i keq, por në të vërtetë ishte një student i shkëlqyer, ose më mirë, studenti më i mirë që kam pasur. Ai shkëlqeu që në fillimet e tij, ishte i veçantë dhe e kuptuam menjëherë këtë. Një herë mora disa nga studentët e mi për një prezantim në Indiana, për të marrë pjesë në një model të ngjashëm të Bashkimit Europian, dhe Eri ishte një nga liderët e delegacionit. Aty mbajti fjalimin kyç dhe të gjithë profesorët e tjerë pyetën: Nga ka ardhur?

– Si ishin studentët shqiptarë, studentët e tjerë përpara Erionit? Pra, mendoni se Shqipëria ka studentë të mirë?

Polly J. Diven, Ph. D., Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Ne kishim 3 studentë shqiptarë, të cilët i mbaj mend mirë sepse ishin me të vërtetë studentë shumë të mirë. Ndoshta, edhe më të mirë se sa studentët tanë amerikanë përsa i përket përgatitjeve për kolegjin, në të shkruar dhe në të folur në anglisht, kështu që ishin realisht studentë të shkëlqyer.

– Shumë të rinj do të donin të shkonin në Amerikë dhe të studionin atje. A është kjo një zgjedhje e mirë, apo jo? Çfarë do t’u sugjeronit atyre?

John Constantelos: Unë mendoj se është një zgjedhje shumë e mirë. Gjithashtu, mendoj se është një zgjedhje e mirë edhe për studentët tanë të shkojnë jashtë vendit, që do t’u vlejë për disa pjesë të edukimit të tyre, mëson kaq shumë gjëra që nuk do t’i mësoje dot pa udhëtuar jashtë vendit. Ka zgjedhje shumë të mira si Europa, por edhe Shtetet e Bashkuara janë një mundësi që duhet marrë në konsideratë, pavarësisht disa problemeve që kanë dalë në pah në 2 vitet e shkuara.

– Është një problem se shumë nga studentët shqiptarë që studiojnë jashtë vendit, nuk dëshirojnë që të kthehen më në Shqipëri.

Polly J. Diven: Tre studentët që ne kishim nga Shqipëria u kthyen pas; njëri punon si vullnetar këtu, tjetri është profesor, ndërsa i fundit është Kryetar i Bashkisë. Pra, të 3 studentët që unë mbaj mend, janë kthyer.

– Çfarë mbani mend nga Erioni në kohën kur kryente studimet?

John Constantelos: Ka kaluar shumë kohë, por di t’ju them se ai u rrit aty, me grupin tonë, dhe çdo student që ka pasur njohje me të, ka qenë shumë i impresionuar prej tij, shpenzonte kohë me të gjithë dhe në të vërtetë ia doli të diplomohej aty në Grand Valley State University.

– Dhe pyetja e fundit sepse këtu ka hapur pak debat: A është diplomuar Erioni?

Polly J. Diven: Kësaj pyetjeje po i përgjigjem unë, duke qenë se prej 20 vitesh mbaj detyrën e Drejtoreshës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Grand Valley State University: Ai iu bashkua programit tonë mësimor dhe e përfundoi atë. Mund t’ju them se ai është i diplomuar në Grand Valley State University, në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

(Marrë nga Vizion Plus)

28 komente në “Flasin dy profesorët e Erion Veliajt në Amerikë: Ishte student i shkëlqyer, më i miri që kemi pasur”

  1. Amerika says:

    Ky eshte ne 20% e universiteteve me te dobet te Shteteve te Bashkuara. Shikoni rankimin dhe do bindeni.

    1. Zigur Qarri says:

      Te kene ardhur me shpenzimet e veta valle?!Erion Veliaj,qe paguan vetem per rreklamimin e “mrekullive”
      te tij 23 punonjes me Leket e takspaguesve shqiptare,nuk e ka problem te paguaj edhe keta amerikanet.

      1. s'kam ç'bej says:

        Sa shpirtezinj ngelen “Amerika” dhe “Zigur Qarri” duke e treguar ne komentin e tyre. Jane kafshe te lindura dhe qe nuk ndryshojne.

    2. Adelisa says:

      Ku e gjete kete renditje o Amerika…..cdo universitet ka dege te mira per te cilat njihen, dhe disa jo shume te mira. Kjo varet nga shkolla ne shkolle por nuk do te thote qe eshte nga me te dobtit.
      Edhe Harvard p.sh. njihet per Law School dhe jo per Agronomi.
      MIT per Shkenca Egzakte etj….
      Ju lutem mos flisni kur jeni te paafte dhe te pa informuar per renditjen e universiteteve. Lexoni dhe informohuni se dish eshte me e rendesishme se te kesh nje kompjuter para dhe te shtyper disa shkronja.

    3. Alb- Nakba 2025.Gzuar Bajromin! says:

      Keto iajme fallco, mashtruese dhe propagande e qarte nga Tema per Veliajt. Vecse na shtojne perzierjen e stomakut. Ne akoma skemi pare nga erdhen leket e dasmes keta na tregojne studentin me te mire ne Amerike…per kursin dy javor ,organizuar nga Universiteti.

    4. Fidel says:

      Ne Shqiperi vazhdojne te kene vlere me shume biografitew dhe dipllomat se sa vlerat e njeriut!
      Per cfare duheshin prure keta dy profesoret ketu?
      Te kishin ardhur per fushaten elektorale,kuptohet,por qe vijne tani,kjo tregon se ka dicka qe nuk shkon tek punba e Erion Veliajt!
      Ne kapitalizem nuk ka vlere interesi i pergjithshem por ai personali!
      Ne se Erioni mburret me qendren e Tiranes,une i them HARRAM,se atje ku banoj une nuk ke shpenzuar asnje qindarke!
      Per mua nuk vlen aspak dhe nuk me duhet mua se kush paska punuar me shume per Tiranen!
      Erionit nuk i kane munguar miliardat nga qeveria,prandaj per mua ai ka qene i deshtuar si organizator!

  2. PA EMER says:

    .. NUK MENDOJ QE TE JENE TE DOBISHME KETO “INTERVISTA “.. ! POPULLI THOTE NE FJALEN E TIJ TE URTE SE: “NJE FSHAT QE DUKET , NUK DO KALLAUZ”..!

  3. Gaetano says:

    Ndryshimi te paguash per te bere nje foto me personalitet boterore kundrejt nje vlersimi qe te bejne profesoret e tu,eshte si miza ne bythe te kalit me bleten ne maje te malit.ne michigan nuk I njihnim,por ndieshim krenar kur degjonim ne ambiente rastesore fjale te nderuara per studentet shqiptare apo dhe per shqiptare te cdo kategorie.sikurse koke ulur duhet te pranonim kishte dhe te rinj shqiptar qe gabuan me drejtimin e jetes se tyre.nuk mendoi se do ndjej privilegj ti jap doren erion velise ndonjeher ne jete pse quhet lali eri apo per cfare ben,pasi thjesht me duket nje njeri normal qe duhet te punoj fort mbi shprehjen qe thuhet ketej,kete toke qe e adhuron per mikpritjen dhe te lejon te ecesh perpara,ose duaje dhe respektoje ne maksimum ,ose ha nje m.t e thyej qafen.te gjithe e dine,e kuptojn,tirona eshte si amerika,mos bej keq dhe ste shef njeri shtremet kush je e nga vjen.ben mire,te gjithe te permendin origjinen nga je,nga vjen,dhe te thone bravo.e njejta vlen per erion veline te pakten per veten e tij,bravo te qofte qe njerzit te vlersojne

  4. Fatos says:

    Profesorë leshi në universitet leshi. Lexoni komentet e ish studentëve kur kërkoni për universitetin e leshit Grand Vallet State university në Google, tek seksioni “Reviews”. Boll na i zbukuroni kot njerëzit se fatmirësisht sot egziston interneti. Gazetarë bythëlëpirës.

    Lë të shohim nëse do e publikoni.

  5. Ageron says:

    Edhe Mamalja me te Mirin e partise e ka.

  6. Illyrian Emperors says:

    Hahahahahaha, cfare propagande e pjerdhur.

    Erioni eshte nje injorant qe di te flasi mire.

    Eshte dishepull i Sorosit dhe sherbetor i klikave nderkombetare.

  7. John, helmut, hyqmet says:

    Ne fakt ne krenohemi kur amerikani prof John flet me relata per veliajn, ashtu sikurse krenohemi per sadri abazin kur prof helmut haubashyrer i universitetit te gjeneves flet fjalet me te mira per te, ashtu sikurse krenohemi kur prof hyqmet abdylheqim i universitetit te tetoves flet fjal te mira per tom doshin

    1. Tacik Lala says:

      Plasni nga merazi o te pa udhe. Nuk leni njeri pa i vene nje bisht pas. Vetem Lulushi e Sali Vucidoli jane shkolle te sakte. Te tjeret jane nul o NULA.

  8. Peza says:

    Per mua Erion Veliaj ta gezoje dipllomen,por si kryebashkiak dhe politikan eshte i DESHTUAR!
    Ai eshte vetem nje sewrvil i Edi Rames dhe gjithcka ka bere si kryebashkiak e ka bere per te lustruar imazhin e tij mediatik!
    Nje drejtues i zoti nuk ka nevoje te dale cdo dite ne media,sepse i duket puna e tij!
    Veliaj duket sikur ne ate Bashki vetem ky punon dhe te tjeret jane argatet e tij!
    Ky del kur mbjell peme,ky del kur lyhen kopshtet e cerdhet,ky del kur ftohet neper spektakle,kur ka ditelindje etj,etj!
    Po pse nuk del ky njeri atje ku njerezit kane halle,kur ankohen se zyrtaret e tij shkelin ligjet dhe grabitin qytetaret sic ben UKT?
    Pse u fshihet qytetareve ky njeri delirant dhe cas nuk denjon t’u pergjigjet ankesave edhe kur ia drejtojne ne adresen e trij te e mail-it ne zyre?
    Doemos se eshte i pa afte dhe nuk e ka ne metoden e tij te punes sherbimin ndaj qytetareve,por vetem KARIEREN E TIJ POLITIKE si super servil i kryeministrit Rama!

  9. Ksamil says:

    Do kete mbaru me Mziun e Kamzes qe eshte i shkelqyer kudo qe ta hedhesh.Neise,sidoqofte duhet pergezuar per vullnetin qe ka dhe egoizmin e tmershemm.

  10. Shkullaku Uturaku says:

    Ou ma i miri eeee. Sa i ke pagu o lali Eri keta zgjebot?

  11. Plaku Xhuxhumaku says:

    Mjaft ia lëpitë bythen ketij cunit te Ahmadinaxhadit.

  12. roni says:

    LGBT dava bythqimash

  13. Sa USD kane marre keta medemek profesoret per keto deklarat, kur ky Gjinua i fukt nuk ka marre diplome?!!!!!

    1. Laerti says:

      Kjo eshte reklame qe i behet universitetit e jo vetem Erion Veliajt!
      Ngrihen 2 profesore nga SHBA per te thene se Erioni paska qene studenti me i mire!
      Po atyre akuzave te meparshme qe EWrioni ka qendruar aty vetem ca muaj se ka punuar ne Kosove duke fituar mijra dollare sic ka bere Basha me Argiten?

  14. Isa says:

    O Peza kam nje pyetje te lutem kush kryebashkiak ka bere Pune me shume se Erion Veliaj?Leri partite inat e ke po hakun mos ia ha

    1. Peza says:

      I dashur Isa!
      Jam antar i PS-se,por nuk jam militant kokebosh!
      Nuk e mat punen e Erion Veliajt me asnje tjeter por me mundesite qe ai ka patur per te bere pune shume here me te mira se ka bere deri me sot!
      Krahasimi me dallkauket,hajdutet,te pa aftet,antishqiptaret etj nuk me hyjne ne pune!
      Ja me cfare e krahasoj une punen e Erion Veliajt!
      Se pari,ishte hera e pare qe ne Bashkine e Tiranes hyne disa komuna,qe jane trajtuar per shume vite si lope per t’u mjele nga ish kryekomunaret e tyre hajdute,duke permendur kryehajdutet e Farkes dhe Kasharit!
      Por ndersa per zonen e Farkes punoi fati i ndertimit te TEG-ut dhe rruga Tirane -Elbasan,ne ish komunen e Kasharit dhe vecanerisht ne bllokun prej 50 mije banoresh te Yzberishit (KMY),AS BASHKIA E AS QEVERIA NUK KANE SHPENZUAR ASNJE QINDARKE!
      DHE PER KETE FAJIN E KA RAMA BASHKE ME VELIAJN SEPSE NUK HARTUAN QE NE FILLIM NJE STRATEGJI TE ZHVILLIMIT EKONOMIK TE BASHKISE DUKE PERCAKTUAR PERPARESITE E ZHILLIMIT,NEVOJAT URGJENTE TE ZONAVE TE NDRYSHME,DIFERENCIMIN NE INVESTIME TE TYRE GJATE 25 VJETEVE ME PARE DHE PROBLEMET AKTUALE!
      VELIAJ BERI TE KUNDERTEN:iNVESTOI MILIARDA LEKE NE VENDE KREJTESISHT TE PA NEVOJSHME PER MOMENTIN SI NE SHESHIN SKENDERBEJ,PAZARIN E RI,BULEVARDIN E RI ETJ!
      Yzberishi me te pakten 5 mije femije te vegjel nuk ka asnje cerdhe,asnje kopesht,asnje kend lojrash,asnje lulishte,asnje meter rruge te shtruar etj,sepse ketu nuk i behet reklame kryebashkiakut qe mendjen e ka tek turistet e jo tek qytetaret qe e kane votuar!
      Se dyti,kryebashkiaku Veliaj nuk ka asnje vleresim per ankesat e popullit,duke harruar se kjo eshte detyra e pare e tij e jo mbjellja e pemeve,takimet me Ermalin etj!
      Ai nuk ka bere asnjehere pritje populli,por keshtu nuk bejne as vartesit e vtij ne Bashki dhe kur i denoncon shkeljet ligjore te vartesve apo vjedhjet qe u behen qytetareve,ai jo vetem nuk te kthen pergjigje,por as merret vete me keto!
      Per cfare me duhet mua si qytetar kryebashkiaku,kur nuk e can koken per mua,kur nuk pergjigjet per nevojat e mijra banoreve duke i trajtuar qytetaret e Tiranes te diskriminuar sipas preferencave apo interesave te tij?
      Erion Veliaj eshte fatkeqesia e qytetareve hallexhinj te Tiranes!

  15. Rrema says:

    O njerëz ne kënaqemi vetem kur të huajt na shajnë çfarë komb i keq jemi.

    1. Aha, tha Nastradini says:

      Universitetet apo shkollat ne bote nuk e njohin “nxenesi me i mire” apo ” i pari i klases”…e kupton ti eri lalit apo skupton ajo kaptina?

  16. lisi says:

    Mund te jete i mire por per hallet dhe nevojat tona duhet dhe ka shume shume te tjere njemije here me te mire por ketu ne na i zgjedh Kryektari dhe nena parti prandaj mos prisni hajer por vetem llogje e pordhe

  17. Gjergj Thanasi says:

    Z. Mero kjo intervista lavderuese qe orgsnizou Erionka Veliaj me kete greko-amerikanin eshte njelloj sikur Grida Duma Suma Shqina t’i paguaje ca dollare ish pedagogut te vet Ylli Pangos, qe ky Ylli te na tregoje sa e mire, sa e embel, sa studente e shkelqyer ka qene Grida si studente!!!!!!!l Me qe jemi ketu Z. Mero investigo pak te lutem nese ky greko-amerikani eshte straight apo mos eshte gay! Anglezet jo me kot kane nje proverb: Birds of the same feather flock together. Te lutem mos e censuro komentin tim o z. Mero se ne te nuk ka asnje grimce fjalori parlamentar!

  18. A says:

    Po pse me? Po kaq kara i dini njerezit ju?
    Sa eshte honorari i ketyre profesoreve? Kush ia paguan?
    Po ceshte me kjo propagande 5-lekeshe me prof. qe u kujtokan per notat e studenteve mbas 20 vitesh ne dege te mbarume e nje universiteti me te mbarum akoma.
    Sekretarja te zyra ime ka mbaru ket lloj dege. Aftesite qe ajo ka jane me tregu cicat edhe shalet. Velia cica eshe shale ska, po duhet te jete i mire ne gojore….

  19. Olia says:

    Ka 1 vit qe i lutet te vijne ne Shqiperi. Pyetja e vitit eshte kjo.
    PSE BILETAT E AVIONIT U PRENE NGA GLOBAL TRAVEL nga Tirana? E CILA ESHTE AGJENSIA QE KA MARRE TENDERIN E BASHKISE TIRANE PER BILETAT E UDHETIMEVE?????? A TA DINI JU SE CA BEHET KETU NE BASHKI…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje