ANALIZA: Nis punën qeveria e re në Itali, ja çfarë të presin shqiptarët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Qeveria e re italiane u betua.

Betimi lë pas një mori të panjohurash për italianët, vetë Bashkimin Europian dhe për mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje.

Çfarë mund të ndryshoje për ata atje dhe për vetë Shqipërinë?

Matteo Salvini, në qeverinë e Guiseppe Contes do të drejtojë Ministrinë e Brendshme. Historiku i deklaratave të hershme të tij kundër emigracionit është i pasur, por në një rast komenton drejtpërdrejtë me tone raciste ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Shqipëria është vendi i ri kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian. Për hir të historisë, ekonomisë, për të shkuarën dhe të ardhmen, t’i themi jo Europës si një supermarket.

Betejë e vështirë? Ndoshta, por për t’u luftuar deri në fund. P.S: Bëjmë një shkëmbim? Ata hyjnë (në BE), ne dalim? Si thoni”, u drejtohet ai ndjekësve të vet në Facebook në 2014, një ditë pasi vendi ynë kishte marrë statusin e kandidatit.

Një vit më parë shënjestronte sërish emigracionin e paligjshëm duke përdorur si shembull shqiptarët. Shpërndan në profilin e tij një lajm nga kronika e zezë.

“Banda shqiptare arrestohet për organizimin e festave të mbushura me seks dhe drogë në një banesë ku jetonin emigrantë të paligjshëm. Çfarë Italie po na ndërton PD!”, shkruan ai.

Me afrimin e zgjedhjeve, tonet e tij në përgjithësi ndaj emigracionit dhe në veçanti ndaj shqiptarëve u zbutën. Nisi të sjellë shembuj integrimi. Njëri prej tyre ishte 23-vjeçari Mike Gjeli, anëtar i Lega Nord.

“Jam bir emigrantësh. Kam lindur këtu në Itali. Nuk e kam ndjerë veten të diskriminuar asnjëherë. Ne si familje kemi ndjekur dhe respektuar rregullat dhe Lega këtë kërkon, që të gjithë të respektojnë rregullat”, deklaronte Mike Gjeli në 2017.

Por, jo të gjithë kanë fatin e Mike Gjelit. Në Itali janë më mijëra shqiptarë me leje qëndrimi dhe pune të përkohshme, fati i të cilëve vihet në pikëpyetje nga politikat që do të ndjekë qeveria e re, sidomos Ministria e Brendshme e udhëhequr nga Matteo Salvini.

Një tjetër ndryshim mund të pritet edhe në qëndrimin e palëkundur të Italisë për rrugën integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Me një koalicion euroskeptik, kjo mbështetje mund të lëkundet, ndoshta jo që nga 22-23 qershori, kur Këshilli i Europës do të mblidhet dhe do të vendosë nëse do të hapë negociatat me Shqipërinë ,apo jo por në afatgjatë ndryshime mund të ketë.(tch)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “ANALIZA: Nis punën qeveria e re në Itali, ja çfarë të presin shqiptarët”

  1. shushica says:

    Shpresojme qe foxhiani Konte ,kryeminister dhe i afertm me te majten te mos ndryshoje qendrimin ndaj shqiptareve dhe Shqiperise .Tashme nje pjese e madhe e shqiptareve kane marre nenshtetesine italiane ,vetem ne 2017.. 37000 persona dhe keto jane vota …Ne pese yjet dominojne votuesit e majte ,dhe nuk besoj qe Di Maio te beje leshime qe i kushtojne shtrenjte.

    1. Hoxh Armandi says:

      Me Salvinin duhet te fillojne operacionet fshesa qe italia te pastrohet nga llumi i afrikaneve dhe turkoarabeve. Te gjithe ata qe urrejne evropen ti cojne te rexhepi se ai i do me shpirt.

      1. Mario says:

        Nuk ka turq ne itali, por disa arabe.

        Po me neo greket qe jane ” te krishtere” por gabel arab ne mapje si i behet??? ata duhet te ikin te paret sepse krijojne diversion…. edhe arabet thojne pastaj qe ne dukemi si grek apo neo grek…

  2. xoni says:

    Mos kini merak se dhe ky si te tjeret nuk e ka te gjate llafe ka sa ta kuptoi qe eshte ne pushtet behen zgjedhje te reja, e sata qeveri eshte e 85 apo e 86…

  3. Labi Vlores says:

    Mos hani mut kot se Ata qe jane me letra dhe punojne nuk Ka ca tu bej. ..se edhe vete Ka then qe nuk kemi gje me emigrantet e rregullte…hajdeni dhe shikojeni njeher se ca llumi Ka ardhur ne itali dhe flasim. ..Ka then qe do ul taksat e punetoreve dhe muarkjo me intereson. ..

  4. Aleksander says:

    Nuk eshte Salvini qe na ka dhan te drejten me qendrua ne Itali dhe nuk do jet Salvini qe te na heq te drejten e qendrimit, ne do rrim sa te kemi deshir e do ikim nga Italia kur te dua ne. Pra nuk kemi pse te prokupohemi, Jemi kunder Salvini dhe kunder Lega Nord.

    1. Mario says:

      Ik mor gabel shqipfoles, ti niuk je vendas ne ate shtet.

      Lega Nord ka shume te drejte kur thote qe emigrantet e paligjshem duhen deportuar.

      Shumica shqiptareve jane te ligjshem dhe me letra dhe me nenshtetesi.

  5. Tani says:

    Shqiptaret vetem te mira do kene o budallenj jan300 mije shqiptare me nenshtetsi italiane ai ka me ato qe nuk punojne me bythzimat me parazitet forca salvini

  6. Everteta eshte kjo says:

    Per shqiptaret ne itali nuk asnje problem sepse 300mije shqiptare kan nenshtetsi italiane ai e ka me bythzimat dhe turkoarabt qe Jane parassiti dhe nuk duan te punojne dun te shesin cakmake dhe te lajn xhamat

  7. BRSS says:

    SALVINO DO TJU RRUAJ KARIN SHQIPTAREVE QE JAN ATJE PO TE DOJ LE TE GRISET ME SHQIPTARET SE DO PERFUNDOJ RRUGVE SI ZAGAR SHQIPTARET SKA ZOT QE I NDALON SE JAN TË NDERSHEM BESNIK PUNETOR TRIMA QE SPJERDHIN PER ITALIAN NJERZ QE SPYESIN PER VESHTIRSIT QE U DALIN KUSHTU SALVINO TE MOS HAJ MUTE SE NUK I NJEF SHQIPTARET SA TI NJFI AI I KA MBARUAR MANDATI

    1. Mario says:

      nuk ka folur per shqiptare Salvini mor cope hajvani komunist me 2 sy, sepse shqiptaret jane gati te gjithe ose me letra ose me nenshtetesi italiane.

      Edhe ne qofshin shqiptaret a letra, shume mire te beje, ti deportoje.

  8. servet says:

    Po he mos u merzisni se dhe po na perzuri na pret vendi yne qe ka arritur nje mireqenie per tu admiruar,qe ka kushedi sa vende pune qe na presin.E thote dhe Rama ne cdo pergjigje qe ju jep komentuesve se nuk duhet ti qajne hallin popullit se nuk e njohin realitetin,ate e njeh vetem ai dhe se eshte po ai qe mendon aq shume per ne prandaj duhet ti japim dite nga jeta jone se shyqyr qe e kemi.

  9. Agron says:

    Ti autori i shkrimit mos valle e don ital
    ine rrumpalle si shtetin tono shqiperine qe eshte katondisur si mos me keq ku drejtojno politikane pa moral.Te pakten Salvini nuk eshte perlyer me imorallitet politik dhe ka shume te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *