Besnik Mustafaj: Protesta e opozitës ishte shumë e mirë, pas tubimit Xhafaj është më i dobët

Besnik Mustafaj ka vlerësuar protestën e opozitës më 26 maj.

Teksa bëri analizën e tij ai tha se opozita meriton përgëzime.

Ish-ministri tha në News 24 se tani ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, moralisht është më i dobët pasi ndikoi protesta.

“Protesta është një tregues që matet forca e pakënaqësisë, po jo forca e shpresës. Cilësia e protestës meriton përgëzime, ishte një protestë e organizuar mirë, ku kishte dhe shoë brenda, me parullat e pikturat. Moralisht ministri i Brendshëm është më i dobët pas kësaj proteste. Nuk e di si e lexon Xhafaj këtë.

Duhet të provohen figurat e ndryshme të opozitës apo dhe vetë liderit sa kanë aftësi artikuluese e propozimeve që sjell, se një opozitë që vetëm denoncon kthehet në sindikatë. Më vjen mirë që opozita nuk e braktis parlamentin, kam qenë kundër karrigeve bosh gjithmonë. Besoj se opozita do ta vijojë betejën në Kuvend”, tha Mustafaj. (TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...