Koloneli italian alarmon mediat serbe: U sëmura me kancer në Kosovë nga uraniumi

1 Qershor 2018, 10:29Rajoni TEMA

Një kolonel italian është diagnostikuar me kancer dhe po mbush mediat serbe duke thënë se sëmundja e keqe iu ngjiz në Kosovë për shkak të ndotjes dhe stresit atje.

Emerico Maria Laccetti, një kolonel i Kryqit të Kuq i tha Vecernje Novosti se ai u diagnostikua me një “tumor gjigant të mushkërive” pas kthimit nga Kosova.

Sipas Laccetti -t, tumori ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e ekspozimit ndaj rrezatimit jonizues që ai përjetoi në Kosovë.

Sipas tij, gjithçka ka ardhur nga municionet me uranium të varfëruar që u përdorën nga NATO gjatë bombardimeve në Serbi, nga marsi deri në qershor 1999.

Laccetti  u largua nga Kosova dhe u kthye në Romë në korrik të vitit 1999.

Detyra e shërbimit të tij ishte të siguronte ndihmë për popullatën në Kosovë.

Ai i tha të përditshmes së Beogradit se shpesh e thithte pluhurin dhe grimcat menjëherë pas një sulmi ajror.

Sipas kolonelit, ai filloi të përjetonte probleme të frymëmarrjes që në nëntor të të njëjtit vit dhe u diagnostikua me “një tumor gjigant” në fund të dhjetorit.

Ai është në spital më 1 janar, ndërsa një mostër biopsie i është marrë tre ditë më vonë. Diagnoza ishte një formë më e rëndë e neoplazisë.

Pas biopsisë, ai filloi kimioterapinë dhe radioterapinë, pas të cilës ushtaraku reagoi mirw.

“Pesë për qind e tumorit mbeti, dhe tani unë jam nën kontrollin e vazhdueshëm për shkak se një masë, fjalë për fjalë ‘qeramika e rrumbullakët’, është gjetur në tumor si pasojë e rrezatimit dhe të lartë nga temperatura që zhvillohet gjatë shpërthimeve raketore të uraniumit, që është i njohur se i përket teknologjisë bërthamore”, tha Laccetti .

Ai shtoi se gjithashtu ka një problem serioz me nyjet dhe eshtrat e tij. Një nga duart e tij është zëvendësuar me një protezë, ndërsa ai gjithashtu përjeton probleme me bërrylat dhe shpatullat e tij.

Pas një beteje të gjatë ligjore, një gjykatë e Romës në vitin 2009 i dha Laccetit statusin e një “viktime të detyrës”, ndërkohë që shkaku i problemeve të tij shëndetësore u zbulua si ekspozim ndaj rrezatimit jonizues.

Ai mori kompensim të pjesshëm vetëm në vitin 2012.

Themeluesi i Observatorit Ushtarak, Domenico Leggero njoftoi më 24 mars, 2009, se 2,588 ushtarë italianë u sëmurën për shkak të ekspozimit ndaj uraniumit të varfëruar, dhe se 171 prej tyre kishin vdekur.

41-vjeçari Giuseppe de Biasi, është viktima e fundit e kancerit nga radhët e ushtarëve italianë të cilët u sëmurën për shkak të ekspozimit ndaj uraniumit.

De Biasi ishte dislokuar në Bosnje-Hercegovinë (1999), Kosovë (2003), Afganistan (2010) dhe në Liban (2012), raporton Vecernje Novosti.

Por në vitin 2003 nuk ka pasur bombardime në Kosovë, kështu që  nuk kishte nga ta merrte de Biasi uraniumin.

Mediat serbe dhe ato ruse prej kohësh duan të krijojnë një database me njerëz që janë sëmurur në Kosovë nga uranium i varfëruar, por deri tani asnjë institucion ndërkombëtarë nuk e ka certifikuar këtë shqetësim. /tesheshi.com/

4 komente në “Koloneli italian alarmon mediat serbe: U sëmura me kancer në Kosovë nga uraniumi”

  1. Ajaxi says:

    Informacion konfus. Ushtari ne fjale paraqitet sikur gjoja rrezatimi perkates ka kapur vetem ate dhe jo edhe individet e zones ku ka kryer detyrat.

    1. E sakte says:

      Keto jane propaganda ortodokse serbe per te larguar te rinjet jashte bukuroshes dardane e quajtur Kosove.Po keta te rinjet boterore dhe europian perse po vdesin ne moshat nga 20 e me larte.Lexo mediat dhe do bindeni or ortodoks kriminel serb,or kanibal ortodoks rus,qe rrezoni aeroplanet civil me nga 300 pasagjere,si ai malazianian etj.

  2. topuzi says:

    shko mor kar se nuk I ha njeri keto karlleqe. Po te ishte keshtu, te tere kosovaret do ishin me kancer.

  3. kasem gahinji says:

    nga sa kam lexuar,nuk eshte rasti i vetem.mbushja e municioneve te armeve me uran te varferuar eshte experientuar qe ne vitet 70 te shekullit te kaluar,me synim rriten e larghedhjes dhe forces shpuese.pas luftes se kosoves eshte ngritur problemii uraniuitte varferuar ne municione ,si burim rezatimi dhe per rrjedhoje,te kancerit.behej fjale per ushtarake italiane(2 apo tre raste)pra nuk eshte per tu cuditur.kemi lexuar per shtimin e tumoreve.valet elektromangnetike jane nje prej burimeve.ne i kemi kudo,ne rruge antenat e celulareve mbi kodra e pallate,ne shtepi,perdorimi iinternetit,celularet nen jastek apo komodina,etjrasti i mesiperm si fenomen eshte rrezik real per ushtaraket,sidomosper specialistet e aratim municionit ose ne zonat ku jane kryer veprime intensive luftarake,ku infektimi eshte rrezik real.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje