Numri i bizneseve dhe fermerëve në Shqipëri arrin në 162 mijë në 2017, gratë menaxhojnë 30% të tyre

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në Shqipëri në fund të vitit 2017 regjistri i ndërmarrjeve numëron 162.452 ndërmarrje aktive, duke shënuar një rritje prej 1,1 %, krahasuar me vitin 2016. Deri në fund të vitit 2017  numërohen 36.520 fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm, NIPT, sipas shifrave të publikuar anga INSTAT.

Ekonomia shqiptare është e përqendruar kryesisht në aktivitetin tregtar, dukuri e cila vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2017.  Ndërmarrjet tregtare zënë 25,0 % të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2017, krahasuar me 21,0 % të regjistruara gjatë vitit 2016.

Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë 1,1 % të totalit të ndërmarrjeve aktive, por kontributi i tyre në punësim llogaritet në 47,8 % në vitin 2017 nga 48,3 % në vitin 2016.

Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 3,9 % të ndërmarrjeve aktive,  krahasuar me 3,5 % në vitin 2016 dhe punësojnë 12,5 % të të punësuarve gjithsej.

Gratë menaxhojnë 29,7 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej krahasuar me 26,8 % gjatë vitit 2016.

Sa i përket ndërmarrjeve aktive që operojnë në bashkinë e Tiranës, gratë menaxhojnë 36,5 % të tyre.

Përqindja me e ulët e grave menaxhere është në bashkinë e Maliq me 13,3 %.

Aktiviteti ekonomik “Tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave” vazhdon të jetë mbizotërues në ekonominë e vendit me 23,0 % të ndërmarrjeve gjithsej , nga 24,6 % në vitin 2016.

Në bashkinë Tiranë janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në bashkinë FushëArrëz shënohet numri më i ulët.

Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta

Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 66,7 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 54,0 % të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Aktivitetet ekonomike si: call center, dhe tregti me shumicë janë aktivitetet ku kryesisht pronarët / bashkëpronarët janë të huaj. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në bashkitë Tiranë dhe Durrës, me 77,9 %.

Gratë menaxhere 

Aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të grave në vendimmarrje, me 39,2 %. Ndërmarrjet e drejtuara nga gratë janë kryesisht ndërmarrje me 1- 4 të punësuar, të cilat zënë 91,6 % të numrit të përgjithshëm. Megjithatë, gratë drejtojnë 24,2 % të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar, nga 19,2 % që drejtonin këtë grup gjatë vitit 2016.

Njësitë lokale

Në fund të vitit 2017 regjistrohen 174.306 njësi lokale nga të cilat 160.928 ushtrojnë aktivitetin ekonomik në 1 vendndodhje. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në më shumë se një vendndodhje janë 1.524, të cilat përfaqësojnë vetëm 1,0 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej. Numri i të punësuarve në to është 26,5 % e të punësuarve gjithsej. Aktivitetet financiare kanë numrin më lartë të të punësuarve për ndërmarrjet që kanë më shumë se një vendndodhje.

Njësitë lokale janë përqendruar në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Shkodër me 39,5 % të numrit të përgjithshëm të njësive lokale aktive.(monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *