Rama u "shkul veshin" drejtorëve: Mos fusni në punë njerëz me sms të deputetëve dhe ministrave

1 Qershor 2018, 14:18Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qene i prere sot gjate takimit me dyer te mbyllura me drejtorët rajonalë të punësimit, qe u mbajt fill pas Konferencës Kombëtare të Punësimit.

“News 24”, raporton se Rama ka deklaruar se nuk do të tolerojë asnjë deputet që kërkon të punësojë njerëz të partisë në zyrat e punës.

“Mos bëni punën e asnjë punonjësi të paafte, por t’i shkarkoni pa marrë parasysh asnjë bindje politike apo kush e ka sjelle në punë. Merrni për bazë vetëm aftësinë dhe performancën individuale, dhe nëse një ministër apo deputet ndërhyn për 1 punonjës të vetëm të paaftë më çoni me sms emrin e deputetit apo ndërhyrjes”, mësohet të ketë thënë Rama.

Sipas, Rames, nuk do te kete asnje tolerim nder radhet e drejtoreve qe nuk arrijne objektivat per punesimin.

“Faleminderit që më kursyet sikletin që të më duhej të shkarkoja ndonjë këtë muaj, por kjo nuk do të thotë që do ju fal muajin tjetër…e di që jeni zgjuar. Mbani ritmin” ka thene ai.

2 komente në “Rama u “shkul veshin” drejtorëve: Mos fusni në punë njerëz me sms të deputetëve dhe ministrave”

  1. Fatos says:

    Shkrim idiot, tjetër tha Rama tjetër e bëni ju titull.

  2. Tralala says:

    Zoti kryeminister!
    Cfare pune ka detyra e kryeministrit me caktimin e njerezve ne pune?
    Cfare te lidh ty nga maja e pushtetit me drejtoret poshte kur ata kane mbi krye ministra,zv.ministra,sekretar te pergjithshem,drejtor te pergjithshem etj?
    A nuk tregon ky veprimi yt kercenues se administrata jote eshte e kalbur dhe nuk funksionon per deri sa del ti si gjeli mane plehut?
    Je i pa afte komplet o kryeminister se shteti do njerez idealiste,diplomate dhe te zgjuar e jo karagjoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje