FOTOT/ Tritan Kalo këshilla prindërve: Kujdes, këto janë shenjat kur ju duhet të shqetësoheni për shëndetin e tyre

3 Qershor 2018, 16:52Shëndeti TEMA

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë disa këshilla për prindërit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai sjell disa shembuj dhe sqarimin përkatës mbi shenjat e fruthit.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Rikujtesë…Në këto javët e fundit shpresoj se kolegët dhe prindërit duhet të kenë bërë KUJDES, se jo çdo ekzantemë e paraprire ose jo nga një syndrome febrile pseudo-gripale ka qënë dhe është FRUTH…

Dy fotot e para janë të rasteve tipike me fruth, POR ekzantemat e fotove tre dhe katër, ku ekzantemat vërehen edhe në duar e këmbë NUKU kanë të bëjnë fare me fruthin, por me Hand-Foot and Mouth Disease (HFMD), ndërsa tre fotot e fundit kanë te bëjnë me Mononukleozën infeksioze, e paraprirë nga syndromë pseudo-gripale, POR më shpesh nga një tonsilit dhe të vijuar me një ekzantemë morbiliforme, e cila “ashpërsohet” edhe me shumë nëse të sëmurit i përshkruajmë Amoksicilinë ose Ampicilinë…

MOS u bezdisni nga kjo rikujtesë, POR vetëm këtë javë unë jam ndeshur me shumë raste të konfonduara për FRUTH, që në fakt u përkisnin dy sëmundjeve të përmëndura më lart….”, nënvizon Kalo. (TemA)

6 komente në “FOTOT/ Tritan Kalo këshilla prindërve: Kujdes, këto janë shenjat kur ju duhet të shqetësoheni për shëndetin e tyre”

  1. #Gopisti i NSHRAK-utG says:


    I mësuam dhe ca gjëra
    që normal i di dhe bufi
    në shkrim ndoshta është Tritani
    Por, në foto është isufi!

    1. mergim tari says:

      Pershendetje gopisti i NSHRAK-ut
      Ja nderruan Fotografien shpejt e shpejt, keshtu qe edhe komenti im me poshte edhe vjersha jote e persosur (si te gjitha qe ben ti) na dolen bllof.
      Tema duhet te tregohet e sinqerte te pranoje qe kishte vene fotografie e ISUF KALOS.

  2. mergim tari says:

    Oreeee Gazetar
    Ky doktori nuk me duket si TRITAN KALO apo ai tjetri TRITAN KALO SHEHU, apo SHEHU KALO.
    Mos valle ky eshte KALO ISUFI apo ISUF KALO. Apo mos ka nderruar emer si ca nga deputetet e Shqiperise. Ku I dihet…., ndodhin gjera….. Shega eshte goxha pelë ……

  3. tuli says:

    po ky me duket e ka isuf Kalo jo Tritan kalo!!!!!!!

  4. Tr says:

    O gazetar leshi , qe ngatarron emrat.

  5. dana says:

    Debat i kote eshte Perparimi apo tritani, doktori ngre shqetesimin ne lidhje me semundjet dhe na jep fotot qe te jemi te kujdesshem ne merremi me budallaliqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje