"Hoxhallarët shqiptarë në UDB"

3 Qershor 2018, 16:57Dossier TEMA

Nga Bardhyl Mahmuti

Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, e ka të qartë se “hoxhallarët komunistë”, të edukuar në frymën e “marksizëm-leninizmit jugosllav, ishin mishëruar me historinë e huaj”.

Është e kuptueshme se, si rezultat i këtij mishërimi, një numër teologësh myslimanë shqiptarë kishin “emocione të fuqishme sa trupin ua përshkonte një zjarr kur dikush i identifikonte me figurat historike sllave, si Gjorçe Petrovi”.

Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav”  kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”.

Prandaj është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

Njerëzit që nuk i zotërojnë konceptet teorike për ta analizuar realitetin në dimensionin  politik, kanë tendenca prirje ta personalizojnë politikën. Për këtë arsye, një nga shtyllat e orientimit metodologjik të politologëve konsiston në shmangien e kësaj qasjeje, që ka për prioritet sjelljen e njerëzve. Përkundër rëndësisë që ka edhe ky aspekt i problematikës, asnjëherë nuk jam ndalur në këtë çështje, sepse jam përpjekur t’i shqyrtoj ngjarjet në kontekstin global.

Në qindra shkrime të ndryshme nga qindra autorë është bërë denoncimi publik, se një numër hoxhallarësh kishin hyrë në shërbim të politikës së sllavëve të jugut që kishin pushtuar territoret shqiptare. Meqenëse po më shtrohet pyetja që të përmend emra konkretë të teologëve që u kanë shërbyer politikave antishqiptare, po sjell për lexuesin argumentet që kërkojnë teologët e llojit të Mustafa Bajramit.

Për të shmangur çdo lloj manipulimi lidhur me burimet e informatave, do të citoj pjesë nga memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit aktual të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni. Sa i përket problematikës që po trajtoj, memoaret e këtij teologu islam janë më me peshë se të gjitha fjalët dhe argumentet që janë thënë deri tani.

Është imami i parë shqiptar, që tregon haptazi se  ka qenë spiun i Shërbimeve Sekrete Sllav, motivet që e kanë shtyrë të bashkëpunojë me UDB-në, kontekstet e bashkëpunimit, avancimin e tij deri në funksionin më të rëndësishëm në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe përfshirjen e Filialeve të UDB-së në gjirin e Bashkësisë Fetare Islame.

Pjesët që do të citoj nga këto kujtime të Sulejman Rexhepi,t do të tronditin të gjithë besimtarët myslimanë që nuk kanë pasur njohuri për këtë realitet të hidhur. Përkundër mendimeve personale që kam për këtë kategori teologësh myslimanë, memoaret e Sulejman Rexhepit janë ndër memoaret më interesante që kam lexuar ndonjëherë. Mendoj se asnjë shqiptar nuk duhet të mbetet pa i lexuar këto memoare, sepse janë dëshmi që sqarojnë shumë hamendësime.

Po sqaroj lexuesin, se citatet që do të nxirren nga këto memoare do të renditen në përputhje me problematikën që po trajtoj e jo në bazë të numrave rendorë të kujtimeve të tij.

Fjalën e ka Sulejman Rexhepi:

“Miq të dashur!Vëllezër e motra!

Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për t’i lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike…

Babai im i ndjerë, policinë jugosllave e kishte frikë në palcë. Më lutej e më qortonte që mos të përzihesha me nacionalistët kosovarë, më luste që të isha lojalistë dhe të kisha kujdes, sepse me policinë jugosllave më mirë kalohet duke i shërbyer se sa duke i kundërshtuar”.(Memoari nr.1)

Në memoarin nr. 3 Sulejman Rexhepi evokon kujtime nga periudha kur ishte nxënës në Medresenë e Prishtinës.

“Jasht Medresesë gjithçka tjetër ishte marksizëm-leninizëm. Vlonte Kosova nga kjo ideologji. Pa dyshim, marksizëm-leninizmi kishte future ndikimin e vet edhe në Medresenë tonë. Sot, kur e kujtoj atë kohë, më vjen të turpërohem prej atyre mësimeve dhe prej atyre hoxhallarëve komunistë që na mbushnin si bateritë e zbrazura me këtë ideologji. Ishte kohë e tillë, po na përgatisnin të bëheshim hoxhallarë komunistë.

Komunistët e dinin se përmes hoxhallëkut, përmes kontaktit me xhemat dhe influencimit tonë mbi ta, më se lehti do të përhapej marksizëm-leninizmi, më së lehti do të zhvillohej bashkim-vëllazërimi, më së lehti do të luftohej nacionalizmi shqiptar i cili ishte dhe mbeti gogol i komunizmit jugosllav”.

Nga edukimi që kishte marrë nga “hoxhallarët komunistë”, Sulejman Rexhepi veçon Mulla Rashitin, i cili e krahasonte me Gjorçe Petrovin (revolucionarin sllavo-maqedonas).

“Jo që kisha njohuri mbi këtë figurë historike maqedonase, por, çuditërisht, sa herë më thoshte Gjorçe Petrov, seç ma përshkonte trupin një zjarr, në prush. Biles kështu më thoshte edhe Mulla Rashiti: “O bir, o Gjorçe Petrov, o krejt “zhar” je bre…”.Ja çka do të thotë mishërimi me historinë e huaj! Më vonë do të më thonë edhe Skenderbe por, kurrë nuk më ka ndjer trupi atë zjarrin e “zharit”, për vetë faktin se emrin Skenderbe e kam dëgjuar shumë vonë, ndërsa me emrin Gjorçe Petrov, jemi rritur, rruga për në Sullaren time i binte nëpër lagjen e Gjorçe Petrovit, pazarin e mjekimin e kemi bërë në këtë lagje. Unë Gjorçe Petrovi në mes të Prishtinës?!

E dija që nuk isha, por nuk e kuptoja se pse trupi flakë më shkonte kur më thoshin me këtë emër, pse trimërohesha dhe pse përpiqesha ta imitoj këtë “vojvodë”! Dhëndërr u futa si Gjorçe Petrov kurse dola si plak i urtë, dola me plane të qarta për jetë. Zoti ishte me mua. Në mua vdiq Gjorçe Petrovi ! Tash e tutje, për të tjerët do të isha Sulejman Rexhep!” (Memoari nr. 2)

Nga kujtimet që i kanë mbetur nga sjellja e Mulla Rashitit, Sulejman Rexhepi përmend edhe rastin kur ky imam i kishte zënë me femra në një lokal të Prishtinës, atë së bashku me Adnan Eminovin dhe Vesel Dautin. Nuk është me interes për temën tonë se si ua shau nënën ky teolog. Ajo që është e domosdoshme të përmendet, se Sulejman Rexhepi pohon se “të tre hoxhallarët përfunduan si hyzmeqarë të UDB-së” (Memoari nr. 3).

Në memoarin nr. 28 Sulejman Rexhepi evokon shpërthimin e revoltës së vitit 1981 dhe mobilizimin e të gjitha strukturave politike dhe fetare për shkatërrimin e nacionalizmit shqiptar.

Ai pohon se “pas vitin 1981, të gjithë strukturat policore si dhe të zbulimit e të kundërzbulimit jugosllav u aktivizuan në luftë kundër nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar. Një luftë speciale po zhvillohej sidomos kundër mërgatës shqiptare e cila, e organizuar nëpër klube shqiptare, gjithandej qendrave evropiane, po i jepte krah dhe zemër seperatizmit shqitar në Kosovë si dhe nacionalistëve shqiptar në Maqedoni, Luginë të Preshevës si dhe në Mal të Zi.

Nëpër organet gjegjëse ishte bërë një ristrukturim i kuadrit, nuk dihej se kush ku kishte shkuar dhe kush ku do të vinte. Në Maqedoni, neve shqiptarëve projugosllavë na e kishin sjellë, apo më mirë me thënë, na e nxorën përpara njëfarë Kire Fuzofski (Crni) ekspert në luftën kundër separatizmit shqitar. Çuditërisht, që në takimin tonë të parë, për njëri tjetrin e ndjemë një dashuri të veçantë shoqërore. Do të bëhemi miq për tërë jetën.

Ai ishte shumë i sinqertë ndaj meje. Pas disa muajve, kërkoi t’ia kryej me besnikëri një shërbim shumë interesant dhe, që në fillim më tha se, nëse e kryej këtë punë atëherë do t’i kem të gjitha dyert hapur, do të jem më i respekturi dhe më i dashuri në repartin e tij. Meqë në Kosovë njiheshin të gjithë në mes vete dhe, ekspozimi i spiunëve apo i bashkëpunëtorëve ishte i vështirë, kërkonin që nga ne, shqiptarët e Maqedonisë, t’i kryejmë përcjelljet e nacionalistëve dhe të seperatistëve shqiptarë, meqë më pak kishim rënë në sytë e tyre”. (Memoari nr. 28).

 

Në memoarin nr. 32  të titulluar “Unë dija ta luftoja nacionalizmin shqiptar”, spiuni i UDB-së, Sulejman Rexhepi, nxjerr në dritë disa të dhëna interesante që lidhen me ngjarjet e vitit 1981.

“Demonstratat e studentëve në Kosovë, në vitit 1981, i dhanë leje të plotë policisë jugosllave për të vepruar lirshëm mbi shqiptarët që shquheshin qoftë edhe me më të voglën shenjë të nacionalizmit dhe irredentizmit.

Shqiptarët u shndërruan si në lepujt e egër të Zhedenit të cilët duhej mbytur sapo të dalin në shënjestër. Me qindra orë ligjerata u zhvilluan në trajnimin e njerëzve specialë që do ta luftonin këtë murtajë e cila po i kanosej shoqërisë jugosllave dhe po i tundte vetë themelet e ish-Jugosllavisë.

Shoku Tito kishte vdekur kurse gjithnjë e më fuqishëm këndohej kënga “DruzheTito mi ti se kunemo, da sa tvoga puna ne skrenemo” (Për ata që nuk e dinë gjuhën serbe teksti i kësaj kënge do të thotë: «Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga jote nuk do të largohemi»- Sqarimi BM)! Ne, pro jugosllavët, këtë këngë e kishim moto të jetës, e kishim lutje të ditës, e kishim parim dhe përcaktim jetësor.

Në KQ të LKM-së (Komiteti Qendror i Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë-sqarimi BM) u soll vendimi që në këtë aksion të gjërë të përfshiheshin edhe hoxhallarët, sepse ndikimi ynë ishte i madh. U ftuan disa hoxhallarë me ndikim në trajnim por, nuk kaloi asnjëri, madje të gjithë u bënë me nishan, u bënë të dyshimtë, sepse në ligjeratat e tyre ishin tepër të butë, tepër anemik, si ato melaqet që i hapin dyert e xhenetit dhe që i thonë xhenetlinjëve, hajde, urdhëroi, urdhëroni në xhenet! Para xhematit, sidomos para shqiptarëve në xhami, karshi egërsirës së tyre duhej të flitej me egërsinë edhe më të ashpër, karshi tyre duhej demonstruar tërë fuqia e pushtetit jugosllav, me zë të lartë e me gjeste duhej mbjellë frikë e jo butësi. Unë u përzgjodha si njeri më i ashpër, si njeri i përshtatshëm, sepse derisa në orë kursi mbaja prova si të luftohet nacionalizmi dhe seperatizmi shqiptar, më bëhej sikur nxirrja flakë nga goja, fjalët më dilnin si të zjarrta, sikur nuk nxirrja fjalë por gaca, prush. Kurse Kire Fuzofski bërtiste: “Taka “zharko”, taka, davajzhar… zhar… zhar…”

Shoqata ‘Ilmije’ që funksiononte në kuadër të BFI-së dhe e themeluar nga KQ i LKM-së, u caktua që të jetë bartëse e organizimit të mbajtjes së ligjeratave nëpër organet e BFI-së si dhe nëpër xhamitë e vendit. Nuk ishte aksion i letë. Intervenimet policoro-ushtarake jugosllave në Kosovë, pamjet trishtuese që erdhën nga atje, por edhe proceset gjyqësore që vazhdun pastaj kundë udhëheqësve të demonstratave të Prishtinë e gjetiu, kishin pezmatuar mbarë shqiptarët, prandaj edhe nuk ishte e lehtë të dilje para xhematit shqiptar e të flisje kundër asaj lëvizje që në fakt ishte projekt i imerializmit amerikan për ta shkatërruar Jugosllavinë. Prandaj, kërkova dhe ma mundësuan që të paisesha me armë dhe me leje, m’u dha liria e plotë që, nëse vetëm më shikon shtrembër ndonjë irredentist shqiptar ta vrisja në vend, si derrin e egër. Arma në brez më jepte siguri, më jepte forcë, ma shtonte flakën dhe prushin kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar.

Çuditërisht, në të gjitha organet e BFI-së kam hasur në kolegë e hoxhallarë që ma përkrahnin programin, askush nuk e thoshte më të voglën fjalë. Bashkë futeshim nëpër xhami, ku xhemati i hapte sytë katër kurse unë shpërtheja vrullshëm kundër të gjithë atyre avanturierëve që po ëndërronin për prishjen e Jugosllavisë. Nuk kishte bërë vaki më herët që nëpër xhami të dëgjoheshin duartrokitjet frenetike të xhematit. Në fund të ligjeratave, sikur ishte bërë traditë që tashmë të bërtisnin “Ju-go-sllavia, ju-go-sllavia… Sulo, Sulo…” Edhe pse nuk e kishin atë motivacion të thirrjeve “zharko… zharko”, me të cilat shpërthente Kiro Fuzofski kur më dëgjonte, megjithatë, edhe thirrjet “Sulo… Sulo”, seç më bënin krenar dhe të pathyeshëm në rrugën e Titos.

Natyrisht, përveç revoles, me vete merrja edhe një shumë të konsiderueshme të dinarëve që m’i jepte me bollëk Kiroja, sepse hasja në shumë xhemat që kishin probleme të rënda sociale. Dhënia e një dinari e shtonte simpatinë për Jugosllavinë. Natyrisht, një dinar atyre e dhjetë për vete. Nuk kishte nevojë të raportohej se kah shkonin ato dinarë, me rëndësi të më shihnin dikush se po ndaj pare, sepse e dija që në mesin e xhemateve kishte plotë spiunë që po e përcillnin punën time dhe që raportonin madje edhe te Kiro Fuzofski. Parja ta zbardhë fytyrën. Kur nuk e ke paranë e ke urrejtjen e Zotit…” (Memoari nr. 32) pohon kryetari i BFI-së së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi.

“Tani, kur e kujtoj babain tim, menjëherë më bëhet e qartë se pse aq shumë insistonte që të ikja diku në tokat arabe për të kryer edhe ndonjë fakultet teologjik. Nuk donte që të përfundoja në Sarajevë. Donte në shtetet arabe. Po pra, sepse vetëm në ato shtete mund të më spastrohej truri nga ai infektim nacionalist që më ishte bërë gjatë shkollimit të mesëm në Kosovë. Iu binda tepër shumë babait, aq shumë sa nga memorja ime kam fshirë të gjithë ata shokë, të gjithë ata njerëz e personalitete me të cilët kuvendonim shqiptarçe dhe me tone mjaft nacionaliste. I pata fshirë si dashakëqinj të karrierës sime dhe, tek pastaj u brumosa me kulturë dhe njohuri islamo-arabe”. (Memoari nr. 1)

“Kujtimet vijojnë me përgatitjen për të shkuar në studime ku duhej «ta spastronte trurin nga infektimi me nacionalizëm shqiptar». Në Memoarin nr.6 të emëruar «Vëllazërim-Bashkimi më i suksesshëm se Islami»Sulejman Rexhepi shkruan: «ditën kur e preva biletën për në Beograd, prej nga do të fluturoja për në Kuvajt, pas katundarit tim, topallit, më kishte dërguar fjalë Goran Subashiq, i cili në takimin tonë në një zyre të këshillit ekzekutiv të qytetit të Shkupit, m’u prezantua si rreshter i vjetër, përgjegjës i sektorit për çështjet fetare pranë KOS-it. (Akronim serb për Shërbimin e Kundërzbulimit jugosllav- sqarim BM).

Pasi u bind se unë me tërë shpirt isha jugosllav i zjarrtë, më porositi që këtë imazh ta përcillja kudo që do të shkoja, sepse, kështu do të dilja i nderuar atje por edhe brenda. Më tha që, në çdo fakultet ku shkojnë studentët tanë nëpër shtetet arabe, kanë për detyrë të përcjellin njëri tjetrin dhe këtë nuk e dinë asnjëri. Të gjithë kur të kthehen në vendlindjen e tyre, do të raportojnë për njëri tjetrin, prandaj, më tha, hap sytë dhe, më mirë të raportoshë ti për shokët se sa shokët të raportojnë për ty. Jugosllavia nuk ka vend për ata teologë që nuk do të jenë markë jugosllave. ‘Kujdes, më tha, shtetet arabe janë në anën tonë, prandaj, as mos tentoni që të futeni nëpër lëvizjet ekstremiste që tentojnë t’i destabilizojnë shtetet mike arabe. Prandaj, do t’i vëzhgoshë këta ujqër, mundësisht edhe t’i eliminoshë nga pozicioni i gjyetarit, më tha si në shaka e që, duke më shtrënguar damarin e qafës desh më paralizoi në vend. Në ty e shohim të ringjallur Gjorçe Petrovin tonë, më tha pasi më uroi udhë të mbarë për në Kuvajt

Që nga ai moment, të gjithë që më provokonin, qofshin ata edhe miqtë e mi më të ngushtë, menjëhere krijoja përshtypje se i ka lëshuar Subashiqi,të më përcjellin, prandaj në të tilla situatë reagoja i papërmbajtur. Prandaj i reagova aq ashpër edhe profesorit arab, el Shuajbit, i cili, për një moment, seç m’u duk si mik i rreshterit të vjetër, Goran Subashiqit, të cilit më duhej t’i raportoja sa herë që kthehesha në Shkup por, jo rallë i raportoja edhe përmes njerëzve “diplomatikë” që më takonin sa herë që donin të iknin nga Kuvajti. “Suljo, mos ke ndonjë selam për Subashiqin”, më thoshin fare pa m’u prezantuar.

Sapo ma përmendnin emrin e tij, e dija që janë të lozjës së tij. Nuk ishte edhe aq lehtë të bëheshe teolog në shtetet mike të Jugosllavisë. Ne duhej të ishim shembull i Jugosllavisë së vëllazërim-bashkimit, shembull këtë që nuk po mund ta arrinte madje as islami si fe! Edhe këtë, falë atij rrjeti të spiunëve që ishte i shtrirë cep më cep botës”. (Memoari nr. 6)

Sulejman Rexhepi evokon kujtimet kur ishte konfrontuar me profesorët në Kuvajt në mbrojtje të komunizmit jugosllav, si i kishte denoncuar te përfaqësuesit diplomatikë të Jugosllavisë në këtë shtet…

“Vitin e parë, kur u kthyem nga Kuvajti, menjëherë pas njerëzve të familjes së ngushtë, më takoi rreshteri i vjetër, Subashiqi. Më pyeti për disa gjëra për të cilat nuk i dite askush përveç se meje dhe shokut tim të ngushtë, Zulhajratit. Në atë çast u pata betuar se do ta djeg këtë njeri. ‘Mos më thënshin Sulë nëse nuk e përvëloj si me prush Zulhajratin’ !”- ishte betuar Sulejman Rexhepi (Memoari nr. 7).

Këtë betim e realizoi që në raportin e parë me shkrim që i bëri UDB-së.

“Kur Subashiqi mi tregoi disa gjëra të cilat i dinte vetëm shoku im Zulhajrati vendosa që edhe unë të tregoja diçka që dija për të. Më tha që, historia nuk bëhet duke folur por duke lënë gjurmë me shkrim. Më dha një copë letër dhe një laps kimik e më tha: “shkruaj”! Seç m’u duk si urdhëri “ikre”! (Memoari nr. 8)

Për ata që nuk e dinë, fjala “ikre”, që varësisht nga përkthimete ndryshme, ka kuptimin e fjalëve “lexo”, “shkruaj”, “këndo” (në kuptimin “recito”) është porosi e Allahut, të cilën, sipas besimit islam, engjëlli me emrin Xhibril ia tha Muhamedit kur filloi t’i zbriste Kuranin. Përmendja e kësaj fjale nga ana e një teologu në kontekstin e relacioneve brenda Shërbimit Sekret të Kundërzbulimit të Jugosllavisë, tregon se si i ka konsideruar Sulejman Rexhepi urdhrat e UDB-së: si urdhra të Allahut!

Memoari nr. 8 e përfundon me raportin e parë me shkrim, që ky teolog kishte bërë për “shokun” e vet: “Mezi i shkrova në qirilicë nja dy-tre elemente për Zulhajratin: 1. Zuli (kështu i thoshte Subo shokut tim Zulhajratit) i urrente tmerrësisht arabët, të cilët asgjë nuk dinin për shqiptarët, ndërsa për jugosllavët e për Titon ishin në gjendje të hiqnin dorë edhe prej fesë islame…”.

Sulejman Rexhepi, ky teolog që deklaron publikisht se me tërë shpirt ishte “jugosllav i zjarrtë” dhe “komunist”, lëshohet në krahasimin me nacionalistët shqiptarë, që e donin Enver Hoxhën në raport me Titon.

Ai shtron pyetjen me një pikëçuditje në fund: “A mund të ishin enveristët (ithtarët e Enver Hoxhës) më shqiptarë se unë! Ata, adhuruesit e këtij satrapi, të ishin më nacionalistë se unë nuk ndodh në asnjë mënyrë! Ai njeri që nuk e do fenë e popullit të vet ai nuk e do as vetë popullin. Prandaj, këtë tip nacionalistësh i urreja. Ata marksista-leninista, unë marksist-leninist!Ata e donin Shqipërinë, unë e doja Shqipërinë. Ata dëgjonin këngë folklorike e patriotike, po ashtu edhe unë i dëgjoja. I vetmi dallim ishte se unë nuk e doja Enverin, liderin shpirtëror të tyre. Nuk mund të paramendoja kombin shqiptar pa fe! Më dukej gjë e tmerrshme. Prandaj, qysh në Prishtinë, si nxënës i Medresesë, u pata rreshtuar në anën e atyre që i luftonin këta qafira, këta të pafe. Kishim shkuar aq larg sa e kishim bërë hallall bashkëpunimin me policinë jugosllave kundër këtyre enveristave”. (Memoari nr. 8)

“Kurë nuk arrita ta kuptoj se prej nga buronte tek unë tërë ajo energji negative kundër shqiptarëve irredentistë e seperatistë. Po si nuk patën më të voglin insaf për Jugosllavinë. Të gjitha indikacionet e shërbimeve sekrete flisnin se ata i kishin hyrë punës për ta rrënuar Jugosllavinë, për të cilën baballarët tanë kishin derdhur aq djersë e gjak. Të gjithë që i kontaktoja, me të gjithë që e kaloja ditën dhe natën, ma mbushnin mendjen se me mijëra herë më shumë kishte shqiptarë që e donin Jugosllavinë në krahasim me irredentisët. Kjo ma shtonte urrejtjen deri në zhdukje të tyre. Kjo m’i arsyetonte të gjitha mjetet dhe metodat që i përdorja në luftë kundër këtij irredentizmi e seperatizmi. Nuk besoj të kenë fshehur nga unë ndonjë qëndrim, sepse, të gjithë ishim të sinqertë, të gjithë angazhoheshim për ruajtjen e shtetit të përbashkët të vëllazërim-bashkimit tonë. Se nga dolën pastaj të jenë të gjithë shqiptarët e mundshëm për Kosovën Republikë dhe për Shqipërinë e Madhe këtë kurrë nuk arrita ta kuptoj.

Menjëherë pas demonstratave të para në Kosovë, po ndjeheshin lëvizje edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët po ngacmoheshin sidomos nga studentët e kësaj ane që po studionin në Prishtinë.

Dy persona u përzgjodhëm dhe na i ndanë detyrat të cilat duhej kryer me besnikëri, me devotshmëri dhe me përkushtim.

Unë u angazhova që të ndikoja tek shtresa e teologëve por edhe ta kontrolloja këtë komunitet, ndërsa profesor Sefedin Sulejmani u angazhua të ndikonte dhe të ushtronte kontroll mbi stafin akademik dhe mbi studentët shqiptarë të kësaj ane. Profesori Sefedin e pati më të lehtë, sepse edhe ishte i gojës por edhe i kalemit.

Dinte të shprehje por edhe të shkruante. Në vitet ’80 ai tashmë kishte mbi 50 vepra të shkruara, nga sfera e filozofisë dhe marksizmit, ndërsa unë isha tamam tokmak! Çuditërisht nisën të botohen deklarata të mia por edhe shkrime në emrin tim. Çfarë gëzimi i papërshkrueshëm kur gjeja ndonjë shkrim të botuar me emrin tim.

E merrja gazetën, e fusja nën sqetull dhe i bija poshtë e lartë rrugëve të Bit Pazarit. Nisa të shikohem si një person mjaft atraktiv, vizionar dhe marksist i përkushtuar. Edhe hoxhë edhe marksist – kjo e bënte madhështor qëndrimin tim prej komunisti të përkushtuar. Më vitin 1983, në Takvimin e BFI-së që e përgatiste për botim Shoqata ‘Ilmije’, e cila historikisht më tepër ka qenë organ i Lidhjes Komuniste se sa i BFI-së, botova shkrimin tim mbi irredentizmin dhe seperatizmin shqiptar si dhe për përcaktimet imediate të të gjithë teologëve në rreshtimin e tyre për kalitjen e mëtejmë të vëllazërim-bashkimit jugosllav. Vetëm ky shkrim u mbajt mend nga ana e shqiptarëve, kurse unë kisha botuar edhe dhjetra të tjerë që po botoheshin nëpër biltenet policore dhe ushtarake nëpër republikat e vendit dhe zonat ushtarake të Jugosllavisë”. Memoari nr. 35

Për shkak të besnikërisë dhe provave që kishte treguar, se me tërë shpirt ishte “jugosllav i zjarrtë” dhe “hoxhë komunist”, Sulejman Rexhepi filloi të ngjitej në grada: iu dhanë edhe informatorë të tjerë, që do t’i përcillnin spiunimet e tyre përmes tij.

“Kiro Fozufski, inspektori më i përgatitur në radhët e UDB-së për përndjekjen e seperatistëve dhe irredentistëve shqiptarë, tashmë kishte krijuar një besim të fuqishëm në mua. Po ndjehej i habitur por edhe pak i lodhur nga gatishmëria e aq shumë shqiptarëve për të raportuar vullnetarisht tek ai. Një herë ma shprehu dyshimin, duke menduar se, mos irredentistët shqiptarë po dilnin më të aftë se UDB-a dhe se qëllimisht po u dërgonin sa më shumë shqiptarë të raportojnë, me qëllim që t’ua tollovisin trutë !

Prandaj, më luti që t’ia eliminoja nja dy si më të besdishëm, dy shqiptarë që natë e ditë ishin në gjendje t’ia mbajnë bolet në duar. Njëri ishte nga Kondova, me nofkën ‘Teglla’, për shkak të xhamit të syzave të tij që dukeshin si fundi i kaVanozit (ZejnullahFazliu), e tjetri ishte nga Morana, me nofkën ‘Mandolina’, sepse kur e raportonte ndonjë informatë e nxirte si tingujt e telave të çakorduara të mandolinës (Azem Morana)!

‘Teglla’ do të dëshmoheshte si më i zellshëm dhe më bashkëpunëtorë, nuk do të ndjehet i ofenduar që të më raportojë mua çdo ditë e unë një herë në javë te Kiro Fuzofski, kurse ‘Mandolina’ do të jetë më kryeneç, më i poshtër, ai kurrë nuk do të pranojë të bashkëpunojë me mua, por, drejt e me shkijet e Draçevës e të Autokomandës. Pisi kishte nisur të më konsideronte si rival të tij, më shihte si konkurrent, e jo si epror të vetin. Prandaj edhe kurrë nuk arrita t’ia jap ndonjë deyrë por as të marr ndonjë informacion prej tij. Kjo më pat shtyrë që të betohem në vete që tan jetës të merrem me të, ta poshtroj ku të mundem e t’ia nxi fytyrën në çdo mexhlis ku do ta takoj». Sulejman Rexhepi sjell detaje se si kishin spiuniuar veprimtarinë e një atdhetari: «Në Kondovëjetote njëfarë Haxhi Enveri, i ardhur nga rrethi i Gjilanit, i burgosu politik dhe, irredentist i papërmirësueshëm. Pa dyshim, nga rrahja e tepërt që e kishte hëngër nëpër stacionet policore, kishte luajtur pak mendësh, nuk ishte sagllam”.(Memoari nr. 36)

Në memoaret e veta Sulejman Rexhepi evokon kujtime nga periudha e mbledhjeve të Lidhjes së Komunistëve të Maqedonisë, gjatë së cilave ky “hoxhë komunist” fitoi pushtet në raport me komunistët e tjerë, sepse kishte mbështetjen e Shërbimi Sekret të Zbulimit dhe Kundërzbulimit të Jugosllavisë. “Askush nuk më reagonte, sepse të gjithë ishin të bindur se, kur flet Mulla Sula, në fakt kanë folur organet më të larta të Lidhjes Komuniste.

Pastaj, ato paraqitje kritike të mijat diskutoheshin në Këshillin e Shkupit, me hoxhallarë e me xhemate. Tani më po bëhesha me krah, po fuqizohesha gjithnjë e më shumë.

Sherif Dehari, edhe pse me pozicione më i madh se unë, si në Parti ashtu edhe në Bashkësi, megjithatë gjunjëzohej parameje. Për mua nëpër mbledhjet e forumeve të Bashkësisë Islame fliste si për një fuqi më të madhe që e ka pasur ndonjëherë Bashkësia Islame. Në organet partiake flitej për mua si për një komunist të paprekur kurse në BI flitej për një hoxhë të papërkulur! Kjo ishte propaganda më e madhe për mua e cila m’i hapte të gjitha shtigjet drejt karrierës sime.

Duhej të arrija majen e autoritetit të fuqishëm. Pa dyshim, kjo arrihet vetëm duke qenë i përkushtuar pas vlerave të sistemit politik shoqëror si dhe duke e disiplinuar xhematin i cili duhet të arrijë shkallën e besueshmërisë së paluhatshme ndaj udhëheqësit të vet fetar. Atë çka e thotë Mulla Sula, asaj thuaji AMIN! Kështu ka qenë në Komunizëm, kështu duhet të vazhdojë edhe në demokraci. Si sistemi, si xhemati – Mulla Sulës duhet t’i thonë AMIN” (Memoari nr. 17).

Nuk do t’i përmend të gjithë emrat, të cilët Sulejman Rexhepi i cilëson si njerëz të UDB-së. A ka ndonjë emër që e ka futur për shkaqe të rivaliteteve brenda Bashkësisë Fetare Islame, këtë e di ai vetë.

“Rezultatet për të notuar në mes valëve të komunizmit jugosllav dhe besimtarëve islam ia atribuon eprorit të vet të sigurimit sekret: “ndoshta ‘faji’ për këtë ishte krejt te Kiro Fuzofski, mësuesi im më i dashur përgjatë tërë karrierës sime. Asnjëherë nuk shkoja në vizitë të ndonjë xhemati paraprakisht pa u përgatitur nga Kiroja. Më mësonte mirë se çka të flas, si të flas dhe ku të godas.

E unë flisja vetëm për Titon dhe për sistemin komunist, flisja rrjedhshëm e guximshëm, qetë dhe me maturi, herë-herë duke e dridhur buzën përvajshëm e duke u përlotur dhe, më së shumti godisja në vëllazërim-bashkimin tonë (…) Kiroja, krejt duke qeshur me zë, duke më rrahur shpinës e duke më përqafu si vëllai vëllain, më thotë, o Sulo, o nuk ka më trim se ti bre. Hallall të qoftë. O krej zjarr je, je prush që të përvëlon, që t’i djeg të gjitha tezat e që t’i përmbysë të gjitha teoritë. Je zjarr! Hajde të hapim një nofkë të re për ty. Tash e tutje për mua dhe për të tjerët, atje poshtë në zyret tona, ti do të njihesh si “Zharko”! Natyrisht, e shtruam muhabetin, pasi tashmë e kishim vrarë e pjekur edhe lepurin e egër.

E çuam “çuturicën”(fjalë serbe për ‘bucelë’, ‘shishe’ alkoholi-sqarim BM) e mbushur me verë të kuqe e për nderë të nofkës sime të re. “Zjarr”, “Prush”, “Zhar- Zharko”, Shejtan bre, kurrë falë mos i qofsha askujt dhe prej askujt mos u varsha! Kush më do mua, duhet të më nënshtrohet, nëse jo në p.s.” (Memoari nr. 40).

Në memoarin nr. 42, të titulluar “Unë, Mulla Sula, kryetar i BFI-së”, deklaron në mënyrë triumfale: “Më në fund u kurorëzua aktiviteti im shumëvjeçar në ruajtjen e vlerave të komunizmit, në ruajtjen e ish-Jugosllavisë si dhe në luftë kundër seperatizmit dhe irredentizmit shqiptar. Tani erdhi momenti për ta përjetuar ndihmën e të gjithë atyreve që i ndihmova për më shumë se njëzet vjet. U bëra kryetar i BI-së!

Paraprakisht, me të gjithë drejtusit e këshillave të BI-së, si dhe me kryetarin e atëhershëm të Kuvendt të BI-së kishin punuar strukturat e caktuara të shtetit. U kishin dhënë direktivë që të më votojnë mua.

Tërë këtë aktivitet e kishin bërë larg syve të mia, unë nuk dija asgjë, thjesht, për të ma lehtësuar punën e mëtejmë, duke qenë i bindur unë se të gjithë ata më donin mua dhe vetëm mua. Pasi u përzgjodha, e kuptova tërë lojën që e kishin luajtur.

Kjo më irritoi shumë, sepse nuk e dija se cila palë po e tregon të vërtetën: ata të shërbimeve të sigurisë, apo teologët. Nuk e di as vetë kur ndodhi në mua ai moment i kthesës por, di që për një moment kam thënë: tash e tutje duhet lidhur me hoxhallarët e kundër atyre shërbimeve që asnjëherë nuk janë të ndershëm në detyrën e tyre. Largimi im prej tyre u bë me kryeneçësi, u bë me rrebelizëm, u bë duke u futur vetë në ato kanale nëpër të cilat futeshin dhe jetonin vet ata të shërbimeve. Kalova në nacionalist i madh shqiptar, sepse, e dija që kjo do t’i lëndojë më së shumti ata dhe se, tani, për herë të parë, do të ndodheshin para një situate të palakmueshme: një nacionalist transparent nuk do të mund ta burgosnin.

Unë isha kryetar i të gjithë myslimanëve dhe, çdo burgosje eventuale e imja do ta përmbyste shtetin.

Atyre u dola ndorësh ndërsa si hakmarrje ata e përdorën liferimin e nofkes sime prej kodoshi (“Zharko” ) si dhe hedhjen në publik të segmenteve nga aktivitetet e mia deri sa bashkëpunoja me ta.

Ja, për herë të parë, publikisht, përmes këtij memoari po e pranoj që kam bashkëpunuar me ta dhe po ju kërkoj falje të gjithë atyreve që i kam lënduar e dëmtuar. Bashkëpunimi im ka pasur një qëllim shumë fisnik – thjesht, të bëhem kryetar i kësaj Bshkësie, sepse e kam ditur se, nga ky pozicion do të mund t’i ndihmoja shumë shqiptarëve”. (Memoarin nr. 42).

Megjithatë Sulejman Rexhepi nuk e ka të lehtë të shpëtojë nga kthetrat e Shërbimit të Zbulimit dhe Kundërzbulimit. “Ma bënë krejt vrer postin e kryetarit, nuk arrita t’i gëzohem asnjë çast. Derisa nuk u çarta fare. Pas një kohë e thirra Kire Fuzofskin duke e qortuar se si më lanë si qengjin në kafazin e mbushur përplot me ujqër.

U takuam te restorani i Hotel Belvit. Vendosa që t’ia tregoj planin që kisha me këtë rrebelim timin, ndërsa si kundërshpërblim kërkova që të më mësojë se si të sillem me ‘çakejt’ që po më silleshin panda! UDB po insistonte përmes metodave të ndryshme që në BI të hapte filialen e vet dhe të instalonte njerëz që do ta kontrollonin dhe do të raportonin për punën time. Nuk e kuptoja se pse duhej të më kontrollonin mua! ‘Jo’, më tha Kiroja!

‘Nuk është për shkakun tënd, por për prestigjin e drejtorisë sonë. Nuk guxon të ngelë institucion pa pasur njerëz tanë aty, sepse do të ngel jasht kontrollit të drejtorisë. Çdo gjë që ngel jasht nesh rrezikon të shndërrohet kundër nesh’! Ky shpjegim sikur më zbuti. Më frikësoi kur më tha se, nëse nuk do të pranoja do të bënin ç’mos që sërish ta rikthenin në BI Jakup Selimovskin me ekipin e tij.

Ky plan më acaroi shumë. Atëherë, e luta Kiron që ai ta kishte nën kontroll krejt BI-në. Nuk do të shpëtonte gjë pa ditur ai dhe se, nuk do të veprohej asgjë pa këshillat e tij, me kusht që tjetër bashkëpunëtorë të mos më fusnin në hundë. Këtë nuk mundi të ma garantojë Kiroja, por, m’i dha emrat se kë po mundohen t’m’i fusin në kabinet, ndryshe do t’i kisha armiq të përhershëm dhe përherë do të më bënin probleme”.

Listën e parë të emrave të propozuar nuk i pranoi dhe madje sipas fjalëve të tij u kërcënua se do të shndërrohej në armik të madh.

“Disa ditë më vonë, KiroFuzofski më erdhi me një ofertë të re. Më luti që të zbutem, ta ul pak kokën se, ‘bozhe mili’ (shprehje në gjuhën serbe që do të thotë ‘zot i dashur-sqarim BM)jemi njerëz dhe,sakaq mund të hidhemi diku në hendek duke plasur ndonjë gomë veture, apo, si gjyetarë, të na kap ndonjë “plumb bredhës’. Më frikësoi dhe, pa e zgjatur shumë pranova t’m‘i lexojë emrat të cilët duhet të futen me porosi në kabinet.

Sa të jeshë në krye të BFI-së, ti nuk mundesh të funksionosh pa i pasur pranë vetes sidomos këta emra: Zejnulla Fazliu, Shaqir Fetahu, Pëllumb Veliu, Isa Ismaili, Muhamed Iseni, Zenun Berisha dhe Sherif Dehari! Aaaa, mendova zëshëm! Në këta emra paska ngelur DeBeKa-ja!?(Shërbimi Sekret në gjuhën serbe-sqarim BM). Po këta i silli në maje të kalemit, po të gjithë këta janë tokmaka. Dakord, i thashë, dal nga dal të gjithë këta do të jenë në kabinetin tim.

Mendova se me kaq do të merrte fund puna. Nuk shkuan disa ditë, më thonë që ka adhur të më takojë njëfarë Haki Fejzuli! E pranova, më urdhëron që ta pranoj Haki Agushin dhe të kem kujdes se në çfarë posti do ta lë. Kiroja më thotë që ky farë Haki Fejzuli është ekspert në tredhjen e shqiptarëve nëpër stacione policore. Gjithandej ftohet ky kur duhet t’ua ha shpirtin shqiptarëve e t’i keqtrajtojë deri në vdekje. Pas këtij, një ditë më erdhi Hifzi Mehmeti, edhe ky njëfarë satrapi antishqiptar. Dikur më erdhi edhe Rauf Qazimi dhe më sugjerojnë që mos të habitem shumë në zyre por të dilja me ta më shpeshë, si më parë, në gjyeti. Po kur më erdhi dhe komandiri Zdravko Rafajllovski, nga Vollkova, të intervenojë për Sherif Deharin atëherë më plasi dhe nisa të kërcënohem edhe unë. I thashë Kiro Fuzofskit që, le të ndërpriten këto vizita se, ndryshe, do ta çoj në këmbë popullatën myslimane, do t’ju vë në pozitë shumë të rëndë. Do të flas e do të tregoj për të gjitha planet që i keni. E kam shumë të lehtë që ta radikalizoj masën myslimane dhe ta përmbys krejt shtetin. Pas këtij kërcënimi, Kiro Fuzofski më tha që, të shtrëngohem fort, nuk do ta kem të qetë këtë mandat, do të më lodhin deri sa të më detyrojnë që të vetëvritem…” (Memoari nr. 43).

Sulejman Rexhepi tregon se bashkëpunimin e vazhdoi edhe në rrafshin politik. “Unë dhe Kiroja jemi zbulues të shumë aferave dhe projekteve shqiptare. Ndryshe, nuk do të mund të rrija në postin e Kryetarit të BFI-së.

Duhej të rrija në krye të këtij Institucioni dhe të isha bindës si lider kombëtar dhe përmes meje të qarkullonin shumë informata e projekte. Ndryshe, nuk do të më mbanin në atë pozicion as dy minuta. Shërbimeve sekrete nuk ju duhet lider i papërdorshëm. Këtë po e dëshmoj unë përmes këtyre memoareve dhe, po kështu, shumë vite para meje, këtë e ka dëshmuar edhe Nafi Çegrani, udbashi më i rreptë dhe, njëkohësisht, më i sinqertë shqiptar” (Memoari nr. 47).

Lexuesit i kujtohet se me paratë që merrte nga Shërbimi Sekret për të korruptuar njerëzit e varfër, Sulejman Rexhepi “një dinar ua jepte atyre e dhjetë i mbante për vete”. Lidhur me raportin e tij ndaj parasë, Sulejman Rexhepi përshkruan rrethanat kur njerëzit e Shërbimit Sekret i zunë pritën kur ky kishte dalë në gjueti. “Kisha dalur për gjyeti kur që të tre më dolën në rrugën malore dhe, thjesht, më çarmatosën. Kiros i vinte keq, ndërsa ata dy më zhveshën në brekë e maicë! M’u kërcënuan keq. Ju thashë, më vrani, para nuk jap. Ku do të jipja para unë që, për paranë e lija kokën, bëja punët më të fëlliqta vetëm e vetëm ta shtoja buxhetin tim familjar. Tani a edhe për kaurë do të punoja! Mjaftonte kontributi im prej spiuni. Para nuk jap! I kam për vete…(Memoari nr. 50).

Memoaret e publikuara të Sulejman Rexhepit, që edhe sot e kësaj dite është kryetar i Bashkësisë Islame të Maqedonisë,  janë të mbushura me emra dhe mbiemra të atyre teologëve që kanë punuar për Shërbimin Sekrete Jugosllav.

Siç pohon edhe vetë Sulejman Rexhepi, këta “hoxhallarë komunistë, marksistë-leninistë jugosllavë kanë urryer marksizëm-leninizmin e enveristëve, për arsye se kanë dashur ta prishin Jugosllavinë”.

Nëse dikush nga teologët shqiptarë nga viset e tjera shqiptare që ishin të pushtuara nga ish-Jugosllavia, që ka punuar për Shërbimet Sekrete Jugosllave, merr guximin e Sulejman Rexhepit, besimtarët myslimanë shqiptarë do të tronditeshin shumë. Kjo tronditje do t’i ndihmonte teologët e rinj që bënin ndarjen e besimit nga shërbimet antishqiptare.

Kërkesa e teologëve që t’u sjell emra të njerëzve që punojnë kundër interesave kombëtarë shqiptarë dhe memoaret e Sulejman Rexhepit më kujtuan një situatë, të cilën ma ka treguar një shok i UÇK-së. Një bashkëpunëtor i Shërbimit Sekret Serb, bashkëfshatar i tij, kishte ardhur me qëllim që të infiltrohej në radhët e UÇK-së. Pasi u zbulua, nga frika filloi të tregonte gjithçka. Kur filloi të tregonte emrat e bashkëpunëtorëve të Shërbimit Sekret të Serbisë që vinin nga fshati i tij, shoku im më tha: “Bardhyl, dola nga dhoma, se kisha frikë mos po del edhe babai im. Sa u lehtësova kur mora vesh se në mesin e spiunëve serbë nuk kishte qenë im atë”.

Po i drejtohem drejtpërdrejti Mustafa Bajramit. Pse kërkon emra nga unë, kur ke mundur të pyesësh babanë tënd, teologun Mulla Jetish Bajramin? Ndoshta do të të kishte informuar se cilët teologë të Kosovës mbanin lidhje me Serbinë, cilët prej tyre villnin vrer kundër demonstratave të vitit 1981 me të njëjtin fjalor që përdor Sulejman Rexhepi, cilët bënin propagandë gjatë viteve ’90 për të dalë në zgjedhje në kuadër të zgjedhjeve që organizonte pushteti i Millosheviqit? Sikur të kisha qenë në vendin tënd, unë do ta bëja një pyetje të tillë. Meqenëse ke nevojë të sqarohen publikisht këto gjëra, unë do ta bëj për të kënaqur kureshtjen tënde.

Babai im, profesor i logjikës, i filozofisë dhe i sociologjisë në gjimnazin e Tetovës, dhe këshilltar i Arsimit për Tetovën dhe Gostivarin, asnjëherë nuk ka qenë anëtar i asnjë strukture të komunistëve jugosllavë e as i ndonjë partie politike.

Në shkurt të vitit 1969, si nacionalist shqiptar u dënuar nga “komunistët marksistë leninistë jugosllavë”. Pas vuajtjes së dënimit në burgun e Idrizovës, ai nuk mundi të gjente punë në vendlindje. Erdhi dhe gjeti punë në Kosovë, në vendin ku “kuvendohej shqiptarçe dhe prej nga Sulejman Rexhepi kishte ikur në Arabi, që ta spastronte trurin nga ai infektim nacionalist”. Erdhi nga Tetova, qytet i Kosovës historike të cilin komunistët jugosllavë ia kishin falur republikës sllavo maqedonase, në Prishtinë, qytet që komunistët jugosllavë ia kishin falur Serbisë pas ndarjes si plaçkë të territoreve shqiptare.

Kur i botoi memoaret e veta, Nafi Çegrani, të cilin Sulejman Rexhepi e cilëson si “udbashi më i rreptë dhe, njëkohësisht, më i sinqertë shqiptar”, ai publikoi emrat e intelektualëve shqiptarë në Maqedoni, që ishin bashkëpunëtorë të sigurimeve sekrete jugosllave. Unë nuk pata nevojë ta pyes babanë tim, sepse Nafi Çegrani tregon me emër dhe mbiemër personat që ishin ngarkuar nga sigurimi sekret që të përcillte veprimtarinë e babait tim.

Sa u përket teologëve shqiptarë, të cilitdo besim fetar qofshin, askush nuk mund ta mohojë kontributin e madh të tyre gjatë historisë si në aspektin e ruajtjes dhe të kultivimit të tolerancës fetare, ashtu dhe në aspektin e çështjes kombëtare shqiptare.

Atyre që u intereson të njihen me veprimtarinë e një numri të madh të personaliteteve të shquara shqiptare nga gjiri i teologëve, ju sugjeroj të lexojnë veprën e Faton Mehmetajt, të titulluar “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë – Bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi i tyre kombëtar”.

Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e një numri teologësh me Shërbimet Sekrete Jugosllave, unë nuk kam asnjë paragjykim për asnjë teolog shqiptar. As për ata teologë që polemizojnë me mua. Kam bindjen se shumica dërmuese e teologëve shqiptarë nuk kanë bashkëpunuar me këto shërbime sekrete. Së paku kjo është dëshira ime.

Qëndrimet e mia janë kundër atyre teologëve myslimanë shqiptarë me shpirt shkau, që kishin hyrë në shërbim të Shërbimeve Sekrete Jugosllave. Janë ajo kategori e njerëzve të ulët, që, siç pohon vetë spiuni i UDB-së, Sulejman Rexhepi, me ndihmën e “marksistë-leninistëve jugosllavë ishin shndërruar në ekspertë për tredhjen e shqiptarëve nëpër stacione policore, ndërkohë që ua mbanin bolet në duar udbashëve”.

Megjithatë, askush nuk mund të mohojë se akuzat e teologëve Mustafa Bajrami dhe Muhamed Kajolli janë gjuhë dhe terminologji e sajuar në kuzhinat e shërbimeve sekrete.  Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, apo edhe vetëm këtë pjesë të cituar nga “dromcat e memoareve” të tij, mund të bindet se këta teologë nuk sjellin asgjë origjinale në shpifjet kundër “Bardhyl Mahmutit”.

Çdokush që ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, e ka të qartë se “hoxhallarët komunistë” të edukuar në frymën e “marksizëm-leninizmit jugosllav, ishin mishëruar me historinë e huaj”.

Është e kuptueshme se, si rezultat i këtij mishërimi një numër teologësh myslimanë shqiptarë kishin “emocione të fuqishme sa trupin ua përshkonte një zjarr kur dikush i identifikonte me figurat historike sllave, si Gjorçe Petrovi”.

Është e kuptueshme se këta teologë të “marksizëm-leninizmit jugosllav”  kurrë “nuk kanë ndjerë emocione më vonë, kur dikush i identifikonte me Skënderbeun”. Prandaj, është edhe më e kuptueshme se pjella e një edukimi të tillë ka si rezultat faktin që edhe sot e kësaj dite, një numër teologësh marksistë-leninistë jugosllavë shajnë në mënyrën më të poshtër Skënderbeun, Nënë Terezën, Ismail Kadarenë dhe figura të tjera të historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.

PO E PËRSËRIS: Memoaret e Sulejman Rexhepit janë memoaret më interesante të shkruara për raportet e teologëve me shërbimet sekrete. U sugjeroj të gjithë shqiptarëve t’i lexojnë këto dromca memoaresh, se kanë çfarë të mësojnë.

Të gjitha citatet nga këto memoare janë përshkruar besnikërisht, duke ruajtur edhe gabimet e shumta drejtshkrimore.

17 komente në ““Hoxhallarët shqiptarë në UDB””

  1. Qelbesirat e islamit politik says:

    S’duhet me harru as te “arratisurin” nga Jugosllavia Hysamedin Ferraj i cili pas studimeve marksiste-leniniste ne Tirane u doktorua me nje teme mbi Renegatin Skenderbe ne UT dhe me pas u be ideologu i islamit politik.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Dhe ky islamisti Hysamedin, te mos harrojme qe eshte keshilltar politik dhe njeri shume i afert me Albin Kurtin e VV.

      1. Kapit Tupalla says:

        H. Ferajt ia rrofhs bolet kurse Albin Kurtit ia rrofsh bolet edhe k…in !

        1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

          O i shkreti ti o i shkreti qe nuk paske fijen e edukates!

  2. Enveri = Jezusi+muhameti+bababazi says:

    Falenderoj zotin Bardhyl per kete informacjon te pabesueshem
    qe ne fare menyre tregon “sekretin” pse kombi shqiptar me i madhi ne Ballkan eshte tkurrur kaq shume.
    .
    Kam qene kunder Enver Hoxhes per gjysem shekulli por ka ardhur koha pas 1992 dhe sidomos pas 1997 qe nuk ka me shtet shqiptar ( kemi PUPET FUCK STATE) te themi NA FAL ENVER.
    .
    kJO SIDOMOS SOT KUR AI VEND ESHTE
    -janullatozuar – islamizuar..serbizuar…greqizuar…drogezaur ..ambasadorizuar…serberishizua dhe monikailirmetizuar…pra shqiptaret e ndershem jane kthyer ne MINORITET por dhe EMIGRANTE NE VENDIN E TYRE.

    .
    jo me kot ky anglezi i thote keto rrjeshat me poshte:

    “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”,

    ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).

    Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare..

    Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.
    Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
    Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
    “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.

    .
    Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
    Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
    E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
    Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
    .
    Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
    Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
    Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
    Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
    .
    Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
    Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
    Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
    .
    Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”. ..si të thuash në Shqipëri sot ” Berisha Akbar”.

    Komentshkruesi ka qene antienverist i stazhionuar por ka ardhur koha qe Enveri te shpallet shenjti i Shqiptareve qe eshte me i madh se jezu krishti me muhametin….lete themi Profeti Enver e meriton !

  3. mema says:

    Ky burri vetë e paska shkru librin e Memorjeve të marres. Sot e njejta gje po luhet bile edhe ma e tmerrshme,por tani jo me Udben jugosllave por me Erdoganin dhe shtetet Arabe . Shkurt jakup ne kurr skemi me u knaq me ketë kultur antikombtare.

  4. demokrati says:

    Ja pse Milloshevici i mbylli shkolat shqipe por xhamite jua la kosovareve. Faren e hithrit qe mbollen pa u ngutur Rankovici dhe Milloshevici, po e vadisin keshilltari i Keyeministrit te Kosoves dhe keshilltari i Kryetartit te kuvendit te Kosoves, e korri nje pjese Lavderim Muhaxheri. Islamizimi ne place i shqiptareve ne Maqedoni eshte shnderuar ne proces deshqiptarizimi, n eforme te bute ne trajten e turqizimit dhe ne forme me radikale ne arabizim.Ishte kjo politike e kahershme e venies ne sherbimt te pushtuesit te radhes nga ana e hoxhallallareve shqiptare qe coi ne humbjene ne tavoline te tokave shqiptare pertej Bjeshkeve te Nemuna. Popullsia e atyre aneve sot deklarohen boshnjake dhe muslimane.
    Islamizmi n eformen e tij me te bute eshte promovues i panarabizmit, vetem paganizmi shqiptareka qene dhe eshte fortesa e fundit perball turqizimit ne te kaluaren dhe arabizmit. Jo me pak shkaterrmitar jan eperpkejet per helenizim dhe latinizim. I ndrite shpirti Vasa Pashkes qe me shprehjen lapidare qe ne te vertete duhet te niste Kushtetuta e Shtetit Shqiptar , beri ndarjen monumentale mes shqiptareve dhe shqipfolese. Nje popull qe beteohet per Uje, Dhe e Qiell, Buk e Diell dhe pagan dhe nuk ka asgje te perbashket me fete e dhunshme monoteiste.Briret e Dhise, shprehje e qarte e paganizmit, e ben kete race KOMB ne shekullin e 15 dhe vete ato mund ta ndertojne Kombin Shtet.

  5. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Per ta kuptuar me mire shkrimin e z. Mahmutit duhet te lexohen edhe reagimet e tij , pjesa e I dhe e II:
    https://www.almakos.com/shpifjet-e-doktorit-te-teologjise-mustafa-bajrami-plagjiature-1/
    https://www.almakos.com/shpifjet-e-doktorit-te-teologjise-mustafa-bajrami-plagjiature-2/

    1. Glauku says:

      Mè pèlqen ky nickname juaj Garda Pretoriane ( ajo e Skènderbeut ) dèshiroj qè tè bèj pjesè edhe unè nè kètè Gardè sapo ta thèrrisni ( ajo e Gjergjit tè Kastriotève ). Sapo i lexova dy artikujt e Bardhylit dhe ndjehem i kènaqur me shkrimet e tijè. Dèshiroj qè Bardhuli tè thirrej dhe me njè mbiemèr shqipètare. Le tè fillojmè sè bashku tè gjithè si popull tè thèrritemi me emèr dhe veçanèrisht mbiemèr shqipètarè. Njè kthim nè identitet edhe pèr inatin e armiqve tanè.

  6. mb says:

    Eshte e habitshme se si shume individ perqendrohen te antishqiptarizmi i Enver Hoxhes, por nuk ju interson te flasin per politiken me te vertete anti-shqiptare te Jugosllavise komuniste. Popull pa prioritetet, eshte gati te pranoj cdo gje!

  7. Kaçi i zi says:

    Keta jane po te njejtet qe sot helmojne shqiptaret me neo-osmanozmin e Erdogan duke goditur simbolet dhe figurat tona kombetare si Heroin tone Skenderbe, Nene Terezen, dhe ghithe rilindasit tane te ndritur qe hodhen faren e shqiptarise. E me keqja qe medja dhe analiste te shitur ne keto qarqe antishqiptare prallisin perdite neper ekrane e portale te paverteta historike pa u hyre gjemb ne kembe.
    Ptttuuu fare e poshter neo osmanllinjsh antishqiptare.

  8. Zigur Qarri says:

    Interesant,teper interesant.Me terhoqi si magnet.Nje pjese e historise shqiptare,qe nuk duhet te mungonte,si mesim
    per brezat e ardhshem,per t’mos u perseritur tragjedite e popullit tone.Rrespekt Zoti B.M,per kete informacion dhe per
    analizen social-politike.Shqiptaret po qartesohen,kjo ngjall shprese,se gjerat do shkojn per te mire ne te ardhme,vetem
    nen nje Flamur.

  9. SHQIPTARI says:

    OOO MAHMUUUUUT bardhyli,

    Kurrr nuk ka pase Hoxhallar SHQIPTAR por gjithe ka pase hoxhallar musliman. Islami ndalon kobe dmth ndaloon edhe KOMBIN SHQIPTAR.

    Ne momentin kur konvertohesh ne Musiman ti nuk je SHQIPTAR por Musliman.

    Ka hoxhallar qe jane Musliman me prejardhje SHQIPTARE por ska HOXHALLAR SHQIPTAR.

    Ose je SHQIPTAR ose Musliman……perndryshe tregona kur po e nderron kete emer pa lidhje nga MAHMUUUUUTI…..ne DARDANI per shembul!!!!??!?!???????

    20 Euro kushton zavendesimi i MAhmuuutit me DARDANI

  10. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Repliken ju lutem!

  11. Kujtim says:

    Anuloni të gjitha terminet dhe lexoni memoaret e H. Sulejman ef. Rexhepit!
    Do të mësoni të vërteta tronditëse !

  12. Hoxhollaret “shqiptar”se shqiptarit te vertet nuk ja nin ko…ja per imponimet ottoman,keta hoxhollar rusia me serbin e greqin e formuan ne moske e beograd kunder identitetit shqiptar.
    Kunder historis e orignines shqiptare.
    kunder miliona viktima shqiptare nga barbari genocidi turqis,dhe mohomi i ktyre gjkderdhjeve shqiptare ne xhamiat turke.
    prova konkrete.nga ikja i pushtuesit osman turk me 1912 ten,vetem 1 xhami ka kene ne mitrovice,vushtrri,prishtine,e qytete te kosoves.prova qe shqiptatet gjate pushtimit turk nuk shkojshin ne xhamia.
    a sot me mitrovice,vushtrri,prishtine,te gjitha mini qytetet e kosoves,dhe shqiperis,ka gati afer 20,apo 25-30 xhamia
    Ketu,vetetetohet se rusia me serbin nepermes Erdoganit te turqis qe turqinizon nga politika ne xhamia kosove e shqiperin.
    Turkut e hoxhollarve duhet shtypur koqet me ÇEKIÇ,si ja u shtypke xhaxhi enver.

  13. toma says:

    TE GJITHA QE KENI THEKSUA MBIJETOJN NE POPUPLLIN TON.KETO RRIEDHJE I KENA PREJ KONVERTIMIN TEHUEJ;E KJO PERNE ASHT NJE HUMBJE E MADHE KOMBTARE, PER MUA DHE PER CDO NI SHQIPTAR QE ASHT I SHQUET NGA MENDEJA; I NJAJTI GENOCIM I ENVERI ASHT I NGJAJSHEM ME GENOCIZMIN TURKO-OSMAN E SLLAV,KU NUK MUC TI DALLOSH AS NJARE NGA TJETRA DERI SOT NE DITET TONA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje