Ku e ke partinë Lulzim?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artur Ajazi

Ajo çfarë shqiptarët kanë parë muajt e fundit (për të mos thënë vitet e fundit) duke nisur nga protestat, “aksionet opozitare”, skenaret me hedhje mielli, çizmesh apo dhe së fundi “Babalja” treguan saktësisht atë që jo vetëm të larguarit nga PD por edhe militantët e saj të zhgënjyer, parashikuan.

Sikur të mos ishin dështimet e protestave “popullore” apo së fundi edhe filmat me “agjentë dhe dedektivë private investigues”, së fundi Partisë Demokratike, asaj partie po u dështojnë edhe aksionet “opozitare” në rrethe.

Të mos harrojmë se zoti Basha krenohet nga zori se “në rrethe kemi akoma parti të fortë”. Dhe kjo është evidentuar dukshëm në fushatën e tentativës së pengimit të kryeministrit Rama në fushatën e tij të llogaridhënies në rrethe.

Grupe të vogla të rinjsh, apo edhe persona të tjerë të mbetur fanatikë të një politike aspak të moderuar të PD, kanë tentuar të duken si “të vetmit përfaqësues të partisë së Lulzim Bashës”.

Deputetë rrethesh të asaj partie, që nuk kanë bërë asgjë për elektoratin, veç pasurimit të tyre, kanë tentuar të jenë në “ballë të protestave”, madje duke mbajtur në duar edhe pankarta të shkruara me shumë gabime ortografike.

Në pamjen e parë duket sikur PD po tenton “rizgjimin, po riorganizohet, po ribashkohet” por tek shikon se si një parti dikur e madhe, e vetmja parti e idealeve të demokracisë, është katandisur në dhjetra persona edhe në qytete të mëdha dhe me peshë në elektorat, atëhere bindesh se gjithçka po shkon keq.

Çdo anëtar dhe militant i PD (duke përjashtuar ata që kanë fituar dikur me atë parti poste dhe miliona) ka të drejtën morale dhe statutore, ti bëjë direkt pyetjen zotit Basha, “ku e ke partinë, ku e ke elektoratin, ku i ke militantët, ku i ke strukturat qëndrore dhe lokale të partisë, përse është katandisur në shoqatë kjo forcë politike, ku po shkojmë”.

Dhe natyrisht këto dhe shumë pyetje dhe kërkesa të tjera , baza e PD dhe drejtuesit e tjerë të saj, ja kanë bërë zotit Basha, por deri sot nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe reagim konkret prej tij, veç premtimeve se “në mars do të nisë riorganizimi, në maj do të nisim protestat popullore dhe do të rrëzojmë qeverinë, në qershor do të hapim dhe europianizojmë partinë” etj.

Thjesht ecejake të kota, thjesht pretekste dhe alibira për të mbajtur të karikuar atë pjesë të elektoratit, apo ata fanatikë dhe kryesisht ata që u pasuruan në kohën e qeverisjes së PD.

Si mund të dalë PD në protesta në qytetet e mëdha me 15 apo 20 vetë, ku janë njerëzit, ku janë militantët, përse janë larguar, përse nuk janë afruar, përse nuk sqarohen mbi situatën, kush janë skenarët e pazbuluar akoma për të ardhmen e kësaj partie ?

Sikur asgjë të mos kishte ndodhur, sikur asgjë të mos kishte bërë deri sot zoti Basha, por vetëm duke u nisur nga mungesa e pjesëmarrjes së protestave në qytetet e mëdha, do të ishte e mjaftueshme që të shkrihej plotësisht gjithë struktura e saj drejtuese.

Si mundet që PD të mbledhë në Durrës as 30 vetë për të protestuar ndaj qeverisë, si mundet që në Elbasan PD të mbledhë as 20 vetë për të kundërshtuar llogaridhënien e Ramës, si mundet që në Berat, Vlorë, Gjirokastër, apo Korçë, kjo parti thuajse nuk ekziston.

Si mundet që zoti Basha të mbajë veten dhe fanatikët e tij, akoma me shpresë se “ne do të organizohemi, do të bashkohemi, ne do të fitojmë”.

Organizimi, bashkimi dhe fitorja, janë opzione të realizueshme kur një kryetar partie ka vizionin e politikanit dhe liderit, kur zbulon dhe afron intelektualët pranë saj, kur tregohet korrekt dhe transparent me bazën e partisë, për të krijuar tek ata besimin dhe shpresën.

Dhe pikërisht besimi dhe shpresa, kanë humbur në atë parti, këto dy komponentë kryesorë që mbajnë një forcë politike europianiste të lidhur fort, pas idealeve demokratike.

Zotin Basha nuk duhet ta “shqetësojë” më shumë se çdo gjë tjetër Babalja i Vlorës, por mungesa e demokratëve të bazës në tubimet e thirrura prej tij, shpartallimi strukturave të partisë në rrethe, dhe imazhi negativ dhe mosbesimi që është krijuar për atë parti.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Ku e ke partinë Lulzim?”

  1. e ka lene ne hollande dhe kosove
    partine ja ka lene faros lucit dhe strazimirit.
    parti preshi

  2. Jphani says:

    Mos zoti Artur mos ia prish rehatine luliqit se qenka bere intellektual,qenka koncentruar para kompjuterit sigurisht per ta zbuluar skenarin e radhes pasi qe deri me tash as’je nuk i shkrepi edhe pse disa ja pane hajrin duke fituar azilî politik,merreni me mend ate veline qe pasi u arrestua nga policia ne kosove kerkon azil politik! Po qfar faktori na ishte ai surrat qe as artist nuk ishte pasi e deshmoi se nuk kishte arritur ta msoi rolin,pra zoti Artur lere lulin ne poshtersine e tij se sigurisht siq shifet ne foto qenka duke u kshilluar nga kshilltari personal serbi fazlliq,pea tash kane nderruar koherat per te qene i ndershem duhzt te heshe kryekriminel si luli dhe te jeshe drejtues i driges si luli me salon por me kryesorja qe te jesh patriot duhet te jeshe mil k millosheviqit si kjo dyshe dhe te kesh kshilltar nje kriminel lufte e keto epitete i ka lumi dhe baba i tij sali berisha por qe i kishte edhe millosheviqi e patjeter qe i ka edhe fazlliqi,prandaj luli nuk e di ku e ja partine sepse ati i intereson krimi prandaj i kane ikur te ndershmit dhe i ka ofruar kriminelet.

  3. Bushi says:

    Jo more jo! Pd-ke eshte mbajtur fiktivisht nga dora e forte e Berishes,por ajo nuk ka qene kurre parti e dashur per popullin shqipetare.Qe ne fillimet e saj,ajo demostroi forcen,agresivitetin ndaj shqipetareve dhe pasurise se saj,aq sa u shkaterrua çdo gje dhe u varferuan te gjithe.Fatkeqesi qe u krijua kjo parti,por akoma me keq dhe gjeja me e gabuar,ishte zgjedhja ne krye te kesaj partie e Sali Berishes.Ky person negativ,u imponua shqiperise nga Biberajt,dhe UDB-ja.Sot populli vuan,se deri tani nuk kemi pare asgje te mire,veç rremuje,protesta te dhunesheme,bllokim te parlamentit,pengese per te mos punuar qeveria.Te gjitha keto bjen mbi kurrizin e popullit.Kete pd-ke nuk e kupton.Qe te kemi shprese se nje dite pd-ke do behet parti e dashur e popullit,jo,kete harrojeni.

  4. Vullnetari says:

    Per aq kohe sa kemi kete opozite, Edi Rama dhe PS e kane rrugen e gjate ne pushtet. Por edhe nga ana tjeter per aq kohe sa kemi nje PS te tille qe edhe me 84 edhe me 74 vota nuk di te beje ligjin ne parlament, Luli e ka te garantuar qe do jete ne krye te PD per ca kohe.
    Perfundimi; Te dyja PD e PS jane ne simbioze dhe nuk jetojne dot gjate pa njera tjetern, zaten te dyja jane pjella te PKSH-se!

  5. alma tirane says:

    luli sic e mori ashtu dhe po e mban partine. me breke per kembesh.
    turpi madh, te mbahet ajo parti me cunin e bari falliut dhe salianjin dy gagacet e turpit te PD.
    i pafsh hajrin lulo, edhe 100 vjet aty je . pas SHQUPIT

  6. Xani says:

    Kur komunisti shqetesohet per fashistin, kur socialisti shqetesohet per demokratin, dhe ky shqetesim eshte i sinqerte, atehere ketu kemi nje epersi morale. Por kur ky shqetesim eshte me te futur, atehere kjo eshte hipokrizi e shpifur dhe e urryeshme dhe te paret dalin si njerez me keqinj se te dytet. Te pakten kuptojeni kete gje. Pastaj caktojeni vete se kush jeni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *