Përse e do më partinë Lulzim Basha?

19 Korrik 2017, 10:09Blog TEMA

Nga Ndriçim Kulla

Si një nga njerëzit e çadrës, por dhe si një njeri që e kam mbështetur fort  dhe  shumë gjatë  kam një pyetje legjitime për   Bashën. Pas gjithë këtyre dështimeve që kanë ndodhur në politikën e Bashës,  përse e do më  partinë?  Tanimë nuk ka dyshim se Lulzim Basha do të shpallet fitues i garës për kryetar brenda PD-së. Pavarësisht se te fitorja e tij nuk beson askush, Basha do të jetë kryetar i partisë për katër vjetët e ardhshme deri në korrik 2021. Por  të gjithë e dinë se Basha do të humbë edhe zgjedhjet lokale të vitit 2019 , të cilat, ja erdhën tek pragu janë . Dhe përsëri do të vazhdoj me  akuzat e tij   steriotipe , se votat u blenë se … dhe do akuzoj  si gjithmon kundërshtarin e tij politik Edi Ramën. Por gjithashtu , Basha do të thotë se do të vazhdojë betejën për mbrojtjen e votës së lirë. Dhe do të vinë zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 të cilat Basha do t’ i humbë përsëri, si ato të vitit 2017 madje me rezultat më të thellë.

Nuk e di se çfarë do të bëjë Basha në korrik 2021, nuk di të them nëse do të japë dorëheqjen e pakthyeshme atëherë dhe do të largohet nga politika. Por një gjë e di të sigurt, se në korrik 2021 do të jemi në një déjà vu të korrikut 2017. Këtë gjë e di Basha vetë, e dinë anëtarët dhe votuesit e shumtë të PD-së. Këtë e them për një arsye të thjeshtë se Basha, megjithëse u bë kryetar partie dhe i mbështetur pothuaj nga të gjithë,  për fat të keq dhe për zhgënjim të gjithë demokratëve ai nuk u bë dot lider i provuar. Kryetari i partisë është në fund të fundit një post administrativ brenda partisë. Lideri është diçka tjetër. Lideri frymëzon. Kryetari i partisë jep urdhëra dhe pret që ato të zbatohen, pra që njerëzit t’ i binden, për shkak se ai është ulur në karrigen e zyrës së të parit të partisë. Lideri nuk ka nevojë që të japë urdhra, sepse njerëzit e ndjekin vetë atë. Liderit ndoshta i duhet të japë urdhra për t’ i larguar njerëzit nga ndonjë ngjarje politike e keqe konfliktuale.

Ka njerëz që duan të thonë se ky model i liderit iu përket shoqërive totalitare, dhe ka të bëjë me diktatorët. Jo, ka të bëjë me politikën. Në shoqëritë më demokratike, liderët më të famshëm kanë pasur një marrëdhënie të tillë me njerëzit e partisë së tyre dhe votuesit e saj. Në SHBA, vendin më demokratik në botë, për shkak se posti më i rëndësishëm politik që është ai i Presidentit, zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, kandidati fitues presidencial është një lider i modelit që kam përshkruar më lart.

Gjatë periudhës së çadrës  me ndihmën e intuitës time si studiues, duke e vëzhguar Bashën nga afër, live,   vura re se ai e vuante shumë faktin që nuk kishte aftësi për të qenë lider, ndryshe nga shumë deklarime të mia të mëparshme. Më vonë me ndricimin e shumë drithijeve për mjaft ngjarje që rrodhën   kuptova se një nga qëllimet e çadrës ishte që ai të krijonte imazhin sikur ishte lider. Basha e kishte kuptuar gabim të qënët lider. Ai përpiqej të krijonte imazhin e liderit duke trashur zërin,duke imituar dike tjetër, duke bërë gjeste, duke bërë kërcënime.  Pra,  po  të krijonte dyshimin se të gjitha këto nuk kishin lidhje me natyrën e tij, se ai nuk kishte guximin për t’ i bërë ato që thoshte. Të binte në sy që kishte frikë të madhe se po kuptohej që ai thjesht po bënte bluff.

Me marrëveshjen e 18 majit Basha e konfirmoi se nuk është lider, sepse  jo vetëm u vu në rolin e vartësit të liderit të së majtës, Edi Ramës por bënte dhe veprime të cilat nuk kishin fare vazhdimësi me ato për të cilat ishte deklaruar më parë. Më vjen keq ta them, por me këtë marrëveshje Rama u konfirmua plotësisht si lider, Basha jo. Pas zgjedhjeve Basha tha se e gënjyen dhe se marrëveshjen e pranoi vetëm se iu bë presion nga ndërkombëtarët.Oh, cfar justifikimi, në most ë  them cfarë  gënjeshtër me bisht,  por në lidhje me këtë temë dhe me cadrën vecanërisht rezervoj të drejtën e detyrueshme për mua , që në të ardhmen të shprehem më qart me një libër.

Po  pse Basha nuk ia tha në mënyrë instucionale  partisë  së tij  se kishte presione ndërkombëtare dhe t’ ua linte forumeve të partisë përgjegjësinë e marrjes së vendimit? Po pse zgjodhi rrugën e kulisave dhe klanit dhe ndoshta edhe sic përflitet edhe të familjes për ti diskutuar këto probleme dhe vendimet përkatëse? Një lider është i tillë kur  nuk i nënshtrohet presionit, qoftë edhe nga miqtë se edhe ata nuk janë të pa gabueshëm , kur ai presion  është në dëm të lëvizjes së tij. Rama e përgëzoi Bashën për pranimin e marrëveshjes duke thënë se vuri Shqipërinë mbi partinë. Çfarë fitoi Basha nga kjo marrëveshje përvec demit që i bëri PD-ës  dhe mardhdhënieve që prishi  me LSI-in e cila në tբ ardhmen mund ti duhej shumë? Nga marrëveshja fitoi sigurisht  vetëm Rama.

Të gjitha këto tregojnë se Basha nuk ka aftësi për të qenë lider, dhe as të fitojë zgjedhje, qoftë parlamentare ose lokale. Zgjedhjet e ardhshme, si ato lokale të vitit 2019, ashtu edhe ato parlamentare të vitit 2021, thjesht do ta konfirmojnë këtë gjë. Sepse në demokraci partitë janë formacione interesash dhe me këto humbje  spektakolare që ka PD-ja  dhe me këto zgjedhje të pa barabarta në parti që po bën  aktualisht Basha me rivalin e tij Selamin, që në thelb janë humbje më të mëdha se  edhe zgjedhjet elektorale, njerzit  e arsyeshëm,  për të gjetur shpresë do kërkojnë alternative të tjera.

Atëherë lind pyetja: Përse i duhet partia Bashës që kërkon me kaq këmbëngulje që ta mbajë?Atëherë  cfarë rizgjedhje kërkon Basha kur projekti i tij është refuzuar në mënyrë spektakolare?

Njerëzit e Bashës thonë si nën zë se edhe në periudhën 1997-2003 Berisha kishte humbur katër palë zgjedhje, nga të cilat dy parlamentare dhe dy lokale. Por zyrtarisht, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997 kryetar i PD-së ishte Tritan Shehu, jo Sali Berisha, që ishte President i republikës. Pra zgjedhjet e vitit 1997 teknikisht i ka humbur Tritan Shehu. Berisha si kryetar partie ka humbur vetëm zgjedhjet e vitit 2001 dhe pas tyre fitoi ato të vitit 2005. Në 2005 Berisha tha se nëse do të humbte zgjedhjet e dyta rresht, do të largohej nga politika.

Sipas tezës, se Basha ka të drejtë të humbë katër palë zgjedhje rresht, ata duan të na thonë se nuk është ndonjë tragjedi e madhe nëse Basha humb edhe zgjedhjet lokale të vitit 2019, si dhe ato parlamentare të vitit 2021. Por kështu i bie që PD të rrijë së paku 12 vjet në opozitë, ndërsa më parë ka qëndruar tetë vjet (1997-2005). Njerëzit e Bashës po thonë si nën zë se në shtator Rama do ta futë PD-në në qeveri dhe se do të ketë disa vende pune ose poste për ata që janë besnikë të Bashës. Nuk përjashtohet që Rama, pasi ka marrë të gjithë “tepsinë” në 25 qershor dhe i ka shifrat për të mbajtur tërë  përgjegjësinë për të  qeverisur i vetëm, t’ i japë PD-së disa thërrime nga tepsia, për ta mbajtur të lidhur pas vetes. Por një PD e tillë nuk mund të pretendojë që të jetë më as parti e madhe dhe as fituese si dikur. Duke u kënaqur një grusht besnikësh të Bashës, kjo parti do të vazhdojë  të humbë e të  humbë elektoratin e saj vazhdimish, duke u katandisur si jo më keq, e  jo më të jetë e aftë ta rritë atë.

Shpresat e qindramijra demokratëve sot e vështrojnë PD –  të varur në buzën e greminës. Atje, pikërisht atje,në buzë të humnerës qëndron ajo shpres. A do  të bjerë posht, duke u rrokullisur në rrëpirat e honeve politika, të shkërmoqet në copra, apo do gjej një forcë të arsyeshme ripërtëritëse të riorganizohet dhe të kthehet në një opozit shpresëdhënëse si dikur ?

Basha   nuk frymëzon,nuk tërheq dot njerëz me vehte. Ai tragjikisht është provuar se ka dështuar. Ai është provuar si klanor, hakmarrës tinzarë dhe i përqëndruar qartësisht tek nepotizmi dhe oligarkia.Në thelb Basha nuk i do intelektualët dhe opinioni i rremë  i një politikani të shkolluar në perëndim tashmë është përplasur plotësisht në tokë, sidomos tashti prej garës antdemokratike që ai po zhvillon sot në Partinë Demokratike. Partia Demokratike kryesisht për shkak të Lulëzim Bashës sot është më e përcarë se kurrë dhe kritikuesit e tij sot përfaqsojnë një opinion të gjërë.

Atëherë përse e do Basha partinë? Thjesht për vehte, për klanin dhe familjen? A mos e do Basha partinë për ta shkrirë atë? A duhet të presim vitin 2021 për ta kuptuar këtë gjë?

8 komente në “Përse e do më partinë Lulzim Basha?”

  1. lul hollandezi says:

    Po mire o opinionist i partise “meme”.Nuk e di dhe nuk e kupton pse e do partine lyli? Po ta them une:-Lyli ose lulushaku e do partine per te shpetuar nga vettingu se pari,padrinon e partise,qoftelargon e ketij vendi,liderin” histeereerik te partise dhe familjen e tij,per te mos shkuar para gjykates e prokurorose per gjithe nenet e kodit penal qe ka shkelur dhe qe e kapin,ngado qe ta kthejme.Se dyti, e do partine,per te mos shkuar ai vete para prokuroreve e gjykatesve per gjyqin e vjeddhjes ne rrugen e kombit,qe i ka shpetuar me raport mjekesor,por dhe per te tjera krime te tij si psh.21 Janari,si ish minister i brendshem,per marreveshjen e shitjes se detit me Greqine,po si minister (i jashtem kete radhe)qe ka qene dhe qe ka firmosur e kushedi ,ndofta dhe per te tjera aresye qe ne si popull i thjeshte nuk i dime,por qe prokurore e gjyqtare,apo dhe te huaj te organeve te specializuara i dine dhe i kane te rregjistruara.Pra i duhet imuniteti,sepse mendon se duke qene kryetar i partise e deputet,pra ka imunitet per te mos u ndeshkuar,sepse do ankohet ai dhe djalli i PD-se se po goditet opozita,po shkelet demokracia etj,teze,qe e verteta eshte se deri tani ka funksionuar.Po a do te funksionoje me sukses ne te ardhmen,kjo mbetet per tu pare.Shtatori po vjen dhe vetingu do filloje nga zbatimi.Le te presim…

  2. lul hollandezi says:

    Po mire o opinionist i partise “meme”.Nuk e di dhe nuk e kupton pse e do partine lyli? Po ta them une:-Lyli ose lulushaku e do partine per te shpetuar nga vettingu se pari,padrinon e partise,qoftelargon e ketij vendi,liderin” histeereerik te partise dhe familjen e tij,per te mos shkuar para gjykates e prokurorose per gjithe nenet e kodit penal qe ka shkelur dhe qe e kapin,ngado qe ta kthejme.Se dyti, e do partine,per te mos shkuar ai vete para prokuroreve e gjykatesve per gjyqin e vjeddhjes ne rrugen e kombit,qe i ka shpetuar me raport mjekesor,por dhe per te tjera krime te tij si psh.21 Janari,si ish minister i brendshem,per marreveshjen e shitjes se detit me Greqine,po si minister (i jashtem kete radhe)qe ka qene dhe qe ka firmosur e kushedi ,ndofta dhe per te tjera aresye qe ne si popull i thjeshte nuk i dime,por qe prokurore e gjyqtare,apo dhe te huaj te organeve te specializuara i dine dhe i kane te rregjistruara.Pra i duhet imuniteti,sepse mendon se duke qene kryetar i partise e deputet,pra ka imunitet per te mos u ndeshkuar,sepse do ankohet ai dhe djalli i PD-se se po goditet opozita,po shkelet demokracia etj,teze,qe e verteta eshte se deri tani ka funksionuar.Po a do te funksionoje me sukses ne te ardhmen,kjo mbetet per tu pare.Shtatori po vjen dhe vetingu do filloje nga zbatimi.Le te presim…Atij i duhet vula e partise se sa per partine s’i pellcet shume atij,sikur dhe vetem nje grup i kenges hollandeze apo malesore te katandiset ajo parti.Gollovar eshte ai,c’i duhet me tej…

  3. tematiku says:

    Kjo analizë është një Kullë Ndriçimi për demokratët!

  4. andromeda says:

    -Trump-in nuk e zgjodhi populli, por oligarkia financiare amerikane. Me votat e popullit duhet të fitonte Hilari.
    -Ngrehja e çadrës ishte zanafilla e dështimit të Lulit. Edhe sot unë nuk gjej një arsye ligjore, as morale përse duhej ngritur një çadër nga ata që për tetë vite bënë katastrofën në qeverisjen e vendit dhe nuk bënë ‘mea culpa’-n për humbjet e zgjedhjeve plebishitare të 2013.
    -Çadra, me kokfortësinë idioteske të Lulit dhe të disa pseudointelktualëve si ti, që e ndiqnit pas, u ngrit thjesht për të zvarritur reformën në drejtësi. Në ombrellën e Lulit mshifeshin miliardat e Berishës dhe familjes së tij biologjike, miliardat e Like floririt dhe natyrisht miliardat e Bashës, tre eksponentët kryesorë që kanë abuzuar pa hesap me pushtetin.
    – Kokëfortësia e çadrës e kundërvuri PD ballas me komunitetin dhe diplomacinë ndërkombëtare dhe e degjeneroi atë si parti në sytë e opinionit politik ndërkombëtar.
    -Çadra, me deklaratat idioteske që përsëriteshin me histeri, dy herë në ditë si gramafon i prishur nga vetë Luli dhe dishepujt e tij , ia solli në majë të hundës edhe vetë shqiparëve të cilët e ndiqnin atë e neveri, përbuzje e mosbesim.

    Ndaj katastrofa e PD-së është rezultante e sjelljes idioteske të Lulushit dhe djallëzisë së atij që e vuri në krye të partisë, me qëllimin e vetëm që
    ta ketë partinë pronë të vet dhe të mbulojë zullumet e pushtetit të tij absolutist gjatë çerek shekullit ‘demokratik shqiptar’.

    Ti, zotëri ke provuar në shumë raste, në shkrime, panele televizive se në analizat e tua ti gjithmonë i bie samarit në vend që ti biesh gomarit, se je shërbëtor i bindur i një gomari më të madh- Like floririt. Dhe kjo rrjedh nga injoranca dhe gjysmë formimi juaj.

  5. Arber Iliri says:

    O ndricim, po ndricon shume o flori. jane sterthene keto mendimet e tua gjeniale nga fundi i pilafit te mbetur.Pd per mua i perket historise politike jo se tashmes, Basha eshte kot Berisha eshte ai qe e fundosi kete Parti ketu e 2 dekada, per te keqen e ketij vendi.

  6. lora says:

    PER LULIN E PASUESIT E TIJ ESHTE E QARTE PERSE JU DUHET PARTIA DHE KRYESIA E P.D.-se ZGJEDHJA E 22 Korrikut eshte nje fabul e lexueshme, fituesi eshte i veteshpallur Basha.LULEZIMI TASHME ESHTE MUTI NE SHI; DHE NUK KA TURP FARE PER TE GJITHA BEMAT DHE GJEMAT E DISFATAT QE KA SHKAKTUAR ME APSURDITETIN E PAAFTESISE SE TIJ.
    NE RRETHANAT E KRIJUARA AI I ESHTE NENSHTRUAR PRESIONIT PSIKOLLOGJIK TE RAMES DHE I LEHTESON ATIJ? MENYREN E QEVERISJES KOMODE; QENDRIMI SI KRYETAR NE PARTIN.DEMOKRATIKE DO TE KOLEKSIONOJ VETEM DIFATA TE TURPSHME;

  7. TOMORI SHBA says:

    Zoti Ndricim, se pari duhet te pranosh publikisht, se jini nje nder gazetaret apo opinjonistetet qe ne sum shkrime kini propaganduar e mbeshtetur nje deshtak , karierist e te pa aft ne gjitha detyrat qe i ka dhen Berisha. 25 Qershori ishte kulmi i paaftesis se tij se drejtus i PD.
    Une dhe shm bashkeatdhetar ketu ne SHBA po cuditemi se si ky kukull edhe humbes e deshtak , shkrihet me pare se u vetngri, ne vend qe te dorhiqej per katastrofen qe e coi PD ne gremin, mer guximin dhe u ben moral demokrateve, se doti coi nga fitorja ne fitore ne zgjedhjet e arceme.
    Ky moster ka patur dhe ka mbeshtetjen e Sali Berishes nga 205 e ketej, por edhe tani qe e shkateroi PD Berisha sthot asnjr gjysem fjale kunder Bashes, vetem vetem se, esht produkt i tij. Per te ardhur shum keq, esht mosbojkotimi nga anteret e dhe simpatizantet e PD ne takimet e diteve te fundit, ku ben fushate per rizgjedhjen e tij me 22 Korik. Te shkojn tek zoti Selami qe ka qen i sukseshem, ne drejtimine PD, per disa vite deri sa u largua nga kontraditat me Berishen, esht kenaqesi , esht besim e shpres per ta ringritur e bashkuar PD, nese Bashes i ka dal bakri e kallai, zoti Selami ka kredite pozitive ntek nderkombetaret dhe tek departamenti i Amerikan.

  8. TOMORI SHBA says:

    Zoti Ndricim, se pari duhet te pranosh publikisht, se jini nje nder gazetaret apo opinjonistetet qe ne sum shkrime kini propaganduar e mbeshtetur nje deshtak , karierist e te pa aft ne gjitha detyrat qe i ka dhen Berisha. 25 Qershori ishte kulmi i paaftesis se tij se drejtus i PD.
    Une dhe shum bashkeatdhetar ketu ne SHBA po cuditemi se si ky kukull edhe humbes e deshtak , shkrihet me pare se u vetngri, ne vend qe te dorhiqej per katastrofen qe e coi PD ne gremin, mer guximin dhe u ben moral demokrateve, se doti coi nga fitorja ne fitore ne zgjedhjet e arceme.
    Ky moster ka patur dhe ka mbeshtetjen e Sali Berishes nga 205 e ketej, por edhe tani qe e shkateroi PD Berisha sthot asnje gjysem fjale kunder Bashes, vetem vetem se, esht produkt i tij. Per te ardhur shum keq, esht mosbojkotimi nga anteret e dhe simpatizantet e PD ne takimet e diteve te fundit, ku ben fushate per rizgjedhjen e tij me 22 Korik. Te shkojn tek zoti Selami qe ka qen i sukseshem, ne drejtimine PD, per disa vite deri sa u largua nga kontraditat me Berishen, esht kenaqesi , esht besim e shpres per ta ringritur e bashkuar PD, nese Bashes i ka dal bakri e kallai, zoti Selami ka kredite pozitive ntek nderkombetaret dhe tek departamenti i Amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje