Akuzat e opozitës ndaj Ramës si me Nanon, ja si u soll Berisha me “djajtë” socialistë pas 2005-ës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vështirë e imagjinueshme, por e nevojshme për ta ndërtuar si rast hipotetik. Ja, në shtator, Fatmir Xhafaj mundet të mos jetë më ministër, referuar paralajmërimit të Ramës për ndryshime në qeveri.

Dhe, i prekur e i zhgënjyer nga shefi i tij, deputeti i PS-së mund të hakmerret duke bashkuar votat me opozitën për një mision mosbesimi ndaj qeverisë së re të Ramës.

Çfarë do të ndodhte në kërë rast, a do ta sulmonte PD-ja siç bën tani?

Racionalisht është e pamundur, por kjo ligjësi nuk ekziston në politikën shqiptare. Mjaftojnë si precedentë Kastriot Islami dhe Agron Duka: të dy sot janë nga eksponentët e njohur të opozitës së djathtë, që dikur kanë qenë socialistë të thekur dhe madje nga më të akuzuarit nga ana e Partisë Demokratike.

Kriza e moralit, është pikërisht ajo që e ka dërrmuar rëndë PD-në. Por kjo parti duket se nuk e ka në axhendë përmirësimin në këtë pikë, ofrimin e një standarti. Përkundrazi, ka zgjedhur thjesht të akuzojë për hir të akuzës, pra të bëjë politikë thjesht për hir të politikës, duke i besuar një shkolle të vjetër, por që i ka kostuar dhe po i koston zvetënim të rëndë moral.

Ajo çfarë po bën sot ndaj qeverisë Rama, ku i gjithë ligjërimi është 100 përqind vetëm akuzë, për pothuajse çdo gjë, ndodhi dhe përballë qeverisë Nano, sidomos në vitet 2003-2005.

Vetë ish-kryesocialisti ishte kryedjalli që merrej me korrupsion, krim, drogë, e pas tij vinte Duka e krimit, pjesë e Klanit të Zemunit, apo mamuthi i korrupsionit, Cac Angjeli.

Por çfarë ndodhi pas ngjitjes në pushtet me këto tre emra?

Asgjë. Asnjërit nuk iu fut ndonjë gjemb në këmbë, ndryshe nga Rama që së paku çoi ca dosje në prokurori për paraardhësit në qeverisje. Nano vijoi jetën e tij private, krejt i pashqetësuar.

Po ashtu dhe Angjeli, që pos paprekshmërisë hapi dhe universitet privat, e ku i njëjti fat ndoqi dhe Dukën, që për më tepër sot është në krahun e Berishës.

Ky i fundit do e bënte të qartë me një sinqeritet atipik gjithë këtë zhvillim. Në 2007-ën, me Nanon në krah kundër Ramës, nënshkruan një marrëveshje dhe deklaron se akuzat monstruoze ndaj ish-rivalit socialist “ishin pjesë e fushatës elektorale”.

Ndaj, precedentët Nano, Duka, si dhe Islami (Kastriot), një ndër më të urryerit e PD-së ndër vite që më pas u bë deputet i saj, ofronjë pikërisht këtë model: djajtë kanë marrë amnisti vetëm me një vendim politik pas ndryshimit të pozicionit.

I rëndësishëm është qëllimi, kurse mjeti për ta arritur atë është i justifikueshëm. Kjo është kredoja amorale që po e rrudh PD-në… (tesheshi)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *