Gjyqtari i Gjykatës së Lartë hyn në “sitën” e vettingut: Një pjesë të pasurisë na i kanë lënë gjyshërit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj ka hyrë në sitën e Vettingut.

Mësohet se trupa Gjykuese përbëhet nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo).

Që në nisje të seancës, Islamaj nuk kishte kartën e identitetit me vete ku paraqitja e ID personale është një procedurë formale që zhvillohet me çdo subjekt gjatë rivlerësimit.

“Kartën e idenitetit për gabimin tim nuk e kam me vete, por mund ta sjell”, tha Islamaj.

Ndërkohë referuar raportit të ILDKPKI, KPK tha se gjyqtari Islamaj ka pasuri të ligjshme, të justifikuar me burime dhe nuk ka bërë deklarim të rremë.

“Nga hetimi ka rezultuar se Islamaj ka apartament banimi me sipërfaqe 81.57 m2 në Durrës, tokë arë 1000 m2 në Karpen, Kavajë, e blerë në vitin 2015. Zyrtari ka llogari bankare që prej vitit 2000, fillimisht me vlerë 5 mijë euro, llogari bankare të krijuar në vitin 2016 me gjendje 20 mijë euro.

Një depozitë me shumën 12 mijë dollarë është hapur në 2006.  Në pronësi të bashkëjetueses janë edhe dy garsoniere, ato janë në pronësi të pritshme.

Pronat e bashkëjetueses janë përfituar nga pasuria e babait të saj. Vlerësimi profesional u bë në bazë të 5 dosjeve dhe 6 denoncimeve nga qytetarët. KPK ka konstatuar cilësi të pranueshme në punë“, ka thënë relatorja Genta Bungo.

Gjyqtari ka pranuar si korrekt hetimin e bërë nga KPK, duke thënë se pasuria e tij dhe e bashkëjetueses së tij është e përfituar nga gjyshërit.

“Pasuria ime është përfituar nga tashëgimnia…ndërkohë që jemi munduar ta zhvillojmë atë me të ardhurat tona dhe në përputhje me ligjin,” tha Islamaj në seancën dëgjimore.

Procesi ka qenë i hapur, dinamik dhe transparent,” shtoi ai, duke kërkuar nga komisioni konfirmimin në detyrë.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj bën pjesë në listën priotare të vetingut për shkak të funksionit dhe dosja e tij është shortuar me 30 nëntor.

Islamaj është diplomuar si jurist në vitin 1992 dhe ka filluar punë në Gjykatën e Durrësit.

Ai ka drejtuar Gjykatën e Sarandës në vitet 1993-1995 dhe atë të Kavajës në vitet 1998-2002.

Islamaj ka mbajtur pozicionin e kryeinspektorit të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjyqtar i Apelit të Tiranës, para se të emërohej anëtar i Gjykatës së Lartë në qershor të vitit 2011.

Vendimi i KPK-së do të jepet me 7 qershor në orën 10:00.

(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Gjyqtari i Gjykatës së Lartë hyn në “sitën” e vettingut: Një pjesë të pasurisë na i kanë lënë gjyshërit”

  1. Jimi says:

    More njerez ! Kemi 30 vjete qe anatemojme Veken me sistemin e tij, por per cudi keta gjyqtare e prokurore po na bejne te mos u besojme atyre qe e shajne !? Sot keta prokurore e gjyqtare pa pike turpi deklarojne se keto pasuri marramendese ua kane dhuruar gjyshi, apo gjyshja, nena, apo babai!? Por cudia me e madhe qendron ne ate, qe keta qe jane majmur ne keto 25 vjete, paskan patur gjysher dhe gjyshe ndersa ne varfanjaket qe jemi katandisur ne kete derexhe kemi lindur nga guri!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *