Mërgim Mavraj duket i dorëzuar: E kemi humbur fare, nuk rregullohen gjërat sot nga nesër dhe nuk fitohet vetëm me zemër

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mërgim Mavraj ka dhënë një intervistë të gjatë ku pranon direkt se në Kombëtaren shqiptare për momentin nuk shkon asgjë.

Ndryshe nga Panuçi, në intervistën për “Top Channel”, ai nuk e sheh si një problem të vogël, përkundrazi. Sipas tij është një problem i madh pasi gabimet që shfaq Shqipëria nuk po rregullohen pavarësisht analizave të shumta.

Për arsyet e humbjes me Ukrainën

“Edhe në dhomat e zhveshjeve ishim pa tekst fare, as ne nuk gjenim fjalët e duhura. Ky është është një moment shumë i vështirë për kombëtaren, jo vetëm për rezultate por edhe mënyra se si zhvillojmë lojën. Ishte shumë, shumë e keqe.

Atë që kërkon trajneri nga ne nuk e tregojmë në fushë, e vështirë të gjesh arsyetimin dhe nuk kam dëshirë, pasi edhe ne në fushë duhet t’i kuptojmë vetë, të vendosim vete, të jemi të qartë në kokë e të marrim vendimet e duhura.

Kjo përgjegjësi na mungon, pavarësisht sa vjeç është lojtari apo eksperiencë që ka, duhet të kuptojë gabimet që ndodhin në fushë, t’i tregojë e përmirësojë.

Duam të luajmë presing po nuk kemi fare presing, në ndeshje mbrojtësi e mesfushori kundërshtar janë të lirë, ndoshta duhet të mendojmë sistemin që kemi, jo të ndryshojmë, por t’ia lidhim dëshirave tona”.

Për lojën sulmuese që nuk po duket

“Luajmë në sulm, por për të luajtur në sulm duhet të kesh topin. Ne nuk e mbajmë topin, e humbim shumë shpejt, jemi të stresuar kur e mbajmë, pasojmë dy herë e bëhemi nervozë, e humbim me topa të gjatë.

E kemi humbur linjën fare, fare, fare. Edhe mbrojtjen stabël që mbyllnim ndeshjen pa pësuar, janë shumë arsye.

Nuk është një gjë që përmirësohet sot nga nesër, duhen analizuar gjërat. Edhe në të kaluarën i kemi analizuar, janë shumë gjëra që nuk mund t’i shpjegoj tani”.

Për humbjen e identitetit të lojës

“Identiteti ynë është të luajmë me zemër e shpirt. Nuk pranoj kur tifozët thonë ‘luani me zemër’, ajo ka qenë gjithmonë arma e forca jonë.

Ata që thonë kështu, unë them që janë jashtë, nuk kanë lidhje me futbollin. Përgjigjen nuk është se e japim vetëm ne lojtarët, është një staf 30-50- veta që duhet të japin përgjigjen.

Nuk janë gjithmonë vullneti e shpirti e zemra, pasi me këto gjëra dikur e arrin kulmin. Janë disa gjëra të tjera se Ukraina kishte gjetur zgjidhje për problemet e ndeshjes së dy viteve më parë, për të mos pësuar presion nga ne, duhej edhe ne të bënim një zhvillim të tillë”.

Nëse duhet ndërruar skema e lojës

“Ne nuk merremi me skemat, ne kemi detyrë që atë që jep misteri t’i aplikojmë në fushë. Problemi është që këto gjëra nuk po funksionojnë.

Normalisht, edhe lojtarët nuk po i bëjnë ashtu siç duhet, por edhe nuk po funksionojnë. Duhet të kishim një plan B për t’u tërhequr, por kur do të luash më hapur, duke sulmuar, krijon hapësira. Kështu e pësuam me zona të hapura, pastaj janë ndryshime të mëdha lojtarësh.

Gabojmë nëse i krahasojmë paraqitjet tani me ato para 3-4 vitesh. Skuadra është komplet ndryshe, trajneri është komplet ndryshe, kërkesat janë komplet ndryshe, edhe shikuesit janë ndryshe, presin më shumë nga ne. Jo vetëm rezultat të mirë por edhe lojë më të bukur. Por këto momentalisht janë kërkime të tepërta, nuk ka ndodhur asnjëherë më parë për ne. Tifozët na kanë mbështetur gjithmonë.

Por është e vështirë të përkrahësh një skuadër e cila pëson tre gola në pjesën e parë në një miqësore që e kemi ndjerë veten ne borxh ndaj tyre. I kuptoj plotësisht por kur kërkojnë që të luhet me zemër do të thotë që nuk është gjithçka në rregull te kombëtarja dhe këto gjëra duhet të analizohen”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Mërgim Mavraj duket i dorëzuar: E kemi humbur fare, nuk rregullohen gjërat sot nga nesër dhe nuk fitohet vetëm me zemër”

  1. De Biasi says:

    … me pak fjalë, fajin e ka trajneri…

  2. Beno says:

    Ky e ka menjen ka meka duket si xhihadist pa buk ne bark nuk luhet o Mavraj arabi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *