10 faktet që duhet të dini për Fekondimin In-Vitro

7 Qershor 2018, 12:16Shëndeti TEMA

Nga Dr. Marsel Haxhia

Embriolog Klinik Ҫertifikuar nga Shoqata Europiane e Embriologjisë dhe Riprodhimit Human

Klinika e Fertilitetit Hygeia

Miliona çifte në të gjithë botën përjetojnë ankth dhe stres të vashdueshëm nga pamundësisa për të konceptuar një fëmijë për një kohë të gjatë. Statistikat tregojnë se 1 në 8 çifte kanë probleme në arritjen e një shtatzanine dhe fenomeni është po aq i pranishëm edhe në Shqipëri. Po vendi ynë në lidhje me Infetilitetin ka patur një këndvështrim krejtësisht të devijuar nga faktet kokëforta të shkencës. Shoqëria e mbyllur dhe maskiliste ja mvishte vazhdimisht si “damkë” gruas këtë problem, ndërkohë që statistikat botërore tregojnë se shkaqet e infertilitetit në 30-50% të çifteve infertile janë po aq mashkullore sa edhe femërore.

Me fjalën “INFERTILITET” mjekësia përkufizon pamundësinë për të arritur një shtatzani pas një viti marrëdhëniesh të pambrojtura, kur gruaja është nën 35 vjeç, ose pas 6 muaj kur gruaja është mbi 35 vjeç. Nëse e gjeni veten brenda këtij përkufizimi atëherë hapi i parë që duhet të bëni është gjetja e një Qendre të specializuar në fushën e infertilitetit dhe sidomos adresimi i problemit te mjekë të specializuar kryesisht në këtë fushë.Marrja e informacioneve nga Dr. Google nuk është rruga e duhur për këtë gjë.

1.Bëni zgjedhjen e duhur. Zgjidhni mjek specialist për fertilitetin

Të bësh zgjedhjen e duhur të Qëndrës në fushën e Infertilitetit , është momenti më i rëndësishëm në jetën tuaj. Kjo sepse realizmi i ëndrrës për tu bërë prind kërkon një ekip mjekësh profesionistë . Ata janë një shpresë më shumë në përmbushjen e kësaj ëndrre që në fakt fillon me investimin e besimit tuaj ndaj këtyre mjekëve deri në fund të rrugëtimit.

Ekipi i mjekëve të Klinikës së Fertilitetit Hygeia, me një eksperiencë mbi 20-vjeçare në fushën e infertilitetit në Klinikat më në zë të Evropës, aplikon protokolle të personalizuara dhe nga më bashkëkohoret duke bërë të mundur që shumë e shumë çifte të realizojnë ëndrrën e tyre të prindërimit. Kjo është edhe arsyeja që Klinika e Fertilitetit Hygeia është edhe e para klinikë në Europë e çertifikuar “ Për Cilësi të Lartë Shërbimi’ nga Organizata Ndërkombëtare TEMOS.

2.Përqindjet e suksesit mund t’ju çojnë drejt zgjedhjeve të gabuara

Si mjek specialist i kësaj fushe jam në kontakt të përditshëm me shumë çifte që kanë probleme me fertilitetin dhe do të duhet t’i nënshtrohen proçedurës së fekondimit In Vitro. Pyetja që hasim më shpesh : Sa % sukses na garantoni? ….dhe përgjigjet variojnë janë 50%, diku tjetër 80% apo 90%.

Por më lejoni që t’ju informoj se përqindja e suksesit në këto proçedura mund të jetë një konfuzion i vërtetë për ju. Ajo që duhet të keni të qartë dhe që unë jua përsëris të gjithë pacientëve tanë është se; Fekondimi In-Vitro është një proçedurë që nuk kryhet nga qejfi por nga halli, pra nga pamundësia që çiftet kanë për të konceptuar fëmijë në rrugë natyrale dhe e vetmja alternativë që ata kanë është Fekondimi in Vitro, dhe përqindjet e suksesit nuk janë matematikore por janë një ndërthurje faktorësh. Pra, kudo që do të drejtoheni për të kryer Fekondiminin In Vitro, duhet të dini dhe të jeni

të bindur se askund dhe askush nuk mund t’ju japë 100% garanci apo siguri që do arrini rezultat qysh në përpjekjen e parë, sepse këto janë edhe limitet e mjekësisë. E njëjta gjë vlen edhe për çiftet të cilët nuk kanë ndonjë problem mjekësor që mund të konsiderohet pengesë për shtatzëni, por gjithsesi nuk arrijnë në shtatzëni.

Siç e theksova edhe më lart, Fiziologjia e riprodhimit varet nga shumë faktorë, të cilët nuk kanë arritur të gjejnë 100 % zgjidhje deri më sot, pra e rëndësishme është që secili prej jush të bëj zgjedhjen e duhur të ekipit mjekësor dhe Qendrës ku do të trajtohet dhe më pas të ndiqni me rigorozitet çdo udhëzim të mjekëve. Pra kujdes, kriteri i zgjedhjes ku do të trajtoheni nuk duhet të jetë vetëm përqindja e suksesit të premtuar, por një ndërthurje faktorësh.

3.Ne mund të punojmë me biologjinë tuaj por jo ta ndryshojmë atë

Ne mund të punojmë për të ndryshuar dhe përmirësuar shumë faktorë nga pikëpamja mjekësore, por ama nuk mund të ndryshojmë moshën tuaj. Ne si mjekë jemi të specilalizuar dhe kemi eksperiencën e duhur që na lejon t’ju japim zgjidhje një sërë problemeve nga më të thjeshtat deri tek ato më komplekset mjekësore, në mënyrën më profesionale të mundshme, por, nuk mund të ndryshojmë evolucionin biologjik tuajin. Biologjia dikton se tek femrat me kalimin e moshës aftësia e vezoreve për të prodhuar vezë ulet ndërsa cilësia e vezëve te femrat dhe e spermatozoideve te meshkujt bie. Gjendje të tilla si Ovari Polikistik apo Endometrioza mund të përmirësohen por jo të eleminohen.

Por për sa kohë faktet biologjike janë të pandryshueshme, për të shtuar mundësitë e suksesit, vëmëndja juaj duhet të ndalet tek përzgjedhja e ekipit të mjekëve profesionistë dhe Qendrës së specializuar.

4.Kostot financiare janë të rëndësishme.

Kostoja financiare e Fekondimit In-Vitro është e ndryshme në vende të ndryshme të botës. Në SHBA kostot variojnë nga 12.000$- 17.000$ për çdo cikël IVF, në Europë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, çmimet variojnë nga 3,000€-5,000€/për cikël. Fatkeqësisht në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të tjera, shteti apo siguracionet nuk mbulojnë asnjë kosto të Fekondimit In-vitro dhe as të medikamenteve që merren në raste të tilla, duke bërë që kosto të tilla të mbulohen totalisht nga vetë çiftet.

5.Nuk ka asnjë vend si “Shtëpia”

Çiftet shqiptare kohë më parë detyroheshin të kryenin Fekondimin In Vitro jashtë Shqipërisë në vende si Turqia, Italia ..etj, dhe në jo pak raste janë përballur me fatura të kripura e gati të pamundura për shkak të shtrenjtësisë së proçedurave por edhe padijenisë në aplikimin e tyre.

Kjo pasi në Shqipëri kushtet ishin “zero” për të realizuar një proçedurë të tillë. Por sot panorama është krejtësisht ndryshe dhe vendi ynë po ofron një shumëllojshmëri zgjedhjesh për këto çifte. Një ndër to është edhe Klinika e Fertilitetit Hygeia, ku prej 5 vitesh ne ofrojmë proçedura dhe trajtime për problemet e infertilitetit të niveleve nga më bashkëkohoret, duke konkuruar denjësisht edhe me Klinikat simotra kudo në botë. Dëshmi e këtyre sukseseve është edhe fakti që në Klinikën tonë, janë të shumta çiftet që vijnë nga Anglia, Italia, Zvicra, Greqia etj duke zgjedhur që këto trajtime t’ja besojnë Klinikës ekipi ynë i mjekëve.

6.Pyesni paraprakisht mbi teknikën e fertilizimit

Në rastet kur do të kryhet proçedura e Fekondimit in Vitro (IVF), pra merren vezët nga gruaja dhe spermatozoidet nga bashkëshorti, ekzistojnë dy mënyra për bashkimin e tyre, dhe përkatësisht ajo e:

A. Fertilizimi “klasik” – në kushte të veçanta. Pra me këtë teknikë, veza dhe një sasi e caktuar spermatozoidesh lihen bashkë dhe pritet që veza të zgjedhë vetë spermatozoidin e duhur. Kjo teknikë konsiderohet praktikisht sikur ndodh bashkimi në rrugë natyrale. Por kjo teknikë mund të aplikohet vetëm në rastet kur parametrat e spermës janë brenda normës.

B. Injeksioni intra-citoplasmik i spermës (ICSI) – kjo është teknika ku janë mjekët që përzgjedhim spermatozoidin, pra përzgjidhet ai me parametra morfologjikë më afër normës, dhe “vendoset” në citoplazmën e vezës. Kjo teknikë aplikohet në rastet kur parametrat e spermës nuk janë brenda normës.

Në bazë të studimeve të kryera dhe rezultatet e marra nga aplikimi i këtyre dy teknikave është vënë re që kemi një përqindje shtatzënie gati të njëjtë midis këtyre dy teknikave, por në rastin e fekondimit “klasik” kemi një përqindje më të ulët aborti dhe peshë më të lartë në lindje të Fëmijëve. Pra, për sa kohë ekzistojnë kushtet e kryerjes së fertilizimit “klasik” nuk ka pse të përdoret teknika alternative. Në eksperiencën time si mjek embiolog, kemi patur me dhjetra raste të çifteve të cilët pasi kishin dështuar në Klinika të tjera, kur janë paraqitur në Klinikën tonë, vetëm sajë zgjedhjes së teknikës së duhur,kemi arritur të kemi suksesin e dëshiruar. Prandaj këshilla jonë në të tilla raste

është: përpara se ti nënshtroheni çdo poçedure, interesohuni dhe bisedoni me mjekun tuaj mbi teknikat që ofrohen, sepse jo të gjithë Klinikat arrijnë të kryejnë të dyja këto teknika.

7.“Binjak do ishte shumë mirë!”

Po, të kishit binjakë do ishte mrekulli, por vetëm një bebe do të thotë më pak rrezik gjatë shtatzënisë. Numri i embrioneve që transferohen gjatë shtatzënisë, në rastin e Fekondimit in Vitro,

këshillohet nga mjeku por në fund është vendim i pacientit, që në rastin tonë janë çiftet. Qëllimi ynë si mjek është një shtatëzëni e sigurt dhe lindja e një bebe të shëndetshëm. Por jemi ndodhur jo pak here përballë çifteve që insistojnë të vendosin dhe të transferojnë më shumë se një embrion, vendim ky që kushtëzohet nga disa faktorë siç janë mosha e femrës, arsyeja e infertilitetit apo edhe ana financiare.

Por gjithmonë, këshilla jonë si mjek është se, nëse për ju nuk është prioritet të pasurit një shtatzëni me binjak, atëherë për një shtatzëni të sigurt dhe bebe të shëndetshëm, e mira është të transferoni vetëm një embrion.

8.Fekondimi me embrione të ngrira është po aq i suksesshëm si edhe ai me embrione të “freskëta”

Studimet e fundit kanë treguar se Fekondimi in Vitro i realizuar nga ngrirja e vezëve apo embrioneve është njësoj i suksesshëm si edhe ai i realizuar me embrione të “freskëta”. Nëse keni mundësi zgjedhje, atëherë ju mund të ngrini embrionet dhe jo vezët, pasi embrionet janë më të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj proçedurës së ngrirjes/shkrirjes.

9.“Praktika” mjekësore është një proçes gjithmonë e në zhvillim.

Shkenca ka përparuar dhe përparon me hapa gjigande në fushën e infertilitetit gjë që ka çuar edhe në ripërcaktimin e protokolleve mjekësore në këtë fushë. Prandaj kontakti me mjekë që I mbajnë sytë pa ndërprerje nga librat dhe behën pjesë e konfrencave ndërkombëtare ku shpalosen këto arritje, është shumë I rëndësishëm. Një mjek I përgjegjshëm e konsideron detyrë të ecë në një hap me teknikat e kohës pasi kjo është mënyra e vetme për të patur rezultate të shumëpritura.Asnjeherë mos e anashkaloni konsultën me mjekun tuaj rreth teknikave më të reja që aplikohen së fundmi në botë.

Eksperienca e Klinikës tonë tregon që sajë aplikimit të teknologjisë dhe protokolleve nga më bashkëkohoret si dhe aplikimit të trajtimeve të personalizuara për çdo çift, është arritur të kemi rezultate të kënaqshme në çiftet e trajtuara.

Pra, “jo çdo gjë që shkëlqen është flori”.

10.Mos e humbisni shpresën!

Të gjitha ç’ka thamë më lart janë një mundësi më shumë që ëndrrën tuaj për ti patur krahët plot me fëmijën tuaj ta bëni realitet. Megjithëse proçedura e Fekondimit In-Vitro nuk ju jep sigurinë që do të arrini në shtatzëni qysh në tentativën tuaj të parë, e rëndësishme është të mos humbisni shpresën.

Nga përllogaritjet e bëra nga Shoqata Europiane e Embriologjisë rezulton se në 3 cikle Fekondimi In-vitro vetëm 85% e tyre do të arrijnë suksesin.

Fakti që sot në botë kemi mbi 7 milion bebe të lindura sajë Fekondimit In-Vitro, vërteton edhe një herë suksesin e kësaj proçedure, mjafton të zgjidhni me kujdes Qendrën dhe ekipin e mjekëve specialist që do t’ju shoqërojnë në këtë rrugëtim tuajin dhe……. edhe Ju do t’ja dilni!

1 komente në “10 faktet që duhet të dini për Fekondimin In-Vitro”

  1. Dr Adhamudhi says:

    80%-90% sukses nuk ka asnjë klinikë në botë, deri nē 50%-60% është më realistike zotërij prandaj mos i gënjeni hallexhijtë me 80-90% sukses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje