Këshilla një gazetari portalesh (nga mender unë, në vend të Konicës)

7 Qershor 2018, 12:54Blog TEMA

 Nga Iva Tiço

“I dashur mik – në e bëfsh gazetën me eta të mëdha; shqiptarët do të thonë që s’fshihet dot lehtë; në e bëfsh me të vogëla, do të thonë se s’është gazetë, por libër.

Në e shtypsh me letra të holla, do të thonë se s’këndohen edhe prishin sytë; në e shtypësh me letra të trasha do të thonë se je “hamall” e kërkon të mbushësh vend.

Në shkrofsh toskërisht, do të thonë se s’është gazetë për gjithë shqiptarët; në shkrofsh gegnisht prap ashtu, në shkrofsh në gjuhë të përzier me të dyja, gjysëm gegnisht, gjysëm toskërisht, do të thonë se është “çervish”.

Në mos shkrofsh për politikë, do të thonë se s’është koha të punojmë për letratyrë, kur vendi ndodhet në rrezik; në shkrofsh për politikë do të thonë se prishë punë duke egërsuar qeverinë.

Në folsh butë për Turqinë, je i paguar prej Stambollit; në shkrofsh rreptë kundër Turqisë, kërkon të të jap Sulltani të holla që t’a pushosh gazetën.

Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti, me qenë aq njerëz duan zgjimin e kombit shqiptar; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur.

Në folsh për plot çlirimin e Shqipërisë, do të thotë je djall e kërkon gjëra që duheshin gatitur në qind vjet më parë; në folç për nevojën të përpiqemi t’a shpëtojmë gjuhën dhe kombësinë, duke vënë vendin nën hijen e një Fuqisë së Madhe, s’qënke shqiptarë i vërtetë.

Në folsh mirë për shqiptarët e krishterë, hidhërohen shqiptarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët që janë shqiptarë të mirë, e ligsht për të ligjt, aherë do të hidhërohen të gjithë. Aq për sot, se kam frikë mos të zërë gjumi”.

Faik Konica botonte këto rreshta në të përkohshmen “Albania”, më 15 shtator 1901, këshillat pasonjëse për një djalë, që kish ndërmend të botonte një gazetë shqip në Misir.

Në 6 qershor, 2018, unë Iva Tiço, po shkruaj këshillat për djemtë e vajzat, që duan të bëhen gazetarë portalesh. Tani, do thoni ju, u bëre ti të krahasohesh me Konicën? E ja u bëra, meqenëse gazetaria ka ndryshuar dhe këta të sotmit janë ndryshe nga ai çuni i Misirit, pse mos ta provoj njëherë?!

I dashur mik, që do bëhesh gazetar!

E di që e ke me shumë qejf këtë punë, sepse nuk ke çfarë bën tjetër në jetë dhe se mendon se Fevziu dhe ata që ai fton në studio janë kot fare dhe duhet të dalin në pension. Ke të drejtë! U bënë ata?! Ja ulen aty dhe bëjnë muhabet, ça bëjnë tjetër?! Ju ka rënë bixha dhe marrin gjithato lekë! Por nuk e kanë të gjatë se, helbete po kapin të pesëdhjetat. Ndaj forca, ti mund t’ua zësh vendin. E ke nisur punën aty ku duhet.

Për ta bërë këtë punë sa më mirë, të duhet telefon dhe internet i shpejtë. Ngrihesh në mëngjes, për shembull dhe që në krevat, ose më mirë akoma kur rehatohesh në WC, i fut një të hapur Instagramit dhe shef çfarë kanë botuar vajzat e bukura. Në fillim është ajo modelja që bën foto, sheh ça ka postuar ajo. Pastaj sheh dhe ca të tjera si puna e saj, pastaj nja dy këngëtare, i bën një print screen dhe ja direkt ku e kape lajmin e parë.

Ka teknikë të shkruari të këtyre lajmeve. Nuk është dosido. Për shembull emri i personazhit duhet të shoqërohet me togfjalëshat “majft e mirënjohur”, “shumë e dashur nga publiku”, “tejet interesante”, ose “ka sjellë një risi të re”.

Titulli është kryesori: ai është grepi që do i bëjë njerëzit ta klikojnë. Mos harro të shkruash fjalën sherr. Nuk ka rëndësi nëse ka sherr apo jo. Nuk ka rëndësi se për të bërë sherr duhen dy vetë. Ti merr atë që shan një njeri, dhe bëj titullin “filani bën sherr me fistëkun dhe i thotë ashtu ose kështu”. Variante alternative janë edhe “filani kapet keq me fistëkun, presim çdo të thotë ky i fundit”, “sherr ne botën e showbizit, filani nuk lë gjë pa i thënë fistëkut, zbuloni çfarë ndodhi”.

Mos harroni që në 48 orët e ardhshme të monitoroni protagonistët e sherrit dhe familjarët e tyre. Çdo fjalë që shkruajnë e postojnë ata, është e një rëndësie të veçantë.

Kur të mbaroni me këto lajme, hidhuni një sy komenteve të fansave. Se çfarë thonë profilet fallco ose njerëzit e panjohur të acaruar në rrjet, është lajm për kokën e lajmit. Të gjithë duhet ta dinë.

I patë që i patë fansat? Tani monitoroni se si u kthen përgjigje personazhi atyre. Mos harroni që titulli “fansi i përvishet filankës, por ajo e lë pa fjalë me këtë përgjigje”, është një nga titujt më të mirë në ditët e sotme. Po sidomos “Përgjigjia e filanit është epike”, tregon formim të lartë profesional.

Pastaj vjen puna kryesore e juaja. Pasi keni bërë gjithë këto investigime dhe hulumtime, ka ardhur momenti të shihni vërdallë se ç‘kanë bërë të tjerët. Domethënë kolegët tuaj, që mund të kenë kapur lajme më të mira e të bujshme se këto tuajat. Kopjojini, hiqni emrin e autorit, pastaj botojini. Po latë dhe emrin e autorit, keni bërë një punë të paqme: i keni treguar të gjithëve se cili koleg apo cili portal është më i zoti se ju, për ta kapur lajmin i pari.

Mos harroni parimet e gazetarit. Kryesori ndër ta është: gjithçka në këtë vend nis kur filloni punë ju. Çdo gjë pas kësaj date po ndodh për herë të parë dhe askush nuk e ka dëgjuar më parë. Nxirrini pra arkivat e të tjerëve, rihidhini në rrjet, komentojini nga e para dhe niseni sherrin nga e para. Eshtë qejf dhe shumë, por shumë profesionale.

Nëse keni fatin të filloni punë në ndonjë portal, që drejtohet nga etërit e gazetarisë, do keni fatin të mësoni gjëra të papara. Jo për teknikën e të shkruarit, se ata nuk kanë më nge të mësojnë gazetarët e rinj, janë duke bërë qoka ose kanë ngritur pusi gjetkë. Por mësimi i tyre, i përmbledhur në dy fjalë, do të ishte: i yti kockën ta ha, por mishin ta ruan. Çfarë keni polemika dhe vlerësime mes gazetarësh meshkuj, trajtojini si përplasje kokash të mëdha dhe bisdash intelektuale për progresin e vendit. Çfarë ka të bëjë me gazetaret femra, futini tek rubrika “Paparazi” apo “Thashethem” dhe trajtojini si modelet, se edhe ato gazetaret aq mend kanë, shkojnë në studio të papërgatitura dhe dinë vetëm të kombinojnë flokun me xhaketën.

Në fund pastaj janë dhe pronarët. Kur flasin për ju, ata kanë parimin: ata bëjnë sikur punojnë, ne bëjmë sikur i paguajmë. Për këtë, nuk di ç‘këshillë t’ju jap, sinqerisht!

Kaq kisha dhe unë, si Konica, për sot. Do kesh fjetur me kohë, por mbase ndonjë koleg më i ngeshëm t’i përmbledh me dy fjalë dhe i lexon kollaj…/tiranapost/

5 komente në “Këshilla një gazetari portalesh (nga mender unë, në vend të Konicës)”

  1. Kombi says:

    KAM NJE KUNGULLESHKE ,DO TA NDAJ NE DY PJESE , PO PSE DY ,PO SA , PO PSE……………………………………….?
    ……………?

  2. kenga qe me mungon says:

    Po ky Faik Konica shume keshilla paska dhene te tjereve, ndersa vete as familje krijoi, as shoqeri te beses, as dhe dreqin nuk e mori me vete E me del pyetja:perse na duhet te citohet nje njeri qe s’ka qene as per zhvillimin as per vete e as per shoqerine; vetem qe te themi se e paska thene dhe Konica kete qe na ngjane sot?! Prandaj lereni nje horr si Konica se qejfin e tij ka bere ashtu si e ka dashur e mos u merrni me te se humbisni kohe, por edhe mos valle kerkoni te beni ato qe ka bere ai?.

  3. IDIOTEVE I KA NGEL KOHA ALA KE KOQICA !
    KY K. SHTE NGA ARABIA ?
    APO SHQYPTAR ARRNAUT QE NDRYSHE FILSTE E NDRYSHE VEPRONTE !
    POR BEREQAVERS I PASKA LEN CA KOQE GRURI PRAN KOTECIT ME I CUKIT E U STERVIT
    CDO PULE QORRE ME U BA E SQUT SI VET K PATRIOT

  4. e dini jue ,
    se cfar eshte organi qi nji gazetare ban te afte sot ?
    Goja e saj ,
    talenti si ajo e perdor ate ?

    ato qe jane profesioniste e din mir.

  5. zi says:

    Nje kolazh moskuptimesh si ato te llojit,
    po sikur te mos e bej sot?
    Apo ta bej.
    Po sikur te me dhembe?
    Te mbrohem apo ta ve shqeto.
    Po sikur te ngelem me bare?
    Zgjohu njehere moj cupke,laj turinjte,krihu,vishu,ngjishu dhe dil ne ajer te paster.
    Atje do te gjesh te verteten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje