Alarmohet Berisha: Rama udhëheq mafjan shqiptare, ka plan për të "ISIS-izuar" Shqipërinë

9 Qershor 2018, 11:27Politika TEMA

Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama është udhëheqës i mafjas shqiptare dhe se ka plan për të “ISIS-izuar” Shqipërinë.

Ish-kryeministri gjykon se “Premtimi i Rames per kampet e rehabilitimit te ish terroristeve te ISIS, njelloj si ai per shkaterrimin e armeve kimike siriane!”

Postimi i plotë

Premtimi i Rames per kampet e rehabilitimit te ish terroristeve te ISIS, njelloj si ai per shkaterrimin e armeve kimike siriane!

Te dashur miq, lajmin per pranimin nga Rama te krijimit te kampeve te rehabilitimit te terroristeve te ISIS me origjine nga vende te ndryshme ne Shqiperi, per here te pare qytetaret tane e moren vesh jo nga kryeministri i vendit por nga kryeministri i Bullgarise Borisov ne konferencen e perbashket te shtypit me Edvinin ne Tirane.

Ne fjalen e tij ne kete konference Kryeministri Borisov tha se ai vlereson pranimin nga qeveria shqiptare te nismes per ngritjen ne Shqiperi te kampeve per riedukimin, rehabilitimin e ish terroristeve te ISIS nga vende te ndryshme qe kane luftuar ne Siri. Ai nuk beri fjale fare per kampe refugjatesh por vetem per ish terroriste te ISIS.

Ky lajm me te drejte alarmoi mediat dhe forcat politike dhe revoltoi mbare shqiptaret. Kete lajm Edi Rama e pergenjeshtroi pafytyresisht dje nepermjet zedhenesit te tij, njelloj siç beri me lajmin e pranimit te arsenalit te armeve kimike te Sirise, te cilin e mohoi dhjetra here deri sa OKB njoftoi zyrtarisht zotimin e tij.

Nderkohe, po dje, pa ju thare boja mohimit te tij, gazeta me e madhe e Frances “Le Monde” shkruan se kjo inisiative eshte e vertete dhe se eshte diskutuar ne Sofje dhe sipas saj shume burime kane konfirmuar se behet fjale per ngritjen e ketyre kampeve ne dy vende jashte BE: Shqiperi dhe Kosove!

Me kete akt Edi Rama ka dy synime:

1- te mbuloje narkoshtetin, lidhjet e tij me krimin, drogen, kapjen e drejtesise, dergimin e mbi 300 mije refugjateve dhe azilkerkuesve nga Shqiperia ne vendet e BE dhe te mund te marre hapjen pa kushte te negociatave me BE. Por ky eshte nje pretendim absurd pasi vet kryeministri Borisov, qe informoi shqiptaret per kampet e ISIS ne Shqiperi, deklaroi po ne ate konference shtypi se nuk ka hapje te negociatave pa kushte me Shqiperine pasi shumica e vendeve te BE jane te percaktuara per vendosjen e kushteve per hapjen e tyre!

2- synimi tjeter madhor i vendosjes se mijra e mijra ish terroristeve te ISIS, dhe sipas “Le Monde” edhe te rreth 600 mije refugjateve ne Shqiperi, eshte trafikimi i tyre masiv drejt Italise nga mafia shqiptare e lidhur direkt me Ramen, e cila, sipas burimeve serioze inteligjente, tre vjet me pare ka porositur per kete qellim ne vendin fqinj mbi 300 skafe te fuqishme per te trafikuar per qellime fitimi refugjatet drejt brigjeve te Italise, duke shnderruar keshtu Otranton ne varrin gjigand te Europes!

Ju bej thirrje vendeve te BE te hedhin poshte oferten hipokrite te Edi Rames, e cila krijon probleme shume here me te medha se sa zgjidh, oferte me te cilen ai kerkon t’u hedhe hi syve per mos zbatimin e kushteve per hapjen e negociatave pa kushte dhe te siguroje nje burim te ri te madh te pasurimit te mafies shqiptare, te cilen ai vete e udheheq!

Ketu me poshte keni nje shkrim te plote per kete problem! sb

“Edi Rama plan për ta ‘ISIS-izuar’ Shqipërinë, Merkel skeptike…

Rritja e forcave të ekstremit të djathtë në Europë dhe retorika e tyre kundër emigrantëve po i detyrojnë qeveritë e vendeve të BE të flasin për ngritjen e kampeve të azilantëve në portat e Europës.

Gazeta franceze Le Monde, të cilën Lapsi.al e ka lexuar, përmes koresondentëve të saj në Vienë dhe Kopenhagen, njofton se kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen (majtas ne foto me kancelarin austriak Sebastian Kuruz) njoftoi të martën në 5 maj se qeveria e tij qe në bisedime me Austrinë e cila do të marrë presidencën e radhës së bashkimit Europian, si dhe me vende të tjera, “Për një regjim të ri të azilit në Europë”.

Plani është për ngritjen e qendrave të pritjes dhe të dëbimit të emigrantëve që do të ngrihen jo në vendet e BE por në vendet që janë në kufi me të.

LEXO EDHE:

Video e pabesueshme/ Adhuruesi i Ramës kokainë për kryeministrin

Lars Lokke Rasmussen nuk i përmendi vendet ku do të ngrihen këto kampe, por gazeta Le monde thotë se shumë burime konfirmojnë se bëhet fjalë për dy shtete që synojnë të aderojnë në BE si Shqipëria dhe Kosova.

Thuhet se ideja fillestare e hapjes së këtyre kampeve vjen nga ministri i brendëshëm i Austrisë, Herbert Kickl, i partisë së ektremit të djathtë, FPÖ. Madje sipas të përditshmes franceze të referencës për këtë gjë është folur edhe samitin e Sofies që u organizua mes 28 vendeve të BE 5 vendeve të Ballkanit perendimor, ku mori pjesë edhe Edi Rama.

Sipas Le monde ky projekt i është prezantuar edhe Berlinit, por një i afërt i kancelares Merkel i ka thënë gazetës se Gjermania është skeptike për këtë ide. Gjithashtu Le monde citon një burim diplomatik që e ka cilësuar si të “pa imagjinueshme” idenë se vendet e Ballkanit perendimor mund ta pranojnë një gjë të tillë, qoftë edhe nëse u ofrohen ndihma financiare apo një prespektivë më e mirë që dosia e tyre të përparojë në rrugën e integrimit europian. (TemA)

11 komente në “Alarmohet Berisha: Rama udhëheq mafjan shqiptare, ka plan për të “ISIS-izuar” Shqipërinë”

  1. sapa says:

    Sali!po te vinte ISIS ne shqiperi ku ta marresh se do ju qeronte juve kriminelet politikane nga faqja e dheut se per kete popull ju trashegoni pushtetet brez pas brezi.

    1. Kujtimi says:

      LIDHENI SE DO KAFSHOI NJERI
      KY SALI QENI

    2. Kujtimi says:

      LIDHENI SE DO KAFSHOI NJERI
      KY SALI QENI
      I KA IKUR MENDJA TE SHKRETIT
      SKA FAJ

  2. aaaaaaaa says:

    akoma shef enderra ky idiot,hajde shko ne djall te shpetojne shqiptaret nga nje gomar

  3. Illyria-Shqiperia says:

    E urrej kete njeri. Po ku ka ze, nuk eshte pa gje. Ashtu si me armet kimike, Rama nuk ka bythe tu thote jo padroneve te BE, dhe nuk habitem nese ka oranuar. Populli ne Kemble si per armet kimike. Asnje Kembe terroristi apo refugjati nga lindja nuk duhet te bazohet ne Atdheun tone te late me gjak. Perndryshe shqipetaret e Shqiperine e mori lumi. Nuk Duam BE, nese vihen te tilla kusht. Plus qe pas kesaj ajo kurre nuk do te pranoje. Llogjike sdo kishte.

  4. Timi says:

    Krimineli Sali qen Berisha i ben thirrje BE …. hahaha ky plak i cmendur e vrases kujton de shqiptaret jane budallenj…kujton se shqiptaret nuk e dine qe kete te pjerdhur vetem muli dhe sali lusha me te birin e degjon…hahaha…BE kete plak te rrjedhur e konsideron kriminel ordiner.

  5. likaderte says:

    Aman more zoterinj, ceshte ky njeri keshtu, pa asnje fare dinjiteti a thua se eshte kafshe. Po si harrohet periudha e viteve ’90 kur ne shqiperi sala solli lloje loje kriminelesh islamike, te cilet me ardhjen e ps dhe me ndihmen e usa u deportuan per ne egjipt ku u ekzekutuan pothajse te gjithe. A thua ato ka ndermend sala kur shkruan kete artikull. Po si nuk ze mend njehere ky kriminel, sigurisht se bashku me mediun me shoke. Keta kriminele duhen ekzekutuar publikisht ne sheshin skenderbej per bemat e tyre.

  6. Shko more idjot ti e gjithë familja jote qe nuk te mbyllë brenda në shpi se qelbe dynjanë.Ti paske kenë i pjerrdhun e i rrjedhun qe ashtë gjaja ma pak e rendësishme dhe ma e pakdëmshme duke kenë se je kryekrimineli i gjithë shqiptareve kudo ku janë në botë.Po cfare rreziku pati ky popull me daljen tande në skenën politike? Kur do ta kenë fatin ky popull te mos të kenë ty ma në televizor por ose te vdekur ose në burg për krimet qe ke krye tash 27 vjet ?

  7. Treviso says:

    Degjojeni mire drejtuesin e ISiS shqiptar. Ju drejtohem simpatizzante te sempre te PD.

  8. Eagle says:

    Amerika prostitute me Evropen lavire duan te na zhdukin dhe te na shkaterrojne.Sjellin armet kimike, plehrat kimike,refugjate iranian terroriste qe nuk i do asnje vend tjeter i botes. QEVERIA JONE KERME DHE VEGEL E ZAGAREVE PERENDIMOR BASHKPUNON NE KETE GENOCID NDAJ NESH. Zbojne rinine Shqiptare dhe e zevendesonne me plehra te huaja terroriste.Te ngrihemi tu shtypim koken si qeveritareve tane por dhe hienave te huaja.Enver Hoxha ka pasur te drejte qe e izoloi Shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje