"Gati skenari për sulme terroriste në Kosovë", policia prangos dy ekstremistë

9 Qershor 2018, 15:55Rajoni TEMA

Dy persona u arrestuan si të dyshuar se planifikonin sulme terroriste mbi KFOR-in. Personat janë udhëzuar për sulme vetëvrasëse, sipas gjykatës.

Dy persona u arrestuan në Prishtinë të dyshuar se planifikonin sulme terroriste mbi forcat paqeruajtëse të KFOR-it. Lajmi u bë i ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila miratoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për t’u caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve për veprën penale “përgatitje të veprave terroriste”, ndaj KFOR-it dhe në vendet më të populluara me qytetarë.

Udhëzim për sulm vetëvrasës

“Ekziston dyshimi i bazuar se më datën 02.06.2018, i pandehuri G.SH me dashje direkte i ka bërë thirrje të pandehurës E.H, në drejtim të përgatitjes së akteve terroriste në Kosovë, duke udhëzuar që të bëjnë sulm vetvrasës me materie eksplozive në automjet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë dhe vende tjera të frekuentuara me qytetarë e duke planifikuar edhe furnizimin me armë zjarri dhe materie eksplozive me qëllim të kryerjes së aktit terrorist”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore.

“I pandehuri G.SH dyshohet se gjatë muajit maj deri më datë 02.06.2018, me dashje direkte ka planifikuar përgatitjen e akteve terroriste në Belgjikë edhe në Francë meqë është edhe shtetas belg, duke planifikuar sulm vetvrasës në vende të frekuentuara me qytetarë.

” Zbatimi i masave të fshehta të hetimit dhe monitorimi i bisedave në vende publike dhe private nga ana e Policisë së Kosovës, në Prishtinë, bëri të mundur arrestimin, njoftojnë autoritetet kosovare.

Sipas autoriteteve “e pandehura E.H gjatë muajit maj deri më datë 02.06.2018 e tutje, në bashkëveprim me të pandehurin G.SH, është përfshirë në veprime inkriminuese të përgatitjes së akteve terroriste në Kosovë, duke planifikuar sulm vetëvrasës me materie eksplozive në automjet ndaj forcave të KFOR-it në Kosovë, si dhe vendeve tjera të frekuentuara me qytetarë e duke u furnizuar me armë zjarri dhe materie plasëse me qëllim të kryerjes së aktit terrorist”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Priten arrestime të tjera

Dy të arrestuarit thuhet se bashkëjetonin, ndërsa, mbetet e paqartë nëse të dyshuarit i përkasin ndonjë grupi ekstremist apo ata të vetëm kanë planifikuar sulme terroriste.

Prokuroria Speciale nuk ka bërë të ditur në aktakuzë, nëse të dyshuarit planifikonin sulme terroriste mbi pjestarët e KFOR-it të ndonjë shteti të caktuar. Policia thotë se po zhvillohen hetime intensive për këtë rast dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe arrestime tjera.

Që nga viti 2012 në Kosovë janë shtuar masat e sigurisë dhe ka pasur shumë arrestime dhe dënime për shkak se shumë të rinj kosovarë iu janë bashkuar grupeve ekstemiste në luftëra në Lindjen e Mesme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga ajo kohë, rreth 300 të rinj kosovarë kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak. Afro 50 nga ta thuhet se janë vrarë.

Kosova që nga viti 2015 i është bashkuar aleancës globale kundër terrorizmit, duke miratuar edhe një ligj në parlamentin e Kosovës që u ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në luftëra jashtë vendit.(DW)

7 komente në ““Gati skenari për sulme terroriste në Kosovë”, policia prangos dy ekstremistë”

  1. tfgs1 says:

    sa me shpejt” bashkim” te dy haleve islamike ne nje big Albanistan……………

  2. Opinion. says:

    Kosova me kamikaz gjihadin e saj i ka shpall lufte direkte evropes dhe amerikes.
    imagjinoni,qe asnje imam e kider te isis-t ne kosove nuk eshte denuar.
    a sulme terroriste nga terroristet e kosoves si,ne Fakfurt-gjermani 2- 3 amerian e te vrar e disa te plagisur.
    Pregaditje terrori ne itali,austri,france,shqiperi ne neshjen israel-shqiperi.tentim helmim liqenit te badofcit ku furnizohet me uje prishtina.
    apel nga isis i kospve qe te shkelin me vatyra edhe kenvesoret ne kalime ne qytete.
    e gjitha eshte me origjine nga xhamiat turke me program turqinizimin e kosoves dhe futjen ne gjihat e terrorizem.
    finalja,se thaqi me qeveri dhe bashksia islame turke e kosove kane me perfuanduar ne burgun e guantanamo cuba.
    Naim ternaven mund ta qesin ne litar si sadam hyseinin diten e bajramit.

  3. Opinion. says:

    Kosova me kamikaz gjihadin e saj i ka shpall lufte direkte evropes dhe amerikes.
    imagjinoni,qe asnje imam e kider te isis-t ne kosove nuk eshte denuar.
    a sulme terroriste nga terroristet e kosoves si,ne Fakfurt-gjermani 2- 3 amerian e te vrar e disa te plagisur.
    Pregaditje terrori ne itali,austri,france,shqiperi ne neshjen israel-shqiperi.tentim helmim liqenit te badofcit ku furnizohet me uje prishtina.
    apel nga isis i kospve qe te shkelin me vatyra edhe kenvesoret ne kalime ne qytete.
    e gjitha eshte me origjine nga xhamiat turke me program turqinizimin e kosoves dhe futjen ne gjihat e terrorizem.
    finalja,se thaqi me qeveri dhe bashksia islame turke e kosove kane me perfuanduar ne burgun e guantanamo cuba.
    Naim ternaven mund ta qesin ne litar si sadam hyseinin diten e bajramit.
    Vet feja e zeze islame ka ardhe te shqiptaret me terrore e masakrra,dhe jet qdoger vetem fe terroriste.

  4. Roland says:

    Nuk dhjet njeri per turkoshaket e kosoves… se vijne era….

  5. Me viza ktyre xhak prishurve duhet bo per te hy ne shqipni se veq sherrin ja u shofim koqevarve

  6. Striker says:

    Mire do benin.Ti Zhdukin fare keta perendimoret dhe Kfor pushtuesin

  7. Lali says:

    Duan edhe liberalizimin e vizave kto xhihadiste turq kto shkerdhata Na.nxorren bojen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje