Plas sherri mes Nikkei dhe Apple, kërkesë furnitorëve që të prodhojnë më pak pjesë për iPhone

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

E përditshmja japoneze Nikkei ka sulmuar përsëri gjigantin e teknologjisë, Apple. Prestigjiozja raporton se Apple i ka kërkuar furnitorëve që të prodhojnë 20% më pak pjesë të produktit iPhone për gjysmën e dytë të vitit 2018, duke sjellë rënien e vlerës në treg të kompanisë me 2%.

Apple pret që dërgesat totale të iPhone që do të nisin këtë vit, të arrijë në 80 milionë njësi, më pak se 100 milionë që Apple planifikoi për të njëjtën periudhë një vit më parë, sipas të përditshmes financiare që citon burime të industrisë.

“Apple është treguar e përmbajtur në vendosjen e porosive të reja për telefonat që do të vijnë këtë vit”, raporton Nikkei.

Aksionet e Apple, që zakonisht prezanton iPhone-in e ri në gjysmën e dytë të vitit, ranë me 2.2% në 189.2 dollarë.

Aksionet e furnitorëve ranë gjithashtu, me më shumë se 6%. Sipas raportimeve, kompania synon të prezantojë 3 iPhone të ri në vitin 2018 dhe pritet të nisë dërgesat në muajin Shtator.(scan)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Plas sherri mes Nikkei dhe Apple, kërkesë furnitorëve që të prodhojnë më pak pjesë për iPhone”

  1. Trapi says:

    Gazetare leshi. Nuk kemi është indeksi i bursës se Tokios. Ajo që ju e quani të perditeshme quhet Nikkei Asian Review…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *