Pranga ndërtuesit nga Tirana, zbulohet skema e mashtrimit me shitjen e apartamenteve

9 Qershor 2018, 15:09Kronika TEMA

Policia ka vënë në pranga një ndërtues në Tiranë.

Ai akuzohet se ka shitur një apartament dy herë disa shtetasve njëkohësisht.

Mësohet se bëhet fjalë për Besnik Allmuçan.

Ndërkohë, blutë e qytetit njoftojnë se po procedohen në gjëndje të lirë edhe administratorja dhe ekonomistja e firmës së ndërtimit.

Deklarata e plotë e policisë

Ndalohet ndërtuesi për mashtrim si dhe procedohen në gjëndje të lirë Administratoria dhe Ekonomistia e firmës së ndërtimit.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë më datë 08.06.2018, në kuadër të operacionit policor të koduar “Banesa 2”, ndaluan shtetasin:

– B.A. 57 vjeç, banues në Tiranë (me profesion ndërtues dhe aktivitet privat në fushën e ndërtimit)

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi shtetasi G. Sh., ka kallëzuar se është mashtruar nga shtetasi B.A. për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 65 m2, me leje zhvillimore Nr.224, datë 16.06.2010, në vlerën 30 000 Euro, apartament të cilin ndërtuesi B.A. më datë 17.03.2018 ia ka rishitur shtetasit B. I., duke përfituar një shumë 35 milionë lekë.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetaset:

– A. A., 57 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë Administratore e firmës së Ndërtimit)

– G. Ç., 35 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë Ekonomiste e Firmës së Ndërtimit)

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “ Mashtrim në shuma të mëdha”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose Formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 143/2, 189 dhe 190 të Kodit Penal. (TemA)

1 komente në “Pranga ndërtuesit nga Tirana, zbulohet skema e mashtrimit me shitjen e apartamenteve”

  1. sapa says:

    Akoma vazhdojne mashtrimet ne vendin e qelbesirave.Dhe ketu kupton se sa funksjonon shteti.He more Kryeminister cfare fotografije do xjerresh neser ne mengjes mbi arritjet tuaja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje