“Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, Bushati: Kritika e Profesor Qosjes një lloj “guri prove” mbi drejtësinë e kursit të mendimit e veprimit shqiptar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Rexhep Qosja nderohet me titullin “Qytetar Nderi”, i Malësisë së Madhe me motivacionin “Për vlerat e larta në fushën e studimeve gjuhësore, krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore shqiptare në përgjithësi dhe kontributin e tij në themelimin e shtetit të Kosovës”.

Në një ceremoni të organizuar në Bashkinë e Malësisë së Madhe, Rexhep Qosja nuk i fshehu emocionet për këtë titull që i preku mendjen dhe ndjenjat.

“Na flisnin baballarët për Shkodrën sepse aty, në Shkodër, kishin mbërritur si refugjatë pas pushtimit të Luginës së Plavës e Gucisë prej Malit të Zi në pranverë të vitit 1913”.

I pranishëm në këtë ceremoni Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati vlerësoi këtë titull për Akademikun Qosja si tregues se “historia nderon pakicën e veçantë që shumica nuk mund ta harrojë”.

Duke iu referuar veprës së profesor Qosjes, Ai tha se është “në kërkim të së vërtetës, edhe në kohëra kur e vërteta ishte ilegale, ai është shembulli perfekt i thënies se “pena është më e fortë se shpata”.

Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, mendimet e tij të mprehta dhe autokritika e pashoq ka bërë që klasa politike shqiptare në të dyja anët e kufirit të gjejë te kritika e Profesor Qosjes një lloj “guri prove” mbi drejtësinë e kursit të mendimit dhe veprimit shqiptar.

“Bir i kësaj toke legjendare, Kelmendit, që do të thotë toka e të urtëve, e të thjeshtëve dhe e të mirëve, ai merr sot një nderim që ndonëse nuk e ka shkëlqimin e çmimeve të akademive të nalta, përbën mirënjohjen që toka që e lindi, i blaton birit të saj”, përfundoi ministri Bushati

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

5 komente në ““Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe, Bushati: Kritika e Profesor Qosjes një lloj “guri prove” mbi drejtësinë e kursit të mendimit e veprimit shqiptar”

  1. Dr. Kadri Kadiu USA says:

    REXHEP QOSJE dhe MOIKOM ZEQO janë sot dy njerëzit më të mençëm e më atdhetarë të Kombit Shqiptar.

  2. Iliria e bashkuar says:

    Urime Zoti Qosja, ju jeni nderi i mendjes dhe i urtesise Ilire.

  3. Feniks says:

    Rexhep Qosja meriton te jete “NDERI I KOMBIT”!

  4. princi(Belgjikë). says:

    Qytetar nderi i një qyteti, po, por të jesh qytetar nderi i Malësisë, kjo sikur nuk ka logjikë. Mund të jesh malsor nderi i malsisë, po. Malsia nuk është qytet që të mund të nderojë me atë që nuk e ka. Eshtë njëlloj sikur të shpenzosh pa patur gjë në xhep. Sidoqoftë, përgëzime zoti Rexhep.

  5. Moisiu says:

    Prof.Rexhep Qosja personalitet i shquar i kombit tone.Urime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *