Sezoni veror me trafik dhe radhë të gjata, del udhëzimi: Ja automjetet dhe akset ku do kufizohet qarkullimi

9 Qershor 2018, 11:32Sociale TEMA

Ministri i Infrastrukturës dhe ai i Brendshëm kanë përcaktuar kategoritë e automjeteve dhe akset rrugore, ku do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në fundjavat përgjatë sezonit veror, por edhe në ditët e festave zyrtare.

Referuar udhëzimit të firmosur nga Damian Gjiknuri dhe Fatmir Xhafaj, në fundjavat e periudhës 15 qershor-15 shtator do të ndalohet qarkullimi i mjeteve rrugore me peshë mbi 7.5 ton si dhe për ato me gjatësi maksimale më të madhe se 12 m.

Po ashtu, pjesë e kategorive të automjeteve që do të ndalohen të qarkullojnë janë edhe makinat bujqësore, makinat teknologjikë ose traktorët me shpejtësi më të vogël se 40 km/orë si dhe makinat bujqësore e teknologjike me gjerësi maksimale 2.55 m, lartësi maksimale 4 m dhe gjatësi jo më të madhe se 7.5 m për mjetet me një kas dhe 12 m për mjetet teke me dy a më shumë akse.

Një tjetër kategori që nuk do të lejohet të qarkullojë janë edhe automjetet për kursantët e autoshkollave.

Kufizimet e shtrijnë efektin për ditët e premte nga ora 15:00-22:00, e shtunë nga ora 08:00-12:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 22:00. Ndërsa për ditët e diela nga ora 07:00 deri në orën 22:00.

Megjithatë, referuar dokumentit, ka një sërë kategorisht sikurse janë automjetet e shoqërimit, automjetet e forcave të armatosura, të mirëmbajtjes, cisternat që transportojnë ujë të pijshëm apo ato që transportojnë ushqime, për të cilat nuk do të ketë kufizime qarkullimi.

Ky udhëzim ka për qëllim krijimin e lehtësive në qarkullimin e mjeteve në zonat turistike, që më së shumti vuajnë trafikun si pasojë e numrit të shtuar të automjeteve në këtë periudhë kohore.(scan)

1 komente në “Sezoni veror me trafik dhe radhë të gjata, del udhëzimi: Ja automjetet dhe akset ku do kufizohet qarkullimi”

  1. santa quaranta says:

    Po vjen era Evrope!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje