“Bisedë me një killer serash që mbjell, korr dhe shet vdekje”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andrea Danglli

Mbase ti nuk di mirë shkrim dhe këndim për të më lexuar drejt. Më saktë bën sikur je analfabet pasi frikesh të mësosh anën vrastare të punës që bën, ku në vend të gropave për të mbjellë fidanë, je shndërruar në varrmihës që hap tokën për të mbjellë kufoma.

Gjithsesi shpresoj që fëmija yt, ai për të cilin ti po punon dhe e sheh në dritë të syrit, të vijë aty tek sera e errët kur përgatit dozat e vdekjes, dhe me pafajësinë e një të mituri të t’i tregojë këto rreshta. (Uroj që ai mos të ta kuptojë kurrë maskarallëkun)

Dëgjo! Këtu nuk po flasim për një bujk të zakonshëm dhe as për një tregtar të rastësishëm, por fjala është për vrasës me pagesë… si ti.

Po mor po, fiks si ti që ashtu pa kuptuar ke marrë tiparet e një dose nëntoke dhe në vend të rrënjëve të bimëve, po kafshon pamëshirshëm kapilarët e jetës së qindra njerëzve të pafajshëm që blenë prodhimet e tua.

Sot nuk mund t’i gjej dot më një emër profesionit tënd. Tashmë ti lopatën e ke zëvendësuar me shiringë metali, gërshërën me agë të mprehtë dhe ujin e vaditjes me lëngje të helmuara që pompohen orë e çast.

Ti mendon gabim kur thua se nëse lahen frutat dhe perimet, atëherë pesticidet zhduken. Ato janë aty, potencialisht toksike për ne konsumatorët.

Qasja Ndërkombëtare Strategjike për Menaxhimin e Kimikateve (SAICM ), i ka të përcaktuara normat dhe standardet që duhet të ndjekësh, por ti s’ke faj që nuk t’i kanë sqaruar dhe ndaj konkurron kaq pandershmërisht tregun.

E di ç’thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportet e saj mbi pesticidet që media dhe  institucionet përkatëse përtojnë t’i përkthejnë?

Dhjetëra toksikologë kanë arritur në përfundime se shkaktojnë tumore të ndryshme, mutacione në gjene, sterilitet, dëmtime në tru, ndikojnë mbi sistemin imun, sjellin diabet, lindin autizëm dhe reflektojnë 1001 dëmtime të tjera në organizëm. Ke informacion për këto apo ke mësuar përmendësh veç ditët që i duhen një sallatori për t’u rritur shpejt?

Ekzistojnë, dhe ndryshe nga ti që gatuan lëngata për fëmijët e të tjerëve, askush nuk do që vogëlushi yt të kishte ndonjë nga këto sëmundje të tmerrshme. (Largqoftë)

Ne të gjithë e pranojmë me keqardhje që demek-demokracia jonë 28 vjeçare, historikisht ka hapur këmbët ndaj çdo politike bujqësore, duke e shndërruar këtë sektor në humnerë ekonomike.

E dimë që edhe shtigjet e tregut janë kyçur babëzisht dhe djersa e fermerëve herë pas here përfundon nëpër ujëra kanalesh pa pasur mundësi të përkthehet në të holla.

Gjithashtu dimë për naftën, për ujin, farën, stërmundimin dhe vlerësimin që në fund prodhojnë veç hambarë të mëdhenj zhgënjimi.

Këto i njohim mjaft gjerë, por ama as njëra dhe as tjetra s’janë justifikim që ti o katil i paditur të vrasësh nënat, baballarët, motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë që sot kërkojnë të hedhin shtat mbi tokë dhe jo të numërojnë centimetrat nën të.

Nëse je i zemëruar me “pushtet-tarët” tanë 28 vjeçar, (ashtu si unë) sille zetorin me prodhime dhe t’ia flakërijmë bashkë nëpër oborre. Silli këtu domatet e pashitura t’i përplasim mureve të kryeministrisë, patëllxhanin stok ta hedhim fasadave të Bujqësisë, kungullin t’ia derdhim Mjedisit, trangujt t’ia lemë në derë Infrastukturës dhe kalbësirat e djeshme t’ia vërvitim forcave opozitare që gjithashtu janë pjesë e skemës së falimentimit të fermerit.

Kjo formë proteste na nderon më tepër se sa rruga e skëterrshme ku ke zgjedhur të ecësh duke përfituar se agjencitë e paguara nga taksat tona s’kanë as kapacitete, as seriozitet dhe as vullnet për të të penguar.

Sot dhe nesër s’ka argument që ta justifikon mëkatin, pasi serën tënde dale-nga-dalë e ke shndërruar në një morg të kobshëm ku arkat që duhen mbushur me prodhime të freskëta bimore, i konsideron si arkë-morte bosh që do mbushen me njerëz prej gjaku e prej mishi.

S’ka arsye që të shpëton o i pangopur nga paratë, i babëzitur nga zilia dhe i pashpirt nga akti që kryen.

Vendosa të të shkruaj këto reshta ku edhe pse mendoj që e ke helmatisur shpirtin tënd para se të helmosh organizmin tonë, besoj se do gjesh ndonjë grimcë përgjegjësie para fëmijës për të mos ja bërë tjetrit atë që nuk do dëshiroje të ta bënin ty.

Ndaj para se t’i skuqësh domatet artificialisht, mendo se po i skuq me gjak vogëlushësh dhe po i shpëlan me lot prindërish nëpër korridore spitalesh.

Jepi fund marrëzisë, para se ajo të ulet këmbëkryq edhe në sofrën tënde! (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

28 komente në ““Bisedë me një killer serash që mbjell, korr dhe shet vdekje””

  1. Nasi says:

    E makkum qofshin ata qe bejn ksi senesh ooo qe sdim ca ham ku asht shteti me i fut ke 7 penxheret

  2. Sureli says:

    Nuk ka faj fshatari,se si do qe te mbijetoje ne kete sistem kriminal qe e quajne me tallje demokraci.
    Nuk ka shtet qe te kontrolloje ndaj secili shikon hallin e vet.
    Ndersa qeveria dhe opozita jane te zene me vetingun dhe bashkeqeverisjen karagjoze!

    1. Albani says:

      C’fare shteti thua ti.
      Bordelloja jone dhe vdekjet I ka kthyer ne biznes,nuk e ke vene re,akoma dhe bluzat e bardha jane bere perfaqesues me rroge,seksere te agjencive funerale,.
      Sapo mberrin nje I semure apo demtuar rende ne spital,per dy minuta vijne nja tre-kater agjenci qe lajmerohen nga bluzat “humane” qe ti zhvasin xhepat.
      Ne nje rast te rende aksidental erdhen agjencite,te lajmeruara nga “humanistet” me rroge,pa dhene akoma shpirt I aksidentuari dhe filluan te ngushellojne dhe japin ofertat familjareve pa ciken e turpit,dhe shyqyr zotit nuk paten fat,sepse personi mbijetoi.
      Shtet morracak,e kush do ta beje;Sala,Luli,ahaha,Monika me floririn,apo 😀😀😀 Rama me Habilin,me falni Tahirin?
      Thone,dhe me duket eshte e vertete,se populli e meriton udheheqjen qe ka.
      Pra ashtu si te zgjedhurit tane,njeri I 7% e tjetri I 20%,njeri I hashashit e tjetri I heroines,dhe populli baba qe zgjodhi bijte e tij ne maje eshte I ndyre,hajdut,pa moral,I dehur nga hashashi,dallaverexhi dhe I korruptuar.
      Nganjehere duhet ti kuptojme ata Shqipetare qe nxjertin vrer kunder Albanistanit,sepse jane ngopur dhe djegur.
      Jemi popull legen ne pergjithesi.
      Kur isha heren e fundit lart ne atdhe,ma dhane bluzen 5mije lekeshe 10,rrubinetin 2 mije leksh 5, ishte dhe difektoz,stukon e pllakave ma mbajti 2 mije leke kilon dhe me solli 1 mije lekeshe,u merzita aq shume qe sa njerez te ligj dhe te poshter jemi.
      Mos befshi hajer kurre atje lart thashe me vete,kam lene per 20 vjet nga 5 mije euro atje

  3. Saba says:

    Popull karagjos i pa ndergjshem maskara ,popull fukara injorant,mire qe shteti as nuk do ta di,por ti si bujk perse e ben me vetedije ,sepse doni te fitoni per nje kohe te shkurter,nuk e dini se natyra ju she ,dhe ju ben qe ta paguani shume shtrjte ne mynyra te ndryshme patshi fat….

  4. Bukurosh Neziri says:

    Nje postim me se I domosdoshem per aktualitetin tone mizerabel,postime e informacjone te tilla I duhen dhene popullsise tone fatkeqesisht injorante e cila me shume ka qef e deshire te lexoje shkrime per njerez apo mendime pa asnji lloj vlere se sa ato per jeten e vet.kete mentalitet ushqen edhe politika se i intereson, duke vene ne strkturat e posacme sherbetote te tyre te bindur pa perfillur interesin public.personalisht e shoh shume larg rregullimin e kesaj gjendje alarmante por te tilla shkrime sesibilizuse duhet te jene te vazhdushme.

  5. Ola says:

    Prodhime te tilla nuk zbulohen nga analizat .c bejne organet e ngarkuara oer ndjekhen e ketij problemi apo thjesht vrasin kohen e marrin rrogen. KM duhet te kerkoje me force ndjejhen dhe kontrollin e detyrave nga instancat e ngarkuara sepse ky eshte difekti me i madh sot.

  6. fieri says:

    shteti kontrollon serat, ne rast se prodhimet e kalojne normen e pesticideve i gjithe prodhimi shkaterrohet dhe pronari te marri nje gjobe te mire, besoj se rregullohet se ketu te gjithe dhiten nga frika,, po qeveritareve nuk i plas trapi se ushqimet e tyre i kane te kontrolluara

  7. rozza says:

    Shkrim i shkelqyshem, jam mare me kete ceshtje, dhe po ju tregoj nje shembull. Ne vitet 70 ne ishullin e kretes u hapen serat e para te zarzavateve , nga nje studim qe u be ne 2016 fermereve kanstatuan se te gjithe kishin vdekur nga kancer te ndryshem,etheksoj prinderit qe punonin ne sera,dhe kjo nga deshira per fitim dhe papergjegjsia, perdorimi pa kufi i pesticideve ka rezultate te tmershme,ju pergezoj per shkrimin.

  8. Albani says:

    C’fare shteti thua ti.
    Bordelloja jone dhe vdekjet I ka kthyer ne biznes,nuk e ke vene re,akoma dhe bluzat e bardha jane bere perfaqesues me rroge,seksere te agjencive funerale,.
    Sapo mberrin nje I semure apo demtuar rende ne spital,per dy minuta vijne nja tre-kater agjenci qe lajmerohen nga bluzat “humane” qe ti zhvasin xhepat.
    Ne nje rast te rende aksidental erdhen agjencite,te lajmeruara nga “humanistet” me rroge,pa dhene akoma shpirt I aksidentuari dhe filluan te ngushellojne dhe japin ofertat familjareve pa ciken e turpit,dhe shyqyr zotit nuk paten fat,sepse personi mbijetoi.
    Shtet morracak,e kush do ta beje;Sala,Luli,ahaha,Monika me floririn,apo 😀😀😀 Rama me Habilin,me falni Tahirin?
    Thone,dhe me duket eshte e vertete,se populli e meriton udheheqjen qe ka.
    Pra ashtu si te zgjedhurit tane,njeri I 7% e tjetri I 20%,njeri I hashashit e tjetri I heroines,dhe populli baba qe zgjodhi bijte e tij ne maje eshte I ndyre,hajdut,pa moral,I dehur nga hashashi,dallaverexhi dhe I korruptuar.
    Nganjehere duhet ti kuptojme ata Shqipetare qe nxjertin vrer kunder Albanistanit,sepse jane ngopur dhe djegur.
    Jemi popull legen ne pergjithesi.
    Kur isha heren e fundit lart ne atdhe,ma dhane bluzen 5mije lekeshe 10,rrubinetin 2 mije leksh 5, ishte dhe difektoz,stukon e pllakave ma mbajti 2 mije leke kilon dhe me solli 1 mije lekeshe,u merzita aq shume qe sa njerez te ligj dhe te poshter jemi.
    Mos befshi hajer kurre atje lart thashe me vete,kam lene per 20 vjet nga 5 mije euro atje

  9. Llazi Tona says:

    I nderuar Andrea kjo eshte tema me urgjente qe duhet te merret kryeministri yne dhe tema e gjithe emisioneve me politikane te neveritshem qe flasin vetem per interesat e tyre te ulta. Kjo eshte edhe per opoziten pika e forte per ta nxjerre gjithe popullin ne protesta dhe jo lufta per te mbrojtur pasurite e vjedhura.

  10. says:

    Do fillojn të mbjellin dhe në planetin mars

  11. ana says:

    Andrea, ceshtja qe ngrini nuk eshte sjellja kriminale e nje individi prodhues apo e shume individeve prodhues perimesh, por e nje shteti mizerabel dhe jo funksional per te mbrojtur jeten e qytetareve te tij. E di besoj se cfare cilesie e keqe e karburanteve qarkullon ne treg. E di besoj demin e madh qe grazrat e cliruara nga djegja e tyre shkaktojne ne qeniet e gjalla, etj, etj. A ka ndeshkime?? A ka denoncime konkrete nga strukturat shteterore te subjekteve qe abuzojne ne menyre kriminale ? A ka kerkese llogarie nga deputetet e parlamentit tone qesharak per strukturat qeveritare qe mbulojne kete sektor? JO! Te mora shembullin e karburanteve qe ndoshta jane edhe me te rezikshem se te perimeve, per te te treguar se te keqen e kemi nga ata/ato qe na drejtojne. Po nuk regulluam koken, bishti gjithmone do beje me koken e tij. Po ku e ka koken bishti do thuash ti? Nuk ka koke fare, prandaj mos i kerko kot per se koti llogari dhe mirekuptim.

  12. BRSS says:

    KETYRE SHKERDHATAVE NGA FSHATI QE MBJELLIN VDEKJEN PER POPULLIN TJU SHKERDHEJN MOTRAT DHE GRATE TIKALBIN NE BURG QELBESIRAT SE DUAN QE TE FITOJN DUKE SHITUR VDEKJEN PLUMBIN KOKES E KAN PAK

  13. eni says:

    Pa shume fjale. Shkrim i shkelqyer, fantastik. Realitet.

  14. fermeri lu says:

    shqiptaret jan budallenj. po mos hani o te uruar deri ne qershor se pastaj behen domatet tamam dhe hani. ne u helmofshi vetes ja keni bere se fermeri ska faj fare

  15. ALBAN DEGA says:

    TE LUMTE PENDA DHE ME FORT MENDJA ANDREA !

    Cdo fjale dhe mendim tendi Andrea eshte
    kambane alarmi per vegjeline dhe qeverine !
    Jeta, shendeti i popullit eshte mbi gjithcka !

  16. Gjin Marku says:

    Shumë mirë që e bëre, por e ke adresuar “gabim”. Duhej t’ia lije në derë ministrit të Bujqësisë, Peleshit, dhe për dijeni k/ministrit. Nuk ka bisnesmen e tregtar zemërbutë e human. Në asnjë vend të botës. Janë ligjet dhe kontrollet që e ruajnë gjendjen. Ministri Pe-Leshi duhet të shkundet nga pluhuri i zyrës e të dalë nëpër arat apo stallat ku ngjizet helmi për popullin. Patëm një ministër prel Lesh e Lije, që i bënte analizat live në TV dhe i dilnin gjithnjë “brenda normës”. E hoqëm dhe populli ia dha tepsinë dhe timonin Rilindjes. Për çfarë ia dha? Mirë borxhin dhe kusuret e tjera na i la amanet Berisha. Po kontrollin ushqimor nuk mund ta bëjë Qeveria? Apo nuk e lë Berisha? Një komentues këtu thotë se ky është problemi më i rëndësishëm. Drejtë. Tashti si duket duhet të dalim në protestë – po në protestë ama – ne votuesit e majtë. Po! Po! Por nëse dalin në protestë të majtët kundër qeverisë së majtë…. qeveria duhet të gjejë vërë ku të futet. Do bënte mirë t’i ndiqte këto mendime zotëria ministër Pe-Leshi.

  17. ZULLUMI says:

    PO NA VRASINN ….BOJKOT DOMATEVE EBOSTANIT….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  18. PLAKU says:

    Ky eshte problemi ,mbeshtesim secili vetvehten ,familjen ,miqte shoket etj etj ne se rrime dy tre dite pa ngrene domatwe ,dy te tjera pa ngrene sallator etj etj t’i therrasin mendjes te gjithe edhe konsumatoret ,edhe prodhuesit edhe qeveritaret te cilet i e ngarkuar me kete detyjumi ,Agronome ,kimiste ,bujq ,tregetare dhe te tjere qe mund t’a bejne zap kete tragjedi merren me mashtrime ,genjeshtra ,bile ata qe i bejne keto masakra harrojne qe keto jane krime me te renda dhe jane me keq se Hiroshima ,sepse ajo ,dmth bomba atomike ,u pa u ndie dhe fatkeqesite prej saj u moren vesh sa ishin dhe kush u perfshi prej tyre ,por kjo eshte nje çfarosje e “bute” me teper se masive .Provoni te blei qepet e njoma ne kohen qe tregu eshte i varfer per shkak te mungeses nga sezoni ,ato pasi ti vendosni ne frigorifer te pastruara ,pas dy ditesh fletet periferike nuk rriten ndersa pjesa e fleteve brenda saj vijojne end e te rriten ne frigorifer dhe duket fare qarte falsiteti per shkak te perdorimit te hormoneve pasi qepa ka mbire dhe eshte ushqyer artificialisht pjesa e gjetheve te reja ne qendren e saj ,Kushdo mund t’a provoje dhe eshte nje konstatim fare i thjeshte ,kjo perveç se shoqerohet me pasoja te renda shendetesore sepse nuk ruhen aspak parametrat standaed eshte nje mashtrim masiv per te gjithe konsumatoret Artikull shkruesi duhet te mos mjaftohet me kete shkrim por te pergjithshem por te konkretizoje gjithçka me shembuj pasi ai me sa duket perveç se emocionalisht ben alarmin ka mundesi me njohurite te propozoje edhe masa drastike

  19. lala says:

    fshatari gjithmon ka qene shpirt ngusht i pa pergjegjshem …por ne qytetaret nuk duhet te konsumojm fruta perime qe skan kohen e tyre luft fshatareve duke mos bler keto produkte vdekje prurese…kto te shikoj ky burdello shtet

  20. PSE ? says:

    Keshtu ndodh , kur ve ninister bujqesie , nje njeri qe
    nuk ka shkelur kurre me pare ne ndonje fshat dhe nuk
    ia ka idene asaj pune ! Ne se kemi pasur super prodhim
    te shkolluarish para vitit 90 , kane qene pikerisht
    agronomet , te cilet nuk perfillen fare nga politika , vecse
    gjate fushatave elektorale !

  21. Amarildo Tagani says:

    Je gjithnje edhe me brilant Andrea. Sot i ke vene te gjitha pikat mbi i dhe te falenderojme per mesazhin qe percjell kaq artistikisht.

  22. Luani says:

    te hehet thirrje qw njerwzit per dy jane a tre , sa te dalin domatet re fushes, te mos hane domate te serave qe te zene mend vrasesit …

  23. Luani says:

    o tema c`me qe nuk botoni shenimin ti,m me emrin luan

  24. Dorjana says:

    O fshatare te qelbur, perendia ju pafte ku te te dhembi. Une qe po te shkruaj po e vuaj me femijen tim. O Niko Prejleshi je minister i Bujqesise. Pse nuk i ndalon kategorikisht kete katastrofe . Cdo perime te haet kur ka kohen e vet.

  25. Ona says:

    Faleminderit!Faleminderit me mijera here qe shqetesimin tim te perditshem qe me mundon kaq shume e besoj shume njerezve te tjere e keni hedhur ne leter kaq realisht.Uroj te ndryshoje dicka edhe pse besoj do te ndodhe shume vone!

  26. vlash gremi says:

    Z.Minister i Bujqesise.Eshte pergjegjesija juaj para popullit shqiptare qe nuk kryeni detyren tuaj.Keni goxha laboratore,beni sondazhe dhe te arrestohet e behet shembull ai fermer qe prodhon prodhime te tilla.Ai eshte vrases me paramendim dhe si i tille duhet te mare ndeshkimin maksimal.Nese kete nuk e beni z. Minister, JENI JU QE DUHEN ARRESTUAR E TE DILNI PARA GJYKATES SI B/Fajtor ne krim te paramenduar….Z.K/Minister,nuk e di ne se jeni ne dijeni te ketyre prodhimeve bujqesore vdekjeprurese dhe ne se Ministri juaj i Bujqesise fle gjume ???? Ka kohe qe zien ky kazan ,perse jeni shurdhuar z.K/Minister,nuk ju vjen zeri???Jeni dakort edhe ju me keto prodhues dhe keto prodhime vdekjeprurese????Populli shqiptare nuk ka nevoje per batuta ,ka nevoje ti sigurohet jeta ,ne Ministri juaj eshte i paafte apo i korruptuar<,perse nuk e largoni nga ai post e te shkoje para gjykates////.Zoterinj prodhues me manipulime antishendetesore ,behuni njehere njerez…….

  27. Aleko Miho says:

    Ky shkrim nuk eshte pa baza te nderuar Miq! Ndaj duhet kontroll i rrepte ndaj shitjes dhe perdorimit pa kriter te ilaceve bimore dhe shtazore (herbicide dhe pesticide), hormone dhe rregullatore te tjere te rritjes. Te kerkohet gjithmone certifikimi dhe perdorimi i kualifikuar i tyre, njelloj si per ilacet e tjera qe perdor njeriu. Shume prej tyre, kur perdoren pa kriter kthehen ne vrastare per njerun dhe boten e gjalle! Shume prej tyre nuk shperbehen nga organizmi, bime apo kafshe qofte, por bioakumulohen ne doza te larta duke shkaktuar vdekje te heshtur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *