Luftëtarët e ISIS në Shqipëri? Rama: Një fantazi e opozitës e kthyer në akuzë, s’ka asgjë të vërtetë, zero

10 Qershor 2018, 14:27Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë që të gjitha zërat që po qarkullojnë këto ditë nga opozita dhe disa media që Shqipëria do të strehojë ish luftëtarët e kapur rob të ISIS-it, në një kamp të financuar nga vendet e BE.

Teksa i kthen përgjigje një qytetari në facebook i cili e pyet në lidhje më këtë çështje Rama thotë se kjo është e pa vërtetë, zero, por sipas shefit të qeverisë kjo histori tregon se në çfarë katandie është opozita inekzistente e këtij vendi.

Z.Kryeminister…reagoni me shpejte dhe prere per gjerat sensitive si kjo qe po lakohet ditet e fundit per qendrat e ISIS, mos lejoni te perpunohet opinioni”– i shkruan qytetari kryeministrit Rama.

Ndërkaq Rama i përgjigjet: “E kemi sqaruar qe eshte nje fantazi e kthyer ne akuza dhe s’ka asgje te vertete, zero, por tregon se ne cfare katandie eshte opozita inekzistente e ketij vendi”.

Por edhe më herët shefi i qeverisë e ka sqaruar këtë çështje përmes një deklarate për mediat nga Këshilltari i Sigurisë në Kryeministri Sander Lleshi, i cili bëri me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje apo kërkese për të krjuar një kamp për ish luftëtarët e ISIS në Shqipëri. “Keto opinione qe i referohen nje fraze te perdorur nga kryeministri Borisov, jane krejt pa lidhje me subjektin te cilit shefi i qeverise bullgare i’u referua ne prononcimin e tij”, shkruan ndër të tjera Lleshi.

Sipas tij Shqipërisë as nuk i është kërkuar, as nuk i është propozuar një gjë e tillë.

“Behet thjeshte fjale per Qendren e Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem, qe ishte edhe organizatorja e konferences nderkombetare te para pak diteve, ku mori pjese edhe kryeministri i Bullgarise.

Shqiperia ka propozuar kthimin e kesaj qendre ne nje qender rajonale, per te kryer analiza, vleresime, studime, shkembim informacioni si edhe programe te perbashketa kunder ekstremizmit te dhunshem.

Por kjo qender as nuk eshte, as nuk mund te jete dhe as nuk i ka shkuar kurrekujt ne mendje qe te kthehet ne nje repart grumbullimi te ish-militanteve te ISIS-it” thuhej në deklaratën e Lleshit. (TemA)

12 komente në “Luftëtarët e ISIS në Shqipëri? Rama: Një fantazi e opozitës e kthyer në akuzë, s’ka asgjë të vërtetë, zero”

  1. S.Krasniqi says:

    Mjerë ju me çfarë opozite keni të bëni…thua se Shqipëria do bëhet por gjithnjë e më shumë nuk po e besojë!

  2. Striker says:

    Per Armet kimike keshtu genjeve.Per terrorisret Iranian the so vijne 200 solle 5000. Qelbesira re Shitura.Duhet nje Enver Hocha to zhduk te gjitheve ju plehra mashtruese

  3. vwte rama eshte isis-i.
    te lidhesh kuror hommo me erdoganin qe ne 2011 formoj isis mbrenda turqis dhe ka video qe funizon me arme isis-n.d m.then vet edi rama eshte islamist i isis-t dhe isis i trafik droges per evropen.

  4. Besnik Arti says:

    Ehehhehehhehehe, keshtu the dhe per detin, qe Greqise ja fale perfundimisht!
    Bile dhe armet kimike te Sirise deshe ti pastroje ne Shqiperi. Nuk po flas per plehrat toksike te Italise e Frances qe vetem Shqiperia ka mundesi ti ricikloje.
    Dhe me kryesore, ti the qe Saliu do kaloje pension te mbare.Per kete nuk rrejte kurre dhe i ke qendruar besnik.

  5. vete rama eshte isis-i.
    te lidhesh kuror hommo me erdoganin qe ne 2011 formoj isis mbrenda turqis dhe ka video qe funizon me arme isis-n.d m.then vet edi rama eshte islamist i isis-t dhe isis i trafik droges per evropen.

  6. says:

    S’ka forc bota të na paguaj 30 000 $ për emigrant çdo vit

  7. Viku says:

    Fantazi tha edhe per armet kimike.

  8. turkoshaket shqipfoles te indinjuar dhe te revoltuar se do vijne emigrantet(ne se eshte e vertete),por harruan turkoshaket qe jane shperndare ne gjithe boten e qyteteruar dhe kane fituar azil me menyra nga me te ndryshme duke genjyer e duke u martuar me plaka…….
    Nuk kemi len komb pa share per racizem dhe sot na dalin kunder emigranteve dhe bejne racistin.
    isisat berishiste shqiptar jane te shqetsuar se do i konkurojne isisat arab.

  9. sapa says:

    Nuk e imagjinoja qe ky sharlatan ne vitin 2018 te behet me i urryer se SALIU!

    1. R says:

      Sapa qenke nje rote ka….i sali berishes idiot pa tru me keqe se lulahi

  10. Besimi says:

    Psikopati krtitkon orbanin e ka zgjedhur populli o debil edhe ksaj rradhe e tregl l’esame le l ove veten se je. Politikan leshi per ty vetem vellai i jot eshte i mire erdogan diktatori

  11. BAD BOY says:

    Po e zavendeson me shqiptaret qe i largoi ne keto 5 vite ne qeveri ky kriminel kari se keshtu e ka qef ky me i nenshtruar te varfurit-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje