ANALIZA/ “Traditat” e Ramushit me allti e raki: A është shqiptare ta zvarritësh një grua?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Blendi Gashi

Kryeministri Ramush Haradinaj jo rrallë herë ka arsyetuar veprimet e tij por, edhe të kolegëve politikanë, duke iu referuar traditave shqiptare.

Në vend që të kritikonte dhe ta shkarkonte ministrin Dardan Gashi për gjuajtjen me armë në oden e zëvendësit të tij Fatmir Limaj (pasi ky i fundit u lirua nga akuzat për korrupsion në rastin e ish-Ministrisë së Transportit” por dhe të kritikonte politikanët tjerë si Sami Lushtaku (ish-kryetar i Skeënderajt) dhe Endrit Shala (këshilltar i Limajt) që poashtu shkrepën me armë në ambient të mbyllur, Ramushi i arsyetoi ata hiç më pak nga foltorja e Kuvendit duke thënë se veprimi i tyre s’është i mirë, porse shqiptarët e kanë traditë gjuajtjen me armë në festa të ndryshme.

Traditë shqiptare, me të vërtetë është traditë e hershme shqiptare, por kjo nuk na bënë nder. Le të kursehemi, të mos ketë incidente tjera”, deklaroi Haradinaj, për çka më pas u kritikua jo pak për këtë deklaratë.

Haradinaj iu referua traditave shqiptare edhe kur u kritikua se piu raki në seancë plenare në kohën kur ishte opozitar, duke thënë se një veprim i tillë është normal në rajonin e Dukagjinit.

Ajo ka qenë një seancë e gjatë, njëri mbrapa e kish pas do ‘çaj’ me veti e na dha, unë e ndava më të tjerët. Për mua është normale dhe ne e kemi traditë. Te ne edhe kur japin çikën edhe në varrim edhe në luftë e qojmë një gotë. Ne i kemi rendet tona në Dukagjin dhe këtë e përdorim si nderim”, ishte arsyetuar Haradinaj.

Por ai harron se veprimin e ka bërë në një institucion të shtetit dhe jo në shtëpinë e tij private, aty ku konsumohen traditat.

Po a është traditë ta marrësh zhang një të moshuar?

Duke lënë në ndërgjegjen e tij deklarimet në fjalë, Haradinaj duhet të tregojë se te cila traditë u mbështet kur e largoi me forcë gruan e moshuar që për një moment foli në foltoren e solemnitetit të organizuar për 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, që ishte mbesa e Mehmet pashë Derallës.

Sigurisht që as dy të parat, pra gjuajtja me armë e konsumimi i rakisë nuk janë traditë shqiptare dhe aq më pak përdorimi i forcës ndaj “nënave”, për çka Haradinaj me sjelljet e tij po tregon se këshilltarët e tij i paguan sa për t’ua dhënë një pagë dhe mbajtur letrat, pasi siç duket ata nuk guxojnë t’ia japin asnjë këshillë shefit të tyre muskuloz.

Për dallim nga dy rastet e para ku thirret në traditat shqiptare, Haradinaj në rastin e zhagitjes së të moshuarës arsyetohet me mbrojtjen e shtetit, a thuase ajo do ia vinte flakën Lidhjes së Prizrenit dhe do e zhbënte shtetin e Kosovës me fjalimin e saj; dhe që të duket arsyetimi i tij dhe më qesharak e krahason me arrestimin e Marko Gjuriçit. (tesheshi)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “ANALIZA/ “Traditat” e Ramushit me allti e raki: A është shqiptare ta zvarritësh një grua?”

  1. sali says:

    Ky ka vetem nje emer KRYEKAKA I KOQOVES RAMUSOVIC HARADINOVIC XHOKIQ, dhe nofka e tije eshte MUT, KAK, SHKERDHAT!

  2. Futja kot says:

    NJe nga traditat shqiptare qe ta çan trapin mjes-dreke-darke eshte mosrespektimi i rregullave dhe mungesa e respektit per te tjeret.
    Kjo gruja na e tregoi llajv kët tradite shumeshekullore dhe jane turr te gjitha ta bejne viktime-heroine.
    Nese jeni dakort me ket grun mos u nxefni kur iu futet ne nji pa rradhe perpara apo kalon me semafor te kuq se ate meritoni! As me shume dhe as me pak.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Sakte!

  3. Bekimi nga Peja says:

    Sali ngadalë orë nipi i Ordoganit, si duket ty te dhemb më shumë se ky pin raki. Ramazani si duket të ka trubullu 😂.

  4. Loran shehu says:

    Ramushi esht vetmi burr qe ka kosova

  5. Samet says:

    Ky injorant nuk e din edhe ku shtrihet Dukagjini, ky BANDIT mendon se Gllogjani me rrethine jane Dikagjin, jame nga Dukagjini dhe askunde nuk eshte tradite, perveq te Shquptaret e besimit katolik dhe ne Hase, qe Miku te pritet me Raki .

    Normalishte qe Rakija konsumohet ne festa dhe gezime por jo si po thote ky Banditi Kryeminister.

  6. Baliu says:

    King Kong lopari i Glloxhanit XIV: Shteti jam une!

  7. alphade says:

    Ky eshte budalla e hajvan ! Cfare zgjedhje kane bere
    Kosovaret ! Turpi botes !

  8. vlora.vlora says:

    nje cope idioti dhe inorant i pashoq .Lere qe kur flet gjoja shqip vetem serbet e kuptojne

Lini një Përgjigje te vlora.vlora Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *