Fevzo sqaron stafin para fillimit të emisionit, për thashethemet për largim

11 Qershor 2018, 20:22Antena TEMA

Sot para fillimit të emisionit “Opinion”, Fevzo mblodhi stafin për të sqaruar versionet që ata kanë dëgjuar për largimin e tij nga TV Klan

-Edhe vet jam i paqartë, tha Fevzo, se çfarë ishte e gjithë kjo.

Së pari, nuk e kuptoj pse e bëri Blushi këtë.

Ne ishim bashkë duke ngrënë drekë dhe ai po ankohej për njerëz.

Mua mu dhimbs, dhe thashë t’ia bëj drekën më të bukur.

-Po pse nuk më merr mua në Top Channel, i thashë?

Ai nuk u mendua asnjë sekondë dhe tha “të marr”.

Kur tha kështu, dyshova se këtu luhet diçka.

Se ai mund të bënte sikur hezitonte, ose të thoshte “të pyes”.

Kjo më krijoi dyshimet se ndaj meje kishte një komplot.

Për ta verifikuar komplotin, thirra Batonin nga Kosova.

I thashë, “si i bëhet, të iki tek Top Channel?”

-Ik menjëherë, më tha. Do jetë historike për ty.

Ke me hy në histori. Do bësh revolucion në media.

Kjo më shtoi dhe më shumë dyshimet.

Batoni nuk mu nda për ditë të tëra, duke më thënë ik.

Aty po bindesha se kishte një plan kundër meje.

U lidha dhe me Bejten, se ai është i lidhur me Theodhoriun e reklamave, dhe doja ta testoja.

I thashë dhe atij. Dhe ai më tha ik.

Kjo ma bëri plotësisht të besueshme ekzistencën e planit.

Atëhere thirra Bushatin.

Ai zakonisht thotë të kundërtën e asaj që mendon, dhe ai më tha “mos ik”.

Aty e besova që donin të gjithë të ikja.

Pas kësaj, u takova me Sandrin dhe ja thashë të vërtetën, se si i kisha testuar shokët tanë.

-Nuk e kuptova kurrë, i thashë, çfarë ka Blushi, Batoni Andi dhe gjithë shokët tanë me ty.

Pse duan të na ndajnë?

-As më rruhet fare o Fevzo, më tha, por vazhdo punën dhe mos të të shkojë mendja që e ke produksion të pavarur, se këtu je në pronë time.

Ndaj unë them të vazhdojmë punën dhe të jemi vigjilentë, se shokët tanë herë pas here duan të na ngulin thikën pas shpine.

4 komente në “Fevzo sqaron stafin para fillimit të emisionit, për thashethemet për largim”

  1. A. Hoxhaj says:

    Fevzo bytha ne kete histori banale beri kaken dhe e lepiu vete. Ja cfare batakcinj ka kjo media jone, njesoj si ata pera ardhesit e tij bazhibozuke qe shisnin cdo gje vetem te kishin nje karrike ku te vinin bythen per te bere pis Shqiperine. KAM 6 VJET QE NUK E NDJEK OPINION NE TV KLAN E NUK ME PLAS FARE PER KETE KORANIN E MYZEQESE

  2. Aldi says:

    Hahahaha sa kot…
    Të fala Fevzoo…!!!

  3. Ana says:

    Feiziu paguhet me shume se Bruno Vespa .E tmerrshme per nje Shqiperi ku niveli i jetes eshte nivelit marokin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje