Një ditë para takimit historik, Pompeo paralajmërom Kim Jong un: Koreja duhet të arrijë denuklearizim të plotë

11 Qershor 2018, 14:14Bota TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se takimi i tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në Singapor ” besoj se do të shkojë shumë mirë”.

Zyrtarë nga të dyja vendet u takuan në Singapor për të bërë përgatitjet e fundit për samitin e së martës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në një konferencë për media se përgatitjet “po ecin shpejt”, rapoton rel.

“Samiti siguron një mundësi të pashembullt për të ndryshuar trajektoren e marrëdhënieve tona dhe për të sjellë paqe dhe përparim në Korenë e Veriut”, tha Pompeo.

Diskutimet midis Trumpit dhe Kimit pritet të përqendrohen në armët bërthamore të Phenjanit dhe përpjekjet për denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Por, Pompeo tha se takimi i parë nuk pritet të sjellë ndonjë arritje të madhe dhe shtoi se ai duhet të shërbejë si kornizë për “punën e vështirë që do të pasojë”.

Ai tha se Koreja e Veriut duhet të arrijë denuklearizim të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm dhe se sanksionet nuk do t’i hiqen derisa kjo të mos ndodhë.

“Nëse diplomacia dështon, këto masa do të rriten”, tha Pompeo.

Takimi në Sentosa të Singaporit do të jetë i pari midis një presidenti amerikan dhe një lideri verikorean.

1 komente në “Një ditë para takimit historik, Pompeo paralajmërom Kim Jong un: Koreja duhet të arrijë denuklearizim të plotë”

  1. Maelga says:

    Po, po. Dhe Kim do beje c’ti thuash ti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje