Tsipras-Zaev bëjnë telefonatën e shumëpritur: Ju tregojmë rezultatet, vendim për të folur sërish nesër

11 Qershor 2018, 17:32Rajoni TEMA

Telefonata e shumëpërfolur Tsiras-Zaev, lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së emrit është realizuar pasditen e të hënës.

Por bashkëbisedimi i  dy kryeministrave nuk ka prodhuar ndonjë lajm.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit grek, ai që telefonoi ishte shefi i qeverisë maqedonase.

“Komunikimi u zhvillua në klimë të mirë, zgjati një orë dhe nesër do të ketë një telefonatë të re për të finalizuar bisedimet”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrit Tsipras.

Më herët, paraditen e të hënës, Tsipras ishte takuar për më shumë se një orë me ministrin e jashtëm, Nikos Kotzias. Edhe pse objekti i këtij takimi ishin Athinë-Shkup, Kotzias nuk bëri asnjë deklaratë kur doli nga selia e kryeministrisë.

Para disa ditësh dy ministrat e Jashtëm deklaruan se e kishin përfunduar punën e tyre dhe se tashmë zgjidhja ishte në duart e dy kryeministrave.

Njoftimi i qeverisë greke u lëshua në të njëjtën kohë që partia Grekët e pavarur” njoftonte se të martën paradite do të ketë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Partia që drejtohet nga ministri i mbrojtjes Panos Kammenos, është e vetmja aleate në qeverinë Tsipras. Qëndrimi zyrtar i Grekëve të pavarur është se në emrin e propozuar për vendin fqinj, nuk pranon të përdoret termi Maqedoni apo derivat i saj.(oranews)

3 komente në “Tsipras-Zaev bëjnë telefonatën e shumëpritur: Ju tregojmë rezultatet, vendim për të folur sërish nesër”

  1. Marko Bocarii says:

    Republika e Makedonise Veriore – ky duhet te jete emri qe duhet mbeshtetur nga shqiptaret!
    Opinioni publik ne Greqi e ka shume te veshtire ta pranoje perdorimin e termit Makedoni, ne cfaredo lloj forme. Kjo per shkak te nje propagande te ethshme qe zgjat gati 30 vjet atje! Kunder ketij qendrimi jane vetem pak popullsi sllavophone ne veri te Greqise, pasi edhe nga kjo popullsi sllvophone, nje pjese e madhe jane krejt te budallallepsur nga trute dhe megjithese flasin sllavce (bullgarisht) ne jeten e perditshme ne shtepi e ne fshat, thone se jane “greke”.Thyerjen e ketij qendrimi mund ta bejne vetem popullsite avanite dhe vllaho-arvanite ne Greqi, te cilat duke patur nje antipati pergjithesisht ndaj popullsive “prosfigies” (te ardhurve), mund te tregohen me luajale dhe te zbusin opinionin. Pikerisht besoj ketu konsiston perpjekja e politikaneve me origjine arvanite (si Pangallo), per te krijuar nje balance ne opinionin e gjere. Te shohim si do te vazhdoje. Nese nje dite pranohet perdorimi per pjesen veriore (Shkupin), i termit gjeografik Makedoni nga shteti neogrek, kjo do te thote se lobi arvanit ka marre frenat e pushtetit politik ne Greqine e Re!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje