Vrasja dhe vetëvrasja në "Don Bosko", zbardhen 90 minutat e rrëfimit të Xhuljeta Çunit tek psikologia para vdekjes

11 Qershor 2018, 17:50Politika TEMA

Mesditën e 23 majit, Xhuljeta Çuni, ngjiti shkallët e prokurorisë së Tiranës. Ishte shkëputur për pak nga librat dhe “ethet” e provimeve të maturës…. Në katin e gjashtë të institucionit e priste psikologia, një grua afër të 45-ve.

Vajza u ul qetësisht përballë saj. U rrëfye për afro 90 minuta, duke treguar gjithçka rreth jetës së saj dhe marrëdhënies me Xhafer Matën, njeriut që i mori jetën mëngjesit 8 qershorit në zonën e “Don Boskos”. “Me Xhaferin u njoha para një viti. Ai kishte miqësi me kushërinjtë e mi. E respektoja, sepse jetonim në të njëjtën lagje”,- i tha vajza psikologes.

Ajo mohoi të kishte pasur një marrëdhënie intime me të (pas vrasjes burimet thanë se të rinjtë kishin pasur një marrëdhënie mes tyre por Xhuljeta kishte kërkuar ti jepte fund).

“Xhaferi më akuzon se kam përfituar financiarisht prej tij. Më kërkon t’i kthej 1500 paund”,- vazhdoi më tej e reja.

A ndihesh e frikësuar për jetën? Të ka dhunuar ndonjëherë?, e pyet psikologia. “Jo, s’kam frikë për veten” – u përgjigj vajza,- Më shumë kam merakun e familjes. Shqetësohem se mund ta marrë vesh babai. Ai është emigrant. Sa për mua Xhaferi më premtoi në polici se nuk do të më shqetësonte”.

“Përse shkove në polici Xhuljeta?”-vazhdon qetësisht psikologia. ”Sepse doja ta trembja Xhaferrin. Më ndali në rrugë. I thashë do të denoncoj. Më tha bëje denoncimin. Do vij dhe unë me ty. Në korridorin e komisariatit fola prapë më të dhe i thashë jam e gatshme të mos bëj denoncim. Vazhdoje atë që ke nisur. Unë nuk të bezdis më. Pas kësaj u larguam”. Rrëfimi i vajzës është pjesë e dosjes hetimore, që prokuroria kishte çelur ndaj Xhafer Matës, për akuzën e përndjekjes.

Policia, i dëgjoi versionet e Xhuljeta Çunit dhe 31-vjeçarit të divorcuar, baba i një fëmije. Por nuk bëri asgjë për t’i ardhur në ndihmë të resë. Oficerët nuk bënë as verefikimin më të vogël, për Xhuljetën dhe Xhaferin.

As edhe një oficer nuk denjoi të klikonte mbi profilin e 31-vjecarit, se me gjasë aty do të mund të kuptonte shumë; që ai ishte një djalë në depresion, një “ujk i vetmuar”, që shkruante poezi për nënën e klithte për dashurinë e humbur, teksa endej kodrave të Liqenit Artificial.

Specialisti i zonës nuk shkoi të trokiste në derën e shtëpisë së tij, për të kuptuar më mirë, se çfarë e lidhte atë me te renë, përse ata të dy mbërritën në komisariat. Askush nuk bëri një verifikim, sado të vogël, që mbase mund të parandalonte krimin makabër që tronditi vendin.

U mjaftuan vetëm me “pajtimin” e tyre. Më pas, komisariati përcolli shkresat në në prokurori. Në kryesekretarinë e organit të akuzës, dosja mori një numër. Emri i Xhafer Matës, u regjistrua si person nën hetim, për akuzën e përndjekjes. Xhuljeta klithi për ndihmë, por nuk u dëgjua. Nuk mori një urdhër mbrojtje, sepse ajo nuk ishte as bashkëjetuesja dhe as bashkëshortja e Xhaferit përndjekës. Ajo u la në mëshirën e fatit, e pafuqishme, për të mbrojtur veten, se familja, shteti, shoqëria e tradhtoi.

Ditën e kobshme, Xhuljeta u nis në mëngjes herët për të dhënë provimin e Letërsisë. Xhaferi, i cili duket se nuk e përballonte dot, refuzimin e vajzës, i preu rrugën. Debatoi me të. Në fund e qëlloi me dy plumba pistolete.

Pak metra më tutje ai u vetëvra. Kronika ishte e paralajmëruar. Për fat të keq edhe këtë herë.

Sikurse ndodhi edhe me Fildes Hafizin, ish-gjykatësen, që kërkoi ndihmë e mbrojtje, por zëri i saj shkoi në vesh të shurdhët. Ariela Murati u vra, rrugës për në komisariat ku kishte vendosur të denonconte ish të dashurin përndjekës.

Ardjana Shaholli, nëna e 6 fëmijëve, e lodhur nga varfëria (e vetmja e punësuar në familje), nuk arriti deri tek dyert e policisë. Mesa duket e duroi dhunën e bashkëshortit, për hir të fëmijëve. Sot as Ardjana nuk jeton më.

Por të kthehemi tek Xhuljeta. Vrasja e saj, është një kambane alarmi, sepse më së pari tregon se institucionet nuk funksionojnë, se shoqëria jonë është në depresion, se për fat të keq, ngjarje te tilla, mund të shënohen sërish.

Policia ishte në dijeni të konfliktit dhe e lejoi të babain e një fëmije të mitur, të thurte planin e vrasjes se 19-vjecares.

Sot, Xhuljeta dhe Xhaferi nuk jetojnë më. Familjet e tyre janë në dhimbje. Djali i mitur i 31-vjecarit do të rritet pa baba. Sot, kur mund të gjykohet më ftohtë, pyetja që shtrohet është: Kush ka dhe duhet të mbajë përgjegjësi për tragjedinë?(BW)

14 komente në “Vrasja dhe vetëvrasja në “Don Bosko”, zbardhen 90 minutat e rrëfimit të Xhuljeta Çunit tek psikologia para vdekjes”

  1. saliu says:

    Vetem nje gje eshte per tu shenuar ne te gjitha rastet: Ne jemi shoqeri e dhuneshme. Edukata e familjes eshte si mos me keq. Nuk ka fare te bejne institucionet e shtetit me kete rast. Personi qe ka vendosur te vrase dike, qe eshte pergatitur, ka siguruar armen me te cilen do te kryej krimin, nuk ka cfare ti beje policia. Policia nuk shtin fall. RAsti eshte tragjik po nuk ka te beje fare me institucionet.

    1. Biometri says:

      Nuk ka faj policia ia futni kot me hartime prekese.
      Eshte i gjithe sistemi edukues nga familja te shkolla katastrofe. Policet jane per vete emocionalisht te paformuar njesoj si pjesa tjeter.
      Jemi ku therret qameti te gjithe si shoqeri. As edukim fetar asgje. Kujtojme se gjithcka eshte te besh lek. Po duke qene injorant as leku nuk ndihmon.
      Do ndodhin prape krime te tilla. Dhe do lexojme prape hartime prekese. Po zgjidhja do kohe. Duhet nisur me edukimin. Por nje politike qe leh gjith diten e dites si qente nuk ka mend per zhvillime te tilla.

  2. Verteoj says:

    Na kini prishur “shoqerine- shqiperine” me keto demek klithma.
    Eshte bere familja shqiptare sikur rrisin qen lagjesh e jo femije.
    Kush kurve qe do te shkerdhehet…i fut nje femije dhe pastaj kerkon ” mbrojtje” …dhe kurva ia arrin te marri mbrojtje…FEMIJA rritet si qenet endacak.
    Keni humbur çdo lloj llogjike.E morri tjetri edukatore kopshti,e beri gjyqtare…e pas 15 vitesh i thote nuk me ben,perse?! nuk me ben!!!
    I thote tjetri hajde te bejme “adn”… nuk pranon ” zonja” …por burri ha burgim te perjetshem.
    Me keto demek dhunimet dhe mbrojtjet po beni te mundur nje shqiperi qe do kete probleme kriminaliteti ne permasa te frikshme…po nderhuni qe femijet te rriten pa mama- baba,dhe ne nje fare menyre po mbroni pushtat te behen me femije.
    Nga vendi me patriarkal po na ktheni ne vend bastardesh( femije me baballare te pa- njojtur).
    Nuk flisni kurre per ate qe duhet te perfaqesoj nje grua,nje nene ne familje.Flisni vetem se per cfare nuk duhet te jete.Kryesorja ne familje eshte qe gruaja ti sherbeje familjes e jo te jete puntore ” e pavarur”.
    Familja mbi te gjitha…o gazetar!!!
    I kini qire ropt kesaj shoqerie.Flisni vetem per pavartesine e gruas sikur gruaja na ka lindir me kar e jo per te na prure ne jete lumturine tone dhe mbi te gjitha ate per te cilen jetojme,FEMIJET.
    Nuk flet askush se perse cdo vit pakesohemise perse psiqiatrite jane bere ambjetet me te kerkuara te kohrave,perse gruaja nuk ka asnje lije me me traditen e familje dhe se eshte ajo qe e mban nje familje te shendosh…por flisni vetem per kurvelliqet.
    Mjerim!!!

    1. Ida says:

      Zotri ndodhesh jashte rruzullit tokesor .
      Je nje Xhaferr i dyte me kete mentalitet.

      1. mik says:

        Ida – Ti mundesh me fol si te duash, por nuk je e zonja me argumentu asgja. Prandaj kufizohesh me dy fjali : Zoteri, ndodhesh jasht rruzullit toksor. Je nje Xhafer i dyte me kete mentalitet. Ti, a mundesh me na argumentu ndryshe, ku e ka gabim komentuesi VERTETOJ ? Jo, nuk mundesh.
        Shkruani dy fjali, e kujtoni se po baheni interresante.

        PS : Tema, ju lutem nxirrni komentet.

    2. ana says:

      Mos fol ne pergjithesi, fol konkretisht: cfare faji kishte bere vajza qe ky mashkull ti mirte jeten? Une them se ky ishte i semure nga trute! Dhe per fat te keq ne Shqiperi me kete semundje ka shume meshkuj, ndoshta edhe ti je nje nga ata. Por me e keqja eshte se kjo eshte semundje e pasherueshme prandaj duhet te izolohen.

  3. Peza says:

    Ky eshte ai shteti qe ka ndertuar demokracia kapitaliste prej 28 vjetesh dhe qe tani po i lepin bythen Europes per te filluar negociatat,jo per popullin,por per imazhin vetem te qeverise!
    A e keni pare shfaqjet karagjoze te Rames dhe ministrave e deputeteve te tij,qe i jane turrur qyteteve e fshatrave gjoja se po japin llogaridhenie ne kuader te bashkeqeverisjes?
    Jo more njerez,kete e bejne jo se ju hap barku per te na degjuar neve,por qe t’u tregojne Europes se jane qeverisje popullore me rrenjet ne popull!
    Dhe rrahin gjoksin se i kane permbushur kushtet,qe ka kerkuar Europa,por kane harruar se nuk kane plotesuar asnje kusht nga ato qe kerkon populli shqiptar!
    Se pari,kemi nje shtet me administrate te kalbur,qe nuk punon me ligje,por me urdherat e “maliqit”
    Kemi nje shtet,perfshi edhe kryeministrin qe nuk ben pritje populli asnjehere,qe nuk merret dhe te zgjidhe ankesat e popullit,se nuk e ka ne genin e vet kete pune!
    T’i besh nje kritike kryeministrit per qeverisjen te hedh thonjte ne “fyt”,se kurre nuk pranon kritika,pa le me akuza!
    Kam 2 vjet qe ankohem ne Bashkine e Tiranes per shkelje ligjore,per vjedhje ne taksat vendore,por asnjehere nuk me kthen pergjigje kryebashkiaku Veliaj,ky njeri i pa afte dhe reklamaxhi qe nuk punon per popullin,por per imazhin e tij fallco!
    I ankohem edhe kryeministrit,por ai pas 1 viti heshtje u kujtua te me “peshtyje ne fytyre” duke me hedhur poshte ankesen!
    E per cfare e duam kete qeverisje kur nuk te degjon kur ankohesh?
    Therret kryeministri qe te denoncojme korrupsionin,por ky njeri qe eshte komandanti i atyre njerezve te korruptuar nuk degjon njeri kur i thone se UKT me aksioner kryesor Bashkine e Tiranes me 80% te aksioneve vjedh qytetaret,ky kryeminister ne vend te me therrase qe t’i jap spjegime,me pergjigjet se “UKT nuk varet nga qeveria”!
    Po populli more kryeminister i kujt eshte,i serbit ,qe Bashkia jote socialiste vjedh qytetaret dhe ti na thua se nuk varet nga ty?
    Po kur qytetaret vjedhin dritat dhe ujin pse i kercenon me burg zotrote,kur nuk varen nga ty?
    Po nga kush kush varet more kryeminister,se edhe per perdorimin e miellit serb kanceroz per buken e popullit,qe eshte denoncuar ne shtyp qe ne vitin 2014, ke heshtur zotrote?
    Apo edhe me helmimin e popullit nuk merresh ti,por UDB-ja e Titos?
    Bravo kryeministri yne qe nuk je vecse per spektakle !

  4. jimmy says:

    Po ca beni keshtu ore ,po si i jep psikologja gazetarve se cfare ka thene viktima apo kushdo tjeter.Si shiteni per nje grusht fara te pjekme ,aty duhet Kim Jongut mos ti shkaterroi bomben atomike po ti boi nder botes e ta hedhi ne Shqiperi

  5. Ida says:

    Edukata familjare ne shqiperi eshte pertoke , shoqeria nuk sensibilizohet ne asnje lloj menyre( luan rol dhe aty edukimi familjar) dhe pa tjeter institucionet ne indiference totale.

  6. veri says:

    .. BOMBAT ATOMIKE PER TE VRARE POPUJ , NUK I KA KIM JONGU , POR TRAMPI NE VALIZHE ..! SHOKET E TIJ “TE MENDJES ” I KANE PROVUAR NE JAPONI ..!.. KIMI I DO PER TU VETEMBROJTUR ..!

  7. profesori says:

    HAHAHAHAH ju anti Trump-istet te gjithe njelloj jeni.
    Tere diten vetem per te mendoni,kur flini,kur hani,kur dhi…i,…Mblidhni mendjen e shikoni punen tuaj,gezoni ata plehrat qe keni atje ne Shqiperi ne politike e na e lini Trump, ne amerikaneve te vuajtur!

  8. says:

    Mërgimi i të rinjve tanë bën që rinia të vuaj në dashuri pasi s’ka mundësi me marë vendimin e duhur.

  9. kazani mediatik says:

    Ne Perendim, kjo psikologe nuk do te punonte me kurre ne kete profesion. Ajo ka shkelur rende Deontologjine dhe ka nxjerre ne pazar ate qe i ka thene pacientja, çka eshte, jo vetem rreptesisht e ndaluar, por edhe ekstremisht e denueshme. Dhe nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo gje me grate qe guxojne te rrefehen tek psikologet me besimin tek “sekreti profesional”. Perse nuk vepron ligji, shteteror, por profesional ?

  10. Ani says:

    Si fillim pergjegjesi mban Prokurori e oficeret qe cdo pune e kane angari dhe kur marrin nje dosje shikojne si e si ta mbyllin, si t’i mbushin mendjen pales se demtuar qe te heqe dore nga akuza e ta zgjidhe me mirekuptim. Njerez qe hane buken kot, dhe qe paguhen me taksat tona per te vegjetuar ne Prokurori e Polici. Turp…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje