Absurdi: T’iu japësh lekët tona, TV-ve që përdoren për shantazh nga pronarët!

12 Qershor 2018, 19:20Blog TEMA

Nga Çapajev Gjokutaj

Televizionet private po kërkojnë të marrin pare nga shteti. Hollë-hollë jo nga shteti, po nga taksapaguesit. Me një fjalë kërkojnë të fusin duart në xhepat tanë.

Dje, Shoqata e Mediave Elektronike ka paraqitur një draft për disa ndryshime në ligjin për mediat elektronike. Thelbi i ndryshimeve është: paret që mblidhen nga tarifa për përdorimin e aparateve televizive të mos i shkojnë vetëm televizionit publik, por edhe televizioneve private.

Arsyeja: televizionet private i shërbejnë publikut, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve ndjekin televizionet private dhe jo atë publik. Çdo shërbim do paguar. Madje, duke u paguar do përmirësohet.

Në fakt televizionet private, që prej fillimit janë mbështetur e paguar edhe nga publikja. Shteti u ka venë në dispozicion frekuencat dhe licensat që janë e mirë publike.

Në parim mbase nuk ka gjë të keqe që privatët të marrin edhe një pjesë të tarifës që paguajnë qytetarët për aparatet televizive.

Por që ta meritojnë këtë duhet të bëjnë paraprakisht nja dy reformime thelbësore që lidhen me pronësinë dhe me pavarësinë e politikave redaksionale.

Në krye është pronësia. Një studim i publikuar këtë mars tregon se televizionet tona kryesore janë pronë e katër familjeve. Këto të katra kapin gjysmën e audiencës totale, nga 48 në 58 %.

Përqendrimi ekstrem i pronësisë bëhet më i rrezikshëm nga që pronarët kanë edhe aktivitete të tjera ekonomike. I kemi fare të dobëta garancitë ligjore që televizionet private të mos u shërbejnë bizneseve të pronarëve. Thënë shkoqur: të mos përdoren si mjete shantazhi për të marrë koncensione, tendera etj.

Shantazhe të tilla bëhen më të mundshme nga që kufijtë mes pronarëve dhe redaksive janë opakë. Shpesh vija redaksionale ndikohet nga interesat dhe orekset e pronarëve. Me një fjalë: gazetarët mund të përdoren në çdo çast si kobure në duart e pronarëve.

Të strukturuara dhe të përdorura kështu, televizionet private mund t’u ikijn detyrimeve ndaj publikut dhe pluralizmit dhe t’i shërbejnë një pakice tiranike të përbërë nga pronarët e tyre plus një kastë e ngushtë politike.

Shteti dhe shoqëria duhet të kërkojnë që këto handikape të rregullohen, pastaj mund të diskutohet e të jepet edhe mbështetja financiare që del nga xhepat tanë.

Në të kundërt është si të ngresh çatinë para se të hedhësh themelet.

9 komente në “Absurdi: T’iu japësh lekët tona, TV-ve që përdoren për shantazh nga pronarët!”

  1. santa quaranta says:

    Po ne i paguajme nje here direkt kur blejme programet pse duhet te paguajme indirekt edhe nje here ata??! Kot po pyes se nese e kane vendosur qe ti marrin do ti marrin si 1+1=2!!

  2. Al says:

    JO! Pervec problemeve te shtruara me lart qe te gjitha qendrojne, ky esht imponim i qarte! Po tua mbaje bytha le ti bejne me pagese kanalet e tyre private! Me force nuk u jap as edhe nje qindarke! Mos beni gafe ta miratoni kete takse te shemtuar se do e ndjeni shume ne zgjedhjet e ardhshme!

  3. hysa says:

    Tv le ti mbyllin programet e tyre dhe ti bejne me pagese dhe nuk ka aresye qe te paguajme per to ne kohen kur ato i sherbejne kryesisht pronareve dhe politikes dhe aspak publikut. Pra nqs tv private duan parate e publikut dhe ti bejne programet me pagese.

  4. Treviso says:

    keto hajdjdute kur e ngrejten kete bisnez a e pyeten popullin? Cdo njeri qe ngre nje biznes e ngre per interesse familiare dhe jo per popullin.

  5. says:

    Ata lekë të përdoren për mirmbajtjen e shkollave pasi fondet kështu krijohen

  6. vini says:

    Mos ta ven taksen te fatura e dritave,te jet vecante kosh do ta paguaj

  7. Sit back and relaks■●%%▪%^* says:

    Mos e paguani taksen e Televizionit, llogariteni dhe zbriteni nga fatura e ujit apo dritave dhe paguani vetem diferencen qe i korrespondon konsumit te ujit apo dritave.sipas ligjit Ujesjellesi apo Kesh jane vetem mbledhes te takses se televizionit jo faturues te saj pra nqs nuk paguan taksen e televizionit e cila eshte e llogaritur ne faturat e kesh apo ujesjellesit nuk ka pse te penalizohesh nga kesh apo ujesjellesi me prerje te sherbimit pasi ata nuk kane te drejte te te penalizojn per llogari te nje institucioni tjeter. Kaq e thjesht eshte. Bojkotoni taksen.

  8. Sit back and relaks■●%%▪%^* says:

    Mos e paguani taksen e Televizionit, llogariteni dhe zbriteni nga fatura e ujit apo dritave dhe paguani vetem diferencen qe i korrespondon konsumit te ujit apo dritave.sipas ligjit Ujesjellesi apo Kesh jane vetem mbledhes te takses se televizionit jo faturues te saj pra nqs nuk paguan taksen e televizionit e cila eshte e llogaritur ne faturat e kesh apo ujesjellesit nuk ka pse te penalizohesh nga kesh apo ujesjellesi me prerje te sherbimit pasi ata nuk kane te drejte te te penalizojn per llogari te nje institucioni tjeter. Kaq e thjesht eshte. Bojkotoni taksen..

  9. Anarko-Sindikalisti says:

    Tani u erdhi veza te by… ketyre. Jo more, nuk u mjaftuan qe grabiten paret tona abuzivisht me frekuenca e programe te vjedhura, por tani qe vete TVSH i ka hyre rruges se dixhitalizimit dhe po i konkurron me se miri duan te na rrjepin akoma. Asnje kacidhe per ta! Taksa nese shtohet ti sherbeje vetem televizionit publik, t’ja u marre edhe ato pak transmetime sportive qe u kane mbetur per tja shfaqur publikut falas e ata le te vazhdojne me telenovela turke, meksikane. Vete nuk kane rreshtur se reklamuari ekonomine e tregut, gjoja vetefinancohen me reklamat dhe se publiku s’ka te drejte t’u kerkoje llogari per programacionin. Ka ardhur koha qe te falimentojne shumica e tyre, fundja kujt i duhen! Le ta provojne po ua mbajti p.sh imagjinoni ne programe me pagese : Blendy Faqeziu, Arian Sumçami, Andy Bushtra, Arrmadh Sumrrumbullaku, Andy Bejtexhiu, Arthur Zhelja, Farkos Kuterbonja, Robert Çamçakez Raqipllari, Qim i rente Pika, Bledian Koka Kola, Eleni Shen Vasili, Ydhi Uriahipi, Luciano(Dritan) Hilja, Bahri Fazlliçi, Aldo Sumçi, Mark Tuç Maku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje