Adriatik Llalla, një lajm i mirë dhe një lajm i keq!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Alfred Peza

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për përjashtimin nga procesi i vettingut të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, Adriatik Llalla, është konsideruar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj, si lajmi i pari i mirë i prodhuar nga reforma në drejtësi. Ndërkohë që, për shumicën e qytetarëve të cilët shpërthyen menjëherë një furtunë komentesh në rrjetet sociale, ky moment shënoi fiaskon e parë të madhe të kësaj reforme.

Pavarësisht humoreve të kundërta mes palëve, e vërteta qëndron diku në mes. Sepse reforma në drejtësi në rastin e Adriatik Llallës, ka prodhuar deri tani, një lajm të keq dhe një lajm të mirë për qytetarët, të cilët presin të shohin në rrjetën e drejtësisë së re, gjithë peshqit e mëdhenj që e katandisën këtë pushtet kaq shumë jetik për njerëzit dhe për shtetin, në pikën e vet më të ulët historike të besueshmërisë.

Lajmi i keq është se, Adriatik Llalla duke qenë një simbol jo vetëm i asaj që Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar si zyrtar të përfshirë në raste të mëdha korrupsioni në detyrë, gjatë kohës që ishte Prokurori i Përgjithshëm, por edhe i një nëpunësi tipik shqiptar që e ka parë kolltukun thjeshtë dhe vetëm si një “lopë” për ta mjelë, pa e vrarë asnjëherë mendjen për ta ushqyer dhe mirëtrajtuar atë në funksion të së mirës publike.

Historia e Adriatik Llallës është tipike e shumë e shumë zyrtarëve të tjerë të lartë të tranzicionit, që bënë gjithçka tjetër veç detyrës për të cilën janë paguar me taksat e qytetarëve të këtij vendi. Duke i vendosur institucionet që kanë drejtuar, vetëm në funksion të përfitimeve personale e familjare, me çmimin e vetëpërdorimit nga politika, nga krimi i organizuar, antishteti dhe antiligji. Duke investuar në këtë mënyrë si askush tjetër, në kalcifikimin e kulturës së mosndëshkueshmërisë dhe ngritjes së tij në sistem.

Ishte kjo arsyeja se, përse Adriatik Llalla dhe shumë të tjerë si ai që u bënë simbolet e të keqes, iu kundërvunë hapur dhe me arrogancën e të pushtetshmëve që ndiheshin të përjetshëm, reformës në drejtësi dhe arkitektëve të hartimit, miratimit dhe implementimit të saj në Shqipëri: SHBA-së dhe BE-së. Sepse, bashkë me reformën e re, ata humbitnin të gjitha privilegjet e vjetra dhe dilnin jashtë sistemit që bënte çdo gjë, përveçse kurrë nuk dha drejtësi të drejtë për qytetarin dhe nuk i futi kurrë frikën fajtorëve të vërtetë, por veç ndëshkoi të pafajshmit, të dobëtit dhe të varfrit.

Adriatik Llalla për shkak të mbështetjes së fuqishme të politikës që e emëroi dhe e mbante në detyrë, arriti deri atje sa i shpalli luftë të paprecedentë aleatëve strategjikë të Shqipërisë, duke e shitur të gjithën këtë si “rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”. Largimi i tij më 18 dhjetor 2017, për shkak të përfundimit të mandatit të parë si Kryeprokuror nga ana e Parlamentit, i hapi rrugën në praktikë fillimit të zbatimit të reformës së re në drejtësi.

Pas kësaj, kur pa që Sekretari Amerikan i Shtetit publikoi vendimin që i ndalonte atij, bashkëshortes dhe dy fëmijëve, hyrjen në SHBA, atëherë kuptoi se kishte nisur numërimi mbrapsht për të dhe për të gjithë ata si ai, që pritej të ishin edhe viktimat e para të sistemit të vjetër të drejtësisë. Të cilët duhet të paguajnë një ditë, çmimin e bëmave të tyre në kurriz të detyrës, besimit të qytetarëve dhe shtetit të së drejtës. Ka qenë ky moment kur, Adriatik Llalla firmosi aktin e dorëheqjes nga sistemi i drejtësisë, për të mos përfituar nga e drejta formale për tu bërë pas largimit si Kryeprokuror – bazuar në Ligjin “Për Prokurorinë” – anëtar i Gjykatës së Apelit.

Por halli i tij kryesor nuk ishte këtu. Halli kryesor ishte që ai t’i shpëtonte hetimit administrativ. Një proces që quhet vetting dhe që kontrollon pasuritë, pastërtinë e figurës dhe integritetin profesional. Siç rezultoi më pas nga investigimet e medias, i kishte bërë gati planet për tu larguar dhe për të filluar një jetë të re. Një jetë mes miliardash të vendosura përmes operacionesh të errëta financiare, përmes shitblerjes së një numri të pafund pronash të patundshme dhe me ëndrrën për tu bërë një fermer në një fshat në periferinë jugore të Tiranës, ku kishte blerë pothuajse një fshat të tërë, me mijëra e mijëra metra katrorë tokë.

Ndaj, për ta realizuar këtë, atij i duhej ta gëzonte më parë pasurinë e vendosur befas, gjatë periudhës kur ishte Kryeprokuror i Republikës së Shqipërisë, përmes transaksionesh me vrasës e kriminelë, me njerëz të dyshimtë dhe biznesmenë që figurojnë kudo ku ai ka drejtuar institucionet e larta të shtetit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ose shkalla e parë e vettingut, për shkak të aktit të dorëheqjes së tij, vendosi ta përjashtojë Adriatik Llallën nga filtri ku po kalojnë rreth 800 gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit të vjetër të drejtësisë, përpara se të vlerësohen si të përshtatshëm për të vijuar edhe në sistemin e ri.

Edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit e mbështeti këtë vendim, duke e përjashtuar Adriatik Llallën nga vettingu, por duke saktësuar se ai nuk mund të rikthehet dot më kurrë në 15 vitet e ardhshme pas kësaj, në sistemin e drejtësisë, por as në detyrat dhe funksionet e larta të saj. Ky ishte një lajm i keq për qytetarët që besojnë aq shumë te reforma në drejtësi. Lajmi i mirë është se, Adriatik Llalla dhe të gjithë të tjerët që pritet të ndjekin rrugën e tij për t’i shpëtuar vettingut, nëpërmjet procedurave administrative, nuk mund t’i shpëtojnë hetimit penal.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi mori për kompetencë dosjen penale të hetimeve në ngarkim të tij nga Prokuroria e Durrësit, është duke i dhënë dorën e fundit provave dhe fakteve në dosjen me nr. 447, që mban mbi kapakët e saj emrin e Adriatik Llallës. Janë katër akuza të rënda që rëndojnë mbi ish-Kryeprokurorin e Republikës, duke nisur nga pastrimi i parave të pista, fshehja dhe mosdeklarimi i pasurive dhe deri te nxjerrja jashtë kufijve të Shqipërisë të shumave të mëdha financiare, mbi limitin e lejuar me ligj.

Morali i asaj çfarë po ndodh në rastin e Adriatik Llallës, pasi u përjashtua nga vettingu, është: Drejtësia e re vonon…, por nuk harron! Ish-Kryeprokurori e di tashmë këtë, ndaj ka mbetur i vetëm duke u endur rrugëve të botës, me shpresën se largësia do t’ia lehtësojë sadopak dhimbjen e kyçeve, mbi të cilat ai ka nisur të ndjejë shtrëngimin e prangave!(AFP.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

11 komente në “Adriatik Llalla, një lajm i mirë dhe një lajm i keq!”

  1. Çerme sektor says:

    Ore ky kapterri digital, shume hakmarres me keto shkrime, apo vetem pse u mor i pandehur per ate 1 milion dollareshin

  2. Roland says:

    Juve politikaneve tane ju qihen grate ne pith te gjitheve …kjo do me thene o alfred korraku….o ilir o monikqir ..thuaj

  3. veri says:

    LLALLA, JANE TE GJITHE ZOTERINJ GAZETARE , TE GJITHE ..! .. ATA DO DALIN “PA LAGUR “, POR MJER TE VARFRIT C`KANE PER TE HEQUR ME DREJTESINE E “RE”, ME PERPJEKJET E SAJ PER TE MBULUAR , MENDER ,M…. , ME SH… !

  4. H says:

    Për llallën edhe të korruptuarit e tjerë; Gijotina tek sheshi. 1792. Tradhëtarë të rolit dhe popullit. Ky vend i zvetnuar nuk ka Robespierë.

  5. Bushi says:

    Jo zoti Peza! Llalla nuk ka per ta ndier dhimbjen e kyçeve te duareve,sepse ai tani ja hodhi.Ai shpetoi paq drejtesise.Njerzit e drejtesise sote jane akoma nen sundimin e Sali Berishes.Drejtesia nuk eshte pastruar nga te korruptuarit.Adriati Llalla do jeteoi si kont ne Gjermani pasi milionat nuk i mungojne.Ai s’ka per tu denuar kurre,ashtu si dhe Sali Berisha,qe kane bere krime kaq te medha.Mjere populli.

  6. Si, qysh? says:

    Shkrim i sakte. Po a me shpjegoni dot, si mund ti shpetoje vettingut ky hajdut, me gjithe ato pasuri te rrembyera. Do tua di per nder te me sqaronit heshtjen ndaj abuzimeve te cmendura te Llalles. Si? Qysh?

  7. lavdosh says:

    Nje lajm tjeter i mire eshte fakti qe ligji u zbatua ashtu sic duhet. Nje ligj i keq i zbatuar mire eshte 100 here me mire se nje ligj i mire i zbatuar keq.
    Fatekeqesisht, ligji i mbron njerez si Llalla, por ligji kryesor ai i abuzimit me detyren, korrupsionin, trafikun e influences, ndikimin ne hetime, favorizime per perfiteme personale, ndihmese trafikanteve etj etj nuk mund te mbojne dot Llallen dhe duhet zbatuar. Kjo eshte me rendesi

  8. Fan Noli says:

    Nje shkrim mbreselenes;
    Kam disa pyetje per moralistin Peza:
    1.A e keni ndergjegjen tuaj te paster per te bere moral zoti Peza?
    2.A jeni i ndergjegjshem qe jeni ne konflikt te paster interesi?
    3.A e keni sqaruar pozicionin tuaj me ceshtjen 1 milion euro?
    4.Sa leke u merje ne muaj drejtoreve qe pate emeruar ne Peqin dhe Elbasan?
    Dhe se fundi:A u eshte hequr ndalimi i hyrjes per ne Peqin apo eshte akoma ne fuqi?!

  9. Bureto says:

    Për komentuesin H! Nuk ka, sepse kanë frikë, se mos ua bëjnë siç ia bënë dhe Robespierit, i cili shkoj edhe vetë në gijotinë! Kjo ishte sa për të trazuar muhabetin, si i thonë fjalës. Por gjithsesi jam dakord që “Robespieri” mund të shërbejë si metaforë. Sot nuk jemi në vitin 1792 në Francë, ku dhe kur ai Revolucion bëri kthesën e madhe nga feudalizmi dhe mbretëria në demokraci, që u përfaqësua nga republika dhe që ai pra, feudalizmi i la vendin kapitalizmit. Sot mbas 225 vjetësh “Robespieri”, është dhe duhet të jetë shteti ligjor, që e kemi, por na mungon shteti i së drejtës (ky është ndryshim i madh) dhe që ky ka si gur të fundit kilometrik GJYKATAT. Këto na kanë munguar deri më sot, pra edhe “Robespieri”, aq i pritur, hëpërhë nuk duket në horizont. Reforma në drejtësi (të kuptohemi, jo vetëm) është një shpresë, për të shkuar aty, tek shteti i së drejtës.

  10. lora says:

    Pershendetje ! me perjashtimin e LLALLES NGA VETINGU U SHENUA NJE KTHES E MADHE NE KONTROLLIN E FIGURES DHE PASURISE TE SISTEMIT TE DREJTESISE QE NE NJE MENYRE KRIJOJI KORRUPSIONIN ZINXHIRE NE TE GJITHE SISTEMIN E DREJTYESISE;KJO SEPSE NE MITE MARRJE DHE KORRUPSION TE SHUMEFISHTE U BE ZINXHIRE KORRUPSIONI NGA SHKALLA ME E ULET E GJYQESORIT DERI TE SHKALLA ME E LARTE E GJYKATES SE LARTE;Nga ana tjeter jane fituar disa gjyqe ne gjykaten e te drejtave te njeriut ne strasburg dhe qe do te rendojne mbi fukarallekun shqiptare sepse gjithesesi te politikes, gjyqesorit, policise e prokurorise do tje hedhin dhe do te vazzhdojne te kryejne veprime te renda e nuk do te ndeshkohen.sHEMBULLI I rUMANISE? kROACISE E TE TJERE JANE DOMETHENES PER sHQIPERIN QE KORRUPSIONIN E KA BERE TE LIGJSHEM DHE TE PADENUESHEM;MILJARDERET SHQIPTARE NUK SHQETESOHEN SE E KANE VJEDHURE DHE RJEPURE KETE POPULL DELE QE DURON DFHEDUARTROKET POLITIKANET;
    Populli eshte kafsha qe mban mbi supe edhe veprimet e blerjes me cmime te lira dhe shitjes me cmime te kripura e kesaj i thone biznes qeveritar, politik prej 27 VJETESH? DHE CDO ‘4 VJET KERKOJNE VOTEN! POPULL DELE DHE VOTOJNE SIPAS TYRE TE KEQEN ME TE VOGEL ¨POR QE ESHTE E KEQJA ME E MADHE. dERI KURE KESHTU?!……….

  11. Gazeta Vlora says:

    T E M A – Keni shkruajtur nje artikull të terë , për çfarë ? Për të treguar çfarë duhet të bënte drejtësi ! Çfarë bëri drejtësia ! Apo si duhet të vepronte drejtësia.
    Drejtësia e shtremër ,T E MA që ju keni ndrojte ta shkruani , hodhi të zezën mbi të bardhë , dhe veproi sipas kanunit të korrupsjonit.
    Lëroi zagarin nga laku , dhe kështu do veprojë dhe për zagarët e tjerë të politkës .
    Deri më sot , populli këtë ka marë si llogari në dorë, nga ajo që duhej të quhej drejtësi në shqipëri.
    Mos i bini larg e larg , dhe po të dënohen, do vuajn dënim simbolik, sa për sy e faqe, se si thotë populli
    HALEJA NUK FËLLIQET NGA PORDHËT (Dhe politikanët apo prokurorët, për aq sa kanë vjedhur, nuk ju bëhet vonë se u përfolën në media )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *