Kryeministri italian mbështet Rusinë: E vështirë t’i zgjidhim krizat pa të

12 Qershor 2018, 11:11Bota TEMA

Kryeministri italian e sheh si thelbësor rolin e Rusisë në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare.

Giuseppe Conte thotë se Perëndimi duhet të kërkojë dialog më Rusinë, në vend që t’i kthejë krahët.

“Pa përfshirjen e Rusisë është e vështirë, nëse jo e pamundur të gjendet një zgjidhje realiste deha afatgjatë për krizën botërore”, tha Conte gjatë një conference shtypi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai mbështeti të ashtuquajturën “qasje e dyfishtë” e NATO-s ndaj Moskës, e cila përfshin mbrojtjen dhe ruajtjen e dialogut.

Duke e vlerësuar si thelbësor rolin e Rusisë, Conte u bëri thirrje vendeve të BE-së të angazhohen në mënyrë më efektive në bisedime me Moskën, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet dhe përshkallëzimi i rrezikshëm i situatave.

Conte drejton qeverinë e formuar nga dy partitë antiestablishment, Lega dhe Lëvizja 5 Yjet, të cilat e kanë mbrojtur prej kohësh idenë e forcimit të lidhjeve me Rusinë dhe braktisjen e politikave të sanksioneve. (TemA TV)

1 komente në “Kryeministri italian mbështet Rusinë: E vështirë t’i zgjidhim krizat pa të”

  1. Agron says:

    Mirepo Anglezet dhe Amerikanet nuk duan paqe me Ruset dhe si rrjedhim mbeshtesin Turqine me cdo cmim.
    Te pakten keshtu jane shprehur shume politikane amerikane apo angleze.
    Qellimi dihet qe po u fut Rusia ne Evrope qe i takon se nuk eshte me komunizem dhe diktature,atehere Nato humbet qellimin per te mbajtur te mbyllur Evropen nen komanden e amerikaneve dhe cifuteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje