Kunati mbledh porositë e grupit për ditëlindjen e Lulit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Siç është bërë  e njohur, Albana i çoi një mesazh gjithë grupit të PD-së, për të bërë gati një dhuratë për Lulin.

Sipas porosisë së Albanës, lekët duhej të mblidheshin tek Minushja, që është njeri i besuar i Kunatit.

Pas mesazhit të Albanës, vijoi biseda në grupin e whats app-it.

Gonia i Vlorës: Ok, unë po i çoj një dhjeçe Minushes.

Nuk dua t’u vë në skilet.

Halimi: Unë kam ble një buqetë lule për festën e PS.

Po i çoj një karafil Minushes, t’ia japë kryetarit.

Albana: Ua Gone, ça është kjo dhjetçe, ne do hedhim nga 50!

Gonia i Vlorës. Si të doni, thashë mos t’u vë në siklet, pa unë hedh një 100-çe.

Unë i dhashë për zgjedhje një pesëqindëshe, se çaj kokën.

Albana: Ua, qyqja, i ke në euro ti mo? Unë thashë lekë.

Ed Paloka. Pamela, moth na ngatërro tani. Lere Gonen në hall të vet.

Albana: Mos më thirr më Pamela, se dukem si e dashura e djalit të Irfanit.

Ed Paloka: Unë them ti thoj një thithe Xhin.

Ma ka sjellë një thok nga Italia.

Ristani: Unë po i çoj një shishe raki atëhere.

Albana: U, qyqja! Çi keni këto pije. Kryetari vetëm çaj pi.

Biles vjehrri nuk pi në sy të atij, se ka hall se i ngjit vese.

Grigja: Unë po i çoj një kopje të librit tim. Se Doktori e ka lexuar, po ky se ka lexuar.

Albana: Ua, po ti e ke lexuar vetë?

Grigja: Mos provoko. E kam lexuar dy here, se kam korrigjuar dhe gabimet.

Salianusi: Unë do t’i çoj dhuratë kasetën “Babale 2”, që nuk e dhamë. Ja shpëtova faqen, se do ishim turpëruar.

Muli: Unë do t’i çoj një letër nga burgu, të një demokrati kuksian që lufton kundër Cet Kastratit.

Alibeaj: Unë nuk di ça t’i çoj, por me sa shoh më mire po i blej një aparat spiun që zbulon përgjuesit në zyrë.

Albana: Qyqja, ça i keni këto dhurata. Më mirë lekë, ja japim Minushes pa treguar nga sa kemi vënë, se na mbulon Gonia.

Se hajde duro Kunatin pastaj.

Çuni i Fahros: Mirë e ka Albana. Duhet me i çu lekë.

Ato i duhen opozitës. Unë po flas dhe me babin mos gjen ndonjë sponsorizim.

Albana: Ok, ta mbyllim. Operacioni Minushja mbaron sot në darkë. Nesër lekët Kunatit. Vetëm Doktori do t’i çojë stilolaps, që të ketë kujdes herë tjetër listën.

Ti kujtohet Doktori kur të heqë viza.

-Mos, tha Salianusi. E hëngra herën tjetër.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *