Partinë në emër të Berishës, paratë në emër të kunatit, negocitat në emër të gjermanëve

12 Qershor 2018, 20:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Opozita shqiptare nuk duhet qortuar edhe nëse do të ishte formalisht kundër hapjes së negociatave, siç është realisht. Një opozitë dhe mund të jetë kundër një procesi, qoftë ky dhe jetik për Shqipërinë.

Nuk duhet qortuar as pse përpiqet të përkthejë në shqip deklarata që vetë i ka shkruar në gjuhë të huaja.

Problemi më i madh që ka Lulzim Basha, është që nuk ka qëndrimin e tij rreth negociatave, por del çdo ditë e na thotë çfarë mendojnë miqtë e tij në Europë kundër negociatave. Biles dhe kur zhduket për disa ditë, raporton i gëzuar në grup se ka marrë mbështetje kundër negociatave, ndërsa publikisht thotë jam pro negociatave.

Të njëtën gjë bëri dhe pas deklaratës së porositur të zv.kryetarit të Grupit Parlamentar CDU/CSU.

Denduria e kësaj praktike, fakti që çdo ditë opozita del e na thotë çfarë thonë miqtë e saj në Europë kundër negociatave me Shqipërinë, nuk bën më përshtypje në Shqipëri, pasi të gjithë e pranojnë që disa deputetë në Perëndim, aleatë të Lulzim Bashës, po bëjnë një punë të lavdërueshme pro tij dhe kundër Shqipërisë.

Dhe meqë jemi tek zv.kryetari i Grupit Parlamentar të CDU/CSU, do të ishte lajm serioz, sikur Grupi Parlamentar i CDU/CSU të merrte sot një vendim kundër hapjes së negociatave. Ky do ishte lajm i rëndësishëm kundër negociatave dhe meritë e Lulzim Bashës, që arriti të lobojë. Kurse fakti që disa deputetë gjermanë janë kundër, tashmë është shumë i vjetër.

Pasi mund të ndodhë që Grupi Parlamentar të mblidhet sot ose nesër, dhe të thotë jemi dakord të hapen negociatat, dhe kjo e çon dëm gjithë punën e bërë në selinë e PD.

Serioze do të ishte që PD të kishte qëndrimin e saj dhe ky qëndrim, siç po lexohet nga miqtë e saj në Europë, është kundër hapjes së negociatave. Ky do të ishte zhvillim real dhe lajm i vërtetë, dhe mund të ishte dhe i argumentuar.

Biles në këtë pikë do kishte kuptim dhe fitorja e opozitës në këtë betejë, në rast se negociatat nuk do të hapeshin.

Por ky qëndrimi i PD, që thotë jemi për hapjen e negociatave, por më të gëzuar jemi që miqtë tanë janë kundër, nuk ka kuptim dhe e bën qesharake opozitën.

Opozita ka kuptim të jetë kundër negociatave dhe të gëzohet kur nuk hapen, ose të jetë pro, siç thotë me fjalë, dhe të mos lodhet gjithë ditën me vepra, duke shkruar intervista dhe deklarata për miqtë e saj në Gjermani. Mjafton ta thotë vetë këtë qëndrim në Kuvend dhe njerëzit e kuptojnë.

Se njëherë një lider duhet ta bëjë një betejë në jetë. Qoftë dhe kundër Shqipërisë, kur si bën zemra ta bëjë pro. Lulzim Basha as këtë nuk do ta bëjë me duart e veta. Partinë do ta drejtojë në emër të Berishës, paratë në emër të kunatit, dhe negocitat në emër të gjermanëve. Dhe pastaj thotë pse nuk më besojnë njerëzit.

21 komente në “Partinë në emër të Berishës, paratë në emër të kunatit, negocitat në emër të gjermanëve”

  1. no-koment says:

    RESPEKT..Mero:: i ke thene te gjitha:::

    1. Bushi says:

      Te lumt zoti Mero.I ke rene pikes.Respekt per penen tende.

  2. Emigranti SHBA. says:

    Z0ti Mero Baze, kaq sa ke then per kete palo opozite, ke then aq shum, sa edhe nje i verber dhe shurdh e di dhe e kupton, se Berisha, Basha e kompania e M0nika cizmezeshes, sduan, te hapen negocjatat, sepse vec vetingut, hapja e negocjatave, sjell me vehte edhe forcimin e demokracis, shtetit ligjor, qe keta h0ra kan shum frik, sepse e din ci kan punuar S

  3. Vasiliki says:

    Po ç’te te besojne o ditezi dhe o mavri me boje!

  4. Laku says:

    Ça te keqe ka qe citon Gjermanet o Mero.Harove çadren e Rames ne bulevard dhe me greve urie vetem qe te mos hapeshin negociatat?Nje mut jane te gjithe o Mero,pse ben sikur nuk e kupton.

  5. Alban Dega says:

    Rrufete gjithnje godasin lisat e medhenj!

    KAM BESIM NE PAFAJESINE
    E SAJMIR TAHIRIT… !

    Cdo njeri presupozohet i pafajshem perderisa fajesia e tij te mos jete vertetuar nga gjykata ligjore !
    Zgjedhja e Sajmir Tahirit dhe e Fatmir Xhafajt per tu goditur nga Banda e Gangstereve te vertetuar me ze e me figuren e vet si Sali Berisha, Lulezim Basha, Ilir Neta e co. nuk eshte rastesi!
    Rrenimi i Republikes se Lazaratit, goditjet e bandave kriminale, kontributi dhe lufta e tyre e paepur per Reformen ne Drejtesi dhe Vetingun ne polici… e politike, ishin nje aresye madhore e kesaj Bande Gangsteresh e kusaresh politike e familjare te Sali Metes per te sulmuar, shpifur, e thurur intrigat dhe komplotet kunder tyre !
    Nje gabim foshnjarak ala Babale i tyre !?
    Pse !?
    Kundershtari goditet gjithnje ne pikat me te dobeta jo ne pikat me te forta, sic jane Fatmir Xhafaj e Sajmir Tahiri !
    Sic e kam vertetuar me fakte te gjalla keta as te vrasin nuk dine! Aq me pak dine te bejne lufte politike!
    Pse !?
    Sepse kauza, qellimi, aresyeja e tyre eshte jo vetem e gabuar por krejtesisht kriminale:
    – Te ruajne me cdo kusht, ti zgjasin jeten me cdo cmim, te mbajne ne fuqi pandeshkueshmerine, pacenueshmerine e tyre kriminale per krime te perbindshme pa fund kunder shqiptareve dhe Shqiperise!
    Shume shpejt do te jap faktet e mía per pafajesine e Sajmir Tahirit … pa bere as avokatin, as gjyqtarin e tij… !
    Fakti i pare: Rrufete gjithnje godasin lisat e medhenj , thote filozofia popullore shqiptare ! Jo vetem ajo . E kam pare me syte e mi me dhjetra here qysh ne moshen 7 vjecare ne Bjeshket e Namuna … !

  6. Alban Dega says:

    EDHE GJERMANET IA DINE KIMENE PARASE !

    Deklarate e nje deputati gjerman !?
    Aspak !
    Shume shpejt do te lexojme se Lulezim Basha, qehajai i Havales se Shqiperise ne krye te Partise Babale do te kete paguar 100- 250 mije euro per ate deklarate nga goja e nje gjermani qe njesoj si Banda e Gangstereve te Sali Berisha ben kryegjykatesin e Sajmir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt!
    Kjo deklarate me kujton me shume ato te Gebelsit e Hitlerit se sa te nje deputeti te nje partie demokratike gjermane si CDU .
    Nuk thot kot populli : Nuk ka pyll pa derra!
    Edhe gjermanet ia dine kimene parase … !

  7. Dod Gjinari says:

    Partinè do ta drejtojè nè emèr tè Berishès, paratè nè emèr tè kunatit, negociatat nè emèr tè gjermanit dhe gruan me hollandezèt….edhe thonè pastaj se èshtè pa fat ?!?

  8. Flutura says:

    Autopsia e Lulezim Bashes. Nuk mund te heqesh asnje presje. Rruge te gjate ne opozite…

  9. MERO BAZE JA FUT KARIN NE BYTH SKENDER MINXHOZIT says:

    PO TI MERO BYTHQIRI ME QKA PO BEN PAZARE KUJT JA LEPI KARIN ME SHPESH DHE KUSH TA FUT KARIN NE BYTH ME FORT -IK ORE BYTHQIR SE PO TE VJEN ERA QELB SI MUTI I TAULANT BALLES DHE LALI ERIT

    1. Nje peshtyrje ne fytyren e kermes se Vicidolit says:

      Zoti komentues i mesiperm , je teper banal
      dhe i pa pranueshem per te gjithe nivelet e
      qytatareve . Me Habit gazeta “Tema” qe
      publikon idjotesi , si keto te llumit shqipfoles
      te mesiperm ! Ja keta jane militantet e bazes
      se PD-se ! 100 here turp edhe per gazeten !

  10. ava says:

    Sa lek more per kete “shkrim”?

    1. MERO BAZE JA FUT KARIN NE BYTH TAULANT PALLA-BALLES says:

      Mamajo jote ma mori Karin ne goje dhe me tha e PASKE Karin shume te madhe dhe te mire DHE pastaj me dhuroi $2000 dollar- Kurse MERO BYTHQIRI UA LEPI BYTHEN PA LEK FARE VETEM DESHIRON QE TE JA MBUSHIN GOJEN OSE ME SPERM OSE ME MUT- PA LEK POR ME GJITHE QEF! Ok flm

  11. peoples says:

    Mero ,nje kerkese publike kam une dhe shume shqipetare ne USA.Cfare behet me ceshtjen Babale pas protestavelutemi konferecave te shtypit? te lutemi se vetem ty te besojme.

  12. kalorsi says:

    lere opoziten o mut, se cfaredo qe te beje ajo, ti prap keq e me keq do te flasesh. e kupton se je mut komunist

  13. Qytetari dixhital says:

    Ka dhe me:
    Shtepine e verdhe ne merr te Serbit.
    Te vraret ne emer te detyres.
    Parate e vjedhura ne emer te familjes.
    Kontrabanden ashtu i donte gomari drute.
    Rrushfetet ne emer te Rusit.
    Ipokrizine eshte hollandez.
    Genjeshtren e ka ne gjak.
    Babalen ne emer te babalizmit.
    Surratin ne ngjashmerine e idjotit.
    Demokracine per kamuflaz.
    Etj…etj..Eshte nje krijese e persosur per zullume.

  14. Vons says:

    Kur do te behesh njeri o plaku Mere qe ngele duke pare mutin e opozites. Shiko edhe mutin e qeverise ndonjehere.

  15. Vons says:

    Po u hapen negociatat, prej PD-se do te hapen, se ajo e hapi Shqiperine ndaj botes ne 1990. Po te ishte per partine socialise, Shqiperia do te kishte qendruar perjete komuniste me dullen dhe njerez si ti. Dhe meso te shkruash fjalen ‘negociata’.

  16. Albi_I says:

    Edhe teatrin ne emer te Petrit Fushes!

  17. Nf says:

    Pershendetje Vons:
    Nuk eshte rasti per te krahasuar partite. Behet fjale per Lul qesharakun. Njerez si ti qe ngaterojne bereqetin me krundet jane fatkeqesia e kombit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje