Pasuria në 15 vite, Llalla i shpëtoi vettingut por mund të bëhet objekt i ligjit anti-mafia. Pse u tremb...

12 Qershor 2018, 08:00Politika TEMA

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, me vendimin e djeshëm të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, arriti t’i shpëtojë procesit të Vetingut, kolona kryesore e të cilit është verifikimi i ligjshmërisë së pasurisë.

Eshte zbardhur pasuria e ish-kryeprokurorit nga viti 2003 deri në vitin 2017, pasuri e cila nuk do të verifikohet nga njerëzit e Vetingut dhe hetuesit ndërkombëtarë, por nuk përjashtohet mundësia që të bëhet objekt i ligjit anti-mafia, gjithnjë nëse organet ligjzbatuese do të konstatojnë elemente paligjshmërie.

Kujtojme se ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka ende dosje të hapura me drejtësinë shqiptare. Mbi të rëndojnë 4 akuza:

“Shpërdorim detyre”.

“Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”

 “Pastrimit të produkteve të veprës penale”

Dhe ajo e “Fshehjes së pasurisë”

Hetimet nisën në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferuan në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë. Ende drejtësia nuk ka thënë fjalën e duhur

Nga verifikimi i të gjitha deklaratave, Adriatik Llalla rezulton se ka hyrë në sistemin e drejtësisë me 1/3 pjesë të një shtëpie dhe 1/3 pjesë e një trualli. Në vijim, Llalla ka marrë para borxh tek vjehrri dhe kunati i tij në shumat nga 500 000 deri në 1 500 000 lekë.

Ndërkaq, Adriatik Llalla doli nga sistemi i drejtësisë, duke poseduar prona në vlerë prej disa qindra mijëra euro në Tiranë dhe dy shtëpi. Ndryshimet më të rëndësishme në pasurinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla kanë ndodhur gjatë viteve 2016 dhe 2017.

Gjatë vitit 2016, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla deklaron se ka shitur një ullishte me sipërfaqe 3 000 m2 për 233 944 euro. Këtë sipërfaqe toke Llalla e ka blerë në vitin 2007, me vlerë 1 500 000 lekë. Ish-kryeprokurori deklaron se këto para i marrë borxh tek një i afërm. Po gjatë vitit 2016, kur Llalla shiti tokën për 233 mijë euro, ka blerë tokë arë me sipërfaqe 4500 m2 në Tiranë, për vetëm 4 500 000 lekë. Gjatë vitit 2017, Llalla deklaron se ka blerë 12 000 m2 tokë arë për 1 125 000 lekë. Sipas përllogaritjeve, Llalla ka blerë një metër katrorë tokë me 92 lekë.

Po gjatë këtij viti, ish-kryeprokurori thotë se ka blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000 m2, me çmim 7 380 000 lekë, pra me 615 lekë metrin katror. Gjithashtu, ish-kryeprokurori deklaron se ka blerë edhe një tjetër tokë arë me sipërfaqe 3 000 m2, me vlerë 1 800 000 lekë. Në këtë rast Llalla e ka marrë me 600 lekë metrin katror. Tokat shtrihen përballë qendrës tregtare TEG, në Mjull Bathore dhe pranë një resorti të njohur në fshatin Qeha Shytaj. Në këtë zonë një metër katrorë tokë varion nga 50 deri në 150 euro, por Llalla e ka blerë një metër katrorë me 92 lekë deri në 600 lekë.

Banesat

Përpos 1/3 pjesë të një shtëpie banimi me sipërfaqe 180 m2, Adriatik Llalla, në vitin 2006, deklaron shtesë kati mbi banesë dhe shtesë ballkonesh me sipërfaqe 180 m2, me vlerë 800 000 lekë, pjesa takuese 1/5.

Në vitin 2012, Llalla deklaron se blerë një apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m2, në Durrës, për vlerën 2 200 000 lekë. Gjatë viteve, 2009 dhe 2010, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, deklaron të ardhura nga qiraja e dy kateve të banesës, në vlerën 660 000 lekë.

Pasuria e Adriatik Llallës nga 2003-2017

Pasuria për 2017 

Blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000 m2 për 1 125 000 lekë.

Blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000 m2, me çmim 7 380 000 lekë.

Blerë tokë arë me sipërfaqe 3 000 m2, me vlerë 1 800 000 lekë.

Pakësuar llogarie bankare 87 984 euro, ndërsa gjendja aktuale është 52 711 euro.

Pakësuar llogaria rrjedhëse e pagës me 1 689 996 lekë.

Pakësuar gjendja cash me 500 000 lekë.

Paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 700 344 lekë.

Të ardhura nga raporti i barrëlindjes së bashkëshortit, 588 658 lekë.

Blerë automjet bashkëshortja, 4 800 euro.

Pakësuar llogaria rrjedhëse, 167 708 lekë.

Pasuria për 2016

Llogari bankare nga shitja e tokës, 140 695 euro.

Gjendje llogarie shtuar me 1 694 609 lekë.

Gjendje llogarie, pakësuar me, 1 909 917 lekë.

Kursime kesh, pakësuar me 1 500 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogarie, 168 703 lekë.

Shitur ullishte me sip. 3000 m2 në Mjull-Bathore, 249 000 euro.

Blerë tokë arë me sip. 4500 m2 në Tiranë, 4 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 861 320 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga paga, 836 216 lekë.

Babai, dëmshpërblim si ish i dënuar politik, 638 375 lekë.

Pasuria për 2015

Paga si Prokuror i Përgjithshëm në shumë 1 873 095 lekë.

Të ardhura neto nga qiradhënia e një pjesë të banesës, 1 200 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Ardjana Llalla të ardhura neto nga paga si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH në vlerën 961 145

Shtuar llogaria rrjedhësi me 902 845 lekë.

Shtuar llogaria rrjedhëse e zonjës Llalla me 20 000 lekë.

Pasuria për 2014

Paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 973 900 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një pjese të banesës, 1 000 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga 813 059 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, shtuar me 51 375 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë rrjedhëse 224 274 lekë.

Gjendja cash, shtuar me 1500 000 lekë.

Pasuria për 2013

Paga si Prokuror i Përgjithshëm 2 014 362 lekë.

Bashkëshortja zonja Ardjana Llalla (Mema) paga si mjeke 553 521 lekë.

Pasuria për 2012

Paga si Inspektor i Përgjithshëm i ILDKP 1 951 603 lekë.

Paga si Prokuror i Përgjithshëm 170 107 lekë.

Bashkëshortja zonja Ardjana Llalla (Mema) paga si mjeke 531 772 lekë.

Blerë një apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m2 në Durrës për vlerën 2 200 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -2 690 euro për shkollimin e vajzës.

Detyrime të paguara në vlerën -2 440 euro për shkollimin e djalit.

Detyrime të paguara në vlerën -2 200 000 lekë për blerjen e një apartament banimi në Durrës.

Pasuria për 2011

Paga si Inspektor i Përgjithshëm i ILDKP-së, 2 408 962 lekë.

Dëmshpërblim sipas VKM për burg të padrejtë kryer nga i ati për arsye politike, 600 000 lekë.

Gjendje llogarisë së pagës më 31 dhjetor, 320 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë së pagës më 31 dhjetor, 80 000 lekë.

Gjendje kursime cash, 1 700 000 lekë.

Shlyer në vitin 2011 -2 600 euro detyrime për studimet e vajzës.

Shlyer në vitin 2011 -2350 euro detyrime për studimet e djalit.

Shlyer në vitin 2011 -250 000 lekë për rivlerësimin e shtëpisë dhe truallit.

Shlyer në vitin 2011 -195 000 lekë për rivlerësimin e tokës së llojit ullishte.

Pasuria për 2010

Paga si Inspektor i Përgjithshëm i ILDKP-së, 2 172 282 lekë.

Të ardhura nga qiraja e dy kateve të banesës, 660 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 635 340 lekë.

Gjendje llogarisë së pagës më 31 dhjetor, 760 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë së pagës më 31 dhjetor, 50 000 lekë.

Gjendje kursime cash, 500 000 lekë.

Shlyer në vitin 2010 -2 600 euro detyrime për studimet e vajzës.

Shlyer në vitin 2010 vlera -2350 euro detyrime për studimet e djalit.

Paguar tatim në burim nga qiratë në vlerën -60 000 lekë.

Shlyer në vitin 2010 vlera -406 281 lekë për legalizimin e shtëpisë dhe truallit.

Pasuria për 2009

Paga si Inspektor i Përgjithshëm i ILDKP-së, 1 807 364 lekë.

Të ardhura nga qiraja e katit të parë me sip. 70 m2, 300 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e katit të dytë me sip. 100 m2, 360 000 lekë.

Gjendje llogarisë së pagës më 31 dhjetor, 450 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë së pagës më 31 dhjetor, 200 000 lekë.

Shlyer në vitin 2009 -309 180 lekë detyrime për studimet e vajzës./

Shlyer në vitin 2009 -309 180 lekë detyrime për studimet e djalit./

Paguar tatim në burim nga qiratë në vlerën -60 000 lekë./

Shlyer total detyrimi prej -800 000 lekë për hua marrë kunatit për blerjen e tokës bujqësore.

Pasuria për 2008

Paga si Prokuror, 675 270 lekë.

Të ardhura nga paga si Inspektor i Përgjithshëm i ILDKP, 463 500 lekë.

Të ardhura nga qiraja e katit të parë me sip. 70 m2, 300 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e katit të dytë me sip. 100 m2, 360 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 720 000 lekë.

Nëna, të ardhura nga pensioni, 160 000 lekë.

Shlyer në vitin 2008 -283 278 lekë detyrime për studimet e vajzës.

Shlyer në vitin 2008 -120 020 lekë detyrime për studimet e djalit.

Paguar tatim në burim nga qiratë në vlerën -66 000 lekë.

Shlyer -700 000 lekë për hua marrë kunatit për blerjen e tokës bujqësore.

Pasuria për 2007

Paga si zv. Prokuror, 1 247 375 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 720 000 lekë.

Nëna, të ardhura nga pensioni, 160 000 lekë.

Tokë bujqësore me sip. 3 000 m2, 1 500 000 lekë.

Shlyer huaja e marrë në vitin 2006 vjehrrit, -500 000 lekë.

Shlyer -1 500 000 lekë për hua marrë kunatit për blerjen e tokës bujqësore.

Pasuria për 2006

Paga si zv. Prokuror, 1 256 238 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 250 000 lekë.

Shtesë kati mbi banesë dhe shtesë ballkonesh me sip. 180 m2, 800 000 lekë, pjesa takuese 15.

Marrë hua në shumën 500 000 lekë.

Pasuria për 2005

Paga si zv. Prokuror i Rrethit Gjyqësor Tiranë, 1 234 613 lekë.

Nëna, të ardhura neto nga pensioni, 187 200 lekë.

Pasuria për 2004

Paga si Prokuror i Rrethit Gjyqësor Fier, 859 731 lekë.

Nëna, të ardhura neto nga pensioni, 187 200 lekë.

Pasuria për 2003

Paga si Prokuror i Rrethit Gjyqësor Fier, 701 775 lekë.

Nëna, të ardhura neto nga pensioni, 156 000 lekë.

Bashkëpronar me 1/3 i një shtëpie banimi 180 m2, 7 000 000 lekë, ndërtuar në vitin 1996, burimi trashëguar nga familjarët dhe të ardhura nga Letra me Vlerë, konvertuar në monedhën vendase, 4 000 000 lekë.

Bashkëpronar me 1/3 pjesë takuese i një trualli me sip. 2600 m2, vlera 3 000 000 lekë, blerë në vitin 1995 me të ardhura nga puna në emigrim.(Shqiptarja.com)

5 komente në “Pasuria në 15 vite, Llalla i shpëtoi vettingut por mund të bëhet objekt i ligjit anti-mafia. Pse u tremb…”

  1. in/out says:

    po do shpetoje se ska kush e prek PD. u çuan avjone kundra civileve me 97 dhe as e hapi gojen njeri. u vrane e u tmerruan njerzit mu ne mes te bulevardit, beri film edhe Holllywood etj etj e prap te gjitha u harruan. çudia me e madhe tre dite zgjat.

    ah, se harrova, e mban mend KM çfare i thane per te emen ne parlament? apo te shkuara te harruara edhe ajo.

  2. Alba says:

    O Veting, a t’i themi Llalles qe t’i haje gezuar ato leke se i ka me “djersen e ballit”?

  3. Daku says:

    Vazhdoni e pomponi fantazi ne mendjet e njerezve te varfer
    Prooaganda ne aksion.
    Mgjs vetingut i shpetoi,po bejme çmos qe ta kapim.
    O tempora o mores…
    Vertet e besoni se ju besojme???
    Marrveshja eshte kopsitur me kohe…
    Poshte Mbreti,rrofte Mbreti.

  4. Deshmitar y says:

    Qeka kollaj ti shpetoke vetingut. Kot shpresojn njerezit se do u fuska njeri ne burg per korrupsion.
    Veting leshi

  5. spartak says:

    Mirë e ka populli i shkretë , se abuzimin , korrupsionin dhe padrejtësinë e pa imagjinueshme ai , jo vetëm që e ka heq në kurriz , jo vetëm që është gjakos , sakatuar e deri vrarë e janë fut në hasmëri nga poshtërsia e PA DREJTESISE , jo vetëm që është përbuzur dhe denigruar prej tyre , por edhe sot , ato janë ku kanë qenë , duke bredh dyerve të gjykatave , prokurorive , policive , përmbarimeve , etj e s’po gjejnë të drejtën për pronat , për vrasjet , vjedhjet , kërcënimet , etj , etj , madje shikojnë po ato fytyra .
    Nuk mund të durojnë më , që , sot , të vazhdojnë e ti bëjnë karshillik e serbesllik , torturuesit e hajdutët , e madje të largohen me miljonat e tyre pa i hy asnjë gjemb në këmbë , sepse ja lejon ligji i Vetingut !
    Hik me ato që ke vjedh deri sot dhe u lamë !!! .
    Populli shkon me denoncu nga halli e nga mllefi , por s’ka për të arrit gjë , se këta janë kopila , e kanë rregullu ligjin e Vetingut për mos me i kap dhe jo me i gri .
    A zgjidhet ?
    Me dashtë , PO .
    E dij , që s’duan asnjeri , nga i pari tek i fundit , por populli duhet të ushtrojë presion ndaj deputetëve , Qeverisë e deri Presidentit . O ta rregullojnë këtë punë , ose të zhduken , mbasi reforma në Drejtësi , që në fillim zhvillohet me padrejtësi
    E para :
    Nuk paragjykoj asnjë njeri . Sa ti vejsh në siklet se sa të deklarojnë , si t’i deklarojnë , mos t’i thonë i justifikon , s’i justifikon , mos t’i thonë i ke msheh , si ke msheh , do ishte ma mirë të miratohet : NENI EKSTRA
    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vetingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .

    Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
    Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund .
    Ç’u bo ky Veting kështu .
    Bo qejf e abuzo me vite të tëra . Ke marrë dhe rroga e dieta sa s’vuhet nga taksat e mija . E tani hikën ose shmangesh me marifet e qejf o qerrata me paret e vjedhura e abuzimin e pa parë .

    Hë pra mo . Luaj vendit Gramoz Ruçi . Doni Veting , apo kujtoni , se populli , ( Europa edhe mundet ) ha bar .
    Çoje nenin në Kuvend . Shifeni a do mundet t’i dali njeri kundër . Mos u vono asnjë sekondë . Nen ma i qartë , ma i thjeshtë e ma i shkurtër , s’ka ku të shkojë . Nen për VETING e jo për RAFTING .
    Llallës , që ka qenë për 5 vjet i pari Shqipnisë për me godit krimin , korrupsionin e abuzimin , jo vetëm çojani të parit këtë formularin e ri , por kapeni për zverku edhe bjereni të justifikojë gjithçka . Ishte dhe 5 vjet tek kthimi ( rruajtja për vete ) i pronave .
    Me NENI-n e RI SHTESE , çojeni në fis , që jo Gjermania , por as Gramshi të mos i japi azil pulitik .
    Me përulësinë më të madhe ndaj popullit tim shqiptar , dhe me shpresën , për një të ardhme të shpejtë , më të pastër e më të mirë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje