Sandri, Vjollca, Irfani, Ylli e Karlo duan të fusin duart në xhepat tanë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Pronarët dhe drejtuesit e televizioneve private dolën nga klandestiniteti i takimeve në kryeministri me Edi Ramën, për t’u shfaqur me zë dhe figurë në një mbledhje në Autoritetin e Mediave Audiovizive. Si në rastin e parë, ashtu edhe në këtë tubim publik, shqetësimi i tyre ishte i njëjtë: “si të grabisim xhepat e njerzve për të mbushur arkat e bizneseve tona familjare”.

Tashmë dihet kërkesa e tyre. Ajo është e thjeshtë. Dyfishimi i taksës që shqiptarët paguajnë për televizionin publik, gjysma e së cilës do të ndahet për Sandrin, Vjollcën, Irfanin, Yllin, Karlon e kështu me radhë.

Kështu, këta pronarë, shumica e të cilëve shfrytëzojnë një pasuri publike, frekuencat dhe licensat e trensmetimeve televizive, për të dizinformuar, për të bërë propagandë në favor të qeverive dhe të një kaste të privilegjuarish, që ndryshojnë krah sa herë ndryshon pushteti dhe që varrosin të vërtetat më të mëdha të këtij vendi, tani po kërkojnë të paguhen nga shqiptarët, me pretendimin se nuk i kanë ngritur televizionet për të vënë gjoba, për të lartësuar kulla, për të fituar tendera, por për t’i shërbyer njerzve.

Ironi dhe tallje më të madhe as që mund të imagjinohej. Por duke qenë se për këtë kam shkruar një herë (lexo poshtë) sot do të doja të ndalesha tek mënyra qesharake se si ata janë munduar t’a justifikojnë këtë grabitje ditën për diell.

Po të lexoje njoftimin e AMA-s vëreje disa argumenta kyce që rekeshin të vërtetonin se pse këto biznese private (madje familjare sepse të gjitha TV e vendit janë shndërruar në biznese të një famiiljeje të vetme që ka vënë edhe në drejtim, gratë fëmijët, vëllezërit, farefisin) duheshin financuar me paratë tona.
I pari ishte se ato kishin kosto shtesë si pasojë e dixhitalizimit. I dyti se ato do investonin më shumë tek gazetaria investigative.  I treti se duhej rritur besueshmëria tek publiku. Dhe i katërti, se duheshin ngritur struktura për të luftuar lajmet e rreme. (lexo njoftimin poshtë).

Pra, po t’i ndash në dy grupime të mëdha, ata pretendojnë të fusin duart në xhepin e taksapaguesve, e para sepse do t’i japin publikut një imazh televiziv me cilësor dhe e dyta se do t’i japin informacion më të plotë dhe më të besueshëm.

Të dy argumentet janë njëri më karagjozllëk se tjetri.

I dyti sepse gazetaria cilësore, pa “fake news”, me emisione investigative, me informacion të pavarur nuk është dëshirë, por obligimi i tyre. Për t’a përmbushur atë ata kanë marrë një të mirë publike, licencën dhe frekuencat që nuk i jepen gjithëkujt. Nëse nuk do e kryenin këtë mision, ata do duhej t’i dorëzonin ato. Të kërkosh dhe para shtesë nga xhepat e njerzve, vetëm me pretendimin se do të bësh detyrën, është krejtësisht absurde.

Po i tillë është edhe pretendimi i parë. Një imazh dhe zë më cilësor është një hop përpara në biznesin e tyre. Ata nuk mund t’i rrjepin para publikut për këtë. Sepse ndryshe edhe biznese të tjera si EHV apo Gjirofarm do duhej të kërkonin para nga taksat tona, sepse po e servirin sallamin dhe qumështin me një ambalazh më të mirë apo me një afat skadence të ndryshëm.

Por, problemi nuk është aq tek alibitë që ata përdorin, sesa tek akti që po përgatiten të kryejnë. Ky akt, me mbështetjen dhe frymëzimin e Edi Ramës, nuk ka asgjë më pak sesa tenderat, koncesionet dhe PPP më skandaloze që janë dhënë këto pesë vitet e fundit. Njësoj si ato, të gjitha udhëhiqen nga një devizë: pasurimi i një kaste të vogël, në dëm të pjesës më të madhe të shqiptarëve.

I kryer nga një qeveri që erdhi në pushtet në emër të interesave të 95% të shqiptarëve të varfëruar nga 5 % prej tyre, ky është një skandal.

Por, kur pjese e kësaj farse bëhen edhe të gjitha mediat kryesore të vrndit, që supozohen si një kundërpushtet që duhet të mbrojë interesat e publikut, atëhere skandali këtu rezulton te jetë bërë mullar. /Lapsi.al/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

28 komente në “Sandri, Vjollca, Irfani, Ylli e Karlo duan të fusin duart në xhepat tanë”

  1. ana says:

    shyqyr me ne fund qe shkruan dicka te hajrit dhe ngre nje shqetesim qe duhet perkrahur nga qytetaret.

  2. besniku says:

    Cuditerisht Z. Bushati kete radhe, dhe vetem kete radhe, ka te drejte. Ka shume te drejte me te vertete! Po kush mendon per taksapaguesit shqiptare?
    Edi Rama, apo Sali Berisha, apo Lulzime Basha? Asnjeri prej tyre!
    Ata, sipas Z. Bushati, kane mbushur xhepat, por une them jo xhepat, se xhepat edhe nga pikepamja figurative kane perfytyrim te kufizuar, por kane mbushur tunelet e Malit te Dajtit, apo te Skraparit. Pasuaria e tyre as mund te llogaritet: vila, pallate, qendra tregtare, toka, reparte ushtarake, male, pyje, miniera etj., etj. A ka njeri qe te munde te llogarise pasurite e Argita Berishes dhe te Zen Berishes?

  3. Doni i Qetë says:

    E vërtetë fund e krye. Të lumtë pena, Andi Bushati!

  4. Maelga says:

    Jo, ne fakt duart do t’i fusesh ti, sepse me ato fonde do te te paguajne ty qe te flasesh llogje te Rakipi, te Fevzo e tek te tjere. Keshtu qe mbylle ‘halen’ we nuk je me i mire.

    1. Thanasi qe ta plasi says:

      A je i marre a te vrasin çorapet, thone andej nga Shkodra. A ke ndonje argument pro apo kunder kesaj qe thote Bushati apo je duke bere detyren ndaj punedhenesit tend, qeverise?

      1. Maelga says:

        Ne fakt jam pro asaj qe thote. Por e thene nga Bushati me duket hipokrizi. Dhe eshte e vertete qe kjo qeveri po ben shume gafa, shume. Por nuk ka ngel opozite t’i dale kunder.

  5. tommy says:

    Ke ngelur i papune or bajge mediatike…

    1. Thanasi qe ta plasi says:

      Ne cilin institucion shteteror punon ti?

  6. Arjani says:

    Si ka mundesi Bushati kete radhe shkruan kaq me sens me shqetesimin e njerezve? Mos valle te kane lene pa ndonje kocke ne keto bisneset qe lidhen me mijera fije nen toke?

  7. Sejdini says:

    Andi, shkrimi juaj eshte i kthjellet, duke goditur ate cka po i behet kancer ketij populli te mjere per faj te tij. Mendoj se je nga te rrallet qe i thua gjerat drejt perdrejt edhe pse ne ndonje TV si analist mund te kete dhe hije. Megjithate shkrimet e tua thone te verteten. Pasurimi i nje kaste, me krahe te mbuluar nga ky kryeminister, eshte per te vene ulerimen. E tmerrshme por eshte fakt. Alibite e kesaj kaste, qe kane ata emra qe permend, nuk mund te fshihen. Ku jane interesat e shqiptarve, i di kryeministri yne i paudhe. Me respekt per autorin e shkrimit.

  8. shushica says:

    Sidoqofte ,asnje qindarke nga taksat nuk duhet te shkoje tek tv private .Ne se Rama lejon kete maskarade ,nuk duhet te rrije asnje sekonde kryeminister .Ne epoken e mediave elektronike shumformeshe ,tv private ne se i rezistojne konkurences le te vazhdojne,ne te kundert le te falimentojne .Per nje vend te vogel si Shqiperia ,numeri i madh i kanaleve tv eshte nje cmenduri .Aq me teper qe rinia gradualisht nuk shikon dhe nuk beson tek tv e pergjitheshem .Detyre e Rames eshte te forcoje tv publik ,ne kuptimin modern ,cilesor ,edukativ ,informativ ,kulturor ,por absolutisht te pa aneshem .

  9. vali says:

    Andi,eshte hera e pare qe pelqej shkrimet e tua.Te lumte,por coje deri ne fund kete.Mqse ke punuar ne te gjitha televizionet,mire eshte qe ju te nxirrni te gjitha te palarat e pronareve te tyre me emer e mbiemer,duke filluar nga trafikimi i droges,nga tenderat e fituara ne periudha te ndryshme,per pagat e drejtuesve apo gazetareve qe ne shtet raportohen me page minimale,apo per vonesat ne pagesen e pagave te gazetareve.Po ja arrite ketij qellimi, pastaj le te kerkojne ata fonde nga taksat tona.

  10. besi says:

    Bushati komunisti, me falni, enveristi i fundit ne Tirane. Nuk e di si funksionon ne Europe dhe kerkon ta lere shqiperine si babai i tij hysni kapo dhe enver hoxha. As Berisha nuk arriti ti krahasonte lajmet me qoftet apo djathin e bardhe, mesa duket per Bushatin Informacioni qe ben vete ka kete vlere.

  11. owl says:

    Po ti o I biri Verushkes nga paguhesh. Ja te ata lepiesh te maresh ndonje kocke.Qe kur ke filluar ti te shqetesohesh per taksapaguesit.

  12. Sit back and relaks■●%▪%^* says:

    Vendimi te ankimohet ne gjykate kushtetuese ne rast se aprovohet nga qeveria. Ketu shkelen te drejtat e lirise dhe barazise ne tregun mediatik. Ne rast se televizionet private do perfitojne nga taksa e televizionit qe paguan publiku ath duhet te perfitojne te gjitha televizionet, si ato lokale dhe ato kombetare ose perndryshe asnjeri prej tyre.

  13. Sit back and relaks■●%▪%^* says:

    Vendimi te ankimohet ne gjykate kushtetuese ne rast se aprovohet nga qeveria. Ketu shkelen te drejtat e lirise dhe barazise ne tregun mediatik. Ne rast se televizionet private do perfitojne nga taksa e televizionit qe paguan publiku ath duhet te perfitojne te gjitha televizionet, si ato lokale dhe ato kombetare ose perndryshe asnjeri prej tyre..

  14. Sit back and relaks■●%▪%^* says:

    Vendimi te ankimohet ne gjykate kushtetuese ne rast se aprovohet nga qeveria. Ketu shkelen te drejtat e lirise dhe barazise ne tregun mediatik. Ne rast se televizionet private do perfitojne nga taksa e televizionit qe paguan publiku ath duhet te perfitojne te gjitha televizionet, si ato lokale dhe ato kombetare ose perndryshe asnjeri prej tyre…

  15. Sit back and relaks■●%▪%^* says:

    Vendimi te ankimohet ne gjykate kushtetuese ne rast se aprovohet nga qeveria. Ketu shkelen te drejtat e lirise dhe barazise ne tregun mediatik. Ne rast se televizionet private do perfitojne nga taksa e televizionit qe paguan publiku ath duhet te perfitojne te gjitha televizionet, si ato lokale dhe ato kombetare ose perndryshe asnjeri prej tyre….

  16. xhemal says:

    bushati eshte gazetar mediokerr por nese eshte e vertete se disa tv private k erkojne leket publike e qeveria eshte dakord duhet kundershtuar me force edhe me protesta .ky eshte nje motiv shume i rendesishem per tia shtrenguar vidat qeverise por duhet verifikuar ne shume kanale se tani thuhen shume genjeshtra per te nxitur konflikte sociale.prishur sigurine publuke per perfitime politike duke mobilizuar pakenaqesite e per ta kethyer ne histeri kolektive qe e ka provuar kohe cfare sjell vetem deme.shkaterrimi.pasiguri shikoni me kujdes ne nje ane artistat pa art mbrojne germadhat .nje pjese shqetesohen per vellane e ministerit te tjer per sigurine personale te kryetarit opoziten.media mbjellin vetem terrorr.sikur shqipetaret jetojne ne lufte qe nuk eshte fare e vertete.disa brohorasin cdo lajm kunder shqiperise dmth jane shtuar korbat prandaj njerezit me arsye duhet ti marrin me rezerva theniet e tyre e mbi te gjitha sistemi i informimit gazetaret profesioniste te shtypit shkruar e ai viziv une besoj se ne shqiperi ja 99 persone gjera te mira per keto do folur me shume

  17. Tirona says:

    Bravo Andi . Me mire ska si pasqyrohet makuteria e ketyre funderinavre njeri me katunare se tjetri.

  18. Haka Tekizoti says:

    Nëse mendohet që të përfitojnë nga taksat e publikut edhe tv-të private atëherë teleshikuesit duhet të shohin gjithçka falas, pra edhe nga privatët. Nëse ata llogaritë nga dixhitalizini i nxjerrin me humbje këtë s’ka pse e paguan qytetari. Çdo bisnes hynë në treg dhe del nga tregu në bazë të kërkesë-ofertës. Nëse dalin me humbje le t’i mbyllin televizionet, le të dalin nga tregu. Qytetarëve mos t’u lodhin veshët me broçkulla të tilla, si: e drejta e informimit, transparenca, investigimi etj. Kur hynë në treg as që e pyetën qytetarin, edhe tani që s’duan të dalin nga tregu nuk pyesin qytetarin por në kurriz të qytetarit bëjnë pazare me qeverinë. Nëse qeveria i mbështet atêherë ajo bashkohet me vetdije me plaçkitësit e popullit.

  19. Thanasi qe ta plasi says:

    Bravo Andi por mos harro se njeri nga ata qe kontribuon ne mbajtjen e Rames ne pushtet eshte edhe Merua i cili po te jep kete hapsire per te shprehur opinionin tend. Hidhe ti i pari gurin dhe ndaloji lepirsat e qeverise te botojne shkrimet e tua.

  20. Ai burri says:

    I zene frika!!!
    Jane dhjere sepse per here te pare nuhatet dhe ndjehet qe ka nje TV Publik qe nuk jep telenovela Turke dhe Ruse, as arian canin qe nxjerr cica dhe turpe qe ne oren 21.00.
    TV i ri Publik, ai qe duhet ti perkase publikut, me nje takse me te mire humbet varesine nga parate e buxheti (qeveria), para keto te paguara nga publiku gjathashtu. Ndryshimi eshte kontrolli, kur ja jep direkt publiku, ka pavaresi, kur ja jep Ben Ahmetaj duhet te vihesh ne rrjeshtin e mediave nen kontroll.

    Imagjino te marre Sandri para publike dhe te mos marre tendera publike?!!! Te marre tendera dhe te kritikoje qeverine fort se medemek e mbron populli. Por a i duhen publikut telenovelat turko, osmano, otomane? Ai duhet publikut Arjan Cani, apo Aldo me zogun e Tirones, apo e Diela e reklamave dhe qokave?!!!

    Po RTSH qe po thyen cdo rekord se fundmi ne permiresime, do privatizohet apo PPP-het?

    Flm qe me lexuat deri ne fund.

  21. NNP says:

    Gjithmone kemi votuar per PS-ne sepse dihet qe kur ske pulen do hash sorren Ama ne qofte e vertete kjo qe shkruan Bushati-Edi Rama kur te shohe majen e veshit do te marre votat tona Ene fund te fundit do te mbyll televizorin tim por budalla nuk me ben dot nje pikturec me arsim infantil Dihet qe ideale do te ishte nje bojkot masiv apo nje kundershtim total i popullit por kjo pak gjasa te ndodhe sepse ne jetojme si ujqer te vetmuarNuk kemi tru per tu bashkuar pa e pare veten si gomari ne ender.

  22. Alboz934 says:

    Shiko shiko sa ka fillu me i qa zemra Bushatit per popull . Po ti nuk ben pjese te medja e kazaneve ti ku punon ku paguhesh dhe per çfare paguhesh nga taksat tona dhe çfare i jep edhe ti opinionit publik-vetem shpifje asgje te vertete . Nje gje desha te di me te vertete : Ne qoftese edhe Edi Rama exhte bere me Aleksander Frangajn dhe Bledi Fevziun haram i paste votat tona e nuk do marrin ma vota prej nesh se eshte i vetmi televizor ne Shqiperi qe tash 28 vjete asnjehere nuk ka thene te verteten vetem mashtrime ka bere ne favor te qeberive te P .D se dhe asaj personale te S . Berishes sepse ka bere biznes dhe jo informim real te publikut per te cilin eshte krijuar dhe ka per detyre ta beje . PRANDAJ I PROPOZOJ QEVERISE TI HEQIN LIÇENSEN TA GJOBIT ME 100 MILION LEKE TE VJETRA SEPSE KA DEMTU INTERESIN PUBLIK DHE KA VJEDH TAKSAT TONA .

  23. LORA says:

    Informimi i publikut eshte njeri nder komponentet e rendesishem te garantimit te sigurise kombetare.
    Kam qene ne Angli,ku kishte vetem kater ( ne 1995-en) tv,,,,,kurse ne Shqiperine tone nuk numerohen tv-te e kazanit antishqiptar.
    Qytetaret duan dhe meritojne informim te vertete dhe nivel te mirfillte kulturimi ,,,,vetem me kete oferte duhet te paguajne.Kete shqetesim te njerzve nuk e prek hic i vogli Bushat,ne shkrimin me siper.

  24. Deshmitar y says:

    U hapen halet e bashkise dhe kryeministrise

  25. Treviso says:

    Edi Rama dhe qeveria e tije duhet te reflektojne pas leximit te ketije artikulli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *