Speciale: Kush janë skuadrat që e kanë fituar më shumë trofuen e Kupës së Botës

TemA

Kampionati Botëror do të startojë pas dy ditësh në “Rusi 2018” ku për një muaj do të mbajë të mbërthyer përpara ekranit të gjithë dashamirësit e këtij sporti.

Kampionati Botëror është një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe pritet me interes dhe entuziasëm nga të gjithë sportdashësit që do të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës.

Para pak ditësh FIFA publikoi listën e skuadrave pretendente që kanë më shumë mundësi për të ngritur lart Kupën e Botës.

Brazili, Franca, Gjermania, Spanja dhe Argjentina ishin ekipet që kishin më shumë shanse që këtë vit të fitonin trofeun e Kupës së Botës në Rusi.

Por kush janë skuadrat që e kanë fituar më shumë trofeun e Kupës së Botës.

Më poshtë po përcjellim listën e Kombëtareve që kanë fituar trofeun e Botërorit.

1.Brazili – 5 Kupa Bote

Kombëtarja braziliane mban vendin e parë si skuadra që e ka fituar më së shumti këtë trofe. “Seleçao” numëron pesë Kupa Bote duke qenë ekipi që renditet në vendin e parë sa i përket numrit të trofeve. Kupën e parë të Botës, Brazili e ka fituar në vitin 1958 ku kampionati Botëror zhvillohej në Suedi. Në finale brazilianët mundën po skuadrën  e vendit organizator ekipin e Suedisë me rezultatin 5-2. Brazili arriti që ta ruante sërish trofeun e Kupës së Botës dhe pas katër viteve, ku në vitin 1962 në Botërorin e zhvilluar në Kili mundën në finale ekipin e Çekosllovakisë me rezultatin 3-1. Në vitin 1970 do të ishte sërish rradha e Brazilit që të merrte trofeun e tretë në Botërorin e organizuar në Meksikë duke mundur në finale me shifrat 4-1 Italinë. Suksesi i katërt do të arrihej në vitin 1994 në SHBA duke mundur sërish në finale përfaqësuesen italianë kësaj rradhe fal 11 metërshave, ndërsa trofeu i pestë dhe i fundit për ta është fituar në vitin 2002  në Botërorin e zhvilluar në Japoni duke mposhtur në finale ekipin e Gjermanisë më rezultatin 2-0.

Risultati immagini per brazil 2002

2.Italia – 4 Kupa Bote

Në vendin e dytë pas Brazilit vjen kombëtarja italiane e cila është dhe një nga mungesat më të mëdha të këtij Botërori. “Axurrët” nuk arritën dot të kualifikoheshin për në fazën e grupeve pas eleminimit të bërë në fazën e “play-offit” nga ana e skuadrës së Suedisë. Italianët janë përfaqësuesja që numëron katër Kupa Bote. Triumfin e parë ata e kanë marrë në 1934 në Botërorin e zhvilluar në vendin e tyre duke mposhtur në finale me shifrat 2-1 në kohën shtesë Çekosllovakinë. Italia arriti që të ruante trofeun dhe pas katër vitve në 1938 në Botërorin e zhvilluar në Francë ku mundën në finale kësaj rradhe Hungarinë me shifrat 4-2. Trofeu i tretë për “Axurrët” do të vinte në vitin 1982 në Spanjë ku fituan në finale përballë Gjermanisë me shifrat 3-1. Kurse trofeu i fundit është ai i vitit 2006 në Botërorin e Gjermnaise ku italianët bën një kampionat spektakolar edhe pse vinin nga një tronditje që mori Seria A në atë periudhë pas skandalit të “Calciopolit”  duke ngritur lart Kupën e Botës pas fitores në finale me 11 metërsha ndaj Francës.

Risultati immagini per italia 2006

3.Gjermania – 4 Kupa Bote

Edhe Kombëtarja Gjermanë numëron po katër Kupa Bote sa ka dhe Italia. Trefou i parë për përfaqësuesen Gjermane është fituar në vitin 1954 në Zvicër ku mundën në finale ekipin e Hungarisë 3-2. Suksesi i dytë i “Pancerave” ishtë në vitin 1974 në Botërorin e luajtur në vendin e tyre duke triumfuar përballë Holandës me shifrat 2-1. Në 1990 do të ishtë viti që Kupa e Botës do të fitohej për herë të tretë nga Gjermania në Botërorin e organizuar në Itali duke mundur në finale Argjentinën me rezultatin 1-0. Ndërsa trofeu i katërt është në Botërorin e fundit që u luajt në Brazil në 2014 duke mundur sërish Argjentinën fal një goli të shënuar në kohën shtesë nga talenti Mario Gëce.

Risultati immagini per gjermania 2014

4.Uruguai – 2 Kupa Bote

Uruguai është një tjetër përfaqësuese në listën e skuadrave që e ka fituar këtë trofe. Uruguai është dhe kombëtarja që e ka fituar për herë parë këtë trofe që u zhvilluar në vitin 1930 në vendin e tyre. Në finalen e parë përballë Argjentinës, Uruguai fitoi me shifrat 4-2. Ndërsa Botërorin e dytë Uruguai e ka fituar në vitin 1950 duke mposhtur në finale Brazili me rezultatin 2-1 që ishte dhe vendi organizator.

Immagine correlata

5.Argjentina – 2 Kupa Bote

Ashtu si Uruguai, edhe Argjentina numëron në vitrinën e saj dy Kupa Bote. Tofeun e parë argjentinasit e kanë fituar në vitin 1978 ku ishin vetë organizatorët e këtij eventi duke mposhtur në finale skuadrën e Holandës me rezultatin 3-1 në kohën shtesë. Kurse triumfi i dytë ishte në vitin 1986 në Botërorin e luajtur në Meksikë ku Argjentina fitoi në finale përballë Gjermanisë me shifrat 3-2. Argjentina është një nga favoritet për të fituar Kupën e Botës dhe këtë vit, të cilët kanë pjesë të skuadrës së tyre një nga lojtarët më të mirë të Botës siç është Lionel Messi i cili do të kërkojë që ta fitojë për herë të parë këtë trofeu për ta bërë dhe më të përkryer karrirën e tij.

Risultati immagini per argentina 1986

6.Anglia, Franca, Spanja – 1 Kupë Bote

Anglia, Franca dhe Spanja, janë gjithashtu Kombëtaret që janë në listën e skuadrave që e kanë fituar Kupën e Botës. “Tre Luanët” për herë të parë Kampionatin Botëror e kanë fituar në vitin 1966 duke fituar në finale në kohën shtesë skuadrën e Gjermanisë me shifrat 4-2 të cilët ishin dhe organizatorët e Botërorit.

Risultati immagini per england 1966

Franca e ka fituar në vitin 1998 duke mundur në finale përfaqësuesen e Brazilit me rezultatin e pastër 3-0. Dhe francezët ishin vetë organizatorët e këtij eventi.

Immagine correlata

Ndërsa, Spanja e ka fituar në vitin 2010 në Botërorin e zhvilluar në Afrikën e Jugut. Spanjollët që drejtoheshin nga Vinsente Del Boske triumfuan në finale përballë Holandës me rezultatin 1-0 fal një goli të shënuar në kohën shtesë nga mesfushori Andres Iniesta.

Risultati immagini per spain 2010

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...