Televizioni shtetëror nuk ka asnjë vlerë, po parave publike për televizionet private

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ervis Iljazaj

Pronarët e televizioneve private kanë propozuar një projektligj, që në thelb, parashikon financime nga paratë publike drejt televizioneve private për shërbime të caktuara.

Pronarët e mediave private, kanë të gjithë të drejtën për të patur një pretendim të tillë. Është një pretendim i drejtë dhe i duhur, pasi është e qartë tashmë se, Televizioni Shtetëror nuk ka asnjë vlerë dhe asnjë mundësi për të realizuar atë funksion që presupozohet të ketë. Arsyeja është shumë e thjeshtë, nuk ka audiencë. Në këtë drejtim, TVSH është totalisht e dështuar.

Fondet e mëdha që kalojnë nga buxheti i shtetit për TVSH-në nuk e kanë ndihmuar Televizionin Shtetëror të rrisë cilësinë dhe t’i mundësojë publikut shërbimet e nevojshme. Sepse, si çdo gjë shtetërore, aq më tepër në një vend si Shqipëria ku korrupsioni me paratë publike është galopant, është i destinuar të dështojë. Dhe kjo, është vetëm një nga arsyet.

Në këtë kuptim, është absurde të paguash shumë të mëdha parash të taksapaguesve për një makineri që nuk ecën, dhe shërben vetëm për të mbajtur në punë njerëz të cilët janë aty vetëm si qoka politike për t’i shërbyer qeverisë së radhës.

Shembull tipik ku TVSH nuk realizon dot asnjë interes minimal publik, dhe për këtë arsye nuk ka asnjë vlerë për tregun mediatik në Shqipëri, është ai i zgjedhjeve të kaluara. Partitë politike detyruan televizionet private të transmetonin spotet elektorale gratis, si shenjë e qartë që televizioni shtetëror nuk mundësonte dot as audiencën e një gare elektorale minimale për to, dhe, si pasojë partitë kishin nevojë për shërbimet e televizioneve private.

Edhe pse harxhohen shumë para nga taksat e qytetarëve për të mbajtur në këmbë një televizion shtetëror, shërbimet e tij nuk përfillën as nga vetë partitë politike.

Kështu që, një pjesë e fondeve publike që shkojnë pa asnjë vlerë drejt TVSH-së, është e ndershme dhe efikase që të shkojnë si mbështetje për televizionet private në formë tenderi për të ofruar një shërbim të caktuar. Sepse, sektori privat, për shkak të cilësisë së shërbimit, është i vetmi që mund të realizojë interesin publik.

Prandaj, duhet t’i japim fund hipokrizisë se, paratë publike nuk mund të shkojnë drejt një sektori privat. Paratë publike mund dhe duhet të shkojnë drejt çdo sektori që mund të realizojë një interes publik, pavarësisht nëse është privat apo ajo. Ky quhet raporti kosto-përfitim, që është logjikë ekonomike në shërbimet e ndryshme në të gjitha vendet e zhvilluara.

Që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, nuk dihet se përse, televizioni, arsimi dhe shëndetësia kanë ngelur ende me një mendësi menaxheriale etatiste, dhe nuk janë futur në logjikën e tregut. Logjikë e cila, do të transformonte totalisht mënyrën dhe cilësinë e këtyre shërbimeve. Çdo gjë shtetërore ka dështuar gjatë tranzicionit, ndërsa çdo sektor që ka pësuar liberalizim dhe konkurrencë ka rritur cilësinë e shërbimit.

Rasti i qartë se, konkurrenca dhe tregu i lirë funksionojnë, është tipikisht rasti i tregut të medias. Askush nuk mund ta vërë në dyshim që, televizione private dhe konkurrenca e tyre ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e këtij sektori.

Mirëpo, politika ka nevojë për konsensus, dhe ndonjëherë kërkohet kurajë për të bërë reforma të thella për shërbimet e ndryshme. Për këtë arsye, zgjidhet rruga më e lehtë, ajo populiste dhe hipokrite, ku harxhohen para pa fund, me idenë se një shërbim duhet ta kenë gratis që të gjithë, duke harruar se, çdo shërbim kushton, aq më tepër një shërbim cilësor.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Televizioni shtetëror nuk ka asnjë vlerë, po parave publike për televizionet private”

  1. artiles says:

    Ky eshte gjithologu i ri …….. veç qe eshte pak katunar

  2. eli says:

    Ja fut pordhes kot.Nuk ditke gje.TVSH po i shton cdo dite shikuesit.Po i rremben te gjithe evenimentet boterore.Sic eshte bere tvsh sot ske nevoje te shohesh kanale te tjera

  3. likaderte says:

    Sa i zgjuar ky idioti. Kerkon qe parate qe paguan publiku per tv ti kaloje tek tv private. tv private po qene te zote te fitojne publikun le ti bejne me pagese programe e tyre. Atehere duket se sa vlejne. Eshte kollaj te besh harakiri me parate e publikut dhe buxhetit. Se fundmi cfare i duhen vendit tone kaq shume tv, ne kohen kur pothuajse te gjitha programet jane njesoj, ndyshojne vetem aktoret. Fix fare, bum bum, thumb, etj. se i harrova emrat, a nuk jane te njejte? Lamjet njesoj, ndryshojne vetem preferencat politike, qe ne fund te fundit publikut nuk i vlejne per asgje, etj., etj.

  4. UET-i me hajvane says:

    O idiot profesor po ku ke pare ne bote qe shteti te ndihmoje dike qe qe na statutin e tij e ka qe kjo shoqeri eshte fitim prurese. Sipas logjikes tende o hajvan qe edukon brezin e ri (ne fakt c’edukon) shteti duhet ti japi para te gjitha bizneseve sepse i sherbejne komunitetit. Profesor leshi qe shkruan artikuj me porosi nga padroni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *