Botërori i vitit 2026: FIFA zgjedh vendin organizator (dhe një ndryshim në strukturë)

13 Qershor 2018, 13:15Sport TEMA

Kur na ndajnë vetëm 24 orë nga fillimi i botërorit “Rusi 2018”, FIFA ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm sa i përket vendit organizator të kampionatit Botëror të vitit 2026.

Kështu organizmi më i lartë iu futbollit botëror ka vendosur që këtë organizim t’ia besojë kandidaturës treshe të Meksikës, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Kjo kandidaturë triumfoi ndaj asaj të Marokut, që ishte shumë serioze dhe kishte arritur deri në fazën finale të përzgjedhjes.

Kampionati botëror i vitit 2026 pritet të sjellë risi, pasi do të luhet me 48 skuadra. (TemA)

1 komente në “Botërori i vitit 2026: FIFA zgjedh vendin organizator (dhe një ndryshim në strukturë)”

  1. enter"" says:

    Cfare trishtimi kupa e botes ne Amerike, nje vend qe ska lidhje me futbollin.

    Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje