Brazili zgjedh formacionin, do luhet me “4 fantastikët”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në sulm për të frikësuar këdo me një repart të avancuar që garanton spektakël dhe gola.

Kjo është ideja me të cilën Brazili do të fillojë pjesëmarrjen në këtë Botëror, duke luajtur me 4 futbollistë në repartin e avancuar.

Nuk është hera e parë që luhet me një sulm të tillë dhe pas dështimit të Kaka-Ronaldo-Adriano-Ronaldinjo në vitin 2006, shumëkush mendonte se Brazili kishte hedhur pas krahëve rreshtimin 4-2-4.

Por Tite është i sigurt se me katërshen e tij, Brazili do të jetë shumë më i qëndrueshëm dhe më i fortë, aq sa për të synuar fitoren e trofeut.

Formacioni është thuajse gati dhe i kolauduar, me Danilo, Tiago Silva, Miranda e Marcelo të cilët rreshtohen para një prej portierëve më të mirë në botë për momentin, Alison të Romës. Para tyre, si digë në mesfushë, do të jenë Kasemiro dhe Paulinjo.

Më pas, vetëm fantazi. Gabriel Zhezus do të jetë në majën e sulmit, ndërsa pas krahëve të tij do të veprojë treshja Nejmar-Kutinjo-Uillian, e cila ka lirshmëri të plotë të ndryshojë pozicionet në çdo moment.

Ata katër në sulm, së bashku në këtë sezon kanë shënuar 80 gola dhe për momentin janë shpresa më e madhe që ka Brazili për të harruar dështimin e frikshëm të katër viteve më parë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *