E di si ka lindur? Historia e prezervativit: Nga kondomi prej argjendi tek ai prej linoje

13 Qershor 2018, 16:05Lifestyle TEMA

Nga Zhaklin Lekatari 

Prezervativi është një nga mjetet seksuale më të njohura dhe të përdorura në botë. Pjesa më e madhe e individëve arrijnë ta dallojnë menjëherë një të tillë .

Prezervativi standart i ditëve të sotme ka përbërje latexi dhe mbron deri në 98% nga shtatzanitë e padëshirurara dhe nga sëmundje seksualisht të trasmetueshme.

Për ata që kanë alergji nga latexi ka prezervativa dhe me materiale të tjera. Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Historia e shpikjes së prezervativit/kondomit është e vjetër dhe përfshin, dështime, prova dhe shumë fëmijë. Prova e parë ka ndodhur të paktën 2200 vite më parë. Një prezervativ prej ari dhe argjendi u prodhua në atë që sot njohim si Turqi.

Disa studime të tjera sugjerojnë që në Japoni dhe Kinë përdoreshin disa prezervativa prej letre të vajosur. Por, historia e vërtetë e prezervativave fillon në vitin 1400 kur Franca pushton Italinë, dhe përballet për herë të parë me një epidemi sifilizi.

Në kthim trupat shpërndanë sëmundjen në gjithë Evropën. Prezervativat si i njohim sot filluan të ekzistonin në vitin 1500 kur doktori italian Gabriele Fallopio shpiku prezervativin prej lino-je i cili kapej në penis nëpërmjet një fije.

Mund të imagjinojmë sa e vështirë ka qënë për atë që e ka përdorur. Gjithsesi Fallopio në atë kohë tha që kishte eksperimentuar prezervativin mbi më shumë se 1000 burra të cilët nuk kishin marrë infeksion.

Eksperimenti i Fallopit solli ndryshimin në faktin që prezervativi mund të përdorej nga njeriu i zakonshëm. Në vitet dhe në shekujt në vazhdim, prezervativi u shpërnda në gjithë Evropën.

Në Angli e Francë, dëshmi nga ditarë të shkrimtarëve, tregojnë që  e quanin “pardesyja”. Në vitet 1700 dhe 1800 Kisha Katolike dhe Protestante ndërhyri duke diskredituar  prezervativin dhe përdorimin e tij si mjet mbrojtjeje. Kjo, sepse në atë kohë zhvillohej një fushatë kundër masturbimit dhe vetë seksit.

Por, në 1805 ndryshoi çdo gjë. Me shpikjen e gomës dhe latexit prezervativat u bënë të arritshëm për të gjithë. Gjithashtu frika që gjatë luftës së I Botërore, ushtarët mund të sëmureshin me sifiliz ose sëmundje të tjera solli një fushatë parandaluese.

Në 1918 ishte legale të bleje prezervativa në farmaci ose te ndonjë doktor, për të arritur në Luftën e II Botërore ku ato bleheshin nga makinat  automatike të saposhpikura. Gjatë viteve ’50 dhe ’60 prezervativat filluan të shiten dhe në markete duke mos i fshehur më.

Rezistenca e fundit u thye gjatë viteve ’80 me krizën që solli SIDA, për të arritur në vitet ’90 ku përdorimi i prezervativit jo vetëm që nuk është më stigmë por këshillohet për të gjithë. LOVE(tabu.al)

5 komente në “E di si ka lindur? Historia e prezervativit: Nga kondomi prej argjendi tek ai prej linoje”

  1. gomari says:

    SHPIKJE E BUKUR POR NUMER PER MUA NUK KA, SI TJA BOJ……. nje shok me tha merr tullumbace nga ato te gjatet…. na boni dermon se rraca jone po shtohet shume.

    1. Kajzer says:

      Pse shoku kur kane ardhur karnavalet qe do me u vesh si FALLUS?

  2. Malik maloki says:

    A mos po flitet gjo per klluf kaori a!?

  3. Moni says:

    Artikull i dobet. Te paret jane Egjiptianet qe perdornin cipen e zorreve te qingjave ne rolin e prezervativit.
    Se dyti Fallopi nuk shpiku prezervativin por nje metode kurimi pas aktit. Pra akti ishte i pambrojtur, por menjehere pas ti mashkulli duhet te vishte « shpikjen » e Fallopit per te mos u infektuar.

  4. per kete monika cizmja di me shume sepse eshte specialiste edhe per ty qe nuk gjen dot masen ,i thuaj monikes se ta gjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje