Flamuri shpjegon përse nuk shkoi në Kukës: Po shijoja poezitë e aktorit Mitrush Kuteli

13 Qershor 2018, 18:37Antena TEMA

Ka pas shumë reagime për mungesën e Flamurit në Kukës.

Disa e shpjegojnë me faktin se demokratët e Kukësit mund ta rrihnin, pasi i tradhtoi për protestën e Kalimashit.

Disa të tjerë thonë se Salianusi ka dashur ta shmangë, pasi bëhej fjalë për ceremoni intelektuale, dhe Muli nuk kupton vjershat e Ivzi Nelës.

Por kjo e mërziti Flamurin, dhe  bëri këtë sqarim:

“Unë po pres të shkoj në Kukës kur të vihen tarifat e reja të rrugës, pasi kam fol me ata të koncesionares dhe do të jenë më të ulëta dhe më logjike.

Për të dhënë shembullin, unë do paguaj i pari vetë dhe do kaloj.

Salianusi shkoi sot, se si korçar që është, nuk do ta kapë tarifa e tollës.

Por kryearsyeja që unë nuk kam shkuar aty, është se duke qenë se jam intelektual, nuk mund të lejoja të më ikte sot protesta për teatrin.

Ajo ishte në kulmin e saj dhe mua mu desh të ndiqja nga afër recitimin e aktorit Mitrush Kuteli, që ishte një bombë e vërtetë.

Edhe pse poezia fliste për Afrikën dhe Saharanë, mua më dukej sikur ishte për ne”.

-Më fal, i tha Ristani. E ka Mirush, jo Mitrush ai.

-Emo mire, njësoj është, çfarë bëri Mirush Kuteli, çfarë bëri Mitrush Kuteli!

-Dhe mbiemrin e ka Kabashi, jo Kuteli.

-E mo mire, tha Flamuri, me mua do tallesh ti.

Sikur nuk e di unë që këta aktorët në çdo shfaqje kanë emra të ndryshëm, sipas roleve.

Po rëndësi ka që ai e recitoi bukur dhe mua më shijoi si intelektual.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje