KPK konfirmon në detyrë kreun e “Kushtetueses”, Bashkim Dedja, pavarësisht dyshimeve për pasurinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

“Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash konfirmin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja me funksion gjyqëtar, kryetar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratën e trupës gjyqësore, që përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

Vetë subjekti rivlerësues nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme por u përfaqësua nga avokati i tij, Maksim Haxhia.

Dyshimet pë pasurinë

Bashkim Dedja ka lindur në 13 mars 1970 në Dibër dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1993. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas deri në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Gjatë viteve 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës. Në muajin maj të vitit 2010 Dedja u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i vitit 2012 është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Bashkim Dedja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.  [Kliko këtu për skedën në PDF]

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Bashkim Dedja zotëronte një pasuri prej 2.49 milionë lekësh në vitin 2003  -kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij rezulton të jetë rritur me 17.3 herë në krahasim me vitin fillestar, duke kapur vlerën e 43.2 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të krijuara gjatë viteve 2003-2017 janë në vlerën e 31.8 milionë lekëve dhe përbëhen në 85.4 për qind nga paga dhe shpërblime nga funksioni, 10.8 për qind nga paga e bashkëshortes, 2.6 për qind nga mësimdhënia dhe 1.2 % nga të ardhura të tjera.

Pasuria familjare e gjyqtarit Dedja përbëhej në fund të vitit 2017 nga rreth 274,524 lekë llogari bankare, 200,000 lekë kursime në cash, 41,3 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe pasuri të luajtshme në vlerën 1.3 milionë lekë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 deklaratat e gjyqtarit Dedja, ku njëra rezultoi me probleme.

Ndërkohë, gjatë analizës u identifikua si “flamur i kuq”, mosmbulimi i shtesës së pasurisë në vitin 2013 në shumën 894,467 Lekë, pasi konstatohet  se subjekti deklaron si burim për blerjen e apartamentit dhe garazhit një hua të marrë nga vëllai dhe kunati, por nuk saktëson sa është kjo shumë. Është e paqartë nëse ky informacion është dhënë në pjesën konfidenciale të deklaratës, të cilën BIRN nuk e disponon. Gjithashtu, një tjetër flamur i kuq që shfaqet në deklarimet e pasurisë së gjyqtarit Dedja është rritja e vlerës së pasurive të paluajtshme në vitin 2011, e cila është rezultat i rivlerësimit (14,3 milionë lekë).

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “KPK konfirmon në detyrë kreun e “Kushtetueses”, Bashkim Dedja, pavarësisht dyshimeve për pasurinë”

  1. MISTERI says:

    Veting mashtrues.Para nje jave u tha ky eshte i koruptuar sot na del “Pulito” se e ka fajinrelatorja qe ngateroj germen A me germen B. jO ore jo fajin e ka EDI RAMA me eurot qe mere nepermjet seksereve ose me kerenime direkte qe i ben KPA nepermjet OLSI RAMES.
    Ky eshte VETINGU kjo eshte Reforma ne Drejtesi pra pas LLALLES dhe DEDJA me urdher personal te EDI RAMES dalin te paster. Ne veting do kalojn te vraret e GERDECIT. te vraret e 21 Janarit,djemte e kukesit .Kurse droga e OLSI RAMES dhe bankat e LINDA BSHES(RAMA) jo se kush guxon peson fatin e SANTOSIT.

    1. ta says:

      po ju e vrate dhe ju po qani per satosin.

  2. Thanasi qe ta plasi says:

    Hahaha po si nuk do konfirmohej Dedja. Ai i sherbeu Rames sa here ky pati nevoje. I harruat ligjet qe ky i deklaronte ne perputhje me kushtetuten? Ligji i pronave p.sh. qe ia merr pronen pronarit per dy lek. E kuptoni se cfare veting leshi po behet ne kete vend

  3. NAIMI says:

    Siç i thote populli kesaj pune ” i ka marre muti shalet”>

    Vajti per lesh dhe vetingu, me kot populli pati besim se mud te behej diçka e te viheshin para pergjegjesise te gjithe hajdutet,po ketu po theret hajduti ” kapeni hajdutin”. Ah moj Shqiperi e mjera si u katandise nga horat e ketij vendi. Mesa duket ky vend s’ka per te patur qetesi, ata qe e kane patur hale ne sy kete vend ja ariten qellimit. Do te vije dita qe Shqiperia te shuhet nga harta e globit, pale me ke do te behet bisht. Mjerre brezart e ardhshem qe do te vuajne. Rezistoi per pese shekuj nga pushtuesit osmane por ja qe iu gjet ilaci per tu shuar si komb. Tani s’na mbeti gje tjeter veç te vajtojme si korbat mbi kermat e hedhura gjithandej.

  4. Loni says:

    Veting vetem Enver Hoxha bente o patriotat e mi.Ne kapitalizem behen vetem interesa,drejtesia nuk ekziston.

  5. Buqja says:

    Fillloi historija e Nastradinit me qershite: Kjo e papermjere, kjo pak e permjere.

  6. Ani says:

    Urime .. Shume respekt per kete gjyqtar serioz e njeri modest.

  7. Bushi says:

    Nuk mund te kapet hajduti,kur vete KPK,jane hajdut.Kishim shprese se do vendosej drejtesi,por jo,qenka e thene per te kunderteten.Kishim shprese te drejtesia Amerikane,por nuk qenka gje.Drejtesi,dhe reforme ne drejtesi ne shqiperi as ka e as do te kete..Shqiperia do vuaj,se ja kane te gjithe me hile.

  8. Zzzzzz says:

    PO NUK KA VETING PER KETE E LLALEN ATEHERE PO TALLIN BYJHEN ME POPULLIN USA E BE BASHKE…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *