“Procesi i miliona eurove”, dështojnë seancat gjyqësore për çështjen CEZ

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Transferimi i prokurorëve, nga një prokurori në tjetrën, teksa zgjidh një mungesë atje ku shkon, hap një tjetër atje ku ishte.

I tillë është rasti i komandimit të prokurorit Ylli Pjeternikaj nga Prokuroria e Tiranës në atë të Shkodrës.

Ky komandim ka bërë që seanca e radhës ndaj dy ish-drejtuesve të CEZ në vendin tonë, Josef Heisek dhe Jan Ivan të dështojë pikërisht për mungesë të prokurorit. Por edhe pa këtë mungesë, ky proces duket sikur është braktisur.

Prej tre muajsh për këtë çështje nuk zhvillohet asnjë seancë gjyqësore pasi herë mungon avokati mbrojtës dhe herë prokurori.

Dhe kjo zvarritje duket se nuk është thjesht neglizhencë e palëve në proces, pasi ky proces gjyqësor mund të quhet edhe si “procesi i miliona eurove”.

Pasi nga njëra anë janë mbi 5 milionë euro, vlera e mashtrimit të dy ish-drejtuesve çekë të CEZ në vendin tonë.

Dhe nga ana tjetër është marrëveshja e zgjidhjes me mirëkuptim mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ, marrëveshje, e cila midis të tjerash, përcakton përjashtimin nga ndjekja penale të ish-drejtuesve të lartë të CEZ-it në vendin tonë.

Dhe në rast të dënimit nga Gjykata e Tiranës të Jan Ivanit dhe Josef Heisekut, ky vendim mund të përdoret nga të pandehurit si prishje e marrëveshjes.

Prishje e cila ndryshe përkthehet në dëmshpërblim disa qindra milionë euro. Ndoshta për këtë arsye, avokatet dhe prokurorët po e zvarrisin me radhë këtë proces duke munguar herë njëri dhe herë tjetri.(tch)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në ““Procesi i miliona eurove”, dështojnë seancat gjyqësore për çështjen CEZ”

  1. Lennard says:

    Komedine e luajne Legenet e Sali Gerdecit dhe Like Bajges.Atyre u dalin te palarat ne SHESH.kane vjedhur Fonde Publike sa jane shqepur.

  2. Bushi says:

    Jo more jo! Nuk ka per tu bere ndonjehere drejtesi ne vendin tone sa te jene gjyqetare dhe prokuror te Sali Berishes.Kjo çeshtje e CEZ-it duhej te ishte zgjidhur,por me sa duken bathet e priftit eshte larg se vertetes.I lumt Shkelzen Berishes dhe sekserit te tij qe futen ne xhepat e tyre miliona euro dhe ti gezojne.Nuk ka zot shqiperia.

  3. Striker says:

    Ku eshte shteti qe fryhet me nenat e moshuara,qe shesin zarzavate dhe perime rrugeve dhe ju sekuestron mallin? Ku eshte ky shtet pederast i qelbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *